ATV

Author: G.O.

  • Brenda 24 orëve u mblodhën 40.000 euro për shërimin e Berat Sef Gashit, Robi falënderon donatorët

    Brenda 24 orëve u mblodhën 40.000 euro për shërimin e Berat Sef Gashit, Robi falënderon donatorët

    Robert Bojaj, autor i emisionit “n’Frekuencë me Robin’ përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se falë iniciativës së Zymer Gashit, Vjollca Deliut dhe shumë njerëzve të tjerë vullnetmirë, arritën të grumbullonin 40.000 euro brenda 24 ore, për shërimin e Berat Sef Gashit.

    Për Beratin u kërkua ndihmë financiare pasi ai kishte pësuar një sulm në tru dhe për shërimin e tij nevojitej trajtim jashtë vendit, kostoja e të cilës shkonte deri në 40.000 euro.

    Robi gjatë emisionit të sotëm falënderoi të gjithë donatorët, derisa përmendi edhe falënderimet e familjes së Beratit drejtuar donatorëve. /atvlive.tv/

  • KRU “Gjakova” kërcënon borxhlinjtë me përmbarim

    KRU “Gjakova” kërcënon borxhlinjtë me përmbarim

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, njofton se janë duke shpërndarë vërejtje me përmbarim ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro, për t’i njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jan të detyruar t’i ndjekin konform rregulloreve në fuqi.

    Sipas njoftimit, konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyrat e KRU “Gjakova” me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose ri programimit të tij me këste deri 24 muaj.

    “Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.

    Sipas komunikatës e njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

  • Neuropsikiatri: Vrasja e Liridona Ademajt e planifikuar dhe me paramendim, vendi është në tranzicion kulturor

    Neuropsikiatri: Vrasja e Liridona Ademajt e planifikuar dhe me paramendim, vendi është në tranzicion kulturor

    Neuropsikiatri Sami Rexhepi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se është shumë shqetësuese për një shoqëri shumë të vogël, siç është Kosova, që brenda pak muajve të ndodhin këto vrasje e plaçkitje të armatosura. 

    Sipas tij, përgjegjës për këto rast janë edhe institucionet, ngase thotë se njerëzit që kanë kryere vrasje e grabitje, ata më herët kanë qenë të lirë rrugëve edhe pse kanë pasur 17 vepra penale.

    Rexhepi tha se vrasja e Liridona Ademaj është një vrasje shumë e rëndë pasi ka qenë e planifikuar dhe me paramendim. Ai tha se problem këtu është se vendi është në tranzicion kulturor.

    “Është një vrasje shumë e rëndë për shkak se është një vrasje e planifikuar dhe që ka ndodh me paramendim. Çka ka mujt me shty? Thjesht është një numër shumë i madh i vrasjeve kohëve të fundit, mandej kemi pas edhe disa raste të vetëvrasjes, krejt po flasim për dy muajt e fundit që është shqetësuese edhe që në një moment na duhet me u ndal dhe me menduar se ka po shkojmë si shoqëri, apo çka jemi duke bërë si shoqëri për me parandaluar këto raste. Ne nuk mundemi me marr model Zvicrën se jemi mentalitet krejt tjetër, nuk mundemi me marr model Kanadanë se i kemi specifikat tona por duhet ta ndërtojmë këtë shtet konform rrethanave të cilave jetojmë dhe funksionojmë, qoftë në aspektin ekonomik, në zhvillimin ekonomik që është në shkallë shumë të ultë, qoftë në aspektin e presionit psikologjik që e kemi prej një kushëriri që nuk ta donë të mirën dhe këto dy aspekte e kanë tërheq vëmendjen aq shumë, saqë shumë pak po merremi me jetën e përditshme të individit”.

    “Është një problem se ne jemi në një tranzicion kulturor. Ne i kemi konsideruar se sistemi i vlerave tona, të familjes sonë është patriarkal dhe shumë i prapambetur dhe po ikim prej këtij sistemi të vlerave dhe ta marrim një sistem tjetër të vlerave. Ky është një fenomen me të cilën duhet të merren sociologët si fenomen shoqëror, mirëpo një person i cili ka shkuar në Skandinavi dhe e sheh se atje funksionon shteti e plot shtete dhe e kupton sistemin, ai kurrë nuk mundet  me u bo suedez apo finlandez dhe e lë një sistem të vlerave ku te ne, familja është shumë e shenjtë që mjerisht ka filluar të shkatërrohet dhe e merr një sistem të vlerave se ata nuk e kanë sistem të vlerave me vra gruan por ky ka mbet pa asnjërin sistem të vlerave”, tha ai.

    Rexhepi tha se është shumë brengosëse që kohëve të fundit në një kohë të shkurtër në Kosovë kanë ndodhur disa vrasje e plaçkitje, për të cilën tha se nuk mund të jenë normale për një vend të vogël si Kosova

    Ai ka shtuar se përgjegjës në këto rast janë edhe institucionet përgjegjëse me politikat e tyre sa i përket dënimeve, kjo sipas tij, njerëzit që kanë kryere këto grabitje, ata më herët kanë qenë të lirë në rrugë edhe pse kanë pasur 17 vepra penale.

    “Është shumë brengosëse kohëve të fundit ku ndodhën dy, tri vetëvrasje përnjëherë, dy, tri vrasje përnjëherë, një plaçkitje e madhe. Këtu nuk po flasim për diçka normale si shoqëri. Fenomene të tilla ka gjithkund nëpër botë, nuk është vetëm te ne, mirëpo ne jemi komunitet shumë i vogël. Fatkeqësisht edhe ne edhe mediet kemi filluar të shndërrohemi në zjarrfikës, ne reagojmë në momentin kur i del diku flaka, nuk po punojmë mjaftueshëm për të mos vijmë te ajo flakë dhe atëherë fillojmë të akuzojmë dhe me kërkuar fajtorë, pasi është bërë dëmi. Kur flasim ne si shoqëri jemi bashkëfajtor, përgjegjës është shteti qoftë me politika sa i përket dënimeve ose ndodhin grabitje e vrasje e thotë e ka kryer një vepër penale dikush të cilin e rëndojnë 17 vepra penale e me 17 vepra penale ai ka qenë në rrugë. Këto janë gjëra të cilat një shoqëri nuk guxon me i toleruar”, tha ai.

    Neuropsikiatri Rexhepi tha se problem është edhe që një numër i dhunës në familje shkaktohet nga personat që abuzojnë me substanca narkotike, për të cilën tha se në Kosovë nuk ka institucione që merren me trajtimin e këtyre personave, raporton EO.

    “Po e marrim shembull dhunën e në familje, prej diku 380 raste që i kam me aktvendimeve të gjykatës me aktvendime këtu, një numër shumë i madh është i personave të cilët abuzojnë me substanca narkotike. Në momente kur ata mbesin pa substanca narkotike, me të cilat abuzojnë mbesin pa pare atëherë janë të dhunshëm tek anëtaret e familjes, dhe kjo dhunë nuk mundet me u ndal derisa nuk merret një hapë për trajtimin e tyre. Ne nuk kemi institucione në Kosovë të cilat merren me trajtimin. E kemi pas së fundi repartin e sëmundjeve të varshmërisë, në  Klinikën e Psikiatrisë i cili ka kapacitete shumë të vogla, i cili mundet me u marr me një detopsikim, por trajtimi i një personi me varshmëri kërkon vite, rehabilitim e risocializim ne nuk kemi institucione të tilla këtu tek ne në këtë kuptim. Po e marrim dhunën në familje apo dhunën ndaj gruas nuk mundet me u arsyetuar se dikush i ka pas tri katër urdhërua dhe prapë ka arritur deri tek sulmi”.

    “Domethënë dëgjon apo bëhet sa me thënë nuk janë masa të cilat vërtetë ndikojnë. E marrim edhe dhunën ndaj fëmijëve, prej kujt më së shumti shkaktohet. Nuk është prej varfërisë, por janë qoftë prej konflikteve mes prindërve që e zhvillojnë  një fëmijëri traumatike të cilët më vonë do të janë persona të cilët njësoj do të jenë të dhunshëm, qoftë prej personave që abuzojnë më alkool dhe këto janë ato efektet të cilat mundemi me i përmirësuar edhe me e pa dikush forcën e dorës së shtetit.  Nuk mund të bredh rrugëve i lirë një person me 17 vepra penale, ai është mos seriozitet. Nuk mund dikush, i cili tri katër herë ka pasur urdhër mbrojtje për mos me iu afruar bashkëshortes me iu afruar bashkëshortes, ne po e lejojmë ai me e vra bashkëshorten”.

    “Këto janë ato probleme të cilat unë po them se duhet secili duhet të ndalemi dhe të shohim se çka po bëjmë ne. secili për veti, sigurisht se unë nuk mund të kem ndikim në zhvillimin e politikave ekonomike sepse nuk është fushë e imja, unë nuk mundem me u marr me sendimin e zemrës, sendeve të gjakut, se unë jam psikiatër. Edhe a po mundem unë me i përmbush gjitha ato çka priten prej meje. Qoftë shoqëria, qoftë vetëm shteti i cili me paguan. Sa po i përmbushi ato dhe sa më tepër i përmbushin ne i dëshmojmë një seriozitet shumë më të madh dhe një përkushtim shumë më të madh në ndërtimin e shtetit tonë, se në fakt ne jemi duke  e përmbushur amanetin e atyre të cilët u dëshmuan për këtë shtet. Neve na mbetet me e ndërtuar dhe me e zhvillu. Është pjesë e përgjegjësisë sonë”, tha ai.

  • Shënohet Dita e Vullnetarizmit – puna vullnetare të njihet si përvojë e punës

    Shënohet Dita e Vullnetarizmit – puna vullnetare të njihet si përvojë e punës

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarzimit, me synim pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimin e politikave dhe programeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë ngjarje përfaqësues nga Ministria, Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe të rinjtë vullnetarë kanë ofruar kohën dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e komuniteteve, dhe promovimin e rëndësisë dhe formave të përfshirjes së të rinjve në zhvillimin e politikave dhe programeve për të rinjtë, apo përfshirjen direkte në programe të tilla.

    Të kishin mundësi të dëgjojnë nga përfaqësuesit e lartë-cekur për mbështetjen, politikat dhe programet që lidhen me zhvillimin e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes së të rinjve.

    Sylejman Elshani, zv.ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, tha se vullnetarizmi është përvojë tejet e mirë, dhe se do të vazhdojnë punën në këtë drejtim. Madje tha se puna vullnetare të njihet si përvojë e pune.

    “Vullnetarizmi është një përvojë tejet e mirë, puna vullnetarë kontribuon në rritjen e shoqërisë. Së bashku me UNICEF-in kemi bërë shumë projekte. Për të përkrahur vullnetarizmin, në kuadër të Ministrisë vazhdojmë përpjekjet tona për punën vullnetare. Puna vullnetare duhet të njihet si përvojë pune, ne do të vazhdojmë punën për vullnetarizëm”.

    Benjamin Samuel Fisher, zëvendës shef i UNICEF-it, tha së gjatë viteve të fundit numër i madh i të rinjve kanë bërë punë vullnetare. Ai pohoi se bashkë me Ministrinë po punojnë në avancim në këtë drejtim, raporton EO.

    “Është kënaqësi që sot të shprehë mirënjohjen tonë për punën që po bëjmë në Kosovë, gjatë viteve të fundit kemi parë numër të madhe të rinjve të Kosovës”.

    “Slogani për këtë vit është ‘Fuqi për të gjithë’, dëshira e të rinjve është diçka që nevojitet të rinjtë kanë nevojë të shpenzojnë energjinë e tyre, në vlerësojmë kontributin e secilit të rijnë këtu në Kosovë dhe në të gjithë botën”.

    Blerim Azizi, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se Kosova ka nevojë për një ligj që e përcakton punën vullnetare.

    “Jemi bashkë për të festuar ditën e vullnetarizmit. Është provoja e punës së vazhdueshme nuk ka dyshim së kjo shtyn përpara një qëllim në Kosovë dhe kudo në botë, duke luftuar edhe ndotjen, jo të gjithë mund të përfshihen në këtë punë, në veçanti personat me aftësi të kufizuar është më së miri për një mjedise gjithëpërfshirës, Ministria e Rinisë, Kluturës dhe Sportit po e ngritë punën e vullnetarizmit, Kosova ka nevojë për një ligj specifik për vullnetarizmin”.

  • Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po shkatërron edhe shkollat tona

    Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po shkatërron edhe shkollat tona

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit t rezultateve të testit PISA, ku Kosova është radhitur më keq se në vitin 2014 dhe 2018.

    Krasniqi ka thënë se analfabetizmi qeveritar ka prekur dhe po shkatërron shkollat e Kosovës.

    “Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA. Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizmi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, është shprehur lideri i PDK-së.

  • Haradinaj takohet me Malajn: Shqipëria ka qenë mbështetëse e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë

    Haradinaj takohet me Malajn: Shqipëria ka qenë mbështetëse e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

    Haradinaj, theksoi se me Malajn kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

    “Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, shkroi Haradinaj.

    “Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”.

  • Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se kanë marrë informata nga civilët se UÇK-ja ndalonte persona

    Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se kanë marrë informata nga civilët se UÇK-ja ndalonte persona

    Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, gjatë dëshmisë së saj ka thënë se kishin marrë informata nga popullsia civile në Kosovë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndalonte persona.

    Dëshmitarja Mitchell tha se sa i përket funksionit policor që bënte UÇK, ata arrestonin kriminelë dhe persona të cilët i konsideronin si kolaboracionistë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Po sidomos në ato zona ku ishte operacionale UÇK-ja dhe kishte një perimetër dhe çka do të thotë, e kishin siguruar tokën dhe territorin dhe duhet të kalojë përmes pikave të kontrollit për të hyrë në këtë territor, ne e quanim zona ku nuk penetronin do të forcave serbe, kështu e njihnim ne përveç kur bënin sulme të drejtpërdrejta. Këto ishin zona të siguruara nga UÇK-ja dhe ata kryenin punën e policimit në këto zona, përpiqeshin të kërkonin një gjysmë shërbimi qeveritar. Sa takon punës së policisë që bënin ata, ata arrestonin kriminelët, por edhe arrestonin personat që i konsideronin si kolaboracionistë”, tha Mitchell.

    Përgjigja e Mitchell, erdhi pasi përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurorja Deborah Mayer e pyeti se a ka marrë informata apo raporte nga vetë banorët lidhur me persona të ndaluar nga UÇK-ja.

    Lidhur me misionin e saj për monitorimin e të ndaluarve, Mitchell tregoi se si raportoheshin këto raste tek ata. Sipas saj, atëkohë vinin shumë informacione të drejtpërdrejta nga popullata civile.

    “Kjo ka qenë një problem i madh për popullatën në të gjithë Kosovën në atë kohë. Prandaj, përfaqësuesit lokalë politikë na thonin, vetë anëtarët e familjes vinin në zyrat tona dhe raportonin që ishte zhdukur një anëtar i familjes, ishin shumë të shqetësuar sepse i përcillnin nga një organizatë ndërkombëtare tek tjetra dhe ndonjëherë kur shkonim në fshat, dëgjonim nga përfaqësuesit e fshatit se persona të ndryshëm janë të ndaluar ose tashmë janë të zhdukur”, tha Mitchell.

    Mitchell i ndau në dy kategori se si bëheshin ndalimet në kohën e luftës kur edhe ajo ishte e ngarkuar me mision në Kosovë.

    “Po i ndaj në dy kategori; një kategori ishin shqiptarë të Kosovës që hapnin një ditë derën, shkonte një polic-oficer serb, donte informacion, e merrte një nga anëtarët e familjes dhe e qonte në stacionin e Policisë, ka të ngjarë që ky person as të mos shihej më gjallë dhe krijoi përshtypje fillimisht që ky person ishte i ndaluar ose nga policia serbe, por kishte edhe raste kur kishte luftime në një zonë të caktuar dhe një person nuk kthehej më në shtëpi dhe në këtë rast këta persona klasifikoheshin si persona të zhdukur. Më pas dolën dhe raste, por jo në tetor-nëntor, por pas disa muajsh që kishim shkuar atje, disa javë, persona mbaheshin të ndaluar nga UÇK-ja. Kemi dëgjuar nga Policia Serbe se kishte oficer të Policisë Serbe që ata besonin që kishin mbajtur të ndaluar apo ishin nënarrestin e UÇK-së”, shpjegoi dëshmitarja Mitchell.

  • Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

    Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

    Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë.

    Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

    Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

    Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.

    Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

    Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

    Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./REL/

  • Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

    Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra ditë më parë, derisa tha se “ishte një rast tjetër ku kemi të bëjmë me femicid”.

    Haxhiu theksoi se pas një pune intensive mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë akterët e vrasjes së 30-vjeçares u arrestuan, teksa shtoi se priten dënimet më të larta për këtë krim.

    Haxhiu tha para të pranishmëve në konferencë se si shoqëri s’duhet të jemi të qetë derisa të krijohet një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave, e se krimi mbi Liridonës është alarm që s’duhet të pushojë derisa të kemi një shoqëri ku ka drejtësi e barazi.

    “Kjo ngjarje e rëndësishme vjen pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, një tjetër vrasje e një gruaje e porositur nga bashkëshorti i saj, një tjetër ligësi që sjell vdekjen e një gruaje, një tjetër rast që kemi të bëjmë me femicid. Fatbardhësisht pas një pune intensive, akterët e vrasjes së Liridonës janë arrestuar dhe të gjithë presin dënimet më të larta për kryerjen e këtij krimi më të rëndë”.

    “Dje ja dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, por ne si shoqëri s’do të jemi të qetë derisa të krijojmë një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave dhe jeta e tyre. Krimi mbi Liridonën është alarm qe s’duhet të pushoj derisa të mbrojmë një shoqëri ku ka drejtësi e barazi. Kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera që u vranë nga bashkëshortët e tyre. Çështja e dhunës na përket të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta luftojmë”.

  • Mosmarrëveshje në trafik, lëndohet rënd njëri nga personat e përfshirë në rrahje

    Mosmarrëveshje në trafik, lëndohet rënd njëri nga personat e përfshirë në rrahje

    Një person është detyruar të shkoj në spital si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

    Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prishtinë. Ndërkaq personi tjetër, i dyshuar për përfshirje në rrahje është arrestuar.

    Që të dy, me vendim të prokurorit do të ndalohen për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë 04.12.2023-12:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet pas një mosmarrëveshje në trafik, është përfshirë në rrahje me ankuesin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, masa e ndalimit (për 48-orë) u  shqiptohet të dyshuarit dhe ankuesit. Rasti duke u hetuar.