ATV

Author: G.O.

  • Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ZPS-së.

    Dje, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun.

    Gjatës kësaj seance, dëshmitari i 16-të, me kodin 03879, ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Selimit, konkretisht avokatit Geeoffrey Roberts.

    Ky dëshmitar ka filluar dëshminë e tij në seancën e së hënës, ku pjesën më të madhe të kohës seanca është zhvilluar në sesion privat.

    Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

    Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

  • Gazeta britanike shkruan për pesë plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë

    Gazeta britanike shkruan për pesë plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë

    Bumi turistik i Shqipërisë i ka bërë përshtypje edhe portalit të njohur “Emerging Europe”, media e Britanisë së Madhe e fokusuar tek mbështetja e progresit të bazuar në risitë që e afrojnë me vlerat evropiane, rajone të ndryshme të Euroazisë, ndër të cilat është edhe Evropa Juglindore.

    Në një artikull të gjatë, kjo media i bën jehonë 5 plazheve të jugut të vendit pak të njohura për të huajt, që i konsideron si mrekulli natyrore që ofrojnë përvoja unike dhe kujtime të paharrueshme larg turizmit masiv.

    E nis me plazhin e Gjipesë, që e përshkruan si parajsë për adhuruesit e natyrës, me pamje piktoreske.

    Një gji i veçuar që arrihet vetëm me varkë ose me këmbë, që ofron ujëra të kristaltë dhe një peisazh të paprekur, mes shkëmbinjve.

    Pas tij renditet plazhi i Ksamilit, një thesar që nuk është më i fshehur, me rërën e bardhë dhe ujërat e kristaltë, ku plazhi mund të bëhet edhe në mjedise të izoluar në 4 ishuj të paprekur që arrihen edhe me not.

    Eksperiencë autentike, sipas “Emerging Europe” ofron edhe plazhi i Gjirit të Akuariumit.

    Bregdeti i këtij plazhi ofron një shtrirje të paprekur me peizazhe spektakolare, me ujëra të pastër kristal të rrethuar nga ullishte dhe selvi.

    Mund të shijohen edhe shëtitje të qeta përgjatë bregut, restorante me gatime deti në Himarën që ndodhet shumë pranë.

    Për Jalën, shkruan se plazhi me një bukuri të paprekur ofron një ndjenjë qetësie që rrallë gjendet në pikat më të njohura turistike, me një sfond pyjesh të dendur me pisha dhe kodra piktoreske.

    Vizitorët ftohen të vizitojnë edhe vendet arkeologjike aty pranë si Kalaja e Himarës.
    Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe Palasës, që përshkruhet si parajsë e vërtetë, me një plazh të rrethuar nga malet me bimësi të dendur dhe që ofron një përzierje befasuese të peizazheve të thyer dhe ujërave me një ngjyrë kaltër të thellë.

    Bregu i artë me rërë shtrihet me kilometra, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për vizitorët që të çlodhen dhe të kënaqen me aktivitete të ndryshme ujore.

    Artikulli u rekomandon vizitorëve të mos e humbasin mundësinë për të ecur deri në Parkun Kombëtar të Llogarasë, për të parë pamjet mahnitëse panoramike që ofron nga lart, bregdeti.

  • Përvjetori i vdekjes së Elvis Presley-t

    Përvjetori i vdekjes së Elvis Presley-t

    Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur në më 16 gusht më 1977 në Memphis. Kur ka vdekur, ai ishte vetëm 42 vjeç.

    Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia. Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjes etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.

    Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femërore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Hawaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore. Falë suksesit të madh në showbiz, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley.

  • Prada krijon koleksionin e parë të ‘make-up-it’

    Prada krijon koleksionin e parë të ‘make-up-it’

    Shtëpia e Modës Prada ka krijuar koleksionin e parë të grimit dhe kujdesit të lëkurës i cili pritet të lansohet së shpejti.

    Pas rrugës së suksesshme që ka gdhendur në fushën e modës dhe parfumeve, tani premton të na magjeps me cilësinë e lartë në estetikën e veçantë.

    Artistja Lindsey Alexander, në bashkëpunim me grimieren dixhitale Ines Alfa, frymëzoi një koleksion të tej mbushur me elegancë, të quajtur “Rethinking Beauty”.

    Koleksioni i Prada Beauty pritet të dalë këtë muaj dhe do të përmbajë buzëkuq, fondatinë dhe katër produkte për kujdesin e lëkurës për një lëkurë me shkëlqim.

    Artistja e karakterizon serialin si të çuditshëm, por të sofistikuar. “Kam shikuar thellë në arkiva për frymëzim, pasi kisha akses në të gjitha këto printime shumëngjyrëshe, lëkurë, tekstura najloni, lista nuk përfundon kurrë”, tha ajo.

    Frymëzimi kryesor për to janë pëlhurat nga shfaqjet e kaluara të Prada.

    Paletat e rimeleve kanë katër nuanca të ndryshme, me tekstura të pigmentuara.

    Gjithashtu, paketimi luksoz Prada është një xhevahir i vërtetë për dhomën tonë të zhveshjes.

    Buzëkuqet janë një tjetër triumf, pasi ka 26 nuanca mat me theks në çdo detaj dhe këtu e veçanta është se ato shoqërohen me paketim të rimbushshëm në tonalitete argjendi dhe ari, me logon ikonë trekëndore dhe një teksturë që të kujton atë të Prada.

    Së fundi, bazamentet do të jenë gjithashtu në pako të rimbushshme, dhe në 33 nuanca, me një teksturë të lehtë për një bazë me shkëlqim./atvlive.tv/

  • Gjatë muajit qershor u lindën 2 mijë e 352 fëmijë, dominojnë meshkujt

    Gjatë muajit qershor u lindën 2 mijë e 352 fëmijë, dominojnë meshkujt

    Në muajin qershor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 352 lindje.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga këto lindje të regjistruara 1 mijë e 231 janë meshkuj dhe 1 mijë e 121 janë femra.

    “Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar 2352 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1231 lindje janë meshkuj dhe 1121 lindje janë femra”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Numri i lindjeve në muajin qershor ishte më i vogël se një muaj më parë, pasi që në muajin maj në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 364 lindje.

    Prej tyre 1 mijë e 209 lindje kanë qenë meshkuj dhe 1 mijë e 155 lindje kanë qenë femra./Indeksonline/

  • Presidentja Osmani viziton sot komunën e Dragashit

    Presidentja Osmani viziton sot komunën e Dragashit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë Komunën e Dragashit, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

    Në orën 11:00, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, derisa në orën 11:40, presidentja Osmani do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.

    Ndërkaq me fillim nga ora 12:10, Osmani dhe kryetari i Xheladini do të deklarohen për media.

  • Kryeministri Kurti organizoi pritjen lamtumirëse për ish-ministrin Mehaj

    Kryeministri Kurti organizoi pritjen lamtumirëse për ish-ministrin Mehaj

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte në mbrëmje në “Ballkonin e Hapur”, ka organizuar pritjen lamtumirëse për ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, në të cilën ishin të pranishëm anëtarë të kabinetit qeverisës, diplomatë të shumtë, përfaqësues të lartë të KFOR-it, udhëheqës të ndryshëm të institucioneve vendore e ndërkombëtare, deputetë të Kuvendit të Republikës e bashkëpunëtorë të afërt.

    Në këtë pritje, Kryeministri Kurti përmes një fjale rasti vlerësoi se prej se u themelua ajo, Armend Mehaj është më punëtori, më i përkushtuari dhe më i suksesshmi në krye të Ministrisë të cilën e udhëhoqi.

    “Gjatë 29 muajve sa ishte në detyrë ish ministri Mehaj, pothuajse është dyfishuar numri i ushtarëve, duke iu shtuar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës 2,240 të rinj e të reja. Blerja e armatimit është rritur për 191%, do me thënë gati trefish më shumë sesa kur e ka marrë detyrën”, tha kryeministri dhe shtoi se buxheti për ushtrinë sot është mbi dy herë më i madh sesa para dy vjetëve, duke shënuar rritje nga 67 milionë euro sa ishte në vitin 2021, në 141 milionë euro sa e kemi sot.

    Duke e vlerësuar për punën e tij si ministër, kryeministri tha se ish ministri Mehaj ka bashkëpunuar me kolegët e tij të kabinetit qeveritar, bashkëpunim ndërministror i cili sipas kryeministrit ka dhënë fryt në disa drejtime të rëndësishme.

    “Arritjet e ish ministrit Mehaj janë dëshmuar edhe në bashkëpunimin e tij të dendur dhe të ngushtë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë. Nën udhëheqjen e tij, Ministria e Mbrojtjes dhe e FSK-së e ka rritur dukshëm profilin ushtarak të Republikës në rang botëror, duke realizuar misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt dhe misionin ndërkombëtar në Ishujt Falkland. Dhe, pas tërmetit shkatërrues në Turqi, në shkurtin e këtij viti, ekipi i FSK-së nisi menjëherë në një mision të kërkim-shpëtimit. E gjatë këtij misioni, ushtarët tanë arritën të shpëtojnë disa jetë njerëzish, duke përfshirë aty edhe dy fëmijë”, tha kryeministri Kurti.

    Më tej, Kryeministri Kurti tha se suksesi i ish ministrit Mehaj në arenën ndërkombëtare është shfaqur edhe në përpjekjet e tij për ta avancuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Ai e ka kuptuar thellë, se NATO-ja ka qenë jo vetëm kontribuese në çlirimin dhe sigurimin e Kosovës, por është edhe destinacioni ynë.

    Kryeministri gjithashtu veçoi se ditët e fundjavës si ministër, Armendi i shfrytëzonte jo për të pushuar pas një jave të mbushur me punë dhe aktivitete, por për të vizituar dhe falënderuar familjet e dëshmorëve, të cilët kanë bërë sakrificën më të madhe të mundshme, duke dhënë bijat dhe bijtë e tyre, që ne të jetojmë në liri në Kosovën e pavarur.

    Në fund të fjalës së tij Kryeministri Kurti e ka falënderuar ish ministrin Mehaj me fjalët “Armend, në emrin tim, dhe në emrin e të gjithë Qeverisë, të faleminderit përzemërsisht për punën dhe shërbimin tënd gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit. Faleminderit që, edhe pse fizikisht larg Kosovës, kurrë s’ke qenë larg me mendje e me zemër. Dhe kurrë se ke harruar se sa shumë i kemi borxh atdheut tonë, Republikës së dashur të Kosovës. Faleminderit”.

    Ndërkaq, ish ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit tha se i beson motos e cila thuhet në ushtri ‘Krah për krah’, nëse ecim krah për krah atëherë i arrijmë edhe qëllimet e përbashkëta.

    Pasi falënderoi kryeministrin për fjalët dhe besimin e dhënë ai tha se ka bërë vetëm punën e tij pasi siç tha ai këtë ia kemi borxh atdheut dhe çdo dëshmori të kombit. Më tej ish ministri Mehaj tha se qëllimi i përbashkët i të gjithëve është integrimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

  • 35 të burgosur marrin certifikata për aftësim profesional

    35 të burgosur marrin certifikata për aftësim profesional

    Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë shpërndarë 35 certifikata të aftësimit profesional për të burgosurit.

    “Aftësimi i tyre ka përfshirë lëmenjtë e ndërtimtarisë, automekanik, instalim të ngrohjes, axhustatorë, etj. Certifikatat e aftësimit profesional jo vetëm që do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë, por gjithashtu do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri. Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e MD-së.

    Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja.

    Ajo shprehu besimin se aftësitë e fituara do të ndihmojnë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

    “Pas shpërndarjes së certifikatave, ministrja Haxhiu vizitoi edhe Institutin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Në këtë institucion, ajo takoi stafin dhe personat të cilët janë në trajtim, duke treguar vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar këtë kategori”, theksohet në njoftim.

    Në njoftim theksohet se vizita e ministres Haxhiu edhe njëherë rikonfirmon kujdesin e duhur ndaj personave me nevoja të veçanta, ndërsa gjithashtu reflekton përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend.

  • Lukaku nis kontaktet me rivalin e Chelseat

    Lukaku nis kontaktet me rivalin e Chelseat

    Në një verë që po e kalon duke kërkuar klub të ri, Romelu Lukaku mund ta ketë gjetur atë vetëm 15 kilometra larg nga “Stamford Bridge”.

    Sulmuesi belg raportohet se ka nisur kontaktet me Tottenhamin, skuadër kjo që po kërkon një zëvendësues të anglezit Harry Kane i cili vendosi të bashkohet me gjigantin gjerman Bayern Mynih.

    Dy skuadrat e nisën Premier Ligën me barazim, ndërsa ish-sulmuesi i Interit vazhdon të qëndrojë jashtë skuadrës, ku stërvitet i vetëm, larg grupit të Pochettinos.

    Një zgjidhje nevojitet urgjentisht në dy javët e ardhshme. Kjo është arsyeja pse kanë nisur kontaktet e para mes palëve. 30-vjeçari është në merkato dhe Tottenhami po mendon seriozisht për të, ndërsa është i vetëdijshëm se nënshkrimi i Lukakut ka të mirat dhe të këqijat e tij, përcjellë KoosvaPress.

    Lukaku e kishte bërë të qartë disa herë se nuk dëshironte të luante më në ligën angleze, i djegur nga dy eksperiencat në Chelsea dhe Manchester United . Por, në mungesë të alternativave, ajo mund të ndryshojë mendimin e tij.

  • Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, lëndohen tre minatorë

    Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, lëndohen tre minatorë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në minierë e Bulqizës në Shqipëri.

    Ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës. Shkaku dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel.

    Tre minatorët e plagosur Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas burimeve minatorët ata pësuan djegie të rënda të gradës së tretë. Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.

    Po ashtu është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

    Sipas policisë situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje./Top Chanel/