ATV

Author: G.O.

  • Fillon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, po dëshmon me masa mbrojtëse

    Fillon dëshminë dëshmitari i 35-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, po dëshmon me masa mbrojtëse

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 35-të (me kodin 4444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili po dëshmon me masa mbrojtëse.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari, i cili është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, do të zgjasë një ditë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjyqtari Smith III tha se ZPS ka paraparë një orë që të marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 4 orë e gjysmë.

    Pyetjet për dëshmitarin ka filluar t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Mbaron dëshminë dëshmitari Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • ​Zbulohen rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale

    ​Zbulohen rregulla të reja për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale

    Rregulla të reja janë zbuluar për të mbrojtur fëmijët në internet, të cilat përfshijnë kufizimin e mesazheve direkte dhe heqjen e tyre nga listat e miqve të sugjeruar.

    Ato janë pjesë e draft-kodeve të para të praktikës së Ofcom-it (rregullator i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar) sipas Aktit të Sigurisë në Internet, i cili u nënshkrua si ligj një javë më parë.

    Ai fokusohet në materiale të paligjshme në internet, të tilla si përmbajtja e kujdesit, mashtrimi dhe abuzimi seksual i fëmijëve.

    Platformave do t’u kërkohet me ligj që të mbajnë private të dhënat e vendndodhjes së fëmijëve – dhe të kufizojnë se kush mund t’u dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta.

    Ofcom do të publikojë më shumë rregulla në muajt e ardhshëm rreth sigurisë në internet dhe promovimit të materialit që lidhet me vetëvrasjen dhe vetëdëmtimin, me çdo kod të ri që kërkon miratimin parlamentar përpara se të vendoset.

    Ofcom shpreson se kodet e shpallura sot do të zbatohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Ofcom tha se shërbimet duhet të përdorin sisteme automatike të zbulimit për të hequr postimet e lidhura me informacionin financiar të vjedhur dhe për të bllokuar llogaritë e drejtuara nga organizata të ndaluara.

    Kompanitë e teknologjisë duhet gjithashtu të emërojnë një person përgjegjës, tha Ofcom, i cili raporton te menaxhmenti i lartë për pajtueshmërinë me kodin. /SkyNews

  • Sulmohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës në Stan Tërg

    Sulmohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës në Stan Tërg

    Sot është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 11:00, në vendin e punës.

    Ankuesi ka raportuar se në vendin e tij të punës, në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari. Viktima ka marr trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Sipas Zahitit, i dyshuari është duke u intervistuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me ngjarjen.

  • Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

    Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

    Një nxënës i një shkolle në qytetin gjerman të Offenberg ka plagosur me armë zjarri një shok klase, raporton “Bild”.

    Policia ka njoftuar rreth orës 13:00 se i dyshuari është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh në shkollën në Offenberg dhe se ai ishte një të mitur.

    Sipas gazetës gjermane, në aksion kanë marrë pjesë katër helikopterë policie dhe dhjetëra policë në terren.

    Rreth 180 nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa dhe iu dorëzuan prindërve të tyre.

    Aktualisht policia është në kërkim të ambienteve për autorë të tjerë të mundshëm apo sende të dyshimta.

    Sipas Bild, bëhet fjalë për një shkollë speciale për fëmijë me vështirësi në të nxënë.

  • Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë

    Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë

    Vetëm 20 minuta zgjati seanca e sotme e Kuvendit në Shqipëri.

    Kjo pasi u mbyll mes kaosit dhe gazit lotsjellës (tymueseve).

    Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget dhe ndezën tymueset me qëllim bllokimin e seancës.

    Kërkesat e opozitës në Shqipëri janë: ngritja e komisioneve hetimore, përfshirja në komisionin e reformës zgjedhore dhe mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

  • Gjeneral Jashari takohet me homologun gjerman, Carsten Breuer

    Gjeneral Jashari takohet me homologun gjerman, Carsten Breuer

    Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur në takim nga Shefi i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer.

    “Dy homologët diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ushtrive të dy vendeve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Informimit Publik e FSK-së.

    “Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi homologun e tij gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman dhe në veçanti Bundesëehri ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së”.

    Në komunikatë thuhet që të dy shefat u pajtuan që ta përforcojnë bashkëpunimin mes dy shteteve, ku homologu gjerman i Jasharit pranoi ftesë nga ky i fundit për vizitë zyrtare në Kosovë.

    “KOMFSK gjithashtu i ofroi homologut të tij bashkëpunim mes dy ushtrive përfshirë bashke-zbarkimet në misione të ndryshme, në operacione ndërkombëtare si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

    “Gjenerali Breuer shprehu vlerësim të lartë për gjeneral Jasharin në funksion të ngritjes dhe profesionalizimit të kapaciteteve të FSK-së, si dhe për angazhimin që po e bëjnë në funksion të paqes në Ballkan, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy ushtrive”.

    “Të dy shefat e mbrojtjes u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe me këtë rast gjeneral Jashari e ftoi gjeneralin Breuer për vizitë zyrtare në Kosovë”.

  • Sulmohet Policia e Kosovës në Leposaviq, sulmuesi kishte në veturë 11 emigrantë

    Sulmohet Policia e Kosovës në Leposaviq, sulmuesi kishte në veturë 11 emigrantë

    Policia e Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq nga një person që dyshohet se po i bartte 11 emigrantë.

    Sipas policisë, pas ndalesës, ai ka ikur vrullshëm nga Policia duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve. Kështu për të ndalur sulmin, policia ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.

    “Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar 11 gëzhoja, ndërsa rasti është në procedurë hetimore nga të gjitha njësitet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë, janë në kërkim pasi ende nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme.

  • Gjenden mbetje mortore në Prekaz

    Gjenden mbetje mortore në Prekaz

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore/eshtrat, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj.

    “Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar.

  • Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re

    Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re

    Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur në gjashtëmujorin e vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri në qershor të këtij viti, rreth 89 persona narkotikë janë trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkaq, sipas qendrës “Labyrinth” janë rreth mbi 40 mijë përdorues të drogave, ku dominon gjinia mashkullore dhe moshat e reja. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

    Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci për KosovaPress thotë se ky vit ka shënuar një rritje në të gjitha çrregullimet psikike, derisa shtoi se në repartin e sëmundjeve të varësisë kryejnë vetëm detoksifikimin.

    Në këtë rast, detoksifikimi është procesi i pastrimit të trupit nga droga ose alkooli që një individ ka konsumuar, derisa qëllimi është të menaxhojë në mënyrë të sigurt simptomat e varësisë kur dikush ndalon marrjen e drogës ose alkoolit.

    “Viti 2023 ka shënuar një rritje në përgjithësi në të gjitha çrregullimet psikike, duke iu referuar kërkesave për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, qofshin ato ambulatore por edhe spitalore…Për vitin 2023 në gjashtë mujorin e parë kanë qenë 89 veta, që nëse ndajmë ose përgjysmojmë numrin e përgjithshëm të vitit 2022, kur kanë qenë 148, i bie që kanë shënuar rritje numri i personave që kanë kërkuar trajtim për shkak të abuzimit me substanca psiko aktive në Klinikën e Psikiatrisë, në ndërkohë që ne kemi edhe shërbimin për metadon. Në Klinikën e Psikiatrisë ne kryejmë në repartin e sëmundjeve të varësisë vetëm detoksifikimin, nuk kemi edhe protokole por edhe mundësi trajtimit për shkak të mungesës së hapësirave.Moshat më të prekura janë periudha prej moshës, dikur ka qenë prej 13-18 vjeç, tani ka rënë prej moshës 10 deri 18 vjeçare”, tha Kutllovci.

    Kutllovci thotë se ka rënë në sy rritja e numrit të gjinisë femërore që abuzojnë me droga të ndryshme. Ai shton se Klinika e Psikiatrisë është në mungesë të dy psikiatërve që do të angazhoheshin në Repartin e Urgjencës Psikiatrike, derisa potencon se ka nevojë edhe për rritje të numrit të infermierëve.

    Ndër të tjera, Kutllovci thotë se për herë të parë në Kosovë do të funksionalizohet reparti me shtretër për fëmije dhe adoleshentë, që sipas tij pritet të përfundoj në muajin nëntor.

    Ndërkaq, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj për KosovaPress thotë se janë rreth 40 mijë përdorues të drogave, derisa potencon se rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave.

    “Në Kosovë, ne në Labirint mendojmë që janë rreth 40 mijë përdorues të drogave. Rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave. Definicioni i përdoruesve problematik të drogave është për ata persona që përdorin drogë dhe si pasojë e përdorimit të drogës, iu shkaktohen varshmëri si fizike si psiqike.Numri është gjithmonë më i madh i atyre që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Deri më tani janë 2700 e pak persona të regjistruar në bazën tonë…Që të gjithë janë përdorues problematik…Kërkesat e tyre janë të shpeshta që të mos regjistrohen. Marihuana është që më ë shumti përdoret në Kosovë, pastaj vjen kokaina menjëherë pas saj. Në këtë rast numri është në shpejtësi duke u rritur. Brenda tri viteve të fundit është rritur dukshëm, numri i përdoruesve të kokainës”, tha Blakaj.

    Blakaj potencon se kokaina është droga më e shtrenjtë, ku grami i saj shkon deri në 80 euro. Ai shton se heroina është rreth 35 euro për gram, ndërsa sipas tij drogat e tjera janë më të lira.

    Terapisti, Safet Blakaj vuri në theks se është shumë e nevojshme një strategji e re me një program gjithëpërfshirës kombëtar, për parandalimin e përdorimit të drogave.

    Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

    Përmes një përgjigje me shkrim, MPB-ja njofton se kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë.

    “Ministria e Punëve të Brendshme është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028. Kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka qenë e angazhuar në veprimet e parandalimit, hetimit, përgjimit dhe arrestimit të personave që kryejnë të gjitha format e veprave penale që lidhen me substanca narkotike (drogave). Përgjatë territorit të Republikës së Kosovës, Drejtoria e Drogës ka qenë e vetmja drejtori përgjegjëse për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e substancave narkotike dhe po ashtu në luftën kundër grupeve kriminale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 102 përdorues të drogës, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë arrestuar 228 persona për këtë vepër.

  • Fillon dëshminë serbi Dragan Ivaniseviq në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Fillon dëshminë serbi Dragan Ivaniseviq në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 34-të, Dragan Ivaniseviq me kodin (W04043) në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmitari i 34-të është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilin ka filluar ta marrë në pyetje kjo e fundit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë tërë ditën.

    Sipas trupit gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraparë 1 orë kohë për t’a marrë në pyetje këtë dëshmitar, mbrojtja e të akuzuarve ka paraparë dy orë e gjysmë, ndërsa mbrojtja e viktimave nuk do të parashtrojë pyetje.

    Disa deklarata të dëshmitarit, të dhëna pranë ZPS-së u pranuan si prova materiale të cilat u klasifikuan si publike.

    Seanca e sotme në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve është duke vazhduar herë pas herë me mungesë të përkthimit në gjuhën shqipe.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi