ATV

Author: G.O.

  • Këmbësori goditet nga vetura dhe merr lëndime trupore

    Këmbësori goditet nga vetura dhe merr lëndime trupore

    Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është goditur nga një automjet në lëvizje të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

    Aksidenti ka ndodhur dje në Vranidoll të Prishtinës, ku viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

  • Prindërit kanadezë mirëpresin fëmijën 6 kilogramësh

    Prindërit kanadezë mirëpresin fëmijën 6 kilogramësh

    Një çift kanadez mirëpriti një fëmijë që peshonte gati dyfishin e madhësisë së një të porsalinduri mesatar.

    Më 23 tetor, Britteney Ayres solli në jetë fëmijën e saj të pestë, një djalë të quajtur Sonny. Por ajo dhe bashkëshorti i saj, u mahnitën kur bebeja mbërriti me peshë 6 kilogram dhe gjatësi 55 centimetra.

    Pesha e Sonny në lindje u bë një rekord për Spitalin Memorial të Kembrixhit në Ontario.
    Mjeku i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, një obstetër dhe gjinekolog në Spitalin Memorial të Kembrixhit, tha për GMA , se Sonny ishte foshnja më e madhe e lindur në spital që nga viti 2010.

    Ahimbisibwe kishte lindur më parë Everett, Lucky dhe Marigold dhe po priste një fëmijë më të madh. Ai ndau me Fox News Digital , “Ne e dinim që edhe ky foshnjë do të ishte i madh, por nuk e prisnim që ai të ishte kaq i madh.”

    “Kur foshnja e përkuli peshoren, u bë e vërtetuar se ai ishte me të vërtetë një foshnjë e madhe”, tha Ahimbisibwe. Ai shtoi se sapo mbërriti Soni, dhoma e mjekëve dhe infermierëve brohoritën.

    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve , madhësia mesatare e një foshnje djali në lindje është midis 3 kilogram dhe foshnjat që lindin “më të mëdhenj” zakonisht peshojnë rreth 4 kg.

    Libri i Rekordeve Botërore Guinness rendit lindjen më të rëndë në rekord me 10 kg në 1879, i cili vdiq 11 orë pas lindjes.

    Që nga ardhja në jetë e djalit të tyre, prindërit kanë thënë se Sonny do të jetë fëmija i fundit . Chance Sr. tha për GMA , “[Sonny] ka një rreze dielli. Ai është i bukur.” Ai shtoi,

    “Kushdo që i sheh ata ka një buzëqeshje të madhe, edhe nëse nuk e njohin nga lajmet. Ata ende e shohin atë dhe thonë: “Uau, çfarë bebe është.” ”

    “Të gjithë po bënin baste se sa i madh do të ishte ai, madje edhe mjekët dhe infermierët,” tha Chance.

    Sonny mbërriti një javë përpara datës së tij të paraparë, më 31 tetor dhe që atëherë i është bashkuar familjes në shtëpinë e tyre në Kembrixh. Britteney konfirmoi se shtatzënia e saj dhe lindja e Sonny ishin pa asnjë ndërlikim./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Qerkini për padinë për gjenocid ndaj Serbisë: Asnjë politikan s’është në “tokë të bukës”, s’kemi të drejtë

    Qerkini për padinë për gjenocid ndaj Serbisë: Asnjë politikan s’është në “tokë të bukës”, s’kemi të drejtë

    Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini tha se siç duke asnjë politikanë në Kosovë nuk është në “tokë të bukës”, duke iu referuar paralajmërimeve për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

    Duke komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, se krerët e shtetit janë angazhuar personalisht në këtë çështje, Qerkini i tha Ekonomia Online se për padi të këtij lloji Kosova nuk ka të drejtë ngase nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

    Sipas tij, politikanët po i mbajnë peng familjet e të pagjeturve dhe se me veprimet e tyre vetëm po u hedhin “hi syve” e nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

    “Asnjë politikan nuk është në tokë të bukës edhe nuk konsultohen me njerëz që nuk kanë të drejtë të bëjnë padi penale deri sa nuk janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Nuk kanë të drejtë kanë shumë punë për më bërë. Po na mbanë edhe neve peng me këso fjalësh të mëdha të cilat po shikojnë disa gjëra thua që na nuk hamë bukë as nuk pimë ujë, na po e dimë që politika po na mbanë peng personave të pagjetur dhe kur të bëhet kjo pyetje për mua, unë e di që është veç punë politike ose ma na hedh hi syve”.

    Duke folur për kompensimin e dëmeve të luftës, ai u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodh edhe pas 100 vjetësh, edhe pse garantohet me Konventa Ndërkombëtare, duke marrë shembull Gjermaninë.

    “A e dini sa vjet është dashur edhe tek tash i paguan dëmet e luftës Gjermania, a Serbia është ende më e fortë se ka qenë edhe sot që është Gjermania. Shtetit i Republikës së Kosovës mbas 100 vjetëve a do të mundet me i realizuar këta çka e kanë përmend. Ai nuk po me i kthen familjarët. A ua merr mendja që punët tona elementare nuk po përgjigjen këtë kohë që është e detyrueshme me Konventa Ndërkombëtare me na u kthyer fëmijën e nuk po na u kthen e po e kthen dëmi. Po nisem prej neve të cilën na ua ka ndaluar edhe pensionet paret të thata i ka marrë edhe nuk ka mundur Kosova me na nxjerr asnjë cent”.

    Kritika ka pasur ai edhe për ndërkombëtarët, duke thënë se nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim., raporton EO. Qerkini ka folur edhe për takimin që ditë më parë ka pasur me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i cili i kishte thënë se institucionet e Kosovës nuk janë treguar efikase në kërkesat ndaj tyre për të pagjeturit.

    “Jemi ka mbahemi peng prej kësaj politike të mbrapshtë së pari vendorët tani ndërkombëtarët. Unë kam pasur para disa dite takim me ambasadorin amerikan Hovenier ku haptazi kam thënë pse nuk po na ndihmoni kur kem emra dhe mbiemra pikat kryesore ku i kemi më të dashurit tonë, kemi numrin me kod ku gjenden njerëzit tonë që i ka marrë Serbia, pse këta nuk po na ktheni,  ju jeni ata që mundeni me ua mbyll gojën Beogradit edhe Kosovës me thënë mos groponi pa lidhje ja ku janë imazhet satelitor. A e dinë se çfarë më ka thënë, tha para dy dite kam pasur takim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar se ju duhet me bë Kryqit të Kuq kërkesën. Më tha që nuk kanë dërguar ende kërkesë, e neve këta tanët na thonë se Beogradi i ka fajet, nuk po i hap arkivat, nuk ka me i hap kurrë bëhuni të bindur arkivat e ushtrisë nuk i hap Serbia”.

  • Macroni i bën thirrje Izraelit ta ndalë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gazë

    Macroni i bën thirrje Izraelit ta ndalë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gazë

    Izraeli duhet patjetër t’i ndalë bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një intervistë për BBC-në të premten vonë.

    Macroni tha se “nuk ka arsyetim” për bombardimet dhe shtoi se armëpushimi do t’i sillte dobi Izraelit.

    “De fakto – sot, civilët po bombardohen – de fakto. Këto foshnje, këto zonja, këta të moshuar po bombardohen e po vriten. Nuk ka arsye për këtë dhe as ligjshmëri. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalet”, tha Macroni.

    Ai e përsëriti se Franca “i dënon qartazi veprimet terroriste” të grupit palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

    Por, ai shtoi se, derisa Franca e njeh të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur “ne i bëjmë thirrje atyre t’i ndalin këto bombardime” në Gazë.

    I pyetur nëse do të donte që liderët e tjerë – përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe – t’i bashkohen kërkesës së tij për armëpushim, Macron tha: “Shpresoj se do ta bëjnë”.

    Izraeli është përballur me thirrje të mëdha për t’u vetëpërmbajtur në luftën tashmë njëmujore me grupin ekstremist, Hamas, por thotë se militantët e këtij grupi, të cilët e sulmuan Izraelin më 7 tetor dhe vranë e rrëmbyen njerëz, do ta shfrytëzonin armëpushimin për ta rimarrë veten.

    Në një reagim ndaj Macronit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se liderët botërorë duhet ta dënojnë Hamasin, e jo Izraelin.

    “Këto krime që Hamasi po i kryen sot në Gazë do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe çdo kund në botë”, tha Netanyahu.

    Intervista e Macronit për BBC-në u transmetua një ditë pasi u mbajt një konferencë humanitare për Gazën në Paris.

    Macroni tha se “konkluzionet e qarta” të të gjitha qeverive dhe agjencive të pranishme në këtë konferencë janë se “nuk ka zgjidhje tjetër mos një pauze humanitare së pari, pastaj kalimi te një armëpushim, i cili do të mundësonte mbrojtjen… e të gjithë civilëve të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me terroristët”.

    Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200.

    Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.

    Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës./atvlive.tv/

  • Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë.

    Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të policisë, ku raportohet se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dhe nga një në Fushë-Kosovë, Prizren dhe Mitrovicë.

    Rasti i parë ka ndodhur në kryeqytet, ku një person është arrestuar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, rasti i dytë në kryeqytet është iniciuar “Dhunë në familje”, edhe pse i dyshuari që e ka shkaktuar dhunën psikike gjendet në Gjermani.

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i cili gjendet në Gjermani. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe ndaj te dyshuarit”, thotë policia.

    Rasti i tretë ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë, ku një grua ka pësuar lëndime trupore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili gjendet në arrati.

    “Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.

    Ndërkohë, edhe në Prizren është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, gjithashtu ia kishte dëmtuar edhe veturën.

    “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj si dhe i kishte dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    Rasti i fundit ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua është ankuar në polici se ish-bashkëshorti i saj për motive të panjohura e ka shqetësuar.

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish bashkëshorti i saj), për motive të panjohura e ka shqetësuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor.

  • Pas Spanjës, Kurti kthehet në Francë për diskutimin mbi temën e “ndërtimit të një bote më të sigurt”

    Pas Spanjës, Kurti kthehet në Francë për diskutimin mbi temën e “ndërtimit të një bote më të sigurt”

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën e dytë të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris të Francës do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

    Ky diskutim, sipas kryeministrisë pritet të nisë nga ora 10:00 dhe do të moderohet nga drejtori i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike, Pascal Boniface.

    Kujtojmë se dje, kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë.

    Kurti, gjatë fjalës së tij në këtë kongres ka përmendur agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, ku tha se ka forca që synojnë ripërcaktimin e kufijve.

  • Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe

    Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe

    Para një jave, persona të panjohur kanë hyrë që Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, ku kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, hajnat kanë hyrë me forcë dhe e kanë hapur derën e objektit.

    “Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Haradinaj me rastin e Ditës së Veteranit: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

    Haradinaj me rastin e Ditës së Veteranit: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 11 nëntorit Ditës së Veteranit, ka thënë se në këtë ditë përkujtohet guximi dhe sakrifica e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, ku sipas tij, ky shërbim ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë.

    Ai ka shtuar se heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.

  • Vushtrri: Policia jep detaje për sulmin e gazetares në xhami

    Vushtrri: Policia jep detaje për sulmin e gazetares në xhami

    Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren dhe kolegun e saj, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.

    Sipas Policisë ai është arrestuar në mesditë në sheshin “Hasan Prishtina”, në këtë qytet, ku me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në takimin mes Llapit e Feronikelit

    Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në takimin mes Llapit e Feronikelit

    Sot do të luhet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll me takimet që pritet të nisin nga 13:00.

    Gjatë ditës do të luhen tri ndeshje ku Drita do ta pret Fushë Kosovën në Gjilan, Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit ndërsa Prishtina do të udhëtojë për në Prizren ku do të përballet me Lirinë.

    Aktualisht, Drita është në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, Llapi gjendet në pozitën e tretë me pikë të njëjtë, kurse Prishtina në vendin e pestë me 17 sosh, e dy pozitat e fundit i mbajnë Fushë Kosova dhe Liria me 10, respektivisht 8 pikë.