ATV

Author: G.O.

  • 3-vjetori i arrestimit, vajza e Jakup Krasniqit shprehet e emocionuar: Kaluan tri vite sikur në ferr

    3-vjetori i arrestimit, vajza e Jakup Krasniqit shprehet e emocionuar: Kaluan tri vite sikur në ferr

    Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, është shprehur e emocionuar në tre vjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale.

    Ajo ka thënë se këto tri vite kanë kaluar sikur në ferr.

    Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këto tre vite kanë qenë vite të padrejtësisë.

    “Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta. Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba! Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta. Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë. Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Gresë Krasniqi.

  • Aksident me fatalitet në Prishtinë, humb jetën një person dhe lëndohen rëndë katër të tjerë

    Aksident me fatalitet në Prishtinë, humb jetën një person dhe lëndohen rëndë katër të tjerë

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët ka humbur jetën.

    Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

  • Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bërnicë të Poshtme, vjedhin ari dhe para

    Hajnat hyjnë në një shtëpi në Bërnicë të Poshtme, vjedhin ari dhe para

    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur, me ç’rast ata kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

    Policia njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bërnicë e Poshtme, në kryeqytet.

    “Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • Stuhia ‘Ciaran”, 14 të vdekur në Evropën Perëndimore

    Stuhia ‘Ciaran”, 14 të vdekur në Evropën Perëndimore

    Zyrtarët në Evropën Perëndimore thanë se stuhia ‘Ciaran’ shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave gjatë tre ditëve të fundit, duke sjellë me vete erëra me shpejtësi rekord, shi të dendur, breshër dhe ndoshta një tornado.

    Në Francë shpejtësia e erërave arriti nivele rekord prej 193 kilometrash në orë. Ministri francez i Energjisë tha se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

    Zyrtarët në rajonin e Toskanës në Itali, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme mes problemeve të mëdha të shkaktuara nga stuhia si pemë të rrëzuara e rrugë të përmbytura. Gati 200 milimetra shi u njoftuan se kishte rënë në bregdetin veriperëndimor.

    Guvernatori i Toskanës Eugenio Giani shkruante në plantformën X se gjashtë persona kishin humbur jetën si pasojë e stuhisë, mes tyre dhe një burrë 85-vjeçar që u mbyt në katin e poshtëm të shtëpisë së tij pranës Pratos, në veri të Firences.

    Mediat njoftuan për erëra të forta në Francë, Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Gjermani, që u bënë shkak për vdekjen e disa personave.

    Zyra britanike meteorologjike njoftoi se stuhia solli breshër në madhësinë e një topi tenisi në ishullin Jersey, e me gjasë shkaktoi një tornado të rrallë për rajonin.

    E njëjta zyrë tha se stuhia vendosi një rekord për sa i takon presionin më të ulët barometrik të regjistruar në muajin nëntor. Meteorologët thonë se sa më i ulët të jetë presioni, aq më e fortë është stuhia./VOA

  • Prishtinë: Grabitje nën kërcënimin e thikës

    Prishtinë: Grabitje nën kërcënimin e thikës

    Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë grabitur 85 euro.

    “Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

  • Ymeri: Ngjarjet në veri e dëmtuan pozicionin e Kosovës, presioni ndaj Kurtit prodhoi rezultate për Asociacionin

    Ymeri: Ngjarjet në veri e dëmtuan pozicionin e Kosovës, presioni ndaj Kurtit prodhoi rezultate për Asociacionin

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë për Ekonomia Online se presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka prodhuar rezultate për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ymeri ka thënë se hapat e gabuara të kryeministrit Kurti, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Krahas dëmtimit të reputacionit, Ymeri deklaron se pala kosovare shpesh herë është parë si penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut për të cilat thotë se prodhuan edhe sanksione.

    Ndërsa dakordimin e shefit të ekzekutivit, Ymeri e quan hap jashtëzakonisht të madh në këtë proces.

    “Shpresoj që dokumentin ta kemi në duar dhe të mësojmë vërtet çka, deri sot nga deklaratat publike është një gjë që duket të jetë e vërtet për sa i përket takimit i fundit në Bruksel, ajo është model tjetër për disa gjëra që kanë pasur mospajtim edhe Kurti edhe Vuçiq duket së sa i përket draftit të Asociacionit nuk është së ka pasur ndonjë vërejtje substanciale nga asnjëra pale ky është një hap jashtëzakonisht i madh në procesin e dialogut mes Serbisë edhe Kosovës, formalisht dakordohen”, u shpreh Ymeri.

    Ymeri i cili e drejton institutin “Musine Kokalari” ka thënë se ngjarjet e veriut e kanë ndryshuar pozicionin e Kosovës.

    Sipas Ymerit, shefi i ekzekutivit ka menduar që përmes veriut ta fuqizojë pozicionin e Kosovës në dialog por që e konsideron si të gabuar dhe pa rezultate.

    “Presioni është rritur, mendoj që Kurti i ka bërë disa hapa të gabuar sa i përket procesit të dialogut më cilin mendoj që shumë e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës por edhe të vetin personalisht në raport më bashkësinë ndërkombëtare, pasi e ka pasur një sjellje të papërgjegjshme shpesh në raport me veriun duke shpresuar që ndryshimi i situatës në teren do ta ndryshojë edhe pozitën e Kosovës në procesin e dialogut dhe atë që kemi parë kohëve të fundit jo që nuk është fuqizuar ky proces por është dobësuar në kuptimin e kredibilitetit dhe gatishmëria ose vullneti për t’i dëgjuar argumentet e Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe kjo për shkak të sjelljes sonë. Kërkesat e tyre dhe përgjithësisht që Republika e Kosovës deri vonë është parë si një penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut, për këtë i kemi edhe sanksionet në të cilat jemi vendosur ndërkohë që ne e dimë gjithë që faktikisht Serbia ka qenë dhe mbetet penguese por sjellja jonë e ka mbuluar këtë pozicion destruktiv të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

    Ndër hapat e gabuar të Kurtit sipas Ymerit është mungesa e entuziazmit për dialog me Serbinë.

    Ymeri ka deklaruar se kryeministri Kurti është dashur ta shfrytëzojë momentumin për përfundim të dialogut, sidomos pas kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili në letrën e tij kërkonte që dialogu të përfundojë me njohje reciproke.

    “Gabimi i Kurtit është që nuk ka vepruar më një entuziazëm të shtuar menjëherë në dialog në momentin kur ka ardhur në pushtet, por e ka konsideruar si një temë të parëndësishme e as nuk do të merret dhe e ka shty deri në një moment që është bërë problem gjeo-politik, dialogu nuk do mund të kryhej as në vitin 2021 por së paku ishte dashur që Kosova të ketë një kërkesë apo një aktivitet më intensiv që të kërkonte përfundimin e dialogut atëherë, kryesisht pas letrës që ia dërgoi presidenti Biden atij e presidentit Vuçiq, ku i kërkon që dialogu të përfundoj me njohje reciproke. Njohja reciproke nuk është përjashtuar por është shtyrë në faza”, ka thënë Ymeri.

    “Njohje de-jure është paraparë që të bëhet në momentin që Serbia futet në Bashkimin Evropian dhe këtë e kanë thënë vazhdimisht Shtetet e Bashkimit Evropian. Kushti që e ka Serbia për anëtarësim në Bashkim Evropian është de-jure e Kosovës. Rregullat e lojës i përcaktojnë ndërmjetësuesit dhe ata kanë theksuar që kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë, që i bie që nuk kemi nga t’ia mbajmë vetëm se të i zbatojmë ato që kërkohen nga marrëveshja të dyja palët dhe nuk ka nevojë për nënshkrim. Mendoj që nëse zbatohet kjo marrëveshje shpejtë tash që po quhet marrëveshja e dytë për normalizim ajo që do duhej të zbatohej deri në muajin mars të vitit të ardhshëm atëherë Kosova dhe Serbia do duhej të flasin dhe të diskutojnë për tema tjera që parashihen në marrëveshjen bazë për t’i normalizuar marrëdhëniet në secilën fushë”, ka deklaruar Ymeri për EO.

  • Moti sot dhe nesër

    Moti sot dhe nesër

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin më të ri të motit mbi vendin tonë për këtë fundjavë.

    Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

    Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

    Ditën e diele parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

    Ndryshe, mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperëndimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit të Maqedonisë së Veriut.

  • Përurohen tunelet 6-7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

    Përurohen tunelet 6-7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

    Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, sot mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7, si dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

    Në ceremoninë e cila nisë në orën 13:00, marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, shefi i BERZH-it, Maslichenko Sergiy dhe kryeshefi i Sh.A. “Infrakos”, Naser Krasniqi.

  • Kilaj paraqitet sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Kilaj paraqitet sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, njëherit edhe ish-kryetar i Malishevës, pas arrestimit nga Gjykata Speciale, është dërguar në Hagë, derisa sot do të paraqitet për herë të parë, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), në Hagë.

    Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 10:00.

    Kujtojmë se, Kilaj fillimisht u mbajt në bazën e EULEX-it në Fushë-Kosovë, teksa në mesditën e së premtes, vetura të këtij misioni e dërguan ish-kryetarin e Malishevës në aeroportin Adem Jashari, nga ku aeroplani privat i Speciales ka fluturuar drejt Rotterdamit.

    Arsyet e arrestimit nuk janë të njohura as për familjarët./atvlive.tv/

  • Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon te detyrimi për zbatimin e tyre

    Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon te detyrimi për zbatimin e tyre

    Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë arritur janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

    Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

    I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.

    Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova asociacionin dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera si këto, tha zoti Escobar për Zërin e Amerikës.

    Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.

    Dorëheqja e Shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit

    I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, Escobar tha se ai ka qenë një figurë jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

    Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha dorëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendime në emër të qeverisë serbe”.