ATV

Author: G.O.

  • Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

    Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova nuk duhet që të jetë nën sanksione ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë të gjitha lëshimet por ende nuk i janë hequr Kosovës sanksionet.

    “Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet. Kosova nuk duhet që të jetë në sanksione ndërkombëtare. Është gabim strategjik dhe politik”.

    “Kryeministri Kurti ka menduar që këto punë janë hajgare. Është vështirë me ardhë deri të sanksionet por është edhe më e vështirë me ardhë deri tek heqja e sanksioneve. Tash edhe i ka ba krejt lëshimet edhe i ka sanksionet”.

  • Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat

    Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat

    Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve të radhës.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve sipas kalendarit parashihet të mbahet nga data 14,15,16 dhe 17 gusht duke vazhduar tutje nga 28, 29 dhe 30 gusht.

    Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

    Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

    Ata janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

    Deri më tani ndaj Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar 15 dëshmitare.

  • Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

    Sipas një komunikate drejtuar mediave, thuhet se të dyshuarit përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale.

    “Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Tutje, Policia njoftoi se me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ’Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së dhe dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje për 48 orë./atvlive.tv/

  • Maguire po largohet nga United

    Maguire po largohet nga United

    West Hami ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, bën të ditur “The Athletic”.

    “Çekanët” kanë ofruar 34 milionë euro për Maguire, dhe tani kjo ofertë është pranuar nga United, raporton KosovaPress.

    Skuadra e David Moyes po kërkon përforcime pasi që shiti Declan Rice te Arsenali në një marrëveshje prej 122 milionë eurosh, ndërsa Maguire do të shpresojë që të ringjallë karrierën e tij, pasi që e humbi vendin e titullarit nën urdhrat e Erik ten Hag te United.

    Maguire iu bashkua United nga Leicester City për 92 milionë euro në verën e vitit 2019.

  • Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja

    Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

    Kryeministri Kurti tha se persona të ndryshëm me precedentë penal lëvizin lirshëm si pasojë e ngecjes së sistemit të drejtësisë.

    Ai para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri dhe vettingu është zgjidhja.

    Kurti e mirëpriti edhe letrën e ligjvënësve evropian dhe amerikan drejtuar Brukselit zyrtar dhe Uashingtonit, ku theksohet mbështetja ndaj Kosovës dhe kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë.

  • Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një person

    Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një person

    Një person është sulmuar me thikë dje në Prishtinë. Policia ka informuar se të lënduarit i është ofruar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    “Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

    Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

  • Prej Drenice në Itali e prej Italisë direkt në Durrës për pushime

    Prej Drenice në Itali e prej Italisë direkt në Durrës për pushime

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në Durrës, ku prej atje gazetari i ATV-së, pyeti pushuesit se pse e zgjedhin këtë vend për pushime.

    Një mërgimtar nga Italia tha ai e zgjedh gjithmonë bregdetin shqiptar që t’i kaloj pushimet, pavarësisht vendit ku ai jeton dhe vepron.

    “ Jetoj në Itali dhe për çdo vit e vizitojmë Durrësin se është tokë e shqiptarëve edhe asnjëherë nuk e ndërroj këtë vend me ndonjë tjetër”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri

    Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri

    Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një pjesëtarë i tyre është sulmuar fizikisht pas mesnatës, në qytetin e Vushtrrisë.

    Sipas raportit të policisë ky sulm kishte ardhur si pasojë pasi të dyshuarit kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Policisë së Kosovës, ku me ç ‘rast njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime.

    “Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  pasi që nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor e më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Tutje, Policia njoftoi se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Vdekje e dyshimtë në Gjilan

    Vdekje e dyshimtë në Gjilan

    Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Gjilan, më pas nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    VDEKJE E DYSHIMTË/Gjilan 08.08.2023 – 15:53. Është raportuar se është hasur i shtrirë në rrugë një person, njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

  • Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë

    Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë

    Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.

    Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pasi që i dyshuari dhe viktima kanë qenë në vuajtje të dënimit.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Burgu i Dubravës 07.08.2023 – 18:10. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pasi që i dyshuari dhe viktima kanë qenë në vuajtje të dënimit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.