ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj nga Lipjani: Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

    Haradinaj nga Lipjani: Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturën e degës në Lipjan.

    Haradinaj ka thënë se Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë.

    “Sot qëndrova në Lipjan për një diskutim të lirë me kolegët Aleancës. Me këtë rast bashkëbiseduam për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës. Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin.

    Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë!”, ka thënë Haradinaj.

  • Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë

    Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë

    Pavarësisht kritikave agresive që nga marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian pas dështimit të fundit në Bruksel, kryeministri deklaron nga Zvicra se “ne jemi në të drejtën tonë” kur flitet për dialogun ndërmjet dy shteteve fqinje.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur mbrëmë në Pallatin Federal në Bern nga presidenti i Federatës së Zvicrës, Alain Berset.

    Pas takimit ai ka mbajtur një konferencë për media, me ç`rast ka folur për përmbajtjen e takimit, dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tre propozime ndërsa Serbia asnjë”.

    “Në këto rrethana, ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja”, tha Kurti.

  • Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës.

    Personat G. H., 25-vjeçar dhe E. M., 21-vjeç nga Elbasan akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, shkruan Abcnews.

    Sipas policisë, materialet i kanë kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

    Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

    Një 76-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e zjarrit në Panorc të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se viktima nuk kishte mundësi të dilte nga shtëpia e cila ishte përfshirë nga zjarri.

    Sipas tij, brenda shtëpisë ishin katër persona, derisa një nga tre të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

    “Rreth orës 02:40, Policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima i moshës 76-vjeçare, pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi Policia.

    Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.

  • Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, i dënuari për krime lufte Svetomir Baçeviq mbetet në burg

    Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, i dënuari për krime lufte Svetomir Baçeviq mbetet në burg

    Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit për krime lufte në Pejë Svetomir Baçeviq dhe mbrojtësit të tij, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

    Kërkesa e paraqitur nga vetë i dënuari, i cili kishte deklaruar në ankesë se vendimet e të dy Gjykatave paraqesin hakmarrje ndaj tij, sipas Supremes nuk ka pasur bazë ligjore, raporton atvlive.tv.

    “Por duke iu referuar gjendjes faktike e sidomos deklaratës së të dëmtuarës T.K. pretendon se që të dy gjykatat kanë marrë një vendim i cili është hakmarrje ndaj të njëjtit dhe se si i tillë është një vendim i paligjshëm dhe skandaloz”, citohet deklarata e Svetomir Baçeviqit në vendimin e Supremes.

    Tutje sipas kësaj Gjykate nuk qëndrojnë pretendimet e mbrojtjes lidhur me dëshminë e të dëmtuarës Tixhë Kadrijaj.

    “Dëshmitarja e përshkruan personin i cili e ka marrë nga shtëpia e saj si “ai i B. dhe i thojshin hajn dhe se nuk ka qenë në uniformë”. Po ashtu, dëshmitarja që nga fillimi ka thënë se nuk është në gjendje ta identifikoj tani personin në fjalë, për shkak se kjo ka ndodhur 20 e më shumë vite me pare. Pra e dëmtuara-dëshmitarja asnjë moment nuk ka pretenduar se e ka identifikuar të dënuarin, por e ka dhënë përshkrimin e tij sipas kujtesës së natës kritike si dhe ka përshkruar ngjarjen dhe faktin se as atëherë nuk e ka njohur, por bashkëshorti i saj, Rexhepi, atë natë i ka thënë se “e kemi kojshi, mos u tut”, ndërsa e ka cek se ky person ka pas armë. Andaj, edhe nuk mund të pranohet pretendimi se e dëmtuara e ka ndryshuar deklaratën ngase e njëjta asnjëherë nuk ka pretenduar se e njeh të dënuarin dhe se mund ta identifikoj”, thuhet në vendimin e Supremes.

    Mbrojtja e të dënuarit Baçeviq, avokati Dejan Vasiq kishte pretenduar se edhe dëshmitari serb, që ishte fqinji i saj nga fshati Bellopojë e Pejës kishte dhënë deklaratë kundërthënëse me viktimën, mirëpo sipas Supremes, gjykata e shkallës së parë, kishte konstatuar drejtë se I dënuari kishte marrë peng Tixhën pa dëshirën e saj, e nën kërcënimin e armës.

    “Dëshmitari i cili e përshkruan ngjarjen duke deklaruar se e dëmtuara ishte e mbështetur për muri, duke qëndruar në këmbë e frikësuar, ndërsa S. ishte në distancë prej gjysmë metri nga ajo dhe bisedonte diçka me te. Më tutje, dëshmitari e përshkruan se si kishte grushtuar të dënuarin dhe e kishte e marrë të dëmtuarën, të cilën e kishte kthyer në shtëpinë e saj e cila kishte mbetur aty deri në fund të luftës”, thuhet tutje në vendimin e Supremes të publikuar të premten.

    Svetomir Baçeviq është dënuar me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës, për kidnapimin e Tixhë Kadrijajt nga ky fshat.

    Vendimin e shkallës së parë e kishte vërtetuar edhe Apeli./atvlive.tv/

  • ​‘SOS Humanity’ do të marrë 790 mijë euro nga Berlini

    ​‘SOS Humanity’ do të marrë 790 mijë euro nga Berlini

    Berlini ka ndarë 790,000 euro për organizatën joqeveritare gjermane (OJQ) SOS Humanity në mbështetje të operacioneve të shpëtimit për migrantët dhe refugjatët në vështirësi në Mesdheun qendror, tha për ANSA koordinatori i komunikimit i organizatës “tokë-det”, Lukas Kaldenhoff, të shtunën.

    Kaldenhoff e përshkroi shumën si “të vogël” në lidhje me burimet e disponueshme në nivel evropian dhe tha se shuma është e mjaftueshme për të mbuluar vetëm një të katërtën e kërkesave vjetore të SOS Humanity.

    Të premten Roma shprehu “habinë” me raportet se Gjermania do të financonte punën me emigrantët në territorin italian dhe jo vetëm në det dhe kërkoi sqarime, duke thënë se financimi i punës me emigrantë në Itali do të ishte një anomali e rëndë. (ANSA).

  • Formacionet zyrtare të Milanit dhe Veronas

    Formacionet zyrtare të Milanit dhe Veronas

    Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Milanit dhe Veronas, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Serie A.

    Milani synon të këndellet pas humbjes së thellë 5:1 nga Interi dhe pas barazimit 0:0 ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, Verona në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas barazoi pa gola, 0:0.

    Takimi i fundit mes Milanit dhe Veronas daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe “Rossonerët” shënuan fitore 3:1.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu dhe Maignan, kurse te Verona mungojnë Braaf, Doig, Henry dhe Hrustic.

    Tanimë trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

    Milani (3-4-3): Sportiello; Tomori, Kjaer, Thiaw; Florenzi, Reijnders, Krunic, Musah; Leao, Giroud, Pulisic

    Verona (3-4-2-1): Montipo; Magnani, Hien, Dawidowicz; Faraoni, Hongla, Folorunsho, Terracciano; Duda, Lazovic; Ngonge

  • Haradinaj nga Stublla: Ernest Koliqi ishte një komb-ndërtues

    Haradinaj nga Stublla: Ernest Koliqi ishte një komb-ndërtues

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 120-vjetorit të lindjes së gardianit të kulturës shqiptare, Ernest Koliqi.

    Haradinaj ka thënë se në mes të hijeve të Luftës së Dytë Botërore, Koliqi dërgoi qindra mësues në Kosovë, një akt që tejkalonte detyrën e thjeshtë administrative.

    “Sot jemi bashkuar në Stubëll, djepin e arsimit shqip në Kosovë, të nisur nga Don Mikel Tarabulluzi. Pikërisht në këtë tokë të shenjtë i bëjmë homazhe një tjetër rojtari të kulturës sonë, Ernest Koliqit. Në mes të hijeve të Luftës së Dytë Botërore, Koliqi dërgoi qindra mësues në Kosovë, një akt që tejkalonte detyrën e thjeshtë administrative. Ishte një lëvizje strategjike për të ruajtur thelbin tonë shqiptar, të nisur nga Don Mikel e të nxitur nga fryma e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se Ernest Koliqi ishte një komb-ndërtues, jo thjesht veç një shkrimtar.

    “Ernest Koliqi nuk ishte thjesht një shkrimtar; ai ishte një komb-ndërtues. Veprat e tij letrare dhe kujdesi editorial i revistave si “Illyria” shpërndanë kulturën, gjeografinë dhe historinë tonë, duke na ofruar njohuri analitike. Megjithatë, ndikimi i tij i thellë nuk u kufizua vetëm në fjalën e shkruar. Si ministër i Arsimit, ai e materializoi patriotizmin e tij duke forcuar infrastrukturën arsimore në Kosovën e pushtuar gjatë, nga Serbia e Jugosllavia. Ky ishte një akt i llogaritur, i guximshëm, i ngjashëm me përpjekjet nismëtare të Don Mikelit, për të sfiduar zhbërjen e identitetit tonë”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka shtuar se do të jemi ruajtës të porosive të patriotëve shqiptar si Koliqi.

    “Ndërsa jemi mledhur këtu, pikërisht në tokën ku u shfaq vendosmëria e guximi i Don Mikelit, të zotohemi se do të jemi ruajtës të porosive të patriotëve si ai e Koliqi. Këta burra na kujtojnë se kultura dhe edukimi ynë janë intrumente aktive të rezistencës dhe identitetit. Fjalët dhe veprat e tyre, vazhdojnë të na udhëheqin e frymëzojnë në rrugën tonë për ruajtjen dhe kultivimin e vazhdueshëm të trashëgimisë sonë shqiptare”, ka përfunduar Haradinaj.

  • ​Muzeu Kombëtar nuk ka hapësirë për pranimin e eksponateve të reja

    ​Muzeu Kombëtar nuk ka hapësirë për pranimin e eksponateve të reja

    Muzeu Kombëtar i Kosovës nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar veprimtarinë e tij, për faktin se në kuadër të kësaj ndërtese funksionojnë edhe Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Administrata. Nga ky institucion thonë se e kanë të vështirë të pranojnë eksponate të reja, për shkak se gjendja e depove dhe laboratorëve nuk është e favorshme. Ndërkaq, “shtëpia” e artefakteve arkeologjike është duke pritur miratimin e projektit i cili përfshinë renovimin e kësaj ndërtese. Se Muzeu ka nevojë për ndryshime, e thonë edhe turistët, të cilët u shprehën se mungon ndriçimi dhe ventilimi.

    Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu tha për KosovaPress, se aktualisht prioritet është miratimi i projektit për renovim, i cili do të ndikojë pozitivisht në pranimin e mëtutjeshëm të eksponateve arkeologjike.

    “Ne jemi në pritje të miratimit të projektit kryesor, për renovimin e ndërtesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës, me theks të veçantë flasim për depot dhe laboratorët, meqë gjendja aty nuk është e favorshme. .. Kur flasim për gjendjen e depove dhe laboratorëve, i bie që edhe fondi muzeor i cili është poshtë, kërkon një trajtim tjetër dhe të veçantë dhe po besoj që deri në fund të këtij muaji do të përmbyllen këto procedura të shqyrtimit dhe miratimit, në mënyrë që mandej t’i hapet rrugë procedurës për renovimin e ndërtesës së muzeut. Aktualisht, kjo është ajo që e prek Muzeun Kombëtar të Kosovës, ne i kemi aktualisht ekspozitat, e kemi fondin muzeor poshtë, i cili kërkon një zhvendosje”, tha Aliu.

    Aliu u shpreh se u përgjigjet kërkesave për prurje të reja vetëm me ekspozim të përkohshëm, pasi që sipas saj, gjendja aktuale e depove nuk lejon diçka më shumë.

    “Është ndërtesë e vogël si hapësirë. Shto këtu faktin që brenda ndërtesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës normalisht është e vendosur edhe administrata, dhe nuk është numër i vogël. Në anën tjetër, e kemi në po të njëjtën ndërtesë, veprimtarinë e tij e ushtron Instituti Arkeologjik i Kosovës, prandaj si ndërtesë po besoj se është e pamjaftueshme për të ushtruar veprimtarinë… Mendoj se të gjithë duhet të na mirëkuptojnë dhe normalisht nëse është diçka tejet e veçantë, ose është ndonjë gjetje rasti e cila dhe kërkon trajtim institucional dhe ekspozim, besoj që po. Por, në të kundërtën aktualisht gjendja e depove mendoj që nuk lejon prurje të reja për trajtim, ndoshta për ekspozim të përkohshëm po”, u shpreh Aliu.

    Ndërkaq, turistët derisa e vlerësojnë si ndërtesë interesante Muzeun Kombëtar të Kosovës, potencojnë se duhet bërë ndryshime në të.

    Turisti nga Emiratet e Bashkuara, Mohammed për KosovaPress, u shpreh se historia që përcjell ky muze është interesante, porse potencon se nevojiten ndryshime sa i përket ndriçimit dhe ventilimit.

    “Ne vetëm po ecnim dhe pamë që këtu është një muze dhe menduam t’ia hedhim një sy. Ne sapo erdhëm këtu. … (Muzeu) ka nevojë për ndriçim më të mirë dhe ka nevojë për një ventilim më të mirë. Përndryshe historia është e mirë. Historia që tregohet brenda është e mirë. .. Nuk kemi shumë informacione për Kosovën. Pra, për ne, çdo informacion që gjejmë këtu është mjaft i vlefshëm. Nuk mund të specifikojmë asgjë realisht, por gjithçka që mësojmë është mjaft e mirë për ne”, tha Mohammed.

    Po ashtu edhe vizitori nga Mbretëria e Bashkuar, John Anderson u shpreh se është kurioz të dijë më shumë rreth historisë së pavarësisë.

    “Në fakt një udhërrëfyes, ne pamë udhërrëfyesin e informacionit turistik dhe menduam se duhet të vijmë dhe të shohim historinë e Kosovës. … Deri më tani (muzeu) është shumë i këndshëm. Kati i poshtëm është shumë interesant. Dëgjuam rreth historisë e kombit dhe tani po shikojmë disa nga disa pjesë të tjera. Po, është shumë interesante. … Unë jam padyshim mjaft i interesuar të shoh gjërat (rreth pavarësisë) dhe meqë jam nga Mbretëria e Bashkuar më intereson të shoh disa nga ndikimet në të cilat ne ishim të përfshirë. Pra, është interesante të shihet se si u zhvillua”, tha Anderson.

    Ndërkaq, ciceronia në Muzeun Kombëtar të Kosovës, Mimoza Goqi tregon se deri në gusht të këtij viti kanë mirëpritur rreth 17 mijë vizitorë nga vendet e ndryshme.

    “Është pjesa e janarit deri në këtë periudhën e gushtit, kanë qenë diku rreth 17 mijë vizitorë, duke përfshirë rezidentë dhe jorezidentë, studentë, grupe të ndryshme, delegacione, përfshihen në këtë numër. … Prej të gjitha vendeve, duke përfshirë, nuk mund ta cek një, duke përfshirë të gjitha, Amerikë, Angli, Gjermani, Zvicër. … Vitin e kaluar këtë periudhën janar deri në tetor ka pas mbi 20 mijë vizitorë, sepse ka qenë edhe pjesa e manifestës që është mbajtur këtu, dhe e ka rritur numrin e vizitorëve”, tha Dragusha.

    Ajo jep detaje edhe për të gjithë koleksionin ekspozuese që kanë, duke filluar nga periudha parahistorike e deri te shpallja e pavarësisë së vendit tonë.

    “Muzeu i Kosovës ka dy salla ekspozuese, është pjesa poshtë ku fillon pjesa e arkeologjisë, që është e ndarë në dy pjesë, ku fillon me pjesën e parahistorisë dhe pjesën e periudhës romake, që është e ndarë në periudha. Fillon prej periudhës neolitin, eneolitin, periudhën e bronzit, hekurin dhe periudhën romake… Ndërsa lartë në katin e dytë është pjesa e historisë. Po ashtu, edhe në histori është e vendosur në mënyrë kronologjike, që fillon prej Perandorisë Osmane, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pastaj luftën e fundit, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që fillon me zonat operative, pastaj luftën, zhvillimin e luftës, armët e luftëtarëve, uniformat deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës“, tha Dragusha.

    Kështu, Muzeu Kombëtar i Kosovës i hapur që nga viti 1949, është një nga institucionet më të vjetra kulturore dhe historike në Kosovë. Koleksioni i këtij muzeu përfshin zbulime arkeologjike, dokumentacione historike, artefakte etnografike të cilat zbulojnë më shumë mbi qëndrimin e shqiptarëve në këto territore ndër kohëra e deri tek zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë dhe rrjedhën e tyre.

    Ndërkaq, ky muze po kalon nëpër një sfidë, sa i përket kthimit të 1247 artefakteve arkeologjike nga Serbia në Kosovë, të marra gjatë viteve të 90-ta.

    Deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre. “Hyjnesha në Fron”, është një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja” të Prishtinës.

    Muzeu Kombëtar i Kosovës është i hapur gjatë gjithë javës, përveç të hënës, nga ora 10:00 deri në 17:00.

  • Kryeministri i Polonisë paralajmëron Zelenskyn: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

    Kryeministri i Polonisë paralajmëron Zelenskyn: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

    Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki paralajmëroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se do të ketë pasoja nëse do të vazhdojë me komente “fyese” ndaj polakëve.

    “Dua t’i them presidentit Zelensky që të mos ofendojë më kurrë polakët, siç bëri kohët e fundit gjatë fjalimit në OKB”, tha kryeministri polak në një tubim elektoral të premten.

    Kjo vjen pasi presidenti polak ishte përpjekur të lehtësonte tensionet midis dyja kombeve në mosmarrëveshjen e vazhdueshme mbi importet e grurit ukrainas.

    Fjalimi i fundit i liderit ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York i tensionoi më tej marrëdhëniet me Varshavën, partner thelbësor ushtarak në luftën kundër Rusisë.

    Në fjalimin e tij, Zelensky tregoi përpjekjet e Kievit që të mbajë hapur rrugët tokësore për eksportimin e grurit në mes të një bllokade ruse të Detit të Zi.Megjithatë, ai kritikoi gjithashtu “teatrin politik” që rrethon importet e grurit, duke ndihmuar pa dashje agjendën e Moskës, raporton skynews.

    Kryeministri Mateusz Morawiecki në një tubim elektoral gjatë ditës së djeshme iu drejtuar të parit të shtetit ukrainas me fjalët, “dua t’i them presidentit Zelensky që kurrë më të mos ofendojë polakët, siç bëri kohët e fundit gjatë fjalimit në OKB”.

    Ndryshe, Polonia është ndër shtetet kryesore që po e ndihmon Ukrainën që të çlirohet nga pushtuesit rus.