ATV

Author: G.O.

  • Deri në 4 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Deri në 4 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

    Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është 3500 metra.

    Mbi 2 orë janë duke pritur edhe qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë dhe po ashtu 2 orë në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.

    Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë.

    Në pikat e tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

  • Jadon Sancho pritet të rikthehet te Dortmundi

    Jadon Sancho pritet të rikthehet te Dortmundi

    Jadon Sancho pritet të bëjë një rikthim te Borussia Dortmund.

    Anësori anglez është duke kaluar kohë të vështira te Manchester United.

    Borussia Dortmund duket e vendosur që të kompletojë huazimin e Jadon Sanchos këtë javë.

    Ata presin që ai të jetë i gatshëm para rikthimit të Bundesligës./GE

  • Arrestohet një person për fajde në Shtime

    Arrestohet një person për fajde në Shtime

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari i moshës 39 vjeçare kishte sulmuar fillimisht viktimën, pasi ky i fundit nuk kishte arritur ta kthejë borxhin në emër të fajdes në vlerë prej 7 mijë euro.

    PK bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    “Me datën 04.01.2024 rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në komunikatë.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.

  • Sekuestrohen 689 fishekë, një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47 në Banjskë

    Sekuestrohen 689 fishekë, një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47 në Banjskë

    Në fshatin Banjskë të Mitrovicës, njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

    Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

    “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

  • Oda Ekonomike e Kosovës sot mban konferencë për media

    Oda Ekonomike e Kosovës sot mban konferencë për media

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sot do të mbajë konferencë për media. 

    Qëllimi i kësaj konference është paraqitja përmbledhëse e punës së kësaj ode përgjatë vitit 2023.

    Po ashtu pritet të diskutohen edhe sfidat e kompanisë si dhe rekomandimet për institucionet qendrore.

  • Detaje nga përleshja mes policëve dhe udhëtarëve në Merdarë

    Detaje nga përleshja mes policëve dhe udhëtarëve në Merdarë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së djeshme ku përmes video-xhirimeve u panë duke u përleshur disa udhëtarë dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Sipas raportit policor, sulmi kishte filluar kur disa persona e kishin tejkaluar kolonën, duke mos iz batuar urdhrat e zyrtar të policisë.

    Në raportin 24-orësh thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

    “Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

  • Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

    Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius.

    Ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin mes 9 deri në 12 garë Celsius.

  • Talibanët arrestojnë gratë për “hixhab të keq”

    Talibanët arrestojnë gratë për “hixhab të keq”

    Talibanët kanë arrestuar gra në kryeqytetin afgan për veshje të “hixhabit të keq”, u bë e ditur të enjten nga autoritetet.

    Ky është konfirmimi i parë zyrtar i goditjes ndaj grave që nuk ndjekin kodin e veshjes të vendosur nga talibanët, që kur ata u kthyen në pushtet në vitin 2021.

    Gratë dhe vajzat afgane tashmë po vuanin nga ndalesat në arsim, punësim si dhe qasje në hapësirat publike.

    Zëdhënësi Abdul Ghafar Farooq, nuk tha se sa gra janë arrestuar apo çfarë nënkupton hixhab të keq.

    Në maj të vitit 2022, talibanët nxorën një dekret që u bën thirrje grave që të shfaqin vetëm sytë e tyre dhe rekomandon që ato të mbajnë burkën nga koka deri te këmbët, ngjashëm me kufizimet gjatë sundimit të mëparshëm të talibanëve midis 1996 dhe 2001.

    Farooq tha se gratë u arrestuan tri ditë më parë.

    Ministria ka dëgjuar ankesa për mungesën e hixhabit të saktë të grave në kryeqytet dhe provinca për gati dy vjet e gjysmë, tha ai për Associated Press.

    Zyrtarët e ministrisë rekomanduan gratë dhe i këshilluan që të ndiqnin kodin e veshjes. Oficerët e policisë femra u dërguan për të arrestuar gratë pasi ato nuk i zbatuan këshillat, shtoi ai.

    “Këto janë ato pak gra që përhapin hixhabin e keq në shoqërinë islame”, tha ai.

    “Ato shkelën vlerat dhe ritualet islame dhe inkurajuan shoqërinë dhe motrat e tjera të respektuara për hixhab të keq”, shtoi ai.

    Policia do t’ia referojë çështjen autoriteteve gjyqësore ose gratë do të lirohen me kusht të rreptë, sipas Farooq.

    “Në çdo krahinë, ata që lëvizin pa hixhab do të arrestohen,” paralajmëroi ai./REL/

  • Tërmeti në Japoni, shkon në 78 numri i të vdekurve

    Tërmeti në Japoni, shkon në 78 numri i të vdekurve

    Numri i viktimave në Japoni nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 78 të enjten, sipas mediave lokale.

    Vendndodhja e të paktën 51 personave mbetet e panjohur dhe janë shpallur “të pagjetur”, kanë raportuar mediat.

    Japonia Qendrore është goditur nga një seri tërmetesh që nga pasditja e së hënës me intensitet deri në 7.6 ballë, duke shkaktuar shkatërrime të shumta, ndërsa shumë zona ende janë të shkëputura.

    Japonia është goditur nga rreth 600 lëkundje që nga e hëna. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Noto përballë Detit të Japonisë.

    Provinca Ishikawa është më e goditura ku u raportuan shumica e viktimave dhe shkatërrimet më të mëdha të ndërtesave, kryesisht në qytetin Wajima ku thuhet se shumë persona ende janë nën rrënoja. Mijëra familje janë pa energji elektrike.

    Japonia ka dislokuar mijëra ushtarë në operacionet e kërkim-shpëtimit ndërsa moti i keq ishte pengesë e operacioneve pas tërmetit./ATVLIVE.TV/

  • Salah pritet të nënshkruajë kontratën e re me Liverpool

    Salah pritet të nënshkruajë kontratën e re me Liverpool

    Sulmuesi Mohamed Salah pritet t’i jap fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi egjiptiani pritet të nënshkruajë kontratën e re me Liverpoolin.

    “Sky Sports” ka raportuar të enjten se palët tashmë kanë arritur marrëveshje, ndërsa gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër, kur Salah të kthehet nga Kupa e Afrikës.

    Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në viti 2026 dhe do të ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.

    Kujtojmë që Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.

    Në 27 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, 31 vjeçari ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 9 asistime.