ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj kujton të rënët e para 25 viteve: Loxha heroike ka shënuar kapitull të lavdishëm të luftës për liri

    Haradinaj kujton të rënët e para 25 viteve: Loxha heroike ka shënuar kapitull të lavdishëm të luftës për liri

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 6 korrikut të vitit 1998 në Loxhë.

    Haradinaj ka thënë se Loxha heroike ka shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës për liri.

    “Para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri.

    Sot, kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.

    Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.

    Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

  • IPK-ja arreston 4 policë dhe 3 qytetarë, dyshohet se u përfshin në një konflikt fizik

    IPK-ja arreston 4 policë dhe 3 qytetarë, dyshohet se u përfshin në një konflikt fizik

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë, që dyshohen për veprën penale “Lëndim trupor”. Ata janë ndaluar për 48 orë.

    Sipas njoftimit të IPK-së, më 5 korrik Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi.

    “Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt  fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    IPK arreston 4 zyrtar policor dhe tre qytetar për “Lëndim trupor”, të njëjtit ndalohen për 48 ore me vendim te Prokurorit

    Prishtinë, 6 korrik 2023,

    Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi.

    Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt  fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast.

    Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetar për 48 orë.

    Veprimet tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit.

  • Onana jep shenja lamtumire: Çdo histori e ka një fund

    Onana jep shenja lamtumire: Çdo histori e ka një fund

    Merkato e Interit ende sillet rreth të ardhmes së André Onanës. Portieri kamerunas ka zgjuar interesimin e madh të Manchester United.

    Skuadra angleze sipas mediave në Itali ka paraqitur ofertën prej 50 milionë eurove, por që Interi po i kërkon 60 milionë.

    Në mëngjesin e sotëm portieri i lindur në vitin 1996 ka bërë një reagim në instagram ku ka dhënë shenja lamtumire, përcjellë KosovaPress.

    “Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori ka një fund… kurrë mos u tall me askënd”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, për të ardhmen e Onanas ka folur të mërkurën drejtori sportiv i Interit i cili ka thënë se deri më tani ofertat për kamerunasin nuk kanë qenë në nivelin që ata presin.

  • Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë

    Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se “erdhi dita” që kryeministrit të Shqipërisë t’i refuzohet takimi nga Kurti.

    Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçiqin, kurse refuzon kryeministrin shqiptar.

    “Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    “Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

    Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

    Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike

  • Vizita e Ramës në Prishtinë, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit

    Vizita e Ramës në Prishtinë, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit

    Më datat 6 dhe 7 korrik 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, së bashku me një delegacion shoqërues.

    Policia e Kosovës,  njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

    Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

    Po ashtu, me datë 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Begaj niset për vizitë në Azerbajxhan

    Begaj niset për vizitë në Azerbajxhan

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur sot drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

    Më 7 korrik, siç është bërë e ditur, Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

    Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

    Në përfundim të takimeve, të dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat për media.

  • Rrëfimi për dëshmorin nga Vushtrria

    Rrëfimi për dëshmorin nga Vushtrria

    Një djalë i ri, vetëm 26 vjeç, Shaban Krasniqi, u bë pjesë e UÇK-së, duke lënë pas gjithë familjen dhe vajzën e tij Florianën.

    “Shabani fillimisht ka qenë i kyçur në logjistikë është marr me ruajtjen dhe pastrimin e armatimit. Pasi që shtëpia jonë ka qenë një prej shtabeve të para në zonën e katërt mbrojtëse, jemi bo pjesë e luftës pothuajse krejt familja”, tha vëllai I Shabanit.

    Momentin e fundit të takimit me Shabanin, vëllai tij e kujton edhe sot.

    “Takimi i fundit me Shabanin ka qenë te shkolla e Gradicës. Ne jemi kon të vetëdijshëm që duhet me vdek për këtë tokë dikush, të gjithë ata që e kanë marr armën, e kena ditë që smunen krejt me gëzu lirinë. Momentin e fundit sikur e ka pas një ndjenjë sikur nuk ka me u taku mo me neve, ai u përshëndet me neve krejt familjarët edhe kur ka marr vesh që vajza e tij Floriana është shumë e sëmurë, ajo ka qenë të dajt e vet në Drenas, rrugës për më shkua te vajza e tij për me vizitua e ka marr plumbi edhe aty ka vdek’, shtoi tutje ai.

    Krenaria bashkë me dhimbjen vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj familje, ani pse edhe për këtë familje u be shume pak./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Një grua në Obiliq raporton se vajza e saj është zhdukur

    Një grua në Obiliq raporton se vajza e saj është zhdukur

    Një grua në Obiliq ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur.

    “Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

     

     

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë po mbahet kryesisht i kthjellët dhe me diell, derisa gjatë pasdites pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime të rrufeve.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 27 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prizren me 29 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 33 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

     

  • Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

    Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve qëe do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

    Rama turin do ta nis në Maqedoninë e Veriut, e pasdite pritet që të vij në Kosovë.

    Deri më tani është konfirmuar takimi i Ramës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Galuk Konjufca.

    Ndërsa tha se është në pritje të konfirmimit për takim me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

    Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.