Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 15 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Peja me 30 gradë Celsius.
Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë 31 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Shkodër me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:
Dokumentari Pretty Baby: Brooke Shields tregon historinë e Brooke Shields, modeles dhe aktores që ka punuar që nga fëmijëria.
Dokumentari sjell një perspektivë mbi karrierën dhe përvojën e Brooke Shields në industrinë e filmit, duke shqyrtuar problematikat si fëmijë dhe trajtimin e grave në shoqëri.
Shields shpreson që dokumentari të shërbejë si një “ndërmjetës” për të nxitur biseda të rëndësishme dhe për të ndihmuar individët të kuptojnë më mirë vetveten dhe botën që i rrethon.
Ajo tha se problemet ishin pas skenës sepse shumicën e rasteve e kanë ngacmuar seksualisht dhe se në intervista sic thot ajo, njerëzit janë të interesuar të dijnë për filmin e tyre të preferuar dhe askush për mënyrën se si ishte trajtuar./ATVLIVE.TV/
Embrioni është krijuar nga qelizat staminale njerëzore pa vezore, spermatozoide apo fertilizim
Një model i embrionit njerëzor me rrahje zemre dhe gjurmë gjaku është krijuar nga shkencëtarët në një zbulim që mund të ofrojë informacione të brendshme për javët e para të jetës.
Struktura sintetike është krijuar nga qeliza staminale njerëzore pa nevojën e vezoreve, spermatozoideve apo fertilizim.
Ky krijim replikon disa nga strukturat që zakonisht shfaqen në javën e tretë dhe të katërt të shtatzënësisë, por është dizajnuar në mënyrë që të zhvillohet në një fetus.
“Këto janë vetëm modele që mund të përdoren për të shikuar nëpër aspekte specifike të zhvillimit njerëzor”, kanë thënë shkencëtarët.
Qelizat e rrahjeve të zemrës shfaqen në ditën e 23-të të një embrioni natyral, përderisa qelizat e rruazave të kuqe të gjakut nisin të shfaqen në javën e katërt.
“Kur e dëgjova rrahjen e zemrës për herë të parë, isha pak i frikësuar të jem i sinqertë”, ka thënë dr. Neupane.
Por ai paralajmëroi se kjo është e rrezikshme për të krahasuar strukturat direkte me embrionin natyral njerëzor, duke shtuar se “në të ardhmen këto krijime nuk i kanë të gjitha karakteristikat e një embrioni natyral”.
Zbulimi u arrit duke përdorur qelizat burimore embrionale – qeliza “të bardha” të marra nga një embrion njerëzor i cili më pas mund të bëhet çdo qelizë në trup, raportoi “The Guardian”.
Ato ishin krijuar në mënyrë që të rriteshin në një strukturë të ngjashme me embrionin në laborator dhe u transferuan në një lloj shisheje rrotulluese, e projektuar për të vepruar si një mitër artificiale.
Shpresohet se gjetjet – të cilat ende nuk janë botuar – mund të japin një kuptim më të madh të shkaqeve të abortit të përsëritur dhe ndikimit të çrregullimeve gjenetike.
Profesori Robin Lovell-Badge, drejtues i sektorit të biologjisë së qelizave burimore dhe gjenetikës së zhvillimit në Institutin Francis Crick në Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në punë, tha se embrionet sintetike “nuk mund të zhvillohen për t’u implantuar për të formuar një fëmijë”.
Puna pason një zbulim më vete, të raportuar javën e kaluar, në të cilin shkencëtarët krijuan embrione që nuk përfshinin fillimet e një truri apo të një zemre që rreh, por përfshinte qeliza që do të vazhdonin të formonin placentën dhe qesen e brendshme të vezës.
Sarah Norkros, drejtoreshë e “Progress Educational Trust”, një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit që luftojnë me sterilitetin, tha: “Duhet të kujtojmë se këto modele nuk janë embrione njerëzore të vërteta”./ATVLIVE.TV/
Sot (e mërkurë) do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49.
Po sot, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.
Dita e parë e verës në Kosovë do të jetë me temperature tipike të stinës, me minimalet që do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.
Përgjithësisht gjatë stinës së verës, ditët janë më të gjata dhe netët janë më të shkurtra në krahasim me stinën e dimrit. Kjo ndodh për shkak të këndit të më të madh të rrezatimit diellor në hemisferën veriore.
Stina e verës sjell me vete shumë aktivitete të ndryshme. Bregdeti, piknikët, plazhet, shëtitjet në natyrë janë mjaft të zakonshme. Në këtë stinë kemi edhe shumë koncerte e festivale të muzikës të cilat organizohen në vendin tonë.
Shumë njerëz shfrytëzojnë pushimet e tyre në stinën e verës, pasi edhe shkollat kanë pushime verore dhe shumë familje organizojnë udhëtime në destinacione turistike për t’u relaksuar.
Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Escobar ka thënë se Washingtoni zyrtar është shumë i shqetësuar, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal.
“Jam shumë i shqetësuar. Kjo ka potencialin që të bëhet një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së”, ka thënë Escobar.
Në hyrje të një interviste për Atlantic Council ka folur edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se Washingtoni dhe Brukseli janë bashkë.
Lajcak ka thënë se po qëndron në Washington për të pasur një seri takimesh dhe për të diskutuar hapat e radhës.
“Fakti që jemi këtu bashkë, tregon që po punojmë bashkë BE dhe SHBA. Jam këtu për të pasur një seri takimesh me partnerët këtu, sepse situata është mjaft kritike, dhe kemi nevojë për të diskutuar hapat e radhës. Situata është e tensionuar, s’kam pse e fsheh”, ka thënë Lajcak.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.
“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.
Tre policëve të kidnapuar u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë.
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka marr vendim për ta shkarkuar trajneri e Kosovës, Alain Giresse.
Ky vendim i FFK-së erdhi pas rezultateve negative të kombëtares në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024, e sidomos pas humbjes të së hënës kundër Bjellorusisë.
Pas shkarkimit të trajneri francez, ka reaguar edhe kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës, të njohur si “Dardanët” i cili ka thënë se federata mori vendim të drejtë, por që ka porositur lojtarët që të angazhohen më shumë në fushë, raporton KosovaPress.
“Kombëtarja nuk është klub. Fanella e saj djersitet, por edhe ndjehet. Është krenari ta mbash atë, jo obligim sa për t’u grumbulluar. FFK veproi drejtë me shkarkimin e Giresses, por nuk duhet harruar: tifozët duan angazhim me zemër, jo formal. Ata duan sukses. Prandaj edhe e mbështesin e i mbështesin futbollistët. Siç kanë bërë ashtu edhe do të bëjnë, veçse duhet reciprocitet: lojtarët t’ua kthejnë tifozëve, me angazhim! Veç kësaj, ditëve në vijim do të kemi takim bashkëpunimi me FFK-në, për t’u koordinuar për të mirën e Kosovës. Kosova përjetë dhe asnjëherë vetëm.”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Kosova është pjesë e grupit I në kualifikimet për në Euro 2024 dhe ka vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Rusia ka sulmuar caqet ushtarake dhe infrastrukturore në Ukrainë në orët e hershme të së martës, përfshirë në kryeqytetin, Kiev dhe në qytetin perëndimor të Lvivit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Ukraina tha se ka rrëzuar 32 prej 35 dronëve “Shahed” të prodhuar nga Irani, që ishin nisur nga rajoni Briansk i Rusisë, si dhe nga Deti Azov.
Zyrtarët ukrainas thanë se një objekt shumë i rëndësishëm është qëlluar në Lviv, dhe që ndodhet vetëm 70 kilometra larg Polonisë, shtet anëtar i NATO-s.
Megjithatë, përkundër këtyre sulmeve të kryera gjatë natës, nuk ka pasur raportime për viktima.
Moska ka intensifikuar sulmet ajrore qëkur Kievi filloi kundërofensivën e shumëpritur, nëpërmjet të cilës ka thënë se ka rimarrë 113 kilometra katrorë të territorit, nga forcat ruse.
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka organizuar ekspozitën “Lule kundër luftës”, me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë.
Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehu solidaritetin ndaj të gjithë refugjatëve në botë.
Ajo tha se populli i Kosovës e ndjen më së miri refugjatin, pasi kanë qenë të tillë në 1999.
Osmani tha se Kosova do të avokojë gjithmonë për të drejtat e refugjatëve dhe solidrarizimin me të njëjtit.
“Refugjatët nuk janë thjeshtë numra, por janë individë me aspirata dhe potencial”, tha ai.
Solidaritet dhe avokim më të madh për refugjatët kërkoi edhe drejtoresha e QKRMT, Feride Rushti dhe drejtori i UNHCR-së në Kosovë, Ajrun Shrestha.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se kanë biseduar edhe për zhvillimet në veri të vendit.
“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Haradinaj.Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.
“Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka përfunduar Haradinaj.