ATV

Author: G.O.

  • Hoti: Viti 2023 do të jetë i humbur, Qeveria po grumbullon para e po u’a bllokon komunave investimet

    Hoti: Viti 2023 do të jetë i humbur, Qeveria po grumbullon para e po u’a bllokon komunave investimet

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual.

    Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, derisa ka thënë se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë Qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

    “Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti.

  • Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

    Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

    Një person ka vdekur pas një aksidenti dje në Autostradën “Ibrahim Rugova”, Suharekë-Prizren.

    Sipas policisë vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Arrestohet një person në Prizren për fajde dhe kanosje

    Arrestohet një person në Prizren për fajde dhe kanosje

    Është arrestuar një person në Prizren, për shkak të dyshimit për fajde dhe kanosje.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat e lartcekura.Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

  • 34 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale

    34 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë  ֝parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë  (7) personave të pandehur.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  për 48 orë një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

  • Japonia kundërshton stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut

    Japonia kundërshton stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut

    Japonia ka protestuar ndaj Koresë së Jugut pasi kjo e fundit kreu stërvitje ushtarake në ishujt e diskutueshëm. Ministria e Jashtme e Japonisë tha se “është jashtëzakonisht për keqardhje” që Seuli kreu këto stërvitje.

    Ministria e Jashtme japoneze ka thirrur në bisedë një diplomat të lartë të Ambasadës së Koresë së Jugut në Tokio, si dhe Ambasada japoneze në Seul po ashtu ka thirrur në takim një zyrtar të lartë jugkorean për të protestuar zyrtarisht për këto stërvitje.

    “Takeshima padiskutim është territor i pandarë i Japonisë, sipas fakteve historike dhe bazuar në ligjin ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme japoneze në deklaratën e lëshuar të premten.

    “Stërvitjet e ushtrisë së Koresë së Jugut janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht për keqardhje”.

    Të dyja shtetet kanë mosmarrëveshje të kamotshme mbi sovranitetin e një grupi ishujsh të quajtur Takeshima në Japoni dhe Dokdo në Korenë e Jugut. Këta ishuj gjenden në mes të dy shteteve në Detin e Japonisë, që njihet edhe si Deti Lindor.

    “Stërvitjet për mbrojtjen e territorit në Detin Lindor u kryen me qëllim që të përmbushnim misionin tonë për të mbrojtur territorin, njerëzit dhe pronën tonë”, tha një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut.

    Ky zyrtar shtoi se ushtria e Koresë së Jugut kryen stërvitje çdo vit në këtë zonë./REL/

  • Mblidhen dy Komisione Parlamentare

    Mblidhen dy Komisione Parlamentare

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale do të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00.

    Në rend të ditës janë disa tema të rëndësishme,

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Shqyrtimi i Draft Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 04/L-156 për kontrollin e duhanit dhe ligjit 08/L-040 për ndryshimin e plotësimin e ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit;
    3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale.
    4. Të ndryshme.

    Ndërsa, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mblidhet prej orës 11:00.

    Në rend të ditës është dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

  • Ambasadori Italian: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të kthyeshme

    Ambasadori Italian: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të kthyeshme

    Nëse pas prezantimit të draftit të Asociacionit nga ana e Kosovës, Serbia nuk i përmbush angazhimet të cilat i ka marrë përsipër, atëherë Bashkimi Evropian do të ndërmarrë masa edhe ndaj saj.

    Kështu deklaroi ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu, sipas të cilit, masat e marra ndaj palës kosovare nga BE-ja janë të kthyeshme.

    “Këto masa janë bërë në mënyrë që ti nxisin të dy qeveritë që ti përmbyshin angazhimet e tyre. Angazhimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që ta paraqes sa më shpejt një statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe gjë që nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës. Në atë moment kur Kosova të përmbush angazhimin e saj dhe ta prezantojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Serbia nëse nuk i përmbush angazhimet e saj të cilat i ka marrë përsipër, atëherë masat analoge do të merren edhe për Serbinë në të njëjtën mënyrë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

    Diplomati Italian theksoi se të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por për disa çështje duhet të merren vendime politike që të ecet përpara. De Riu ritheksoi kërkesën ndaj Kosovës që të ulen tensionet në mënyrë që të mënjanohen faktorët të cilët mund të shkaktojnë përkeqësim të gjendjes në veri.

    “Dialogu Kosovë-Serbi është ajo paradigmë çka ndodh në Ballkan. Ndonjëherë bëhen çështje parimore disa çështje që nuk janë të rëndësishme për jetën e njerëzve që jetojnë në këto vende. Nëse kishte pasur njerëz që janë më konkret, më racional në vendimet e tyre, nuk kishim ardhur në këtë pikë, dhe çështjet do të ishin zgjidhur shumë më shpejt. Kur flas për pragmatizëm nuk e kam fjalën për mosrespektimin e kushtetutshmërisë së një vendi, por flasim për vendime politike nga të cilat do të kishin përfitime vetëm popullsia që jetojnë këtu. Të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por duhet të merren vendime politike për disa çështje që nuk janë aq shumë parimore sa po duken, dhe nga këto ecim tutje dhe përfiton popullata”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

    Këto deklarata ai i bëri pas një vizite në Radiotelevizionin e Kosovës, me ç’rast u prit nga drejtori gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes RTK-së dhe ambasadës italiane në Kosovë.

    Ambasadori Italian i shoqëruar edhe nga zëvendës shefi i misionit, Ugo Ferrero, premtoi mbështetje konkrete për RTK-në, me ofrimin e përmbajtjeve të ndryshme programore, marrëveshje kjo e cila pritet të formalizohet javëve të ardhshme.

  • Edi Rama sot takohet me Vuçiqin

    Edi Rama sot takohet me Vuçiqin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhvilluar një tur nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Pjesën e parë të ditës së enjte ai e kaloi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesën e dytë e kaloi në Kosovë, me ç’rast u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

    Sot në mëngjes ai do të udhëtojë për në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq.

    Në mbrëmje, ai do të shkojë në Serbi për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Kujtojmë se këto vizita Rama po i zhvillon për t’u konsultuar me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor para Samitit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

    Më poshtë e gjeni agjendën për sot të kryeministrit Rama.

  • 13 deputetë zviceranë, letër KiE-së: Ndaloni masat ndaj Kosovës

    13 deputetë zviceranë, letër KiE-së: Ndaloni masat ndaj Kosovës

    Deputetët zviceranë janë kundër masave të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës.

    Kështu thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

    “Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar deputeti Ëermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

    Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

    Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

    “Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thuhet në këtë letër.

    Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë.

    Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor.

    Në një përgjigje nga Bashkimi Evropian thanë se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.

  • Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

    Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë

    Ministria e Drejtësisë, ka bërë të ditur se ministrja Albulena Haxhiu, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

    Këto marrëveshje tashmë ishin nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë dhe sot janë dërguar në Kosovë për t’u nënshkruar nga pala kosovare.

    Këto marrëveshje ishin planifikuar të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahet më 14 qershor, mirëpo ishte anuluar.

    Ndërkohë, kryeministri, Albin Kurti të mërkurën ka thënë se meqë Rama vjen në Kosovë atëherë i ka propozuar atij që të mbahet mbledhja e përbashkët e dyqeverive.

    Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten ka njoftuar se pala shqiptare ka nënshkruar marrëveshjet dhe ka dërguar ato për nënshkrim nga ana e Kosovës.

    “Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.” – ka shkruar Rama në Facebook.

    Rama do të qëndrojë sot në Kosovë, por nuk dihet nëse do të takohet me Kurti, por tashmë dihet se Rama do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.