ATV

Author: G.O.

  • Sonte seancë e jashtëzakonshme, ky është rendi i ditës me 11 pika

    Sonte seancë e jashtëzakonshme, ky është rendi i ditës me 11 pika

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sonte seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 18:00.

    Sipas njoftimit, në rend dite janë 11 projektligje që do të shqyrtohen nga deputetët.

    Në mesin e pikave, është edhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

    • Rendi i ditës
    1. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024,
    2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
    3. Shqyrtimi i dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
    7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
  • Nesër seancë plenare, Presidentja Osmani flet para deputetëve

    Nesër seancë plenare, Presidentja Osmani flet para deputetëve

    Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.

    Në rend të ditës do të jetë adresimi i presidentes Osmani para deputetëve të kuvendit ku do të diskutohen disa pika të ditës.

    “Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Seanca tjetër do të jetë vazhdim i një seance tjetër, që do të nisë në orën 14:30.

    Rendi i ditës

    I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

    1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
    2. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
    3. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    4. II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:
    1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
    3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
    4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
    5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
    6. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
    7. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
    8. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
    9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
    10. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
    11. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
    12. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
    13. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:
    14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    15. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    16. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    17. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    18. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
    19. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
    20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
    22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.
  • Turqia nuk do të dërgojë më imamë në xhamitë gjermane

    Turqia nuk do të dërgojë më imamë në xhamitë gjermane

    Gjermania ka arritur marrëveshje me Turqinë për ta hequr një program kontrovers sipas të cilit imamët turq dërgoheshin në xhamitë e Gjermanisë, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë të enjten.

    Ky vendim do ta forcojë integrimin e myslimanëve në Gjermani, tha Ministria gjermane.

    Rreth 100 imamë do të trajnohen në Gjermani çdo vit, sipas një marrëveshjeje mes Ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe Shoqatës Islamike të Turqisë, DITIB.

    Këta imamë do t’i zëvendësojnë dalëngadalë klerikët e emëruar nga Diyanet në Gjermani, e cila e ka një diasporë të madhe turke, por Qeveria e saj ka pasur shpesh mosmarrëveshje politike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është në pushtet që dy dekada, dhe partinë e tij me rrënjë islamiste, AK.

    “Ne kemi nevojë për imamë të cilët e flasin gjuhën tonë, e njohin vendin tonë dhe ngrihen në këmbë për vlerat tona”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

    “Ky është hap i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve myslimane në Gjermani”, shtoi ajo.

    DITIB, shoqata më e madhe islamike në Gjermani me rreth 900 xhami, ka qenë subjekt i polemikave politike në këtë vend, veçanërisht së fundmi kur një anëtar i talibanëve të Afganistanit foli në njërën prej xhamive në Këln muajin e kaluar.

    Më 2017, zyrtarët gjermanë i bënë thirrje DITIB-it të bëjë reforma thelbësore pas akuzave se imamët e tij të dërguar nga Diyaneti kishin spiunuar për Ankaranë.

    Diyaneti i mohoi akuzat dhe hetimi për këtë çështje u mbyll pa ndonjë aktakuzë./REL/

     

  • Kurti: Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në “Panda”

    Kurti: Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në “Panda”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti i Serbisë “vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serbë edhe pas një çerek shekulli”, duke iu referuar vrasjeve në lokalin “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998.

    “…Sikurse vazhdon të mos i pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-’99”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës”.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se në këtë lokal, më 14 dhjetor të vitit 1998 autoritetet serbe “inskenuan vrasjen e gjashtë të rinjve serbë”.

    Kurti, po ashtu, publikoi disa fotografi, në të cilat shihet se para objektit ku kanë ndodhur vrasjet, është vendosur pllaka përkujtimore.

    Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që objektin e ish-Pandës ta fusë nën mbrojtje të përhershme.

    Me shpalljen e këtij vendimi, në tetor të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se lokali do t’i shërbejë kujtesës kolektive për krimin që, sipas tij, është bërë nga Serbia.

    Mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit 1998, rreth orës 20:00, dy persona të maskuar hynë në kafene dhe gjuajtën me breshëri plumbash mbi ata që ishin brenda.

    Të vrarë në vend mbetën: Ivan Radeviq, 25 vjeç, Ivan Obradoviq, 14 vjeç, Vukota Gvozdenoviq, 16 vjeç, dhe Dragan Trifoviq, 17 vjeç.

    Po atë natë, si pasojë e plagëve të marra, në spital vdiqën: Svetisllav Ristiq, 18 vjeç, dhe Zoran Stanojeviq, 17 vjeç.

    “Serbia i vrau gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

    Vrasja e gjashtë të rinjve serbë ndodhi në një kohë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin të larta.

    Lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veçse kishte filluar.

    Pikërisht në ditën e vrasjeve në “Panda”, disa pjesëtarë të UÇK-së u vranë në një pritë të forcave serbe, teksa bartnin armë nga Shqipëria.

    Vrasjet në “Panda” u panë si një akt hakmarrjeje, çfarë çoi, pastaj, në bastisje e arrestime të shqiptarëve nëpër Pejë.

    Pas vrasjeve, si të dyshuar u arrestuan Agron Kollçaku, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj, Beqir Loxha dhe Behar Bajri.

    Të gjithë u liruan 12 muaj më vonë nga gjykata në Beograd, në mungesë provash për përfshirjen e tyre në vrasje.

    Rreth 14 vjet pas ngjarjes në “Panda”, në vitin 2013, Aleksandar Vuçiq, që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, la të kuptohej se krimi “mund të mos ishte kryer nga shqiptarët”.

    Në një intervistë për Televizionin “Pink” në Serbi, ai tha se zbardhja e këtyre vrasjeve do të mund të ishte befasi në të ardhmen.

    Nga ajo kohë qarkulluan dyshime se vrasja mund të ishte inskenuar nga autoritetet serbe.

    Hetimi i rastit nga Prokuroria e Serbisë, që nisi në vitin 2016, vazhdon ende – pa rezultat.

    Kjo prokurori i tha më herët Radios Evropa e Lirë se “janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe janë siguruar prova të shumta materiale”, porse “rasti është ende në hetim”.

    Familjarët e viktimave në rastin “Panda” kërkojnë vazhdimisht takim me Vuçiqin, tani president i Serbisë, por një i tillë nuk është realizuar ende./REL/

  • Vetëvendosje s’heq dorë, kundërshton amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë

    Vetëvendosje s’heq dorë, kundërshton amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë

    Dy amendamente të propozuara në Kuvendin e Kosovës – për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës nuk kanë kaluar.

    Kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes që kanë ngritur dorën kundër këtyre dy propozimeve, të Rashit Qalajt dhe Ganimete Musilut.

    Ai që është parë të ketë abstenuar është kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Qalaj me amendamentin e tij ka kërkuar ndarjen e pesë milionë euro për sigurimin shëndetësor për policinë, ndërkaq Musliu 10 milionë për pensionim të parakohshëm.

    Asnjëri propozim s’ka marrë mbështetje, derisa në kuvend deputetët po diskutojnë për projektbuxhetin e vitit 2024, të pritet të miratohet në lexim të dytë.

  • Shpërthen presidenti i skuadrës së Serie-A: Do t’i shesë të gjithë lojtarët

    Shpërthen presidenti i skuadrës së Serie-A: Do t’i shesë të gjithë lojtarët

    Presidenti i skuadrës italiane që garon në Serie-A, Salernitana, Danilo Iervolino dha një konferencë shpërthyese për shtyp sot, duke deklaruar se shumë lojtarë duan të largohen nga klubi pas fillimit të tyre katastrofik të sezonit.

    Salernitana e ka nisur sezonin në mënyrë të mjerueshme, duke fituar vetëm një nga 15 daljet e para të sezonit. Ata aktualisht qëndrojnë në fund të tabelës së ligës, tre pikë prapa Hellas Veronas dhe katër pas Empolit .

    Salernitana e nisi sezonin me trajnerin Paulo Sousa dhe e zëvendësoi atë me Filippo Inzaghi në fillim të tetorit, por rezultatet nuk kanë arritur të përmirësohen, me dy ndeshjet e tyre të fundit që ishin humbjet radhazi ndaj Fiorentinës dhe Bolonjës .

    Duke folur në një konferencë shtypi, Iervolino fillimisht u kërkoi falje tifozëve të Salernitanas për fillimin e dobët të sezonit, përcjellë KosovaPress.

    “Do të them menjëherë se më vjen shumë keq që unë dhe fansat po përjetojmë një moment shqetësimi. Ne jemi të fundit në tabelë dhe kjo nuk është një ekip i ndërtuar për të qenë atje. Ne kemi shumë lojtarë të huaj, lojtarë të rinj premtues dhe unë kam shpenzuar shumë para në më pak se dy vjet duke u përpjekur të jem sa më i pranishëm në përputhje me angazhimet e tjera.”

    “E kam pasur gjithmonë për zemër fatin e lojtarëve, të paktën tre herë në ditë jam në telefon me drejtues të ndryshëm për të marrë vesh se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet nga pikëpamja e punës. Unë kujdesem për familjet e tyre, mësoj për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.”, tha më tutje Iervolino.

    Presidenti Salernitana më pas shprehu zemërimin e tij për gjendjen aktuale të klubit.

    “Shumë lojtarë duan të largohen, nuk u pëlqen Salernitana. Ata janë këtu, por do të donin të ishin diku tjetër. Kemi rroga shumë të larta, lojtarë të shtrenjtë dhe ata kanë shpërfillur të gjitha angazhimet e tyre. Me ta duhet të punojmë, janë ata që duhet të marrin përgjegjësi. Nëse nuk janë të lumtur, duhet ta dinë se ky rrezikon të jetë varri i shumë lojtarëve. Do të kem një grusht shumë të fortë me shumë prej tyre. Në janar do të shes të gjithë ata që nuk duan të qëndrojnë, tani e tutje do të mbajmë vetëm njerëz që kanë një dëshirë të çmendur për të qëndruar në Salerno, për t’i dashur këto ngjyra dhe këtë qytet dhe për t’u vënë gjithmonë në dispozicion. Këtu ka nga ata që zëvendësohen dhe ankohen dhe ky është një problem i madh.”, ka thënë në fund ai.

  • Shqipëri: Mbyllet seanca e Kuvendit mes tensioneve e debateve

    Shqipëri: Mbyllet seanca e Kuvendit mes tensioneve e debateve

    Mbyllet seanca plenare mes debateve dhe përplasjeve të shumta. Mazhoranca ka miratuar me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar. Ditën e sotme ishin parashikuar në rendin e ditës disa çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e Kuvendit siç ishte ndryshimi i rregullores së kuvendit.

    74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.

    Tensione përplasje kaos jashtë dyerve të kuvendit ka pasur gjatë ditës së sotme. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, pa diskutime. Kryetarja e kuvendit kaloi në votim rendin e ditës.

    Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të rregullore së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvend. /Euronews.al/

  • Jada Pinkett Smith thotë se shuplaka e Oscarit e shpëtoi martesën e saj

    Jada Pinkett Smith thotë se shuplaka e Oscarit e shpëtoi martesën e saj

    Për Jada Pinkett Smith çuditërisht shuplaka famëkeqe në Oscar e bashkëshortit të saj Will Smith kundër Chris Rock pati pasoja pozitive për të.

    Aktorja e tha këtë për “Daily Mail”, pothuajse dy vjet pas incidentit.

    “Nuk doja të shkoja në Oscar atë vit, por jam e lumtur që shkova”, tha Pinkett Smith për gazetën britanike.

    Ajo e përshkroi si një goditje e shenjtë sepse ajo solli shumë të mira me të.

    Komediani bëri një shaka për Jada Pinkett Smith. Aktorja kishte rruar kokën për shkak të rënies së flokëve.

    “Mos e vendos emrin e gruas sime në gojën tënde të mallkuar,” bërtiti Smith pas shuplakës.

    Menjëherë pas skandalit, Will Smith mori çmimin Oscar për rolin e tij kryesor në “King Richard”.

    Më vonë ai u përjashtua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila jep çmimin më të rëndësishëm të filmit në botë.

    “Pas gjithë këtyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha krejtësisht nga Will, më duhej kjo goditje për të kuptuar se nuk do ta lë kurrë atë”, Sepse ajo që publiku nuk e dinte në kohën e shuplakës së Oscarit: Jada Pinkett Smith dhe Will Smith nuk ishin më çift ‘’,vazhdoi ajo.

    Ata ishin ndarë tashmë në vitin 2016, sipas biografisë së Pinkett Smith të publikuar së fundmi “Worthy”.

    Sic tha aktorja, kur Wll Smith e quajti atë “gruaja” e tij gjatë skandalit në Oscar, kjo shkaktoi diçka tek ajo./ATVLIVE.TV/

  • Ikona e Hollivudit, Barbra Streisand: Nuk do të bëjë më filma

    Ikona e Hollivudit, Barbra Streisand: Nuk do të bëjë më filma

    Barbra Streisand ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Ajo ka arritur shumë suksese gjatë dekadave të fundit si këngëtare, aktore dhe regjisore.

    Megjithatë, mund të mos ketë kurrë një film tjetër në të cilin Barbra luan një rol kryesor.

    Ajo u shfaq për herë të fundit në një film në vitin 2012. Në një intervistë për revistën amerikane ‘’People’’, Barbra shpjegon se nuk dëshiron të bëjë më filma.

    ‘’Kam pasur filma kaq të mirë, domethënë kanë të bëjnë me gjëra që i kam pasur për zemër, tema shumë interesante. Shpesh pyes veten pse kam bërë vetëm 19 filma në jetën time?”.

    Barbra Streisand tha se kishte dëshirë të bënte shumë filma, por me kohë, u bë dembele.

    “Nuk e di. Është e komplikuar, por unë jam e komplikuar, mendoj. Më pëlqen koha e lirë”, shpjegon aktorja 81 vjecare.

    Ajo aktualisht është në një turne promovues për librin e saj “My Name Is Barbra”, i cili u botua në nëntor./atvlive.tv/

  • Fondacioni gjerman i kafshëve të egra zgjedh iriqin si kafsha e vitit 2024

    Fondacioni gjerman i kafshëve të egra zgjedh iriqin si kafsha e vitit 2024

    Iriqët gjejnë gjithnjë e më pak strehimore dhe ushqime të përshtatshme.

    Për këtë, në Gjermani u emëruan Kafsha e Vitit. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kafshëve.

    Iriqët janë të përhapur në të gjithë Gjermaninë. Tani në Gjermani ka deri në nëntë herë më shumë iriq në qytete sesa në zonat rurale.

    Që nga viti 1992, kafsha e vitit zgjidhet çdo vit për ta sjellë atë në qendër të vëmendjes së publikut përmes fushatave informuese dhe mbrojtjese .

    Megjithatë, ekspertët e kafshëve të egra janë të shqetësuar se popullsia e iriqëve në Gjermani duket se po zvogëlohet gradualisht.

    Iriqët janë të lezetshëm dhe mjaft të dobishëm : Si ngrënës të insekteve , ata shkatërrojnë dëmtuesit dhe për këtë arsye mund të jenë të mirpritur për dikë në kopsht.

    Iriqi në të vërtetë mund të jetojnë deri në shtatë vjeç. Megjithatë, jetëgjatësia e tyre aktuale sot është vetëm dy deri në katër vjet.

    Arsyeja kryesore për këtë është mungesa në rritje e hapësirës së tyre të jetesës për shkak të kopshteve me zhavorr, zhvillimi i zonave të hapura, përdorimi i tokës industriale në shkallë të gjerë dhe rrugët e ngarkuara.

    Rreziqet e shkaktuara nga njeriu si kositësit robotikë apo makinat rrisin më tej shkallën e vdekshmërisë.

    Në shumicën e shteteve federale, iriq klasifikohet si një specie e rrezikuar.

    Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) i vendosi iriqët në listën e kuqe në vitin 2016 , por i klasifikoi si të pa kërcënuar me zhdukje.
    Iriqët janë kafshë të egra dhe zakonisht nuk kanë nevojë për ndihmën e njeriut.

    Ato janë specie të mbrojtura dhe për këtë arsye as nuk mund të kapen dhe as të vriten.

    Vetëm në raste të jashtëzakonshme, ne njerëzit duhet të marrim një iriq në shtëpinë tonë – për shembull, për t’u kujdesur për të nëse është i lënduar ose i sëmurë.

    Dhe sapo ndjehet përsëri më mirë, duhet të lëshohet përsëri në natyrë.

    Sidomos në dimër, kur ka ngrica dhe borë , iriqi duhet të jetë në letargji.

    Letargji do të thot gjendje e një gjumi të thellë e të gjatë, në të cilën bien disa kafshë, zakonisht gjatë dimrit, për të përballuar vështirësitë e natyrës.

    Në muajt e ngrohtë, iriqët nuk duhet të jenë jashtë dhe rreth e rrotull gjatë ditës, por vetëm në muzg dhe gjatë natës.

    Një iriq bie në letargji për rreth katër muaj , nga dhjetori deri në mars.

    Gjatë kësaj kohe, temperatura e trupit të tij bie në rreth pesë gradë.

    Zemra e tij atëherë rreh vetëm pesë deri në dhjetë herë në minutë në vend të 180 deri në 200 herë të zakonshme. Iriqi zgjohet shkurtimisht një herë në 30 ditë, gjë që është e padëmshme.

    Nga rruga, iriqët nuk grumbullohen për dimër, por përkundrazi ushqehen me yndyrën që fituan në verë dhe në vjeshtë.

    Kur del nga letargjia,një iriq humb më pas rreth 20 deri në 40 për qind të peshës së tij origjinale.

    Prandaj është e rëndësishme që ai të gjejë ushqim të mjaftueshëm në verë dhe në vjeshtë për të mbijetuar këto periudha të gjata pa ushqim./atvlive.tv/