ATV

Author: G.O.

  • Franca arreston një oligark rus nën dyshimet për shkelje të sanksioneve

    Franca arreston një oligark rus nën dyshimet për shkelje të sanksioneve

    Oligarku rus, Alexey Kuzmichev, është arrestuar dhe po merret në pyetje në Francë në lidhje me dyshimet për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash, si dhe për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, tha Zyra e Prokurorit për Financa më 31 tetor.

    Një ditë më herët, autoritetet kanë kryer bastisje në shtëpinë e Kuzmichevit në Paris dhe në rajonin Var.

    Kuzmichev vazhdon të jetë i ndaluar nga autoritetet dhe ende ndaj tij nuk janë ngritur akuza. Avokatët e tij ende nuk janë deklaruar për rastin.

    Zyrtarët doganorë francezë vitin e kaluar konfiskuan jahtin “Le Pettie Ourse” të Kuzmichevit. Konfiskimi i jahtit prej 27 metrash ishte pjesë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të lidhjeve të oligarkut me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Ky veprim nxiti një betejë ligjore midis autoriteteve dhe Kuzmichevit, i cili është një prej aksionarëve të bankës ruse, Alfa Bank.

    Kuzmichev po ashtu në gusht të këtij u fut në listën e sanksioneve amerikane për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./REL/

  • Përurohet “Murali”, u dedikohet të prekurave me kancerin e gjirit – synohet vetëdijesimi për kontrolle të rregullta

    Përurohet “Murali”, u dedikohet të prekurave me kancerin e gjirit – synohet vetëdijesimi për kontrolle të rregullta

    Ndërmarrja Publike Banesore të martën ka përuruar “Muralin” ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, me rastin e Muajit Rozë, raporton Ekonomia Online. Në ceremoninë e përurimit u tha se murali do të shërbejë si mesazh i fuqishëm i vetëdijesimit për kancerin e gjirit si dhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm. Në të njëjtën kohë paraqet një formë të solidarizimit me personat që janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me të si dhe familjet e tyre duke përhapur shpresë, forcë dhe mbështetje.

    Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahataçiu, tha se morali i dedikohet grave që i kanë mbijetuar kësaj sëmundjeje.

    “Ne jemi bërë bashkë për Prishtinë dhe jemi bërë përballë kësaj sfide. Për ta lënë një trashëgimi siç është ky morali këtu në qendër të Prishtinës, si një shenjë për të gjitha gratë që e kanë tejkaluar këtë sfidë”, tha ajo.

    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha, tha se murali nuk paraqet vetëm një vepër arti, por është simbol i shpresës, unitetit dhe forcës.

    Sipas tij, kjo sëmundje mund t’i prek të gjithë, prandaj edhe murali është dëshmi e vendosmërisë sonë për t’u përballur me këtë sfidë.

    “Sot, jemi mbledhur për të përuruar një iniciativë të NPB-së që tregon angazhimin ndaj një kauze të rëndësishme  ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky mural para nesh nuk paraqet vetëm një vepër arti, por është simbol i shpresës, unitetit dhe forcës”.

    “Ai përfaqëson fuqinë e ndërgjegjësimit, edukimit dhe mbështetjes si dhe ndikimin që një komunitet mund t’a ketë kur është i bashkuar me një qëllim të përbashkët. Kanceri i gjirit na prek të gjithëve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe ky mural është dëshmi e vendosmërisë sonë për t’u përballur me këtë sfide”.

    “Prandaj, përderisa përurojmë këtë mural, ne sot nderojmë guximin e të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre, kujtojmë ata që i kemi humbur dhe shfaqim angazhimin tonë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur përparimin e vazhdueshëm në këtë drejtim”.

  • Dashuria e madhe ndaj kafshëve e nxiti të bëhej veterinar

    Dashuria e madhe ndaj kafshëve e nxiti të bëhej veterinar

    Dashuria e madhe si çdo fëmijë që ka për kafshët, ndryshe ishte për Valon Sherifin i cili që nga mosha 14-vjeçare synonte të bëhej veterinar dhe të ofronte kujdes shëndetësor për ta.

    Qëllimi i tij u arrit, pas një përgatitje profesional duke ndjekur studimet për t’u bërë veterinar.

    Valon Sherifi thotë se fillimet nuk ishin të lehta, e sidomos rrugëtimi deri tek hapja e ambulantes veterinare.

    Sherifi thotë se gjatë detyrës së tij, intervenimet kirurgjike janë pjesë më e dhimbshme dhe emocionuese për atë, derisa shton se ai është i gatshëm në çdo moment e çdo situatë të ndihmojë kafshët./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Jashari thotë se ka ende nxënës që s’janë pajisur me libra: Problem pati edhe me rimbursimin e prindërve

    Jashari thotë se ka ende nxënës që s’janë pajisur me libra: Problem pati edhe me rimbursimin e prindërve

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se nga raportet që kanë gjendja me furnizimin e librave në shkolla nuk është e mirë, pasi sipas tij, edhe pas dy muajsh ka nxënëseve që nuk është pajisur ende me libra.

    Ai ka thënë se gjendje është me e keqe për nxënësit nga klasa gjashtë deri në të nëntën, si shkak i vendimit që këto klasë t’i përdorin librat e viteve të kaluar.

    Jashri sqaroi se një pjesë e atyre librave kanë qenë të dëmtuara, nuk kanë qenë të dhe se fletoret e punës kanë paraqitur problem ngase kanë qenë të plotësuara.

    “Ne kemi marrë informacione prej 2 javësh, gjendja nuk ka qene fortë e mirë ngase na është thënë së ka nxënëse që nuk janë pajisur një pjesë e tyre fare por një pjese tjetër janë pajisur me tekste, dhe gjendjen e kemi me të keqe nga klasa e 6-9 për arsye të ditura sepse tekstet janë përdorur vitin e kaluar shkollorë dhe një pjesë e tyre kanë qene të dëmtuara, nuk kanë qenë të përdorshme për këtë vite edhe fletorët e punës kanë paraqitur problem ngase kanë qenë të plotësuara:.

    Jashari tha se ky vendim që ka marr MASHT-i për furnizim me libra ka qenë gabim dhe se shpreson që vitin e ardhshme Qeveria të ndaj mjete të mjaftueshëm që nxënësit të pajisen me libra.

    “Vetë fakti që po flasim për këtë temë mbas 2 muaj fillimi në shkollë tregon që vërtet vendimi i zonjës Nagavci ka qenë i gabuar dhe uroj qe edhe ata të kenë mësuar nga  ky gabim dhe vitin e ardhshëm urojë të kemi mjete të mjaftueshme nga qeveria që të gjithë nxënësit që nga klasa e 1-9 me kohë të jenë të furnizuar por jo në këtë formë po si në të kaluarën”.

    Ai tha se problem ka pasur edhe tek rimbursimin i familjeve, sipas tij, është raportuar se ka pasur prind që për shkak të borxheve u janë bllokuar mjetet e ndara nga MAShTI, raporton EO.

    “Nga informacionet  tona ka pasur vrenjtë se ka nxënëse që ende nuk janë pajisur një pjesë fare, më asnjë tekste. Kryetarit i këshillit të prindërve te nivelit te vendit e dinë ankesa të tilla, ajo që është thënë dhe është shprehur frikë e arsyeshme nga njerëzit që i njohin këto gjera është thënë së mund te ketë prind që për shkak të borxheve pa pamundësisë t’i paguajnë borxhet e caktuara mund ti kenë pas edhe të bllokuar mjetet eventuale dhe me kujtohet një rast kur zonja ministresh e dha një vendimi që këta të mos veprojnë mirëpo ata ia kthyen se ata e kanë detyrën e vetë, mbase një pjesë e prindërve edhe nuk kanë mundur fare deri të rimbursimi për shkak të borxheve dhe xhirollogarive të mbyllura, ka pasur edhe prind që kane pritur më rreshta që të marrin librat në librari pra e gjithë kjo nuk ka nevojë të ndodhtë, nëse Qeveria nuk ka mjete bashkëkohorë për laptop dhe projektor se paku mos të na sfidojë më tekste shkollore”.

    Ministria e Arsimit këtë vit ka ndare nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me kthjellime dhe reshje shiu në disa zona pasdites.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Peja, Gjilani dhe Ferizaj me 9 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale  Prizreni me 22 gradë Celsius.

    Ndërkohë, dita e nesërme në vendin tonë parashihet të ketë mot të ngjashëm.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë Peja me 8 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 20 gradë Celsius.

    Ndërkaq, në Shqipëri do të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 28 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • I dërguari i OKB-së paralajmëron se lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri

    I dërguari i OKB-së paralajmëron se lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri

    Lufta Izrael-Hamas po përhapet në Siri, nxitur nga paqëndrueshmëria në rritje, dhuna dhe mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin 12-vjeçar, tha i dërguari i posaçëm për Sirinë në Kombet e Bashkuara.

    Geir Pedersen tha para Këshillit të Sigurimit se përveç dhunës nga konflikti në Siri, sirianët tani po përballen “me mundësinë e tmerrshme të një përshkallëzimi të mundshëm më të gjerë” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Sirisë dhe veprimeve hakmarrëse izraelite që po vazhdojnë.

    “Përhapja [e luftës] në Siri nuk është vetëm rrezik, por veçse ka filluar”, tha i dërguari i OKB-së për Sirinë.

    Pedersen përmendi sulmet ajrore, që i janë atribuuar Izraelit, të cilat kanë goditur disa herë aeroportet në Alepo dhe Damask, dhe sulmet hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara pasi Uashingtoni tha se herë trupat e tij u sulmuan “nga grupe që pretendoi se mbështeten nga Irani, përfshirë në territorin sirian”.

    Me rajonin “që është i tensionuar dhe i rrezikshëm” ai tha se “po hidhet më shumë benzinë në zjarrin që veçse ka filluar të ndizet” në Siri, shtet që ka përjetuar rritje të dhunës edhe para 7 tetorit.

    Ai tha se numri i sirianëve të vrarë, plagosur dhe zhvendosur është më i lartë që nga viti 2020, duke theksuar se janë rritur sulmet në zonat e kontrolluara nga Qeveria.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, akuzoi “grupet terroriste”, disa prej të cilave mbështeten nga Siria dhe Irani, se po kërcënojnë që të zgjerojnë konfliktin në Gazë duke “përdorur territorin e Sirisë për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit”. Ajo po ashtu akuzoi Sirinë se po lejon Iranin dhe grupet terroriste që të përdoren aeroportet ndërkombëtare siriane për qëllime ushtarake.

    “SHBA-ja i ka paralajmëruar të gjithë aktorët që të mos tentojnë të shfrytëzojnë situatën në Gazë për të zgjeruar dhe thelluar konfliktin. Ne e kemi bërë të qartë se do të përgjigjemi ndaj sulmeve mbi personelin tonë dhe ndërtesat në Siri”, tha ajo.

    Në Këshillin e Sigurimit, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë po ashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar pasi tha se ky armëpushim “është shndërruar në çështje jetë a vdekje për miliona” persona.

    Izraeli po vazhdon operacionet në Gazë me qëllim që të mposhtë Hamasin, pasi grupi militant palestinez kreu sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.400 persona – shumica civilë – dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 8.000 persona./REL/

  • Ministrja Rizvanolli raporton për gjendjen e krijuar në Trepçë

    Ministrja Rizvanolli raporton për gjendjen e krijuar në Trepçë

    Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

    Gjithashtu, në këtë mbledhje do të raportojë bordi i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.

    Raportimi bëhet në Kuvendin e Kosovës, salla N10, duke nis nga ora 11:00.

  • Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë, Policia iu gjen substancë narkotike

    Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë, Policia iu gjen substancë narkotike

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë gjashtë persona.

    Kjo, pasi që gjatë kontrollimit tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

    Rr. Viktor Majer, Prishtinë 27.2023 – 16:30. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se gjatë kontrollimit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Meloni: Italia e gatshme të ndërmarrë ndihma për Gazën

    Meloni: Italia e gatshme të ndërmarrë ndihma për Gazën

    Kryeministrja Giorgia Meloni se Italia po përgatitej të ndërmarrë ndihma për Rripin e Gazës nëpërmjet detit.

    “Jam në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Mbrojtjes (Guido) Crosetto dhe aleatët tanë”, u tha Meloni gazetarëve në Marche, qyteti i Acqualagna.

    “Ne kemi një mjet patrullues shumëdimensional që është gati të arrijë në ujërat e Gazës për të ofruar ndihma humanitare. Dhe ne kemi dy fregata të tjera dhe një anije amfibe, nëse nevojiten, si dhe spitalet fushore”.

    Ajo tha se lirimi i pengjeve që Hamasi mori në sulmet e tij mbi Izraelin, më 7 tetor ishte vendimtare për de-përshkallëzimin e situatës.

    “Shpresojmë që në një moment të ketë lajme (për pengjet). Lajmet (në këtë front) do të ishin shumë të rëndësishme për të arritur një de-përshkallëzim”, tha Meloni.

    Ajo shtoi se Italia po bënte “punë të mundimshme” në nivel diplomatik “me përgjegjësi dhe ekuilibër të madh” brenda Këshillit Evropian dhe OKB-së. /ANSA

  • Për herë të parë, banorët e Grenlandës nuk do t’i kthejnë orët e tyre prapa

    Për herë të parë, banorët e Grenlandës nuk do t’i kthejnë orët e tyre prapa

    Banorët e Grenlandës nuk do të kthejnë orët e tyre prapa në orën dimërore të dielën për herë të parë dhe nuk do të ndryshojnë zonën kohore.

    Qeveria e Grenlandës vendosi të heqë orën verore dhe dimërore në ishull në nëntor 2022, njoftoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

    Ishulli është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthenin akrepat e orës, autoritetet grenlandeze vendosën të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.

    Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, do të zhvendosin orët e tyre një orë pas, duke kaluar nga ora verore në dimërore.

    Por në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tri orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Ittoqqortoormiit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që do të kthejë orët prapa të dielën.