ATV

Author: G.O.

  • Dy të arrestuar për tentim vrasje

    Dy të arrestuar për tentim vrasje

    Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

    “Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

  • Basha e quan mjerim përleshjen në Kuvend: Opozita i ka humbur tenderët, me dhunë po duan ta marrin pushtetin

    Basha e quan mjerim përleshjen në Kuvend: Opozita i ka humbur tenderët, me dhunë po duan ta marrin pushtetin

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha e ka quajtur mjerim dhunën e ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.

    Sipas tij, opozita po do që me dhunë ta marrë pushtit ngase ka humbur gjithçka përfshirë edhe tenderët.

    “Ju e patë është për mjerim përveç se i kanë humbur tenderët, kanë humbur gjithçka e tash me dhunë e duan pushtetin”.

  • Lëvizja Vetëvendosje: ​Sulmuan si një bandë rrugaçësh, nuk ndalemi

    Lëvizja Vetëvendosje: ​Sulmuan si një bandë rrugaçësh, nuk ndalemi

    Lëvizja Vetëvendosje reagoi pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës ku pati përleshje fizike mes deputetëve opozitarë dhe disa prej ministrave.

    LVV thotë se sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.

    Sipas LVV, disa deputetë të PDK sulmuan me grushte, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

    “Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë”, shkruan LVV.

    Sipas tyre, ky sulm erdhi si veprim i koordinuar “mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë”.

    “Disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla”, vijon komunikata.

    Lëvizja Vetëvendosje thotë se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen.

  • Reagon Mërgim Lushtaku pas përplasjes fizike në Kuvend

    Reagon Mërgim Lushtaku pas përplasjes fizike në Kuvend

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përleshjes fizike qe ndodhi gjatë seancës së sotme në Kuvend.

    Në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku ka thënë se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij.

    Lexoni edhe:

    Si nisi kjo përleshje mes PDK-së dhe LV-së në Kuvend?

     

  • Shtohet prezenca e Policisë jashtë sallës së Kuvendit

    Shtohet prezenca e Policisë jashtë sallës së Kuvendit

    Jashtë sallës të Kuvendit të Kosovës është shtuar prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Po ashtu, edhe te shkallët që çojnë në sallën e kuvendit, është pozicionuar sigurimi i kuvendit, të cilët nuk po lejojnë lëvizjen pa përcjellje.

    Disa minuta më parë, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

    Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

    Eskalon situata në Kuvend, sulmohet kryeministri Kurti

  • ​Hoxha: Pushteti është i kapur nga krimineli Radojiçiq

    ​Hoxha: Pushteti është i kapur nga krimineli Radojiçiq

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha i ka përshëndetur deputetët e shumicës dhe përfaqësuesit e qeverisë me fjalën “zdravo”. Ajo deklaroi se është tronditës “nënshtrimi” ndaj Slavko Simiq dhe Radojiçiqit, që siç tha ajo, dëshmohet në audio-incizimet me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lilës. Sipas saj, pushteti është i kapur nga krimineli, Milan Radojiçiq.

    Deputetja e opozitës gjatë seancës plenare tha se pushtetit nuk i ka mbetur kredibilitet për të folur për veri, sepse siç tha ajo, kryeministri Albin Kurti është njeriu që më së shumti ka moralizuar për patriotizëm.

    Ajo tha se qytetarët janë shokuar nga ajo çfarë kanë dëgjuar në audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

    “Sa tronditës është nënshtrimi ndaj Slavko Simiq dhe Radoiçiqit për punën elementare të këtij kuvendi, po aq tronditës është edhe qarja e hallit me punëtorin e Radojiçiqit për çështje të rëndësishme të interesit tonë shtetëror. Për çështje të krenarisë tonë kombëtare, për çështjen e veteranëve të UÇK-së akuzoi para Slavkos njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së, zotëri Haradinaj, akuzoi PDK-në për të cilën në të njëjtën bisedë Radoiçiq u ankua se PDK ‘ja ka nxirë jetën’ dhe do ta luftojë atë me tërë qenien sa do të jetë gjallë. E fyu rëndë nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, e shpifi ndaj shefit të këtij grupi parlamentar, zotëri Tahiri. Tha që nuk ka folur për veteranët nëpër media, por doli që pjesën më të madhe të bisedës e kishte zhvilluar kundër tyre, kundër ligjit që do të ndihmonte fatin e tyre”, deklaroi Hoxha.

    Në këtë situatë, Hoxha tha se nuk mjafton dorëheqja, e as shkarkimi.

    Ajo shtoi se Kusari Lila u koordinua me Radojiçiqin për marrëveshjen për energjinë në veri, për çështjen e Trust-it dhe shumë të tjera.

    “Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës. Që ka urdhër arrest nga prokuroria dhe që shefja e grupit të LVV-së i garanton që do të flas me kryeministrin Kurti, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që t’i lehtësohet barra e rëndë e akuzave kundër tij. Të konsiderohet heroi i Kosovës, Enver Zymberi si një numër i thjeshtë matematikor i vrarë në detyrë, e jo si një hero që ka luftuar pikërisht për vendosjen e sovranitetit, rendit dhe ligjit dhe zbatimit të tij dhe mbrojtjen e Kushtetutës, është jo vetëm e papranueshme por është e ultë dhe antikombëtare. Lirisht mund të them se lakmia për pushtet ju ka verbuar. ‘Zdravo Slavko’, ‘zdravo’ me buzëqeshje e nënqeshje me të, heshtja kur të thotë se ke folur pesë herë me Radojiçiqin dhe nëse dalin ato biseda do t’i thyhet koka juve e krejt LVV-së, janë vetëm disa nga pikat që ju i dëshmoni se jeni të kapur nga Radojiçiqi”, shtoi deputetja e PDK-së.

    Hoxha shtoi se pushteti nuk ka ‘as sy e as fytyrë’ për të ju dalë përballë nënave gjakovare, të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së. Ajo tha se është urgjente që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

  • Baraliu: Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një minutë pas publikimit të bisedave me Simiqin

    Baraliu: Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një minutë pas publikimit të bisedave me Simiqin

    Analisti Bleron Baraliu ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila do të duhej të jepte dorëheqje pas publikimit të bisedave me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo është dashur të ndodhte një minutë pas daljes së incizimit në publik.

    “Në secilën demokraci normale Mimoza Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një orë pas takimit të tillë me Sllavkon, e nëse jo atëherë, atëherë një minut pas daljes së inçizimit në publik. Kaq e thjeshtë është kjo. Nuk ka rëndësi që ‘gazetari’ ‘zbulues’ po e interpreton e keqinterpretpn secilën germë e fjalë të inçizimit, as kur po mundohet me na bindë se nuk e ka marrë inçizimin direkt prej Sllavkos (gati i mbet n’fyt diçka tuj ‘qartësu’ këtë). Në inçizim ka mjaft çaste të hipokrizisë e marrëzisë që nuk i përkasin një deputeti, aq më pak një udhëheqëse të grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Baraliu.

  • Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerët, po vazhdon dëshminë ish-komandant Remi

    Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerët, po vazhdon dëshminë ish-komandant Remi

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, po vazhdon dëshminë e tij.

    Dëshmitari Mustafa është dëshmitari i 13-të me radhë në këtë çështje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Seanca e sotme është dita e tretë me radhë që Mustafa po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, konkretisht prokurores speciale Clare Lawson.

    Mustafa ka filluar dëshminë e tij në seancën e së martës dhe e vazhdoi edhe të mërkurën.

    Seanca është duke vazhduar në sesion publik.

    Ndërkaq, të pranishëm në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance janë të gjithë të akuzuarit.

    Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

    Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

    Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

    Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

    Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

    Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.

    Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i njëmbëdhjetë i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i dymbëdhjetë, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

  • Xhaçka: Në Samitin e NATO-s u bisedua për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

    Xhaçka: Në Samitin e NATO-s u bisedua për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se në Samitin e NATO-s që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, u bisedua për rolin vendimtar të BE-së dhe NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, dhe shtetet tjera ballkanike.

    Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se e kanë konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

    “Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”.

    “Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.  Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të prekur nga situata aktuale e sigurisë”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

  • Rriten çmimet e produkteve për 2.8%

    Rriten çmimet e produkteve për 2.8%

    Çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 2,8%. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që publikuan Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022.

    Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,0% në muajin qershor 2023.

    Sipas ASK-së, çmimi i perimeve është ngritur për 22,5%,, mallrat shtëpiake jo të qëndrueshme për 17,8%; energjia elektrike 15,0%; pemët 11,5%; qumështi, djathi dhe vezët 10,8%; shërbimet për transport 10,0%; buka dhe drithërat 9,2%; mishi 7,7%; mobiliet dhe orenditë 5,7%; shërbimet hoteliere 5,0%; dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%)