ATV

Author: G.O.

  • ​Radomiroviq publikon edhe dokumente tjera që dëshmojnë keqpërdorimet e Listës Serbe

    ​Radomiroviq publikon edhe dokumente tjera që dëshmojnë keqpërdorimet e Listës Serbe

    Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq ka vazhduar të publikojë dokumente që dëshmojnë keqpërdorimet e Listës Serbe në veri të vendit.

    Në mesin e dokumenteve të fundit të publikuara, shihet se bëhet fjalë edhe për blerjen e flamujve të Serbisë’ posterëve dhe pankartave me mbishkrimin “kjo është Serbia”.

    Në këtë dokument theksohet qe qëllimi ishte që të njëjtat të vendosen në vende të dukshme në Komunën e Leposaviqit, pas vendimit të serbëve të veriut që të largohen nga institucionet e Kosovës e të cilat Lista Serbe i quan “të përkohshme”.

    Transaksioni figuron të jetë bërë më 14 dhjetor të vitit 2022.

    “Sipas Vendimit 261 numër: 401-00-00733/1/2022-03 të datës 07.12.2022, për blerjen e flamujve të Republikës së Serbisë, pankarta dhe posterë me mbishkrimin Kjo është Serbia me qëllim që të theksohen në të gjitha vende të dukshme në territorin e komunës së Leposaviqit pas vendimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës që të largohen nga institucionet e përkohshme të Kosovës duke marrë pjesë në protestën paqësore që u mbajt më 06.11.2022 në Mitrovicë të veriut.

    Data e transferimit

    Shuma e transferuar 994.480,00 dinarë

    Data e transferit 14.12. 2022”, thuhet në këtë dokument.

    Kjo nuk është hera e parë që zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente për “vjedhjet e parave nga Lista Serbe”. KosovaPress më parë ka shkruar se si ai ka publikuar dokumente që dëshmojnë akuzat e vjedhjeve të bëra nga Lista Serbe në Kosovë.

    Radomiroviq ka publikuar një dokument që tregon se kur Zoran Todiq ishte kryetar i Komunës së Lepsaviqit, kanë blerë perde në vlerë prej 15 mijë euro.

    “Perde në Komunën e Leposaviqit për 15 mijë euro, e pabesueshme. Një tjetër në një seri grabitjesh në listën e zezë”, ka shkruar atëherë ai.

    Mes tjerash, Radomiroviq pati thënë se Qeveria e Kosovës ka investuar në veri të Kosovës për të përmirësuar jetën e të gjitha komuniteteve, por këto fonde akuzohet se janë vjedhur nga liderët e Listës Serbe.

  • S’përfillen kërkesat e tyre – PDK-ja e AAK-ja e lëshojnë mbledhjen – Tahiri: Zoti iu ndihmoftë

    S’përfillen kërkesat e tyre – PDK-ja e AAK-ja e lëshojnë mbledhjen – Tahiri: Zoti iu ndihmoftë

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për institucionet që janë në mbikëqyrjeje të këtij Komisioni, raporton Ekonomia Online.

    Nga opozita pati kritika për mosftesën për raportim në këtë Komision të institucioneve për të diskutuar në lidhje me ndarjen e buxheti, kjo pasi Komisioni në fjalë për këto ndarje ka kërkuar përgjigje me shkrim nga to.

    Për këtë mos ftesë të institucioneve dhe votimin e këtij Projektligji pa dëgjuar kërkesat e tyre, opozita ka lëshuar mbledhjen duke mos marr pjesë në votim.

    Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se mazhoranca po sillent në mënyrë arbitrare, sipas saj, mosftesa e institucioneve është një përpjekje e radhës për t’i ikur llogaridhënies dhe transparencës, që sipas saj, e ka karakterizuar këtë qeverisje.

    “Arbitrariteti me të cilin po udhëheqin mbledhjen nuk iu bënë nder si kryetar i Komisionit. Këtë e kemi parë, këtë arrogancën që shpërfaqni kudo të numrave po e shohim çdo ditë, kjo nuk iu bënë nder, aq më tepër kur flasim për çështjen e buxhetit, dhe për organizata buxhetore ose për institucione që mbikëqyr komisioni për legjislacion”.

    “Në të kaluarën praktikat kanë qenë ashtu siç kanë qenë, janë ftuar institucionet për të diskutuar rreth buxhetit, rreth kërkesave që kanë. Mendoj se është një përpjekje e radhës për t’i ikur llogaridhënies dhe transparencës, që kryekëput e ka karakterizuar këtë qeverisje tuaj. Nuk mundeni të fshiheni prej kërkesave që kanë institucionet duke ju thanë që na dërgoni me letër, sepse opinioni publik dhe ne kanë të drejtat e informimit se cilat janë kërkesat e institucioneve, siç është këshilli që sot e kemi pritur në raportim”.

    “Ndërsa, nëse keni marrë vendim që mos t’i ftoni , ka qenë minimumi i korrektësisë politike që t’i informoni deputetët që ata nuk do jenë sot në takim. Konsideroj se pak më shumë korrektësi në qasjen e juaj ndaj opozitës por edhe llogaridhënien për qytetarëve do të ishte mirë”.

    Kryetari i këtij Komisioni Adnan Rrustemi, tha se ka rritje të buxhetit në pothuaj se të gjitha institucionet, e për këtë arsye sipas tij, edhe nuk janë ftuar këto institucione për raportim.

    “Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë në total ishte 35.9 milionë euro, ndërsa me ndarje buxhetore të planifikuara në projektligjin e buxhetit për vitin 2024 MD-së ka pësuar një rritje në total prej 11 milionë euro, ka rritje buxheti vjetor në krahasim me vitin e kaluar”.

    “Për KGjK-në është planifikuar të jetë 35.8 milionë euro, ka pësuar një rritje totale prej 1.6 milionë euro, krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2023, për vitin 2024 buxheti i KPK-së është 17.2 milionë dhe ka pësuar një rritje prej 1.3 milion apo 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar, buxheti i APK-së është 965 mijë euro dhe ka pësuar një rritje 407 mijë euro apo 73.1 për qind, agjencia për krahasim dhe verifikim të pronës ka rritje prej 1.5 për qind dhe KQZ ka një rritje prej 3.4 milion euro apo 54 për qind në krahasim me vitin e kaluar”.

    “Gjitha këto institucionet ka ngritje të buxhetit përveç në Akademinë e Drejtësisë ku me ndarjet buxhetore të planifikuar për vitin 2024 është planifikuar të jetë 863 mijë euro dhe ka një ulje prej 29 mijë euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023. Unë asnjëherë nuk karakterizohem nga arbitrariteti, jam i hapur për diskutime maksimalisht, mirëkuptoj këto zonat kur opozita dhe politika tenton t’i jep kaheje tjetër në kontekste të shkurta. Mirë është të ruhet atmosferën dhe këtë karakterin e komisionit. Nuk kemi ftuar institucionet për shkak të një dinamike që ka qenë këtë javë”, tha ai.

    Besnik Tahiri nga AAK-ja, tha se buxheti i prek dy elemente problematike ligjore, sipas tij, bënë një diskriminim të skajshëm politik dhe bënë një denigrimi të disa komunave.

    Për këtë ai ka thënë se është diskutuar prej që duhet ky dokument të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

    “Me lejoni që të jap një vlerësim të lartë për analizën që ka dhënë Kuvendi për buxhetin. Unë kam një çështje për me ngrit, buxheti është konsiderua që i prek dy elemente problematike ligjore, bënë një diskriminim të skajshëm politik dhe bënë një denigrimi të disa komunave, rrjedhimisht është diskutuar prej perspektivës që duhet ky dokument të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Unë e mbështes kërkesën e kolegeve për mi ftuar organizata buxhetore që kanë kërkua buxhet”, tha ai.

    Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, ka thënë se rritje e buxhetit ka por rritjet janë vetëm në mallra e shërbime, mëditje, nuk kemi buxhet të rritur për ndonjë zhvillim në ndonjë institucion.

    “Sa i përket praktikave nuk është nga viti i kaluar, janë ftuar në të kaluarën. Ne e kemi parë që ka një rritje të buxheti është një analizë e mirë, por buxheti është rritur në mallra shërbime, mëditje, nuk kemi buxhet të rritur për ndonjë zhvillim në ndonjë institucion. Rritja më e madhe ka ndodhur të Shërbimi Korrektes që të iu plotësohet të burgosurve që vijnë nga marrëveshja me Danimarkën”.

    Në këtë Komision pati diskutime edhe në lidhje me ndarjen buxhetore për KQZ-në, për të cilën. Kryesuesi i këtij komisioni Adnan Rrustemi tha se ka rritje për këtë institucione deri në 50 për qind, raporton EO.

    “KQZ ka rritje 50 për qind krahasim me vitin e kalaur”, tha ai.

    E deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, tha se buxheti duhet të rritet pasi vitin e ardhshëm ka zgjedhje.

    “Ka zgjedhje more, çka je duke thënë?”, tha ai.

    Për këtë deputeti Rrustemi, tha se zgjedhjet janë në vitin 2025 dhe se në vitin e ardhshëm nuk ka zgjedhje.

    “Nuk ka zgjedhje vitin e ardhshëm, zgjedhjet janë në vitin 2025”, tha Rrustemi, raporton EO.

    Deputeti Tahiri duke e lëshuar mbledhjen tha “Zoti ju ndihmoftë, shihemi në seancë”.

    Në fund ky Projektligj u votua me gjashtë vota për nga Komisioni pa rekomandim as amendamente.

  • ​Arrestohen katër persona për fajde në Ferizaj, sekuestrohen armë e para

    ​Arrestohen katër persona për fajde në Ferizaj, sekuestrohen armë e para

    Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni policor në katër lokacione në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

    Sipas njoftimit të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.

    “Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Dy armë (pistoleta), katër karikator, dy pushkë gjuetie, nëntëdhjetë e pesë fishekë, pesë telefona mobil, dy mijë e gjashtëqind euro. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

  • “Ti e vepra jote nuk vdisni kurrë”, Besian Mustafa përkujton babanë në përvjetorin e vrasjes

    “Ti e vepra jote nuk vdisni kurrë”, Besian Mustafa përkujton babanë në përvjetorin e vrasjes

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa ka përkujtuar babanë e tij, Xhemajl Mustafën në 23 vjetorin e vrasjes.

    “Një ditë të ngrysur nëntori si kjo sot, para 23 viteve të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën”.

    “Por ti e vepra jote nuk vdisni kurrë. Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm. E ata… ata vranë veç veten”, shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

    Xhemajl Mustafa, që ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

  • Murati: Për vitin 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet

    Murati: Për vitin 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se për vitin 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.

    “Për 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet”, ka shkruar Murati.

    Sipas ministrit, kjo vjen si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat.

  • Krasniqi: Me këtë qeveri 18% e qytetarëve po përjetojnë varfëri e skamje (Video)

    Krasniqi: Me këtë qeveri 18% e qytetarëve po përjetojnë varfëri e skamje (Video)

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit.

    Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

    Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres.

  • Ngritet aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”

    Ngritet aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve, prej tyre tetë (8) zyrtarë dhe dy (2) qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

    Prokuroria Speciale njoftoi se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

    Gjithashtu, ju njoftojmë se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

  • Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Tiranës për Diasporë

    Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Tiranës për Diasporë

    Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë.

    Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historianë nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

    Presidentja Osmani në Samitin III për Diasporën, do t’i adresohet të pranishmëve me një fjalim.

    Samiti III për Diasporën do t`i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor.

  • Presidentja Osmani takon ambasadorin amerikan, Presidenca jep detaje nga takimi

    Presidentja Osmani takon ambasadorin amerikan, Presidenca jep detaje nga takimi

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.
    Në njoftim po ashtu thuhet se presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend. Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
  • PSD-ja organizon protestë kundër vizitës së Trendafilovës

    PSD-ja organizon protestë kundër vizitës së Trendafilovës

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Ekonomia Online.

    Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të më datë 29 nëntor në ora 14:30.

    Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë tjerë.

    Madje ai tha se protesta do të jetë masive në mënyrë që t’i tregojnë siç tha asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate.