ATV

Author: G.O.

  • Video/ Momenti i frikshëm kur nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në një plazh në Kolumbi

    Video/ Momenti i frikshëm kur nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në një plazh në Kolumbi

    Një nënë e dy fëmijëve u vra nga një rrufe në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë kur u godit nga rrufeja.

    Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm.

    Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare në momentin kur e goditi rrufeja. Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues rrëzohet në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.

    Román ishte në plazhin Boquilla në Kolumbi me anëtarët e familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.

    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

    Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend, e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike. Universiteti tha: Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të rrufeshëm në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale./TopChannel/

  • Vetëm gjatë shtatorit 130 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    Vetëm gjatë shtatorit 130 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    Në muajin shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 396 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Por nuk pati vetëm martesa gjatë këtij muaji.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë shtatorit 130 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

    “Në muajin shtator 2023 janë regjistruar gjithsej 1 396 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 130 raste”, thuhet në njoftimin e ASK-së./Indeksonline/

  • Izraeli thotë se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit

    Izraeli thotë se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit

    Forcat izraelite thonë se kanë sulmuar shtëpinë e një lideri të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gaza.

    Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se përdorën avionë luftarakë të mërkurën mbrëma për të goditur shtëpinë e kreut të byrosë politike, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Ata pretendojnë se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste” dhe “një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.

    BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

    Kush është lideri i Hamasit, shtëpinë e të cilit Izraeli thotë se e goditi?

    Forcat izraelite njoftuan mëngjesin e sotëm se kanë përdorur avionë luftarakë për të sulmuar shtëpinë e Ismail Haniyeh, i cili konsiderohet gjerësisht lideri i përgjithshëm i Hamasit,.

    Haniyeh u zgjodh kryetar i byrosë politike të Hamasit në vitin 2017, por prej disa vitesh jeton në Katar.

    Ai ishte një anëtar i shquar i Hamasit në fund të viteve 1980 dhe u burgos nga Izraeli për tre vjet.

    Më pas ai kaloi një vit në mërgim përpara se të kthehej në Gaza. Në vitin 1997 ai u emërua kryetar i zyrës së udhëheqësit shpirtëror të Hamasit, duke forcuar pozicionin e tij.

    Haniyeh u emërua kryeministër palestinez në vitin 2006 nga presidenti Mahmud Abbas, por u shkarkua një vit më vonë pasi grupi rrëzoi partinë e Abbasit Fatah nga Rripi i Gazës në një javë dhune vdekjeprurëse.

    Haniyeh e hodhi poshtë shkarkimin e tij si “jokushtetues”, duke theksuar se qeveria e tij “nuk do të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj kombëtare ndaj popullit palestinez” dhe vazhdoi të sundojë në Gaza.

  • Yjet e Hollivudit mblodhën mbi 12 milionë dollarë për fëmijët që jetojnë në varfëri

    Yjet e Hollivudit mblodhën mbi 12 milionë dollarë për fëmijët që jetojnë në varfëri

    Yje të shumtë të Hollivudit ishin pjesëmarrës në eventin e Baby2Baby, që është një organizatë jofitimprurëse për fëmijët e varfër.

    Kim Kardashian, Miranda Kerr, Hailey Bieber, Olivia Ëilde, Jessica Alba ishin vetëm disa nga yjet që së bashku mblodhën më shumë 12 milionë dollarë.

    ‘’Meqë jemi në një kohë kaq të vështirë në botë, ndihem shumë mirë që jam pjesë e diçkaje kaq pozitive, ku të gjithë kemi mundësinë të japim diçka”, tha Kardashian.

    Organizata ka shpërndarë më shumë se 375 milionë artikuj thelbësorë, duke përfshirë pelenat, ushqimin dhe veshjet për fëmijët që jetojnë në varfëri.

  • Bruce Darnell zbulon detaje rreth fëmijërisë së tij

    Bruce Darnell zbulon detaje rreth fëmijërisë së tij

    Bruce Darnell foli haptazi për fëmijërinë e tij duke e cilësuar si një fëmijëri me plot vuajte, depresion dhe një marrëdhënie e vështirë me nënën e tij.

    Në një intervistë ai foli për të kaluarën dhe vendimin për të lënë pas shtëpinë e tij në SHBA.

    Ai ishte fëmija i vetëm jashtëmartesor i njëmbëdhjetë fëmijëve dhe nuk e takoi kurrë babanë e tij biologjik. Sic u shpreh Darnell, të gjithë ishin të rreptë me të dhe nuk përjetonte dashuri.

    Gjatë intervistës, Bruce theksoi se ishte vendim i duhur për t’u larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen, por edhe pse tashmë 66 vjec, ai rrëfeu se nuk ka pasur kurrë një shtëpi të tij.

    Tutje ai vazhdoi duke treguar se jeton në hotele të ndryshme pasi që udhëton gjatë gjithë kohës dhe është mësuar të mos ketë një shtëpi të përhershme.

    ‘’Unë jam mësuar me këtë, nuk ndalem asnjëherë për të thënë: Ku është shtëpia ime, thjesht se mendoj fare’’, tha Bruce Darnell./atvlive.tv/

     

  • Kendall Jenner tregohet entuziaste për të ardhmen e saj si nënë

    Kendall Jenner tregohet entuziaste për të ardhmen e saj si nënë

    Kendall Jenner foli për planet e saj të ardhshme familjare, duke i thënë mamasë së saj Kris Jenner se dëshiron të bëhet nënë—dhe e di se sa fëmijë shpreson të ketë.

    “Unë thjesht dua që fëmija im, të ketë një vëlla ose motër. Unë e di këtë.”
    Kris tha se “do të pëlqente të shihte Kendall të kishte një fëmijë” në të ardhmen e afërt.

    “Betohem se do të bëj me një nip kur të jetë koha e duhur, kur gjithçka të ketë kuptim të përsosur. Unë mendoj vetëm për jetën time dhe lirinë që kam tani’’, tha Kendall.

    “Jam e emocionuar për atë kohë që do të vijë në jetën time.Unë thjesht e di që nuk është koha e duhur tani’’.

    Tutje modelja tha se do t’i rrisë fëmijët larg vëmendjes mediatike.

    “Unë e konsideroj veten një nga njerëzit më me fat në planet që mund të jetoj jetën që e bëj unë.”Unë do të bëj gjithçka për t’i mbajtur gjërat sa më privat që të jetë e mundur’’, tha mes tjerash Kendall./atvlive.tv/

     

  • ​Kanosi zyrtarët policorë pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Gjakovë

    ​Kanosi zyrtarët policorë pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Gjakovë

    Është arrestuar një person në Gjakovë pasi i ka kanosur zyrtarët policor, pasi ata i shqiptuan një gjobë në trafik.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Rr.Konferenca e Bunjanit, Gjakovë 15.11.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtaret policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Arrestohen tre persona në Prizren, u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së

    Arrestohen tre persona në Prizren, u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prizren tre persona, që u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

    “Fsh. Novakë, Prizren 15.11.2023-10:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zyrtarët e burgut në Dubravë gjejnë substanca narkotike

    Zyrtarët e burgut në Dubravë gjejnë substanca narkotike

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se kanë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

    Policia njofton se më 15.11.2023 nga zyrtaret e burgut, është raportuar se gjatë bastisjes në pavijonin 5 dhe 6 janë gjetur dy qese me substancë narkotike me peshë prej 3 gram.

    Gjithashtu në të njëjtën ditë nga zyrtaret e burgut, është raportuar se edhe në korridorin e burgut është gjetur substancë narkotike me peshë prej 3 gram.

    Lidhur me rastet është njoftuar prokurori.

  • Kuvendi sot mban seancë plenare, në rend dite buxheti

    Kuvendi sot mban seancë plenare, në rend dite buxheti

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajnë seancën e radhës plenare.

    Në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

    Kjo seancë pritet të nis nga ora 10:00.

    Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.