ATV

Author: G.O.

  • Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutaş flasin për situatën e sigurisë

    Ambasadori Whitaker shkon në KFOR, me Komandantin Ulutaş flasin për situatën e sigurisë

    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

    Në njoftimin e KFOR’it, bëhet e ditur se, takimi ka ofruar mundësi që Ulutas të paraqes situatën e sigurisë në rajon,  dhe, ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    ‘’Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO’’, thuhet në njoftim.

    Postimi:

    Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, mirëpriti Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

    Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Trump thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Iranin

    Trump thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Iranin

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë CNBC-së në një intervistë të martën se nuk donte të zgjaste armëpushimin me Iranin, duke shtuar se SHBA-ja është në një pozicion të fortë negociues dhe do të përfundonte me atë që ai e ka quajtur një marrëveshje të shkëlqyer.

    “Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi shumë kohë”, ka thënë Trumpi kur është pyetur për mundësinë e zgjatjes së armëpushimit.

    Uashingtoni ka shprehur besim se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë në Pakistan dhe një zyrtar i lartë iranian ka thënë se Teherani po shqyrtonte mundësinë e bashkimit.

  • Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt

    Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt

    Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    “I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për veprën penale në bashkëkryerje për vrasje e rende, Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkë kryerje për vrasje të rëndë, i akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale për mbajtjen në pronësi të armeve. I akuzuari kushtrim kokalla është fajtor për veprën penale ndihme në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Për të akuzuarin Kushtrim Kokalla për shkak se prokurori është tërhequr nga aktakuza gjykata… andaj gjykata të akuzuarit i gjykon, Naimi Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla dënohet me burgim me 30 vjetë”, ka thënë ajo.

    Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj.  Sipas saj kjo vrasje ishte e planifikuar.

    Ndërsa, burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Liridonës, Leonard Ademaj. Ndërsa, kërkesë të njëjtë pati edhe avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.

    Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare para gjykatës, duke kërkuar vendime të drejta dhe të bazuara në prova.

    Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.

    Sipas aktakuzës Naim Murseli e planifikoi vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

    Aktakuza thotë se Kushtrim Kokalla e kishte njoftuar Naim Murselin me  Granit Plavën, i cili akuzohet si dorasi.

    Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.

  • (VIDEO) Babai dhe vëllau i Liridona Ademajt në lot pas vendimit për dënim të përjetshëm të Naim Murselit

    (VIDEO) Babai dhe vëllau i Liridona Ademajt në lot pas vendimit për dënim të përjetshëm të Naim Murselit

    Me lot në sy dhe emocione të forta, familjarët e Liridona Ademajt reaguan pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për vajzën e tyre.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

    Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

     

     

  • Edhe Granit Plava dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Kokalla me 30 vjet

    Edhe Granit Plava dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Kokalla me 30 vjet

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

    Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

     

  • Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

    Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

    Me burgim të përjetshëm është dënuar Naim Murseli, për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

    Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor të zhvilluar mbi akuzat se vrasja e Ademajt, bashkëshortes së Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar dhe me paramendim. Prokuroria, në fjalët përfundimtare, kishte kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit, duke argumentuar se bëhej fjalë për një krim të organizuar.

    Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve kishte kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se nuk ekzistojnë prova të drejtpërdrejta që lidhin Naim Murselin, si dhe të akuzuarit e tjerë, me kryerjen e veprës penale.

    Pavarësisht këtyre pretendimeve, trupi gjykues vendosi ta shpallë fajtor Murselin dhe ta dënojë me burgim të përjetshëm, duke e cilësuar rastin si një nga krimet më të rënda të viteve të fundit në vend.

     

     

  • Goditet grupi i drogës në Berat, tre në pranga ndërsa një në arrest shtëpie

    Goditet grupi i drogës në Berat, tre në pranga ndërsa një në arrest shtëpie

    Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar pas një hetimi 6-mujor ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që merrej me shitjen e drogave të forta në qytetin e Beratit.

    Aksioni, i koduar “Prova”, është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të disa personave që vepronin në mënyrë të organizuar.

    Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre persona, ndërsa për një tjetër është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Të gjithë të dyshuarit janë banues në lagjen “Çlirim” në Berat.

    Sipas hetimeve, katër personat siguronin dhe shpërndanin lëndë narkotike, kryesisht kokainë, në doza të vogla në zona të ndryshme të qytetit.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre dhe në një automjet, policia ka sekuestruar sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe 7 telefona celularë dhe një automjet.

    Ndaj të dyshuarve rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Beratit për procedura të mëtejshme.

  • Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

    Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

    Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë.

    Pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit.

    “Zotëri Haradinaj ju lutem të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tilla në Kuvendin e Kosovës, mos mendo që e përforcon argumentin duke përdorur gjuhë jo parlamentare. Mos e keqpërdor këtë foltore të Kuvendit, është hera e fundit që ta tërheqi vërejtjen, nuk ke asnjë replikë me mua”, tha kryeparlamentarja.

  • Çështja e presidentit, Bajqinovci: Opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, s’duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje

    Çështja e presidentit, Bajqinovci: Opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, s’duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për çështjen e presidentit para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

    Ai ka thënë se opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, duke shtuar se këta të fundit nuk duhet ta dërgojnë vendin në zgjedhje siç kanë bërë dy herë në vitin 2025.

    “Opozita nuk duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje ashtu siç ka bërë në vitin 2025 dy herë, pra mendoj që është një tendencë që Kurti të mos qeverisë me vendin, të rrëzohet e jo pozita e presidentit, Mendoj që ka qenë një ofertë gjeneroze dhe duke e ditë si është votuar, i kemi gati 52%dhe LDK-ja i ka 15 deputet mendoj që ishte një ofertë gjeneroze për LDK-në.

    “Unë besoj që opozita nuk duhet me i mbyll dyert sepse ka kohë që të gjendet një solucion por varet prej opozitës…Mendoj që vetëm nuk duhet të mbyllen dyert me deklaratat që i kemi dëgjuar dje… ju e dini që prej se ka pas deklarata që ish-presidentja e vendit do të jetë në garë me LDK-në ju e keni parë që deklaratat e tyre ishin ne s’kemi çka me humbë, kemi humbë boll, këtu duhet të humbë LVV-ja. Kjo është gabim dhe mendoj që opozita duhet të reflektojë edhe njëherë dhe të ulet ën tavolinën  e bisedimeve”, ka deklaruar Bajqinovci.

  • Irani ka qenë ‘i përgatitur prej vitesh për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit’

    Irani ka qenë ‘i përgatitur prej vitesh për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit’

    Armatosja e Ngushticës së Hormuzit nuk është një eventualitet për Iranin, por një pengesë e përgatitur prej kohësh, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

    Duke cituar zyrtarë iranianë të sigurisë, thuhet se privatisht, Teherani është përgatitur prej kohësh për të përdorur rrugën ujore vendimtare, transmeton Telegrafi.

    “Irani u përgatit prej vitesh për një skenar që përfshin mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke planifikuar çdo hap. Sot është një nga mjetet më efektive të Iranit – një formë e ndikimit gjeografik që shërben si një pengesë e fuqishme”, tha një burim.

    Janë ngritur pyetje nëse SHBA-të kishin një plan për Iranin që të mbyllte ngushticën kur sulmoi.

    Burimi iranian thuhet gjithashtu se e përshkroi rrugën ujore si një “aset të artë dhe të çmuar”.

    Një burim i dytë iranian, pranë IRGC-së, sugjeroi se tabuja e gjatë rreth përdorimit të Ngushticës së Hormuzit tani ishte thyer. /Telegrafi/