ATV

Author: G.O.

  • Rregullat që duhet të ndjek familja mbretërore britanike

    Rregullat që duhet të ndjek familja mbretërore britanike

    Në botë shumica e vendeve janë republika, po megjithatë ka akoma disa vende që janë Monarki, e tillë është edhe Mbretëria e Bashkuar.

    Në vendet të cilat udhëhiqen nga mbreti dhe mbretëresha janë thjesht figura koke pa asnjë pushtet politik. Në të tjerët, mbretërit ende kanë një fuqi të madhe, ndonjëherë edhe fuqi absolute.

    Një nga familjet mbretërore më me ndikim në jetën politike dhe shoqërorë është ajo e Mbretërisë së Bashkuar por jashta asaj që ne shohim kjo familje dhe stafi i tyre ndjekin disa rregulla mjaft strikte dhe te çuditshme në të njëjtën kohë.

    Kjo familje tashmë udhëhiqet nga Mbreti Charles III dhe të afërmit e tij të ngushtë në Shtëpinë e Windsor. Të qenit pjesë e familjes mbretërore pas privilegjeve vjen nje vargj rregullash strikte që duhen respektuar.

    Ndër gjërat e para të ndaluara është luajtja e lojës “Monopoly” në tavolinë mes familjes. Duke e ditur se kjo lojë mund të bëhet intensive familja mbretërore është e përjashtuar nga ky fenomen, Princi Andrew rrëfeu se ata “nuk lejohen” ta luajnë atë, as në kohën e Krishtlindjes.

    Me sa duket, lojërat e Monopoly bëhen shumë “shumë ambicioze” midis mbretërve, duke çuar në debate të këqija familjare. Nëse mbreti çohet në këmbë, dhe të gjithë të tjerët duhet të zgjohen në këmbë. Sepse në këtë listë kanë të bëjnë të gjitha rregullat me nderimin dhe respekt ndaj këtij pozicioni të shenjtë, i cili ka ekzistuar për më shumë se një mijë vjet. Për shembull, kur Mbreti Charles III qëndron në këmbë, të gjithë të tjerët qëndrojnë, dhe askush nuk ulet derisa ai të ulet.

    Një pjestarë i familjes mbretërore nuk lejohet të jap autografe dhe arsyeja e kësaj është rreziku që dikush të falsifikojë një nënshkrim mbretëror

    Princi William, Kate Middleton, Mbreti Charles dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore shpesh kanë një mori dashamirësish në çdo ngjarje që marrin pjesë. Në vitin 2023, Princesha Kate refuzoi një kërkesë për autografin e saj. Ajo tha se arsyeja ishte: “Vetëm një nga ato rregulla”.

    Në udhëtimet e shpeshta të familjes një tjetër rregull i rëndësishëm është që dy trashëgimtarë nuk mund të fluturojnë së bashku, duke u siguruar kështu që të qëndrojnë të sigurt për linjën e trashigimisë. Me përjashtim të fëmijëve të vegjël pasi atyre ju duhet përkujdesi prindëror.

    Pa marrë parasysh admirimit tuaj ndaj familjarëve të një familje mbretërore ju nuk mund të prekni një mbret apo dukeshë pasi që ju duhet të keni respekt ndaj statustit të tyre.

    Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip, krijuan këtë rregull. Nëse një mbretëror ofron një përqafim ose shtrëngim duarsh, ju mund të angazhoheni, por është më mirë të prisni dhe të shihni, në vend që ta filloni vetë kontaktin.

    Çiftet mbretërore po ashtu nuk lejohen shfaqje afeksioni në publik, rregull ky I krijuar nga Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, i cili inkurajon njerëzit të mos tregojnë shfaqje afeksioni në publik. Jo vetëm që inkurajohet që civilët të mos prekin familjen mbretërore, por edhe familja mbretërore nuk mund ta prekë familjen mbretërore. Ndonjëherë, ata mund të mbajnë duart ose të përkëdhelin lehtë njëri-tjetrin në shpinë, por nuk ka puthje dhe ekzagjerime në publik.

    Peshimi para dhe pas darkës së Krishtlindjes kjo për t’u siguruar që të ftuarit të kenë mjaftueshëm për të ngrënë. Familja mbretërore peshon njerëzit para dhe pas darkës së Krishtlindjes, një traditë që ka ndodhur që nga fillimi i viteve 1900. Tradita është të shihet se sa peshë kanë shtuar të gjithë pas vaktit të madh, në mënyrë që të sigurohet që çdo mysafir të ketë mjaftueshëm për të ngrënë.

    Ata duhet t’i pranojnë të gjitha dhuratat me dashamirësi, kjo është pjesë e protokollit mbretëror të mirësjelljes.

    Ata duhet të pranojnë gjithmonë dhurata nga organizatat dhe udhëheqësit e vendeve me dashamirësi, pavarësisht nga dhurata apo kush i jep. Mbreti Charles III jep fjalën e fundit se kush mund të mbajë çfarë, dhe shumë dhurata gjenden aktualisht në Koleksionin Mbretëror, një muze i thesareve të familjes mbretërore që ekziston që nga viti 1660.

    Një rregull tjetër që ishte I ndaluar deri në vitin 2011 ishte martesa me një katolik romak

    Në 1701, u miratua një dekret që ndalonte anëtarët e familjes mbretërore të martoheshin me katolikët romakë. Megjithëse Anglia ishte një vend katolik gjatë viteve 1500, reforma e shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe luftërat civile të shekullit të shtatëmbëdhjetë e kthyen atë në fuqinë kryesore protestante të Evropës deri në vitin 1750.

    Franca dhe Spanja Katolike ishin armiqtë kryesorë të Anglisë gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë. Është interesante se ky dekret qëndroi në fuqi deri në vitin 2011, kur familja mbretërore hoqi njëherë e përgjithmonë ndalimin.

    Princit Philip iu desh të ecte pas mbretëreshës kështu duke respektuar rregullat.

    Kur shikoni fotot e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, mund të keni vënë re se, në pjesën më të madhe, se ai ishte gjithmonë disa hapa pas saj. Kjo për shkak se Princi Philip nuk ishte një mbret. Për shkak të ‘Urdhrit të Përparësisë’, grada e tij ndaj Mbretëreshës ishte më e ulët, kështu që ai duhej të tregonte respekt ndaj Urdhrit duke u larguar pas saj kur ata ishin jashtë së bashku.

    Po ashtu Monarku nuk lejohet të ulet në një fron të huaj. Kjo është një traditë e vjetër, e lashtë dhe jo një ligj. Tradita urdhëron që monarkët britanikë të ulen vetëm në fronet britanike, asnjëherë të huaj. Sipas ‘Stack Exchange’ dhe botimeve të tjera, ky ligj është një “shenjë e vjetër respekti”. Mbretëresha Elizabeth e mori këtë rregull shumë seriozisht. Kur ajo u ftua në setin e ‘Game of Thrones’, ajo madje refuzoi me mirësjellje të ulej në Fronin e Hekurt.

    Gjithnjë duhet respektuar rregulli i aprovimit përpara një propozimi. Në 1772, u miratua Akti i Martesave Mbretërore që përcaktoi rregullat bazë për fejesat mbretërore, dasmat dhe më shumë. Një rregull kryesor, i cili ndiqet ende sot, thotë se pasardhësit mbretërorë duhet të kërkojnë miratimin e një monarku përpara se të propozojnë. Të dy Princi William dhe Harry duhej të kërkonin lejen e Mbretëreshës Elizabeth II përpara se të propozonin, dhe dasmat e ardhshme mbretërore do të duhet të kalojnë përmes mbretit Charles.

    Po ashtu Familja mbretërore nuk lejohet të votojë pasi që ata duhet të jenë “mbi” çështjet politike dhe të mos shfaqin opinionet e tyre politike.

    Tek zonjat manikyri i thonjve me ngjyra është një ‘jo’ e madhe, kjo Duket të jetë një preferencë mbretërore , mirëpo kjo është paksa e diskutueshme, pasi disa thonë se nuk është e vërtetë, ndërsa të tjerë betohen se është. Është e drejtë të thuhet se familja mbretërore ka rregulla strikte për stilin dhe shumë gra mbretërore kanë zgjedhur të veshin tone neutrale në shumë raste zyrtare.

    Një buqetë dasme mbretërore duhet të përmbajë lulen Myrtle, sepse ajo përfaqëson fatin, besnikërinë dhe dashurinë

    Akti i martesës vjen me një mbiemër të ri, kjo është pjesë e protokollit mbretëror , Siç ka dëshmuar deri më tani kjo listë, ka mjaft rregulla strikte që duhet të ndjekë familja mbretërore, veçanërisht kur bëhet fjalë për martesën. Për shembull, nuk mund të mbani mbiemrin tuaj të vajzërisë kur martoheni si një grua mbretërore. Gratë që martohen me burra mbretërorë në linjën e trashëgimisë duhet të marrin titujt e burrave të tyre.

    Në familjet mbretërore, vetëm gratë e martuara vendosin kurorë, dhe vendosja e një kurore është një shenjë e “maturisë” dhe po ashtu vetëm gratë e martuara lejohen të vendosin këto aksesorë miliona dollarësh, prandaj nuk e keni parë kurrë Kate Middleton deri sa u martua me Princin William. Në cdo dasmë mbretërore duhet të përfshijë një grup fëmijësh kjo konsiderohet një traditë britanike.

    Absolutisht jo “Selfie Mbretërore” nuk duan që njerëzit t’u kthejnë shpinën ose t’u afrohen atyre.

    Formulimi i bisedave të darkës, kështu duke ruajtur etiketën e ngjarjes. Mbreti Charles, për shembull, flet me personin në të djathtën e tij gjatë pjatës së parë. Gjatë pjatës së dytë, ai më pas kthehet nga personi në të majtë për të bërë një bisedë. Diku tjetër në tryezë, njerëzit pritet të kenë një bisedë të qetë me personin e ulur pranë tyre nuk do të ketë bërtitje nëpër tavolinë.

    Gjithashtu familja mbretërore nuk mund të hajë fruta deti, pasi që rreziku i helmimit nga ushqimi është shumë i lartë me përjashtim të Mbretit Charles III ndonjëherë nuk mund të rezistojë. Ata largohen nga tryeza në mënyrë diskrete, Ndërprerja e darkës është një ‘jo’ e madhe vetëm në raste emergjente përndryshe të pranishmit duhet paralajmëruar ngritjen.

    Askush nuk mund të hajë pasi mbreti të ketë mbaruar vaktin e tij, edhe kjo konsiderohet pjesë e etiketës së ngrënies për të treguar respekt

    Nuk lejohet veshja e materialit gëzof, ky akti u miratua në 1337 gjatë mbretërimit të mbretit Eduard III. I miratuar për arsye të dallimeve klasore, ai ndaloi njerëzit që nuk ishin baronë, kontë, kalorës ose prelatë të Kishës së Anglisë të mbanin gëzof. Përjashtimet e vetme ishin ata civilë të pasur që shpenzojnë më shumë se 124 dollarë në vit.

    Duke jetuar në një mënyre strikte të rrethuar me rregulla, disa prej tyre ndonjëherë edhe thehet por që përgjithësisht janë rregulla të barabarta për të gjithë familjarët./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://youtu.be/1wFWl0wfHkc?t=1933

     

  • Pesë vendet më të vizituara në vitin 2023

    Pesë vendet më të vizituara në vitin 2023

    Në ditët e fundit të vitit 2023 dhe jeni duke planifikuar se cilat vende do ti vizitoni në vitin e ardhshëm, ne me mendjen tonë shqyrtojmë se cilat ishin vendet më të vizituar përgjatë këtij viti.

    Tashmë është përcaktuar lista e vendeve më të vizituara gjatë këtij viti, dhe secila prej tyre ka ofruar përmbajtje të përshtatshme për të gjithë, nëse jeni ndikuar nga komentet e udhëtarëve apo influencuesve botërorë apo këshillat dashamirëse të miqve për udhëtime, nuk ka rëndësi, përveç faktit që jeni njohur dhe keni parë diçka të re.
    Prestigjozja ‘’Study International’’, ka hartuar një listë prej 5 vendeve të cilat janë vizituar vitin që po lëjmë pas, përfshir të gjitha kontinentet e botës.

    Në pozitën e parë ndodhët Franca, ani pse me shumë protesta për rritjen e çmimit të naftës, lista e gjërave që Franca ka për të ofruar është vërtet e gjatë, dhe në krye janë pastat dhe arti që mund t’i shihni dhe përjetoni vetëm në këtë vend.

    Deri më tani kanë “kaluar” 72.4 milionë persona, ku kanë mbetur më pak se një javë deri në fund të vitit, shteti francez vazhdon të jetë vendi më I vizituar në botë.

    Në vendin e dytë vije vendi fqinj i Francës është Spanja, vendi mesdhetar i cili çdo vit është një nga destinacionet më interesante në botë, zuri vendin e dytë, derisa ky vit nuk bën përjashtim sepse tashmë ka pritur 70 milionë turistë.
    Ushqimi, plazhet, muzika, njerëzit, kanë vazhduar të tërheqin vizitorë gjithnjë e më shumë vizitorë në këtë vend të bukur.

    Në vendin e tretë pas Francës dhe Spanjës, ndodhën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA-të kanë qenë gjithmonë një destinacion interesant për çfarëdo që dëshironi, kështu duke marrë parasysh edhe ekonominë e përshtatshme për të jetuar, derisa edhe këtë vit janë në krye të më të vizituarve dhe mund të mburret se është e vetmja në këtë listë që nuk është në Evropë, vlersohet se deri në fund të këtij viti SHBA-të do ta kalojnë shifrën prej 46.8 milionë turistë.

    Ndoshta në një vend të katërt të papritur, Turqia është vendi që është një hit absolut në vitin 2023, e pozicionuar në mënyrë perfekte midis dy kontinenteve, Turqia është e famshme për ushqimin, kulturën dhe arkitekturën e saj.

    Ajo që është gjithashtu specifike është se konsiderohet të ketë një nga brigjet më të bukura në botë. Ata thonë se do ta vizitojnë rreth 45.5 milionë turistë.

    Pozita e pestë i takon Britanisë së Madhe, pamja e panoramës së Londrës është një nga fotot më të bukura që mund të bëni në këtë vend dhe, përveç këtij qyteti, një tjetër shumë i vizituar është Liverpuli. Ndoshta është për shkak të futbollit apo edhe muzikës, deri në fund të dhjetorit 2023 Mbretëria e Bashkuar ka numruar rreth 37.5 milionë turistë në të gjithë vendin./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://youtu.be/1wFWl0wfHkc?t=1238

  • Kim Jong Un zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë

    Kim Jong Un zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë

    Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për rritje të gatishmërisë për luftë, për t’i zmbrapsur ato që i cilëson lëvizje të pashembullta konfrontuese, të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara, ka raportuar media shtetërore verikoreane të enjten.

    Koreja Jugore, në anën tjetër, është zotuar për hakmarrje të ashpër kundër çdo provokimi prej Koresë së Veriut.

    Komentet e Kimit, të bëra gjatë një takimi politik – ku janë shpalosur objektivat për vitin 2024 – kanë dhënë sinjale që Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë testime bërthamore, për ta modernizuar arsenalin bërthamor.

    Vëzhguesit kanë thënë se Kimi dëshiron të shfrytëzojë arsenalin e tij bërthamor për të rritur pazarin diplomatik me Uashingtonin, nëse do të ketë dialog mes dy palëve, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA.

    Takimet e Partisë Popullore pritet të zgjasin disa ditë dhe detajet e takimeve do të bëhen publike pas përfundimit të sesioneve, më 31 dhjetor.

    Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut pritet të bëjë zotime dhe hapa drejt rritjes së kapacitetit bërthamor dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë, po ashtu, e rivalizojnë SHBA-në.

    Agjencia për spiunim e Koresë së Jugut, ka thënë të enjten se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut do të kryejë provokime ushtarake dhe sulme kibernetike para zgjedhjeve parlamentare të Koresë së Jugut në prill, dhe para zgjedhjeve presidenciale amerikane, në nëntor të vitit të ardhshëm.

    Prej vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer disa testime raketore, duke shkelur ndalesat e vëna prej Kombeve të Bashkuara.

    Javën e kaluar, ky vend e ka testuar raketën më të avancuar që e ka – Hwasong18 – e cila beson se ka kapacitet për të goditur tokën amerikane.

    Verikoreanët besojnë se kanë të drejtë legjitime dhe sovrane për të kryer testime të tilla, duke përmendur stërvitjet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat i konsiderojnë si parapërgatitje të pushtim të tokës së tyre.

    Lideri verikoren ka refuzuar të dialogojë me SHBA-në, prej dështimit të negociatave më 2019, me Donald Trumpin, atëbotë president amerikan.

    Çështja kyçe në takimet Kim-Trump ka qenë se si mund të hiqen disa sanksioneve për Korenë e Veriut, në këmbim të çarmatosjes bërthamore së këtij vendi./REL/

  • Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë-Kosovë

    Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë-Kosovë

    Dy zyrtare të një banka komerciale në Preoc të Graqanicës kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3 mijë e 295 nga 2 euro në vlerë 6590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

    “Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Po ashtu edhe në Fushë Kosovë një zyrtare e një banke komerciale ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

    “Te-Rrethi, Fushë Kosovë 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

  • Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi rreth 4 mijë euro stoli ari

    Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi rreth 4 mijë euro stoli ari

    Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri/ari në një shtëpi në Fushë-Kosovë që kapin vlerën rreth katër mijë euro.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i vjedhur i është rikthyer pronarit.

    “Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë 27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari, të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin e policisë.

  • Ministri Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

    Ministri Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

    Kryeminisitri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në A2 CNN.

    Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

    Ai solli në vëmendje se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.

  • Policia e Kosovës prezanton sot të arriturat për vitin 2023

    Policia e Kosovës prezanton sot të arriturat për vitin 2023

    Viti 2023, është karakterizuar me plot zhvillime për Policinë e Kosovës. Shumë sfida, angazhim por edhe suksese, mund të thuhet se ishte ky vit për ta.

    Andaj një nga një ato do të përmblidhen sot.

    Organet e rendit, do të publikojnë të arriturat e tyre për këtë vit.

    Ky prezantim do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha dhe kjo ngjarje do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme.

  • Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri: Fluturimet shkurtohen për së paku 15 minuta

    Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri: Fluturimet shkurtohen për së paku 15 minuta

    Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

    Përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.

    “Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu.

    Ai i është referuar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyn në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

    Qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, që nuk kanë mundur të lëvizin pa viza në zonën për lëvizje të lirë, Schengen.

    Albion Idrizi, magjistër i aviacionit, ka thënë më parë për REL se pas hapjes së korridorit ajror të Kosovës me Shqipërinë, përveç shkurtimit të kohës së fluturimit, do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave.

    Aktualisht, sipas tij, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

    Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

    Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

    Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër.

    Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC-ja, hapësira e lartë – ajo mbi 6.200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

    Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

    Për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” udhëtojnë miliona persona brenda vitit.

    Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë, deri më tani, destinacionet më të shpeshta.

  • Sot certifikohen ushtarët e rinj të FSK-së

    Sot certifikohen ushtarët e rinj të FSK-së

    Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të certifikohen sot.

    Ceremonia pritet të fillojë në orën 09:30 dhe do të mbahet në Kazermën e FSK-së ‘Skënderbeu’, në Ferizaj.

    Ndryshe, kjo do të jetë gjenerata e dytë e cila ka përfunduar stërvitjet ushtarake bazë (SUB 02-2023).

  • Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Turkaj

    Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Turkaj

    Gazetari kosovar, Arton Turkaj, ka ndërruar jetë dje në moshë te hershme, si pasojë e një sulmi në zemër.

    Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

    Sipas njoftimit mortor nga familja e të ndjerit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Banjë të Istogut.

    Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të shumta për vdekjen e Turkajt, në mesin e të cilëve ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.