ATV

Author: G.O.

  • De Biasi largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit

    De Biasi largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit

    Gianni De Biasi ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij si trajner i Kombëtares së Azerbajxhanit, duke i dhënë fund një periudhe tre vjeçare.

    De Biasi, i cili në të kaluarën ka qenë trajner i Torinos dhe Brescias, morri timonin e Kombëtares së Azerbajxhanit në korrik të vitit 2020, raporton KosovaPress.

    Kjo ishte hera e dytë e Biasit që drejton një kombëtare, pasi që nga dhjetori i vitit 2011 e deri në qershor të vitit 2016 ai ishte trajneri i Shqipërisë.

    Siç bëhet e ditur nga “TMW”, De Biasi ka vendosur që të jap dorëheqje si trajner i Azerbajxhanit, pas tre vitesh e katër muajve në krye të kombëtres.

    Ai ishte paraparë që të largohej në fund të këtij muaji pavarësisht se çka do të ndodhte, pasi që skadonte kontrata e tij.

    De Biasi kaloi 39 ndeshje në krye të Azerbajxhanit, ku regjistroi 10 fitore, tetë barazime dhe 21 humbje.

    Fitoret më të spikatura ishin ajo 3:0 kundër Suedisë, 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut dhe një fitore 2:1 kundër Sllovakisë.

  • ​Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së mbahet me dyer të mbyllura

    ​Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së mbahet me dyer të mbyllura

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë po mbajnë mbledhje me dyer të mbyllura.

    Në këtë takim të anëtarëve të këtij komisioni është paraparë të diskutohet në lidhje me propozim-buxhetin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin e ardhshëm.

    Pas takimit nuk do të ketë deklaratë për media.

  • Haxhiu: Dhuna në familje s’është çështje private, duhet të raportohet dhe dhunuesit të dënohen

    Haxhiu: Dhuna në familje s’është çështje private, duhet të raportohet dhe dhunuesit të dënohen

    Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës kanë mbajtur tryezë mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të “Konventës së Stambollit” në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ka përmendur hapat që kanë marrë në zbatimin e Konventës. Në këtë rast ajo shtoi, se është rritur buxheti, për çka tha se po punohet që të trajtohen dhunuesit që mos ta përsërisin veprën.

    Por ajo shtoi se dhuna duhet që të raportohet ngase nuk është çështje private, përderisa ka kërkuar dënimin e kryesve të këtyre veprave penale.

    “Kemi marr disa veprime si institucione. Përveç strategjisë, kemi përgjithësi shumë të madhe, duhet të adresohen të gjitha shkeljet. Kemi krijuar ndihmën juridike falas. Në çështje penale e administrative kemi miratuar protokollin. Në planifikojmë t’i trajtojmë dhunuesit që të mos i përsërisin veprat penale”.

    “Kemi adresuar hetime në kohë të arsyeshme kundër dhunës seksuale. Kemi rritur buxhetin për strehimoret. Bashkë me Ministrinë e Financave kemi marrë masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës. Do të risimin numrin mbrojtëseve të viktimave. Pavarësisht masa që i kemi marr ne si institucione si shoqëri nuk e kryejmë punën tonë pra të i ndihmojmë viktimat të mos injorojmë. Dhuna në familje nuk është çështje private. Duhet të raportohet, po ashtu duhet të dënohet, prandaj kërkoj bashkëpunim. Kur jemi të dhuna në familje duhet të jemi një zë se vetëm kështu mund të kemi sukses”.

    Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se Konventa e Stambollit është një dokument shumë i rëndësishëm që u shërben institucioneve në këtë drejtim. Ajo më tej ka kërkuar që të ketë zbatim ët ligjeve.

    Ajo kërkoi që të ndryshojë edhe qasja në përgjithësi ndaj grave, për çka tha se duhet ët punohet me gjeneratat e reja.

    “Është një dokument që është duke na shërbyer tej mase. Gjithashtu është e rëndësishme me u përmend veprimet që janë marr nga Republika e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë. Vlen të përmendet ende kemi paragjykime ndaj grave në të gjitha rrafshët. Kemi pasur diskutime si trajnohen grat brenda ushtrisë brenda Policisë si perceptohen edhe te mediat po kthemi edhe në aspektin e grave të vrara nga burrat e tyre”.

    “Një nga pikat që duhet punuar më shumë është të ndërtojmë një formë ku duhet mbledhur më shumë të dhëna. Unë përmendi sa është e rëndësishme për gjeneratat e reja t’i edukojmë për qasjen ndaj grave.. Duhet të punojmë më shumë ta ndryshojmë këtë qasje. Patjetër që Konventa e Stambollit luan një rol të madh për të krijuar hapësirë të madhe brenda institucioneve tona për të krijuar hapa konkret përveç Ligji kundër dhunës familjes ka edhe elemente tjera që duhet të adresohen patjetër duhet të këtë edhe zbatim të mirëfilltë”.

    Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

  • Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë

    Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë

    Qeveria e Kosovës mori vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

    Ai njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

    “Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

    Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

  • Kryeministri Kurti takohet me përfaqësues nga Komiteti Paralimpik i Kosovës

    Kryeministri Kurti takohet me përfaqësues nga Komiteti Paralimpik i Kosovës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, ku të pranishëm ishin kryetarja e këtij komiteti Njomza Emini, Nënkryetari Daut Tishuki, Sekretarja e Përgjithshme Arjeta Gashi, Kryetari i Federatës ParaAtletike të Kosovës Avni Kelmendi, Parasportisti Grevist Bytyçi, Parasportistja Vjollca Hoxha dhe Trajneri Adrian Mazreku.

    Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhje të pranishmëve në këtë takim në të cilin diskutuan për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat Paralimpike që mbahet në vitin e ardhshëm në Paris ku Kosova do të shënojë debutimin e parë pjesëmarrës në Lojëra Paralimpike Parisi 2024. Me këtë rast, kryeministri e përgëzoi Komitetin Paralimpik të Kosovës për angazhimin dhe rezultatet e tyre të deritanishëm që tani po ia mundësojnë përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë të garave ndërkombëtare.

    Pas një rrugëtimi të gjatë të ekzistencës së KPK, në pjesën e dytë të vitit 2023 KPK është anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Paralimpik Evropian. Ky sukses është edhe rezultat i rritjes së mbështetjes financiare të KPK-së në vitin 2022 me rastin e vitit të personave me aftësi të kufizuara. Në krahasim me vitin paraprak (2021), buxheti i KPK në vitin 2022 ishte rritur për gjashtëfish më shumë dhe po kjo mbështetje ka vazhduar edhe vitin 2023.

    Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës znj.Emini e falënderoj kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen që po i japin sportit në përgjithësi e në vecanti parasportistëve. Kosova hap një kapitull të ri në historinë e sportit ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuara. Përballë cdo sfide dhe triumfi do të jemi bashkë të pamposhtur për të arritur qëllimet tona të përbashkëta-shtoj znj.Emini.

    Në Lojërat Paralimpike Paris 2024, Kosova do të marrë pjesë me dy parasportistë në sportin e atletikës: Grevist Bytyçi – në vrapim, Vjollca Hoxha – në vrapim me karrocë. Ata janë licencuar për pjesëmarrje në këto lojëra dhe do të garojnë në disa gara kualifikuese për normë paralimpike, në mënyrë që të fitojnë përvojën e duhur dhe të përgatiten sa më mirë. Për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe trajnerëve të tyre për të përfaqësuar Kosovën në Paris 2024, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi të veçantë me Komitetin Paralimpik të Kosovës, në vlerë prej 42 mijë euro.

  • Stoltenberg në Shkup, takohet me liderët e vendeve anëtare të NATO-s nga Ballkani

    Stoltenberg në Shkup, takohet me liderët e vendeve anëtare të NATO-s nga Ballkani

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet sot në Shkup me liderët e shteteve anëtare të aleancës ushtarake nga Ballkani, për të biseduar për sigurinë e rajonit dhe gjëra të tjera.

    Në takimin joformal të liderëve të shteteve anëtare të NATO-së nga rajoni i Ballkanit me shefin e aleancës do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, president i Kroacisë, Zoran Milovanoviq, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

    “Ne do të diskutojmë për sigurinë rajonale me liderët, por edhe të adresojmë sfidat me të cilat përballemi në këtë rajon, shohim më shumë gara globale, luftën në Ukrainë që vazhdon, por edhe luftën e re”, tha Stoltenberg.

    Takimi i Stoltenbergut me liderët e Ballkanit në Shkup vjen pas turit të tij në vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, ku qëndroi të hënën dhe u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Në Prishtinë, ai tha se NATO-ja po shqyrton nëse i duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë dhe se nuk do të lejojë konflikt të gjerë në Ballkan.

    Ndërkohë, kryeministri shqiptar Rama tha të mërkurën se takimi i liderëve ballkanikë me Stoltenberg po mbahet në një kohë të krizave dhe luftërave që, sipas tij, kanë mundësi ta rrezikojnë edhe rajonin ballkanik.

    “Gjendemi në një moment kur këtu në rajon duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, por sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, tha Rama.

    Stoltenberg tha të martën në Shkup se aleanca veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së, apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”./rel/

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Kosovës gjatë së martës.

    Këto raste të dhunës në familje janë raportuar një në Lipjan, Prishtinë e Ferizaj si dhe nga një edhe në Gjakovë e Rahovec.

    Në Lipjan u arrestua një burrë i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur atë. I dyshuari u dërguar në mbajtje.

    Dy gra janë përleshur mes vete në Prishtinë. Të dyja kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

    Një ferizajas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, derisa viktimës i është ofruar tretman mjekësor, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

    Në Gjakovë personi i arrestuar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe përmes telefonit ka kanos me jetë vëllain e viktimës. Gruaja ka pranuar tretman kurse i dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

    Ish-bashkëshorti në vazhdimësi po e kanoste verbalisht ish-gruan e tij. I dyshuari në Rahovec u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

  • Fondi Sovran, Oda Amerikane paralajmëron për sfidat dhe propozon alternativa për ekonomi

    Fondi Sovran, Oda Amerikane paralajmëron për sfidat dhe propozon alternativa për ekonomi

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson përpjekjet për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, si dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Republika e Kosovës. Përmes një njoftimi për media, OEAK ka theksuar se përderisa iniciativa e Qeverisë së Kosovës për themelimin e një Fondi Sovran mund të vlerësohet si pozitive, sidomos në kontekstin e ndërtimit të një portofoli të investimeve dhe diversifikimit të burimeve financiare, Oda Amerikane mendon se ka strategji alternative që mund të jenë më të përshtatshme.

    Veçanërisht, privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve shoqërore mund të sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme për ekonominë.

    Në komunikatën e OEAK thuhet se Kosova, si një vend me sfida ekonomike, ka burime të kufizuara financiare për investime strategjike.

    “Fondi Sovran do të kërkonte një alokim të madh të këtyre burimeve, duke lënë pas dore fushat e tjera prioritare. Një hap i tillë do të mund të çonte në rritjen e ngarkesës fiskale dhe frenimin e rritjes ekonomike. Prandaj, Oda Amerikane beson fuqishëm se mjetet e buxhetit, edhe ashtu të kufizuar të shtetit, duhet të investohen në fusha kritike, të cilat përfshijnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, prodhimin vendor, ndërmarrësinë dhe rritjen e aftësive profesionale. Investimet direkte në këta sektorë mund të ndihmojnë qeverinë të adresojë më shpejt dhe në mënyrë më të efektshme nevojat aktuale të ekonomisë, duke sjellë rritje afatgjatë, të qëndrueshme dhe punësim cilësor. Veçanërisht, kur fokusohet te sektorët prodhues, vendi mund të ul varësinë nga importet dhe të nxisë aftësinë e vetëmjaftueshmërisë ekonomike”, thuhet në komunikatë.

    Sipas OEAK, derisa fondet sovrane mund të ofrojnë kthime të mira mbi investimet, ato gjithashtu bartin edhe një nivel rreziku. Për më tepër, inkorporimi i aseteve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët në Fondin Sovran nuk duket si një hap i mençur për të garantuar qëndrueshmërinë dhe rendimentin e duhur.

    “Menaxhimi efikas i një fondi sovran kërkon një ekip ekspertësh financiarë me përvojë dhe njohuri të thella. Kosova mund të përballet me sfida për të ndërtuar këtë lloj ekspertize, duke e ditur që një numër organizatash shtetërore nuk e kanë të zgjidhur çështjen e udhëheqjes dhe menaxhimit. Pa një menaxhim dhe mbikëqyrje të duhur, Fondi Sovran mund të përballet me vështirësi në arritjen e objektivave të tij financiare. Përtej aspekteve teknike, menaxhimi i fondit kërkon një nivel të lartë transparence dhe llogaridhënie. Me ndarjen e fondeve sovrane nga buxheti i qeverisë, rrezikohet humbja e kësaj transparence, për shkak të ndikimit të mundshëm politik”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu thuhet se: “Edhe pse themelimi i një Fondi Sovran mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private. Të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga struktura e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ky parim mes tjerash është i ngulitur edhe në aktin më të lartë juridik të vendit, si bazë e rregullimit ekonomik. Po ashtu, Oda Amerikane beson se kriteret për përzgjedhjen e ndërmarrjeve kampione nuk janë të qartësuara sa duhet dhe rrjedhimisht lënë hapësirë për vendime subjektive. Me qëllim të shmangies së subjektivitetit, duhet një specifikim deri në detaje i këtyre kritereve në aktin primar ligjor”.

    Sipas odës duke analizuar dispozitat e projektligjit në mënyrë specifike, Oda Ekonomike Amerikane ka vërejtur se nevojitet një qartësim më i saktë i disa dispozitave, për të shmangur interpretimet e dyanshme. Në të njëjtën kohë, Oda Amerikane konkludon se dispozita të caktuara janë në kundërshtim me dispozitat e akteve të tjera ligjore, që mund të çojë sërish në ambiguitet ligjor.

    Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë konsideron se duhet të shqyrtohen me kujdes të gjitha opsionet para se të merren vendime të mëdha financiare si themelimi i një Fondi Sovran, duke theksuar rëndësinë e strategjive që sjellin më së shumti përfitime për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

  • Vendos Qeveria – qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime nga lindja

    Vendos Qeveria – qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime nga lindja

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjit për Letërnjoftim. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja.

    Mirëpo kjo sipas Sveçlës nuk është obligative, raporton Ekonomia Online.

    “Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga linjda deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”.

    “Projektligji po ashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij, si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit”.

  • Gjakovë: Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe kanos vëllanë e saj

    Gjakovë: Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe kanos vëllanë e saj

    Është arrestuar në Gjakovë i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa përmes telefonit e kishte kanosur me jetë vëllanë e saj.

    Policia njofton se viktima – bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka refuzuar.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Rasti është duke u hetuar.