ATV

Author: G.O.

  • Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Odesa të Ukrainës

    Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Odesa të Ukrainës

    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa gjatë natës në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të kryer nga forcat ruse.

    Bombardimet, siç njofton administrata shtetërore rajonale, kanë shkaktuar dëme të shumta në banesa, një magazinë, si dhe në dyqane e kafene në qendër të qytetit.

    Sulmi i nisur nga Deti i Zi përfshinte katër raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti, tri prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore, tha administrata rajonale në Facebook.

    Tre punonjës të një magazine ushqimore u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja. Gjashtë persona të tjerë – roje dhe banorë të një shtëpie fqinje – u plagosën.

    Andriy Kovalov, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë shtuar sulmet raketore dhe ajrore në Ukrainë.

    Kjo fushatë bombadimesh po ndodh në kohën kur Kievi është në fazat e hershme të një kundërofensive.

    Gjatë një konference, Kovalov tha se rajone të shumta duke përfshirë Harkivin, Donjeckun, Kirovohradin dhe Odesën ishin në shënjestër të sulmeve.

    Armët e përdorura në këto sulme përbëheshin nga raketa lundrimi Kh-22, raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti dhe drone Shaheed me origjinë iraniane.

    Nëntë nga këto raketa u kapën me sukses nga Ukraina.

    Një ditë më parë, Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile./REL/

  • Tri sulme ndaj Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme në veri

    Tri sulme ndaj Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme në veri

    Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka raportuar për tri sulme ndaj policëve në komunat veriore të Kosovës.

    Në raportin e Policisë për aksionin e arrestimit të Milun Milenkoviq – Llunes në veri të Mitrovicës, është njoftuar se gjatë arrestimit fillimisht kishte rezistuar i dyshuari, ndërsa si pasojë u lëndua një polic.

    Po ashtu lëndime mori edhe i dyshuari. Ndërkohë pas operacionit një turmë e personave kanë sulmuar me mjete të forta veturat e policisë e si pasojë janë lënduar tre policë dhe janë dëmtuar tri vetura.

    Po në Mitrovicë të Veriut rreth orës 18:40, është raportuar për një sulm tjetër ndaj zyrtarëve policorë.

    Katër zyrtarë policorë u sulmuan me gurë nga persona të panjohur. Nuk është raportuar për lëndime, por është dëmtuar vetura.

    E në Leposaviq, dje orës 09:15, dy vetura të Policisë, që ishin duke e përcjellë ministrin Liburn Aliu për në Komunën e Leposaviqit u sulmuan me vezë dhe me ngjyrë.

  • Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Rahovec

    Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Rahovec

    Është arrestuar një person në Rahovec, njoftoi Policia e Kosovës.

    Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa pëlqimin e saj.

    “DHUNIM- Rahovec 08.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Koncerti i Ed Sheeran thyen rekord

    Koncerti i Ed Sheeran thyen rekord

    Koncerti i Ed Sheeran ka tejkaluar rekordin këngëtares Taylor Swift, sa i përket të pranishmëve.

    Saktësisht 89, 106 persona kanë qenë të pranishëm për të ndjekur Ed Sheeran nga afër, duke thyer kështu rekordin e pjesëmarrjes së fansave ndonjëherë në këtë stadium.
    Ky është turneu i parë i Sheeran pas pesë vitesh që nga
    “Divide Tour” në 2018.

    Pjesa e turneut në Amerikën e Veriut filloi në Arlington, Teksas më 6 maj dhe do të mbyllet në Inglewood, Kaliforni më 23 shtator.

    Gjithashtu u bë e ditur sipas BBC se Ed Sheeran, së bashku me Harry Styles dhe Adele janë ndër britanikët më të pasur nën moshë 35 vjeçare.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Aktorja zbulon arsyen pse nuk ka dashur asnjëherë të bëhet nënë

    Aktorja zbulon arsyen pse nuk ka dashur asnjëherë të bëhet nënë

    Jennifer Coolidge së fundmi në një intervistë ka folur për herë të parë për arsyet se pse nuk është bërë nënë edhe pse është 61 vjeçare.

    Ajo tha se mendon që është shumë e papjekur dhe kjo mund të jetë arsyeja pse e ka penguar të bëjë ndonjëherë fëmijë.

    Tutje aktorja shtoi se shoqëria e saj kanë insistuar që ajo të adoptoj fëmijë, por sipas saj, ndoshta më e mirë do të ishte si një njerkë se sa si një nënë.

    Jennifer nuk ka qenë asnjëherë e martuar dhe siç thotë ajo, ende është në kërkim të dashurisë.

    Jennifer Coolidge është e njohur për rolet e saj në filmat si ‘’A Cinderella story’’, ‘’Legally blonde’’, ‘’Single All The Way’’./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arnold Schwarzenegger flet për përjetimet e dhimbshme të fëmijërisë

    Arnold Schwarzenegger flet për përjetimet e dhimbshme të fëmijërisë

    Aktori i ‘Terminator’ Arnold Schwarzenegger ka folur për abuzimet që ka përjetuar nga prindërit e tij në dokumentarin e ardhshëm të Netflix të titulluar ‘Arnold’.

    Meqë babai i tij ishte ushtarak, zyrtar i partisë naziste , në episodin e parë, ai foli se si ishte në të vërtetë për të dhe vëllain e tij të ndjerë të rriteshin si djem të ushtarit, i cili u kthye në Austri nga lufta si një burrë i moshuar dhe ishte abuziv me familjen e tij.

    “Edukimi ynë ishte shumë i vështirë. Në shtëpi kishte shumë dhunë”, tha aktori.
    Pavarësisht dhunës që ia kishin bërë prindërit, ai theksoi se kishte vullnet për çdo gjë.

    Ai mendon që arsyeja pse babai i tij ishte aq i dhunshëm në shtëpi, mund të ishte stresi post-traumatik dhe depresioni nga lufta.

    “Si fëmijë nuk e dinit nëse një ‘baba i mirë’ ose një ‘baba i dehur’ do të vinte në shtëpi. Në tre të mëngjesit ai do të bërtiste dhe ne do të zgjoheshim me zemrat tona që rrihnin fort sepse e dinim se çfarë do të thoshte kjo. Gjithmonë ishte kjo dhunë e çuditshme“, kujtoi aktori.

    Arnold Aschwarzenegger kishte ëndërruar gjithnjë të ishte një person i famshëm dhe filloi karrierën si aktor në vitin 1969.

    Përveç aktrimit, ai u zgjodh dy herë si guvernator i Kalifornisë, duke shërbyer në këtë pozitë nga viti 2003 deri në 2011./atvlive.tv/

  • Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

    Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

    Liga e Kombeve i rikthehet aksionit sot kur edhe do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e kësaj gare.

    Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “De Kuip” në Rotterdam do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Holandës dhe Kroacisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kësaj gare, raporton KosovaPress.

    Të dyja kombëtaret në ndeshjet e fundit regjistruan fitore, ku Holanda e mposhti 3:0 Gjibraltarin, kurse Kroacia shënoi fitore solide 2:0 ndaj Turqisë.

    Holanda dhe Kroacia janë përballur dy herë mes vete, ku secila ka nga një fitore, ndërsa ndeshja e fundit përfundoi me fitore të holandezëve 3:0.

    Në tre nga katër ndeshjet e fundit të Holandës në Ligën e Kombeve në shtëpi, të dyja skuadrat shënuan mbi 3.5 gola në ndeshje.

    20:45 Holanda – Kroacia (Stadiumi De Kuip)

  • Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

    Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

    Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, njoftoi Policia e Kosovës.

    Policia njoftoi se një grua ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete.

    “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor”, thuhet aty.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

     

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot me intervale të lehta me diell, derisa gjatë pasdites priten edhe reshje shiu. 

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 12 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Peja me 23 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Ferizaj 21 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 29 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Si ndikon klori në trupin tonë?

    Si ndikon klori në trupin tonë?

    Klori është një dezinfektues kimik i shtuar në pishina për të vrarë mikrobet.

    Në formën e tij origjinale, klori është një kimikat shumë irritues dhe shkatërrues.

    Kur shtohet në ujin e pishinës, ai konvertohet teknikisht në kimikatet acid hipoklorik dhe anion hipoklorit, të cilët dezinfektojnë ujin dhe konsiderohen të sigurt.

    Notarët e shpeshtë mund të zbulojnë se uji i kloruar shkakton efekte anësore të padëshiruara, sepse kur përqendrimi i klorit është shumë i lartë, ai gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me alergjinë.

    Klori dhe kimikatet e tjera në ujin e pishinës mund të irritojnë dhe thajnë lëkurën.

    Njerëzit nuk mund të jenë alergjikë ndaj klorit, por ju mund të jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve dhe të keni reaksione të lëkurës që në fakt janë irritues i shkaktuar nga mbindjeshmëria ndaj klorit.

    Uji i klorur shpërndan vajrat që mbulojnë dhe mbrojnë flokët tuaj, gjë që mund t’i bëjë flokët tuaj më të prirë ndaj dëmtimit dhe tharjes dhe gjithashtu zbërthen proteinat në flokët tuaj, duke rritur rrezikun e këputjes së flokëve.

    Njerëzit me flokë të bardhë ose biondinë janë më të rrezikuar sepse flokët kanë më pak melaninë për t’i mbrojtur.

    Gjithashtu mund të ndriçojë flokët tuaj, veçanërisht nëse uji i pishinës në të cilin notoni ka një përqendrim të lartë të klorit.

    Nivelet e larta të klorit çlirojnë kloraminë në ujë dhe ajër, të cilat mund të jenë shumë irrituese.

    Pishinat zakonisht nuk shkaktojnë probleme të frymëmarrjes, mirëpo nëse një pishinë ka krijuar nivele të larta të kloraminës, mund të përjetoni probleme të frymëmarrjes.

    Klori dhe kimikatet e tjera të pishinës mund të lajnë shtresën e hollë të lotëve që mbulojnë sytë tuaj. Si rezultat, klori mund të shkaktojë efekte anësore në sy si, skuqje, lotim dhe djegie.

    Këto kimikate është e mundur të shkaktojnë njolla të verdha dhe kafe në dhëmbë.

    Kjo njollosje ndodh sepse potenciali i hidrogjenit te pishinat e kloruara është më e lartë se pështyma juaj, e cila zbërthen proteinat që mbrojnë dhëmbët nga shtrirja dhe grumbullimi i gurëve./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: