ATV

Author: G.O.

  • “Unë vij në Durrës se kam qejf me u shkarravit në zall”, mërgimtari habitë me deklaratën e tij

    “Unë vij në Durrës se kam qejf me u shkarravit në zall”, mërgimtari habitë me deklaratën e tij

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në Durrës, ku prej atje gazetari i ATV-së, pyeti pushuesit se pse e zgjedhin këtë vend për pushime.

    Një pushues ani pse pati kritika për këtë vend, për çka tha se nuk i mbush të gjitha kushtet, ai tha se e preferon këtë vend për pushime.

    “Unë vij sepse është vendi ynë, mirëpo këtu mungojnë shumë kushtet; shportat e bërllokut, tualetet etj. Unë vij veç që s’kemi qare, sepse jam i sëmurë prej diabetit dhe më pëlqen me u shkarravit në rërë”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    LEXONI EDHE:

    Prej Drenice në Itali e prej Italisë direkt në Durrës për pushime

  • Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

    Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

    Një zjarr i cili shpërtheu të premten e kaluar në qytetin Castelo Branco në pjesën qendrore të vendit.

    Zjarret vlerësohet të kenë djegur një sipërfaqe prej 7,000 hektarësh gjatë fundjavës, tha e përditshmja franceze Le Figaro., duke cituar autoritetet përkatëse, shkruan AA.

    Ndërkohë që i gjithë vendi është në gatishmëri të lartë për shkak të zjarreve, zjarrfikësit janë mobilizuar dhe janë gati për të ndërhyrë, thuhet në njoftim.

    Mbi një mijë zjarrfikës u vendosën të hënën për të luftuar flakët në qytetet Ourem (në qendër) dhe Odemira (në jug), njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

  • Zjarr në një shtëpi të kujdesit në Francë, të paktën 9 persona vdesin e 11 të tjerë zhduken

    Zjarr në një shtëpi të kujdesit në Francë, të paktën 9 persona vdesin e 11 të tjerë zhduken

    Të paktën nëntë persona u vranë, ndërsa 11 persona u zhdukën të mërkurën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi kujdesi për personat me aftësi të kufizuara në Francën verilindore, njoftuan mediat lokale.

    Zjarrfikësit evakuuan 17 persona, por 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur, duke përfshirë të paktën një kujdestar, me pjesën tjetër me sa duket banorë në qendër.

    Qendra ishte private e dedikuar për t’u kujdesur për personat me aftësi të kufizuara, e vendosur në qytetin Wintzenheim në departamentin Haut-Rhin, e përdorur nga një grup nga qyteti i afërt i Nancy, sipas transmetuesit France Bleu, shkruan AA.

    Zjarrfikësit morën kontrollin e zjarrit shumë shpejt, por jo përpara se ai të kishte djegur 300 metra katrorë të ndërtesës prej 500 metrash katrorë.

  • Orari i Kosovës i Parakualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2027

    Orari i Kosovës i Parakualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2027

    Pasi që u hodh shorti për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, tani është publikuar edhe orari i ndeshjeve të Kosovës në këtë garë.

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin, raporton KosovaPress.

    Sipas renditjes botërore, Zvicra ishte në vazon e parë, “Dardanët” në të dytën, Irlanda në vazon e tretë kurse Azerbajxhani në të katërtën.

    “Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

    Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025”, shkruante në komunikatën e FBK-së.

    Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Irlandës, ndërsa më pas është mysafire e Azerbajxhanit.

    Në nëntor të vitit të ardhshëm, Kosova luan si mysafire e Zvicrës dhe Irlandës, ndërkaq dy ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë si vendase kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

    Më poshtë e gjeni orarin e Kosovës:

    Muaji shkurt – 2024

    Kosova-Irlanda

    Azerbajxhani-Kosova

    Muaji nëntor – 2024

    Zvicra-Kosova

    Irlanda-Kosova

    Muaji shkurt – 2025

    Kosova-Azerbajxhani

    Kosova-Zvicra

  • Deliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq

    Deliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq

    Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se me bekimin e Milan Radojçiqit, Qeveria po emëron zyrtarë që cenojnë shtetin. Kjo parti opozitare teksa komentoi emërimin e djalit të Radoica Radomiroviq, i cili ishte ushtar serb deri vonë në Rashkë, theksoi se kjo aferë ka implikime direkte në karakterin e shtetit. Në konferencë për media, u prezantua një baner me tri personazhe serbe, që sipas tyre janë vlerësuar nga Qeveria Kurti. Po ashtu u kërkua nga organet ligjzbatuese të hetohet secila veprimtari e protagonistëve të aferës “Zdravo”.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka përmendur emrin e Oliver Ivanoviqit, Millan Radojçiqit dhe Radoica Radomiroviq, ku tha se të njëjtit po vlerësohen nga Qeveria.

    “Dje mediat raportuan edhe për një aderim të ri në institucionet e udhëhequra nga pushteti. Lulëzim Hetimi, kryetar i Leposaviqit nga LVV ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviq, Nikolla Radomiroviq ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë. Prandaj, siç po e shihni tashmë afera ‘Zdravo’, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe të Albin Kurtit. Por, është një aferë që ka implikime direkte në shoqërinë tonë dhe në shtetin tonë dhe mbi të gjitha në vet karakterin e shtetit tonë”, tha ajo.

    Ajo përmendi edhe audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku tha se duhet të jenë të shqetësuar edhe qytetarët e Kosovës.

    “U pa qartë që koordinimi në mes të Albin Kurtit dhe kriminelit Radojçiq është shumë më i thellë, është koordinim shumë i fortë se sa përpjekjet idioteske të koalicionit ‘Zdravo’ për ta minimizuar atë. Mësuam se takimet dhe komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës, për llogari të Albin Kurtit, me kriminelin dhe të kërkuarin nga drejtësia jonë, protagonistin e listës së zezë të ShBA-ve dDeliu-Kodra: Njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq
    he të Mbretërisë së Bashkuar, Millan Radojçiq, kishin qenë takime të rregullta, takime të njëpasnjëshme, jo njëherë, jo dy herë, jo pesë herë, por me dhjetëra herë. Kjo është ana që e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve tona publike, ku një koalicion i udhëhequr nga Albin Kurti e bën punën deri aty sa krerët e institucioneve të takohen e të koordinohen me kriminelë të kërkuar nga drejtësia”, shtoi Deliu-Kodra.

    Më tej, deputetja e PDK-së para gazetarëve shtoi se “Qeveria Zdravo” ka zgjedhur njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq.

    “U pa qartë që ‘Qeveria Zdravo’ ka zgjedhur njerëz në institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq. Tash është shumë me rëndësi të dihet se kush janë ata persona për të cilët Radojçiq ka pasur votë. Në këtë banerë, i kemi vetëm tre prej tyre të cilët në njëfarë mënyre janë vlerësuar nga kjo qeveri. Pra, kush janë të tjerët që ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka emëruar në pozicione të ndryshme me urdhrin e Radojçiq. A janë në krye të policisë, a janë ata në krye të drejtësisë, a janë ata në krye të organeve të pavarura, të agjencive ligj zbatuese? Pse Radojçiq ka pasur votë për ata njerëz, mbi çfarë motivesh dhe mbi çfarë interesash janë mbështetur ata njerëz? Kujt i raportojnë sot, i raportojnë ligjit apo Radojçiqit dhe qeverisë Zdravo”, theksoi ajo.

    Ajo deklaroi se protagonistja e “Aferës Zdravo”, Mimoza Kusari Lila ka mundësi të jetë edhe protagoniste e shumë përgjimeve të tjera për të cilat ka paralajmëruar Simiq.

    “Kërkojmë nga organet ligj-zbatuese të hetojnë secilën veprimtari të protagonistëve të ‘Aferës Zdravo’. Mbi të gjitha ajo që kërkojmë sot, kërkojmë nga organet e sigurisë që të sigurohen që përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit të mos jenë duke kryer nga akt antikombëtar, antishtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë. Të cilat interesa sot fatkeqësisht mbrohen e realizohen përmes Albin Kurtit, përmes Mimoza Kusari Lilës e përmes Millan Radojçiq”, shtoi ajo.

    Ajo përsëriti edhe kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme, ku theksoi se qytetarët duhet të ndalin “rrugën e turpit”.

    “Kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, rrugën e degradimit, ta ndalin rrugën e shthurjes që po bën ‘Qeveria Zdravo’, tash e gati tre vjet. Kërkesa kryesore e PDK-së sot është që të bëjmë përpjekje që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme për të ndalur këtë koordinim të turpshëm, për të ndalur këtë degradim të shtetit, për të ndalur këtë cenim të interesave shtetëror e kombëtar dhe këtë influencë të Radojçiqit dhe koordinim të kriminelëve serbë”, përfundoi ajo.

  • Gjatë gushtit nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, Durmishi flet për projektet në rajonin e Dukagjinit

    Gjatë gushtit nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, Durmishi flet për projektet në rajonin e Dukagjinit

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se me anulimin e projektit për autostradën e Dukagjinit, ia kanë shpëtuar 150 milionë euro buxhetit të shtetit, teksa njoftoi se gjatë muajit gusht pritet të nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, përcjell Telegrafi.

    Durmishi gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foli për shkeljet që kishin gjetur në projektet për autostradën e Dukagjinit.

    “Ju e dini që ne e kemi anuluar projektin e autostradës të tipit të mbyllur Kijevë- Zahaq, sapo ne kemi ardhur në pushtet. Pas një auditimi që i është bërë vendimit të shpronësimit, nga 8 milionë euro që ka qenë vlera për shpronësime ka arritur në 22 milionë”, tha ai.

    Durmishi sqaroi se anulimi i autostradës është bërë për shkak se kanë gjetur një projekt për zgjerimin e rrugës ekzistuese.

    “Ministria e Financave e ka anuluar, ne kemi anuluar autostradën, sepse e kemi gjetur një projekt që zgjerimi i rrugës ekzistuese kushton maksimumi 90 milionë, euro, ndërsa aty kemi pasur 200 milionë kredi, 40 milionë shpronësime, si rrjedhojë 150 milionë euro shpëtojmë. Do të bëhet zgjerimi i rrugës, kemi kryer të gjitha procedurat, nga fundi muajit fillojnë punimet. Fillimisht deri në Dollc, pastaj vitin tjetër vazhdojnë punimet” tha mes tjerash ai.

    Durmishi theksoi se e kanë shumë të rëndësishme të përfundojnë zgjerimin e rrugës deri në Dollc, ndërsa njoftoi se janë duke punuar edhe në rrugën për Gjakovë.

    Duke folur për autostradën për Gjakovë, Durmishi tha se ministria e kaluar e udhëhequr nga Pal Lekaj i kishte nisur punimet pa projekt.

    “Ka probleme, sepse nuk kemi mundur t’i zgjidhnim të gjitha problemet. Kijevë-Gjakova ka filluar rruga pa projekt. Nuk i plotëson kriteret për tu bërë rrugë me katër korsi, projekt politik, elektoral”, pohoi ai.

    Në intervistën e dhënë për emisionin “Përballje”, Durmishi foli edhe për projekte tjera infrastrukturore me rëndësi, shkruan Telegrafi.

  • A e dinë pejanët kuptimin e fjalës “shakllaban”?

    A e dinë pejanët kuptimin e fjalës “shakllaban”?

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në krahina si në Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të zi.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së këtë radhë i ka pyetur qytetarët në Pejë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “shakllaban”, që ndryshe neve i themi “llafazan” apo edhe fjalëshumë.

    Disa nga të intervistuarit thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë fjalë por nuk e dinë kuptimin e saj.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kurti e falënderon Mehajn për kontributin: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë

    Kurti e falënderon Mehajn për kontributin: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë i ka uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, raporton Ekonomia Online.

    Kurti po ashtu falënderoi ish-ministrin Armend Mehaj për kontributin dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.

    “E falënderoj edhe një herë përzemërsisht për kontributi ish-ministrin Armen Mehaj ndërkaq bashkëshortes i dëshiroj shërim të plotë”.

    Sëmundja e gruas, arsye për dorëheqjen e Mehajt

  • 41 emigrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Itali

    41 emigrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Itali

    41 emigrantë kanë vdekur në një mbytje të anijes në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale.

    Një grup prej katër personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

    Katër të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën.

    Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë.

    Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port rreth 80 milje (130 km) nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Evropë.

    Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit dhe grupet e bamirësisë kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.

  • Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

    Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës

    Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

    “Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.