ATV

Author: G.O.

  • Aksident i rëndë në Prishtinë, një veturë bie nga rrethrrotullimi

    Aksident i rëndë në Prishtinë, një veturë bie nga rrethrrotullimi

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës.

    Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë nga rrethrrotullimi poshtë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.

    Sipas një dëshmitari i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.

     

  • Foshnja 22-ditëshe dhe familja e saj humbin jetën nga bombardimet ruse

    Foshnja 22-ditëshe dhe familja e saj humbin jetën nga bombardimet ruse

    Një foshnjë vetëm 22-ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe prindërit e tyre ishin në mesin e shtatë personave të vrarë nga predhat ruse në Ukrainën jugore të dielën.

    Bomba goditën shtëpinë e tyre në fshatin Shyroka Balka në Kherson, tha ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko.

    Në mesin e të vdekurve ishte gjithashtu një banor tjetër i fshatit dhe dy burra në fshatin fqinj Stanislav.

    “Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë. Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër” tha Klymenko. “”

    Ministri ndau fotografi të pasojave të sulmit në Shyroka Balka, ku shiheshin trupat e atyre qe humbën jetën.

    “Trembëdhjetë të tjerë u plagosën nga granatimet”, shtoi ai.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit dënoi sulmin “brutal” në Shyroka Balka.

    “Pesë persona u vranë” tha ai. “Midis tyre ishte një vajzë, vetëm 22 ditëshe. Vëllai i saj, vetëm 12 vjeç. Nëna Olesia… vetëm 39 vjeç, vdiq gjithashtu”, tha presidenti.

    Ai shtoi se kishte pasur 17 raportime për granatimet ruse vetëm në Kherson, dhe shumë të tjera më gjerë.

    “Ne nuk do të lëmë asnjë nga krimet e Rusisë pa përgjigje”, shtoi Zelensky.

  • Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Seancat rikthehen pas një pushimi tre javorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

    Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.

    Deri tani, në këtë proces gjyqësor të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar në seanca private, përveç dëshmia e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, dhe dëshmia e një oficeri britanik.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

    Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./

  • Nis sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Nis sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet sot (e hënë). Në edicionin e 41-të të tij, seminari do të ketë temë bosht “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.

    Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

    “Kemi një numër të madh të pjesëmarrësve dhe të të interesuarve për të marrë pjesë sivjet në seminar. Ata i ndajmë në dy grupe kryesore. Në grupin që do të vijnë në seminar për të ndjekur kurset e gjuhës, janë një numër prej 100-120 studentë dhe studiues, të cilët duan që ta mësojnë në nivele të ndryshme gjuhën shqipe për nevoja të mëtutjeshme studimore. Ky mund të themi që është fokusi ynë kryesor, për shkak që themi se numri më i madh i albanologëve të mëdhenj sot në botë janë që kanë kaluar nëpër këtë seminar… Pjesa e dytë e pjesëmarrësve të seminarit, që do të jenë rreth 130 të tjerë, janë studiues të cilët do të paraqiten me ligjërata, referime dhe kumtesa të ndryshme studimore. Kështu që janë dy grupe të ndryshme që kur i bëjmë bashkë janë 200-250”, thotë ai.

    Sivjet në Seminarin 41 të Prishtinës, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore:

    – Muhamedin Kullashi: Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë, e martë, 15 gusht 2023, ora 11:00

    – Ranko Matasović: Imagining the Illyrian, E MARTË, 15 GUSHT 2023, ora 18:00

    – David Hosaflook: Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare (Ligjërata mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë), e mërkurë, 16 gusht 2023, ora 11:30

    – Hivzi Islami (me bashkëpunëtorë): Vendbanimet e Kosovës, e enjte, 17 gusht 2023, ora 11:00

    – Oliver Jens Schmitt: Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912 – 2023, e premte, 18 gusht 2023, ora 11:00

    – Konrad Cleëing: The basis of state building in Kosovo: from nationality to multiethnicity and back, e premte, 18 gusht 2023, ora 18:00

    – Edlira Macaj: Në poetikën mjedjane (Ligjërata mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Shkup), e shtunë, 19 gusht 2023, ora 11:00

    – Stefano Canalis: Some remarks on ëord stress in Albanian, e martë, 22 gusht 2023, ora 11:00

    – Michiel de Vaan: Historical phonetics and the dialect split betëeen Geg and Tosk/ e mërkurë, 23 gusht 2023, ora 11:00

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

  • Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë.

    Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura”, ka Elshani.

    Hetimet rajonale po merren me rastin i cili cilësohet sulm ndaj personave zyrtarë, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.

  • Iniciativa e shkarkimit, Zeqiri: E shoh më problematike dhe më të pa dinjitetshme

    Iniciativa e shkarkimit, Zeqiri: E shoh më problematike dhe më të pa dinjitetshme

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për çfarëdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës, për ta shtensionuar situatën në Veri të vendit.

    Izmiri, iniciativën për shkarkimin e kryetarëve e ka cilësuar si problematike, sepse sipas tij, këto iniciativa mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen në të gjitha komunat.

    Tutje Zeqir, ka shtuar se këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë.

    “Unë do t’i përshtatem çfarëdo forme ligjore që rrjedhin nga institucionet e Republikës se Kosovës. Mirëpo sa i përket kësaj iniciative (udhëzimit administrativ) për mendimin tim, duhet të ketë marrëveshje politike, dorëheqje vullnetare koordinuar, do te ishte me e dinjitshem, për mendimin tim. Meqenëse ky vendim është i kryeministrit, natyrisht është një baze ligjore. Por, iniciativën e shkarkimit unë e shoh me problematike dhe e shoh më të pa dinjitetshme sepse këtu ka edhe probleme, pastaj procedurat deri te shkarkimi. Mendimi im ka qenë dhe do të jetë që më i mirë do të ishte që të ketë një marrëveshje politike dhe dakordim i përgjithshëm. Unë jam i gatshëm për ta kryer detyrën time në formën me te mire te mundshme qe i hyn në punë shtetit dhe shoqërisë. Nismën për një peticion e shoh si problematike. Këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë dhe besoj që mund të jetë ndonjë precedant për të ardhmen në të gjitha komunat. Ajo iniciative mund ta ketë problematiken e vet për shkak se deri sa të shkojnë procedurat, kërkojnë kohë më të gjatë dhe është problematike në veti iniciativën për t’i shkarkuar kryetarët”, tha kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri./21Media

  • Aksioni “Goditja” – Arrestohen 10 persona në Pejë ndërsa kontrollohen lokale nate, sekuestrohen armë dhe municion

    Aksioni “Goditja” – Arrestohen 10 persona në Pejë ndërsa kontrollohen lokale nate, sekuestrohen armë dhe municion

    Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin “Goditja” pas rasteve të fundit në vend, e ku tre persona vdiqën pas sulmeve me armë në lokale e kafene.

    Vetëm në Pejë janë arrestuar dhjetë persona, derisa janë konfiskuar 47 copë municion, e pesë armë.

    Po ashtu në Pejë janë kontrolluar10 lokale të ndryshme.

    “Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar: Janё realizuar 125 patrulla policore, Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, Janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janё arrestuar 11 persona, janё sekuestruar 47 copё municion, janё sekuestruar 5 armë”, thuhet në njoftim.

  • Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

    Ishte zhdukur prej 11 ditësh, gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj

    11 ditë pas zhdukjes është gjetur i gjallë Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët për portalin rajoni.org.

    Ata kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjendur në gjendje të rënë shëndetësore.

    Familjaret kanë treguar se Ukshini është gjetur në frashtin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

    Ata kanë treguar se familjari i tyre është gjendur i rraskapitur dhe i paushqyer.

    I njëjti tashmë është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Ukshin Ademi nga Kozhica ishte shpallur i zhdukur nga 30 korriku.

  • Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filler) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro.

    Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana.

    “Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas sediljeve të pasme u zbuluan 300 copë mbushëse fytyre, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9000 euro”, njoftojnë mes tjerash nga Dogana.

  • Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETEVENDOSJE! bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

    Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën, tha Kryeministri Kurti, pas homazheve në varrezat e qytetit të Gjakovës.

    Duke i lartësuar dhe nderuar figurat e tyre si patriot të paepur, të cilët do të na inspirojnë e do të na frymëzojnë përjetësisht, kryeministri shtoi se dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.

    Pas nderimeve, kryeministri Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare, të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë breza që do të vijnë pas nesh.