ATV

Author: G.O.

  • Sarandë/ 37-vjeçarja nxit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona kundrejt fitimit

    Sarandë/ 37-vjeçarja nxit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona kundrejt fitimit

    Një 37-vjeçare në Sarandë dyshohet se ka nxitur vajzën e saj të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me disa persona, për të përfituar para.

    Ndaj E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë ka nisur hetimi në Prokurori.

    Ajo është kallëzuar nga vajza e saj 15-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin./Top Channel

  • Gjykata Supreme britanike hedh poshtë planin për dërgim të migrantëve në Ruandë

    Gjykata Supreme britanike hedh poshtë planin për dërgim të migrantëve në Ruandë

    Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar e ka hedhur poshtë një plan kontrovers qeveritar për t’i dërguar migrantët në Ruandë, duke e konsideruar atë si të paligjshëm.

    Ky vendim konsiderohet si kthim mbrapa për planet e kryeministrit britanik Rishi Sunak.

    Paneli prej pesë personash në gjykatën më të lartë britanike ka qenë në linjë me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka thënë se kjo politikë specifike nuk ka qenë në përputhje me traktatet ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Britania.

    Gjyqtarët kanë thënë se pajtohen me vlerësimin e Apelit që vendimi ka rrezikuar me përballje të refugjatëve me persekutim.

    “Duke i analizuar të dhënat, ne pajtohemi me ato përfundime”, është thënë në vendim prej 56 faqesh.

    Konservatorët e partisë së Sunakut kanë insistuar që skema e Ruandës është kyçe për luftim të imigrimit ilegal që bëhet prej Kanalit anglez, me anije të vogla.

    Mirëpo vendimi i së mërkurës i jep fund një sage të nisur në prill të vitit të kaluar, kur Britania e ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën për të dërguar migrantë pa dokumente në qendra të përkohshme në atë shtet.

    Ky vendim është debatuar gjatë mes partive në Britani.

    Sunak ka thënë se vendimi “nuk përbën rezultatin që kemi dashur” dhe që Qeveria “do t’i shqyrtojë hapat e radhës” derisa ministrat në Kigali të pranojnë vendimin që Ruanda nuk është vend i sigurt i shteteve të botës së tretë./REL/

  • Kurti lavdëron punën e Policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona

    Kurti lavdëron punën e Policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona

    Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet”, raporton Ekonomia Online. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Akademia e Sigurisë Publike sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve.

    Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve. Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona.

    “Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. Profesionalizimi i kësaj Akademie dhe i stafit të përkushtuar është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë”.

    “Nga fillimi i mandatit tonë qeverisë janë organizuar mbi 1 000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona”.

    “Është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë të përfaqësuara në Kosovë të kontribuojnë në institucionet tona”.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dyert e institucioneve të sigurisë mbesin gjithmonë të hapura për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo me qëllim, që siç tha ai për rrugëtimin e përbashkët për forcimin e shtetit.

    “Institucionet tona të sigurisë kanë gjithmonë dyert e hapura për ata e ato që duan të jenë faktor në ofrimin e sigurisë. Në historinë e themelimit të institucioneve tona dhe në ngritjen e kapaciteteve tona  pjesë e pandashme është kontributi nga të gjitha komunitetet. Diversiteti është vlerë. Jam i lumtur që kemi pjesëtarë nga të gjitha komunitetet në të gjitha nivelet”.

    “Akademia për Siguri Publike ka ngritur gjenerata të tëra që sot janë pjesë e institucioneve. Ky takim i përbashkët është një mundësi e mirë e njoftimit tuaj me punën e institucioneve të sigurisë dhe me mundësinë e bashkimit tuaj me ne në këtë rrugëtim të përbashkët në forcimin e shtetit tonë. Radhët tona mirëpresin secilin prej jush”.

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiqi, tha se të rinjtë e të gjitha komuniteteve e kanë vendin në institucionet e vendit, sidomos në ato të sigurisë, raporton EO.

    “Kjo shkollë, kjo Akademi mua më simbolizon një fillim një bashkëpunim për të gjithë, për një përparim për një zhvillim dhe për të ardhmen”.

    “Pasi jemi në këtë vend nuk e di se ku do te ishte vendi më i përshtatshëm për ju rini që të jeni këtu. Çka do të thotë për mua kjo Akademi është besueshmëri, zgjedhje ardhmëri”.

  • “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

    28-vjeçarja publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se është lodhur shumë gjatë periudhës së promovimit kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

    Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM” ajo ka treguar se është e “mërzitur gjatë gjithë kohës” kur është bërë e famshme për herë të parë.

    “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër”– tha 28-vjeçarja.

    Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të tu bërë një “yll”.

    “Shumë kohë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja dhe për një shfaqje amerikane, kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk doja ta kaloja atë përsëri”-tha ajo.

  • KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri më 2022

    KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri më 2022

    63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

    Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisioni parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

    Ai tha se rrymën e harxhuar nga serbët në veri te vendit janë mbuluar përmes buxhetit te shtetit, nga mjetet që iu janë dhënë nga ekzekutivi.

    Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.

  • Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

    Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

    Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vendosur që Rexhep Selimit t’i vazhdohet paraburgimi.

    Ky panel gjyqësor përbëhet nga kryetari i trupit gjykues – Charles L. Smith III, Christoph Barthe dhe Guénawl Mettraux – anëtarë të trupit gjykues dhe Fergal Gaynor – gjyqtar rezervë.

    Gjykata Speciale argumenton se paraburgimi i Selimit mbetet proporcional duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të panelit.

    Trupi gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që i pandehuri Rexhep Selimi të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi, mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore ose që pritet të paraqiten në gjykatë, thuhet në vendim.

    Sipas vendimit, marrë parasysh faktin se ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme për pengimin e procedurës dhe kryerjen e krimeve të mëtejshme, asnjëra prej të cilave nuk mund të zbutet mjaftueshëm me zbatimin e masave të arsyeshme alternative. Paneli konstaton se paraburgimi i Selimit edhe për dy muaj të tjerë, është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit.

  • “Qendra Ditore e Fëmijëve” mbron dhe kujdeset për fëmijët në gjendje rruge

    “Qendra Ditore e Fëmijëve” mbron dhe kujdeset për fëmijët në gjendje rruge

    Në Prishtinë, për 4 vjet radhazi funksionon “Qendra Ditore e Fëmijëve” që merret me fëmijët në gjendje rruge.

    Për disa orë në ditë fëmijët në gjendje rruge, mund të largohen nga rruga e të marrin shërbime bazike duke filluar që nga shujtatat e ushqimit dhe jo vetëm.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “A LIVE”, koordinatorja e kësaj qendre Egzona Gashi ,tha se kjo qendër numëron rreth 25 fëmijë, të cilët marrin shërbime në ditë.

    “Në baza ditore në qendër kemi një numër rreth 25 fëmijë, të cilët përveç shërbimeve bazike me ushqim, me kujdes ndaj higjienës, ata përfshihen edhe në aktivitetet edukative mbështetëse. Vlen të theksohet se këtë vit kemi regjistruar 20 fëmijë të rrugëve në shkolla publike, për të lehtësuar mësimnxënien e tyre në koordinim të ngushtë me mësueset e shkollave ku ata janë regjistruar, është mësuesja ajo e cila i ndihmon ata që mësimnxënia të jetë sa me e lehtë për ta ”, deklaroi Gashi.

    Tutje ajo tha se përmes kësaj qendre synohet të ulen rreziqet dhe abuzimet që u kanosen kësaj kategorie të fëmijëve.

    “Ne shpresojmë shumë që një të ardhme të arrijmë ta reduktojmë fenomenin që fëmijët të jenë në rrugë, për shkaqe ekonomike-sociale, sepse e dimë rreziqet dhe trajtimin e fëmijëve në situatë rruge”, tha mes tjerash ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Kur do të përfundojnë rrugët nacionale nga Prishtina në Podujevë, Gjilan e Mitrovicë? Flet Hysen Durmishi

    Kur do të përfundojnë rrugët nacionale nga Prishtina në Podujevë, Gjilan e Mitrovicë? Flet Hysen Durmishi

    Zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, në një intervistë për Indeksonline-n, ka folur për tri projekte të rëndësishme infrastrukturore.

    Rrugët: Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Gjilan, janë tri projekte, përfundimi i së cilave është premtuar nga Qeveria Kurti.

    Durmishi ka thënë se të tri këto rrugë janë në faza të ndryshme dhe se është i kënaqur me vijueshmërinë e punimeve.

    Për rrugën Prishtinë-Podujevë, Durmishi thotë se është projekt me të cilin qytetarët duhet të matin dhe vlerësojnë punën e Qeverisë, meqë është projekt i kësaj Qeverie dhe jo projekt i trashëguar.

    “Projekti në të cilin ka dinamikë më së shumti në zhvillimin e punimeve është ky projekt. Jemi kujdesur t’i përfundojmë të gjitha procedurat e tjera që të mos kemi zvarritje të realizimit të projekteve të tjera. Punimet po ecin me dinamikë shumë të shtuar dhe jam i bindur që gjatë vitit të ardhshëm do të përfundojë komplet ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë”, ka thënë Durmishi.

    Nga ana tjetër, Durmishi flet edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan, e cila është në disa faza në të tetë lotët.

    Durmishi thekson probleme me rrëshqitjen e dheut në disa zona dhe riformatimin e disa kontratave.

    “Në fillimin e vitit të ardhshëm do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan deri në Breslac. Gjithashtu, kemi ndarë buxhetin që menjëherë në fillim të vitit të ndërtojë edhe pjesën tjetër, nga Bresalci deri në kufi te Dheu i Bardhë”, deklaroi zëvendësministri i MMPHI-së.

    Sa i përket ndërtimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, Durmishi thotë se është shkëputur kontrata paraprake dhe vijueshmëria e këtij projekti është rregulluar nëpërmjet kredisë.

    “Ne kemi nënshkruar kontratën me kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe nesër është dita kur kompanitë kanë afatin e fundit t’i dorëzojnë ofertat. Shumë shpejt do të përzgjedhet fituesi dhe në momentin kur ta kemi kontratën e re, afati për kryerjen e punimeve është një vit. Besojmë që në fund të vitit të ardhshëm, të jetë e përfunduar edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë”, shtoi Durmishi.

     

  • Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

    Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

    Kamioni i parë me naftë ka hyrë në Rripin e Gazës të mërkurën, për herë të parë prej kur Izraeli ka vënë bllokadë në këtë enklavë për shkak të luftës me Hamasin, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë.

    Hamasi, grup palestinez, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Dërgesa është mundësuar pasi Izraeli ka dhënë miratim për dërgim të 24.000 litrave naftë në Gazë, për përdorim nga kamionët e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ndihmës, mirëpo jo për përdorim në spitale, sipas burimeve humanitare.

    Ndihma në sasi të kufizuara kanë hyrë nga Egjipti në Gazë prej 21 tetorit, mirëpo Izraeli ka refuzuar që të lejojë hyrjen e naftës në këtë territor, duke thënë se Hamasi ka rezerva të mjaftueshme.

    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar ditëve të fundit se shumë shpejt do t’i ndalin operacionet e ndihmës, për shkak të mungesës së naftës.

    Punëtorë për ndihma kanë thënë se mungesa e naftës, e cila është e nevojshme për spitale dhe furnizim me ujë, ka ndikuar në përkeqësim të kushteve për 2.3 milionë banorë të Gazës.

    Dëshmitarët kanë thënë se dy kamionë tjerë janë në pritje në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, dhe janë duke pritur për të hyrë në Gazë.

    Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.

    Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite./REL/

  • Psikologu Telaku tregon se si ndikon mbajtja e kafshëve në shëndetin mendor

    Psikologu Telaku tregon se si ndikon mbajtja e kafshëve në shëndetin mendor

    Kafshët shtëpiake kanë ndikim të thellë në shëndetin mendor të njeriut. Për këtë, shpesh kafshët sjellin ndjenja të mira dhe mund të ndikojnë pozitivisht në jetën e një individi.

    Psikologu Naim Telaku, tregon më tepër rreth përfitimeve psikologjike të të pasurit kafshë shtëpiake. Ai thotë se stresi dhe ankthi janë sfida të zakonshme dhe shumë njerëz kanë deklaruar se aktivitetet e përbashkëta me kafshën shtëpiake mund të ulë nivelet e kortizolit, hormoni I stresit, duke ndihmuar në ndjesinë e qetësisë emocionale.

    Sipas Telakut, sjellja e njeriut ndaj kafshëve mund te jete reflektim I gjendjes emocionale.

    Tutje ai thotë se mbajtja e kafshëve mund të ndikojë në zhvillimin e cilësive si kujdesi, ndërgjegjësimi dhe aftësia për të kujdesur për dikë tjetër, duke sjellë një ndikim pozitiv në shëndetin mendor të personit dhe shpesh redukton stresin dhe ankthin./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: