ATV

Author: G.O.

  • “Në Zvicër tana të mirat janë, nuk na merr malli hiç për Kosovën “, mërgimtarja habitë me deklaratën e saj

    “Në Zvicër tana të mirat janë, nuk na merr malli hiç për Kosovën “, mërgimtarja habitë me deklaratën e saj

    Meqë njerëzit në Kosovë ankohen për shumë gjëra se nuk po ecin ashtu siç duhet, gazetarja e ATV-së, i ka pyetur qytetarët e Drenasit se çfarë do të ishte vetëm një gjë që do të ndryshonin, nëse do të mundeshin.

    Një mërgimtare nga Zvicra, listoi shumë gjëra për të cilat tha se do të dëshironte t’i ndryshonte, në mesin e të cilave përmendi shëndetësinë dhe pastërtinë.

    “Shëndetësinë duhet me ndryshua diçka. Unë jetoj në Zvicër, atje tana të mirat janë, nuk na merr malli për Kosovë edhe veç njëherë në vit vina, se toka na ngreh por njerëzit s’janë përmirësua hiç, s’ki ku han, s’ki ku pinë, me dal me u kënaqë. Ski ku shkon restoranteve, gubavllak, duhet me majt vendin pak ma pastër”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    LEXONI EDHE:

    “Nëse ma kishin bo rrogën 1 mijë euro, sot isha kthy në Kosovë”, thotë mërgimtari nga Norvegjia

     

  • “Nëse ma kishin bo rrogën 1 mijë euro, sot isha kthy në Kosovë”, thotë mërgimtari nga Norvegjia

    “Nëse ma kishin bo rrogën 1 mijë euro, sot isha kthy në Kosovë”, thotë mërgimtari nga Norvegjia

    Meqë njerëzit në Kosovë ankohen për shumë gjëra se nuk po ecin ashtu siç duhet, gazetarja e ATV-së, i ka pyetur qytetarët e Drenasit se çfarë do të ishte vetëm një gjë që do të ndryshonin, nëse do të mundeshin.

    Një mërgimtar nga Norvegjia, derisa tha se ka shumë gjëra për të cilat do të dëshironte t’i ndryshonte, ai tha se do të ishte kthyer nga mërgimi në Kosovë, nëse paga e tij minimale do të ishte së paku një mijë euro.

    “Në Kosovë ka shumë gjera që ish kon mirë me u ndryshu, p.sh punësim me ba ma shumë. Unë jetoj në Norvegji veç isha kthy për një rrogë minimale deri në 1 mijë euro, çka do kisha punue veç nëse kisha pas rrogën 1 mijë euro, me vullnet isha kthy në vend temin”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Sindikatat e shëndetësisë dënojnë sulmin ndaj infermierit në Pejë

    Sindikatat e shëndetësisë dënojnë sulmin ndaj infermierit në Pejë

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj rreth sulmit fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

    FSSHK thekson në një reagim se dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

    Kjo federatë ka kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë.

    “Mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të pregatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi”.

    FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet.

  • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, derisa gjatë pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu, në disa zona të caktuara.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Prishtina me 15 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 29 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjakovës me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 30 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 36 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Syla: Qeveria duhet që të mundësojë lirinë e fjalës dhe demokracinë

    Syla: Qeveria duhet që të mundësojë lirinë e fjalës dhe demokracinë

    Numër i madh i gazetarëve të të gjitha medieve kanë protestuar të hënën në Prishtinë për të kundërshtuar pezullimin e licencës për Klan Kosovë.

    Gazmend Syla nga Klan Kosova, tha se Qeveria duhet që të mundësojë lirinë e fjalës dhe demokracinë, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, gazetarët duhet të lejohen që ta bëjnë punën e tyre të lirë.

    “Kjo protestë e cila ishte jashtëzakonisht simpatike dhe interesante është që mediat duhet që të jenë të lira edhe ta ushtrojnë profesionin e vetë ta bëjnë punën e tyre. Unë e di që herë here mediat ndoshta mund të bëjnë ndonjë lëshim por në parim puna e përgjithshme e tyre është ajo në interes të publikut”.

    “Mendoj që mesazhi që shkon sot edhe te ndërtesat këtu edhe të ndërtesa mbrapa, por edhe të ndërkombëtarët është që ky vend duhet ta mundësoj lirinë e fjalës, duhet ta mundësoj demokracinë, edhe do të doja që më te mos kishte nevojë për këso lloj protestash, kësi situatë, kësi skandale”.

    “Edhe të dërgohen lajme nga Kosova diku jashtë që ky vend mbyll mediat, është e rrezikshme ideja që një qytetar diku në Evropë ose kudo qoftë e hap sot internetin edhe prej lajme të botës i del ky lajm. Është imazh jashtëzakonisht i keq mendoj unë për vendin tonë. Besoj që këta njerëz do ta marrin mesazhin e kanë parë se cila është beteja jonë”, tha ai.

  • Haradinaj thotë se vendi është në rrezik, kërkon sërish mbështetje për mocionin

    Haradinaj thotë se vendi është në rrezik, kërkon sërish mbështetje për mocionin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale, raporton Ekonomia Online.

    Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

    Ai shtoi se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj edhe kanë propozuar mocion mosbesimi.

    Për këtë ai edhe një herë ka bërë thirre që propozimi i tyre të ketë mbështetje.

    “Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.

    “Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta”.

    “Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”.

    “Rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi. Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”.

  • Dy zyrtarët e Istogut dënohen për korrupsion, një vit burgim efektiv për njërin e dy për tjetrin

    Dy zyrtarët e Istogut dënohen për korrupsion, një vit burgim efektiv për njërin e dy për tjetrin

    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënim me tre vite burgim (së bashku) ndaj dy zyrtarëve komunal të Istogut, Lulzim Blakaj dhe Ismet Hasi, të akuzuar për korrupsion. Me këtë rast, Blakaj u dënua me një vit burgim efektiv, kurse Hasi me dy vite burgim efektiv.

    Shpalljen e këtij aktgjykimi, e bëri në seancën e së hënës kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykata ndaj të akuzuarit të parë Blakaj, ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv prej një viti, ku të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

    I akuzuari Blakaj, u obligua për pagesat e shpenzimeve të procedurës penale në shumën prej 100 euro, paushallin gjyqësor 50 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro.

    Ndaj të akuzuarit Blakaj, u shqiptua edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në adminstratën publike apo në shërbimin publik prej dy viteve pas mbajtjes së dënimit me burgim.

    Ndërsa, të akuzuarit Ismet Hasi iu shqiptua dënimi prej dy vite burgim efektiv.

    Po ashtu, Hasi u obligua për pagesat e shpenzimeve procedurale në shumën prej 100 euro, për paushallin gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzua në kontest civil.

    Ndryshe, më 20 shtator 2022, të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm kundrejt akuzës së Prokurorisë së Pejës. Ndërsa po në atë seancë, prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj e ka  përmirësuar teknikisht cilësimin juridik të aktakuzës, duke iu referuar nenit 81 (vepra penale në vazhdimësi) të Kodit Penal të vitit 2013, sipas aplikimit të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale, duke e hequr “nenit 77 të Kodit të ri Penal”.

    Sipas aktakuzës të ngritur më 21 shkurt 2021 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i pandehuri Lulzim akuzohej se më 8 tetor 2020 në Istog, në dokumentin zyrtar të titulluar “Autorizim”, kishte shënuar të dhëna të rreme duke i vërtetuar edhe me vulë zyrtare, pasi që tani i ndjeri H.R dhe i pandehuri Blakaj me të kuptuar se për cilat raste janë duke u hetuar, i pandehuri kërkon nga zyrtari ligjor, dëshmitari Faton Bujupaj që të përpilojë dokumentin zyrtar “Autorizim”, i datës 18 prill 2018 dhe të njëjtin ta dërgojë tek ish-kryetari për nënshkrim, duke e urdhëruar të njëjtin që të hartojë këtë dokument kinse ka ekzistuar qysh në vitin 2018, me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë penale.

    Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427, par.1 të Kodit Penal.

    I akuzuari Ismet Hasi akuzohej se në vazhdimësi kishte keqpërdor detyrën zyrtare, ashtu që më 5 tetor 2017, 24 tetor 2017 dhe 23 mars 2018, në cilësinë e udhëheqësit të Sektorit pranë Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Istogut, me qëllim të përfitimit për kompaninë “MaCon” dhe me pronar Gani Rugova dhe kompanisë “Te Aleni SHPK”, me pronar Fadil Dreshaj, ka nxjerrë vendim, përmes së cilit ka bërë ndërrimin e përhershëm të destimit të tokës bujqësore nga Mal i klasit të 3-të në tokë jopjellore.

    Krejt kjo, thuhet se me qëllim të krijimit të mundësisë që kompania “MaCon” të shmang obligimin për t’u pajisë me pëlqim për ndërrimin e destimit të përkohshëm të pyllit ose tokës pyjore në tokë tjetër nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, si Institucion i vetëm në Republikën e Kosovës, kompetent sipas Ligjit për Tokës Bujqësore dhe Ligjit për Pyje të Kosovës për ndërrimin e destimit të tokës bujqësore

    Me këtë, akuzohej se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 77, par.1, pika 1.3 të KPRK-së.

  • Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

    Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

    Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa në qytetin e Ukrainës qendrore, Kryvyi Rig, të hënën në mëngjes, njoftoi ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko.

    “Dy persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur deri tani. Pesë deri në shtatë persona janë nën rrënoja”, tha ministri.

    Klymenko tha se njëri nga sulmet i shkatërroi disa kate të një blloku banesor, ndërsa tjetri e dëmtoi një ndërtesë arsimore, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e postoi një video në Facebook e cila shfaqi tym të zi duke dalë nga një vrimë e madhe e krijuar në fasadën e një blloku banesash.

    Pamjet treguan po ashtu një ndërtesë të pabanueshme e cila ishte shkatërruar pjesërisht.

    Zelensky tha se rusët po “vazhdojnë t’i terrorizojnë qytetet dhe njerëzit paqësorë”.

    “Por ky terror nuk do të na frikësojë apo gjunjëzojë neve”, shtoi Zelensky.

    Ndërkohë, Ukraina është duke kërkuar ta çojë luftën në Rusi, duke goditur atë me sulme me dronë sa më thellë territorit të saj.

    Sulmi i fundit, të dielën, i dëmtoi dy ndërtesa vetëm pak kilometra larg Kremlinit./REL

  • Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda bëhen bashkë për bashkëpunimin e parë muzikor

    Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda bëhen bashkë për bashkëpunimin e parë muzikor

    Bashkëpunimet në estradën shqiptare për sezonën e verës janë të shumta.

    Kësaj radhe, forcat i bashkuan Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda.

    Ata do të sjellin bashkëpunimin e parë të tyre, që do të quhet “Si mua je ti”.

    Dyshja në fjalë nuk e kanë bërë të ditur datën dhe orën e publikimit të këngës, por në fotografit e publikuara në rrjetin social Instagram shihet se janë gati duke u bërë për xhirimet e klipit.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Giti (@elgitdoda)

  • Australia thotë se “shpresa ka humbur” për gjetjen e ushtarëve të zhdukur

    Australia thotë se “shpresa ka humbur” për gjetjen e ushtarëve të zhdukur

    Australia tha të hënën se çdo shpresë për gjetjen e katër ushtarëve që u zhdukën pas një përplasjeje helikopteri humbi.

    “Frika jonë më e keqe është konfirmuar”, tha kryeministri Anthony Albanese në parlament, sipas një postimi në Twitter të shpërndarë nga llogaria e tij zyrtare.

    “Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë për kombin tonë”, shtoi ai.

    Personeli ushtarak australian – kapiteni Danniel Lyon, nëntogeri Maxwell Nugent, oficeri i garancisë Joseph Laycock dhe nëntetari Alexander Naggs – u shpallën të zhdukur pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në brigjet verilindore të vendit, shkruan Anadolu Agency.

    “Unë e di se çdo anëtar i Dhomës së [Parlamentit], së bashku me çdo australian, po mendojnë për familjet e të zhdukurve,” shtoi ai.

    Në një postim të veçantë në Twitter, Ministri i Mbrojtjes Richard Marles tha se përpjekjet e kërkimit kanë “zbuluar rrënoja të konsiderueshme nga helikopteri”, duke e quajtur incidentin “katastrofik”.

    “Me çdo orë që kalon, tani është e qartë se çdo shpresë për të gjetur” ushtarët e zhdukur “ka humbur,” tha ai.

    Ministria e Mbrojtjes e vendit kishte thënë se një helikopter i Ushtrisë Australiane MRH-90 Taipan u rrëzua pranë ishullit Lindeman, në brigjet e Queensland.

    Helikopteri po merrte pjesë në aktivitete stërvitore gjatë natës si pjesë e stërvitjes së vazhdueshme Talisman Sabre 2023 me SHBA-në kur u raportua i zhdukur në mbrëmjen e së premtes vonë.

    Stërvitja Talisman Sabre 2023, stërvitja më e madhe ushtarake e Australisë me SHBA, që përfshin rreth 30,000 personel ushtarak nga 13 vende, filloi më 22 korrik dhe do të vazhdojë deri më 4 gusht.