ATV

Author: G.O.

  • Adele rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh – Ky është vendi ku ajo do të performojë

    Adele rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh – Ky është vendi ku ajo do të performojë

    Adele ka paralajmëruar koncerte në Evropë.

    Është hera e parë pas tetë vitesh që vjen për të kënduar në një qytet evropian.

    Ajo ka planifikuar katër koncerte në Mynih, të cilat do të zhvillohen më 2, 3, 9 dhe 10 gusht në sallën Munich Messe.

    “Kam marrë një pyetje për shfaqjet verore, por isha e kënaqur me koncertet e mia në Hyde Park dhe rezidencën time në Las Vegas, kështu që nuk kisha plane të tjera. Por në të njëjtën kohë, isha shumë kurioze për realizimin e një ideje për atë lloj shfaqjeje që unë dua të bëj”, ka shkruar ajo.

    “Në mes të Evropës, në Mynih. Kjo është pak e rastësishme, por gjithsesi e mrekullueshme! Menjëherë pas Euros? Hajde në Angli! Me Olimpiadën ngjitur? Vazhdo Simone! Dhe disa nga artistët e mi të preferuar që do të performojnë gjithashtu? Pse…PO!! Nuk kam performuar në Evropë që nga viti 2016”.

    “Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t’i dhënë fund kësaj faze të bukur të jetës dhe karrierës”, theksoi mes tjerash ylli i famshëm.

    Shitjet paraprake të biletave janë planifikuar për në datën 7 shkurt dhe është e mundur të blini maksimumi 4 bileta. Ende nuk dihet çmimi, por duket se interesi është shumë i lartë.

    Përkatësisht, Adele, e cila është britanike, para disa vitesh e zëvendësoi Londrën me Los Angelesin.

    Ajo ka performuar në Caesars Palace vitin e kaluar. / Telegrafi/

  • Vrasja e Liridonës, Naim Murseli vazhdon edhe sot dëshminë në Prokurori

    Vrasja e Liridonës, Naim Murseli vazhdon edhe sot dëshminë në Prokurori

    I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësja e Murselit, avokatja Teuta Zhinipotoku.

    “Po, sot vazhdon dëshmia e tij, nesër pastaj vazhdon Kushtrimi”, tha Zhinipotoku.

    Murseli është sjellë edhe sot në Prokurori, nën masa të larta sigurie. Ai kishte dëshmuar edhe më 24 janar.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

    Të njëjtëve Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

    Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

    Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

    Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D./BetimipërDrejtësi

  • Arrestohet një person për shantazh në Skenderaj

    Arrestohet një person për shantazh në Skenderaj

    Është arrestuar një person në Skenderaj pasi dyshohet se e ka shantazhuar një burrë duke i kërkuar para, për mos publikim të një video.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie

    Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar. Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, sipas tij, është pikë e zezë e kësaj qeverie.

    Tahiri ka thënë se tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik.

    “Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

  • Arsyet pse nuk duhet të hamë kurrë fruta të papjekura

    Arsyet pse nuk duhet të hamë kurrë fruta të papjekura

    Frutat e papjekur janë shumë vështirë t’i presësh dhe t’i përtypësh, madje e njëjta gjë ndodh edhe gjatë tretjes, e kjo e bënë që stomaku ynë ta ketë edhe më të vështirë.

    Frutat e papjekura mund të shkaktojnë acarim të traktit intestinal.

    Madje, disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta.

    Domatet dhe ananasi i papjekur janë tejet toksike për njerëzit dhe kjo është arsyeja pse duhet ndaluar ngrënia e tyre në sasi të mëdha

    Sipas ekspertëve të nutricionit, thuhet se konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë.

    Ka edhe probleme të tjera që mund t’i keni nga ngrënia e tyre.

    Ndjeshmëria e dhëmbëve, bën që kafshimi dhe përtypja e frutave të papjekura mund të gërryejë mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj të quajtur smalt, duke ekspozuar nervat.

    Si rezultat, ju mund të zhvilloni ndjeshmëri të dhëmbëve.

    Frutat e papjekura përmbajnë shumë acide dhe taninë të cilat shkaktojnë zhveshje të smaltit.

    Për shkak se frutat e papjekura janë të forta dhe fibroze, stomaku do ta ketë shumë të vështirë t’i tresë ato.

    Si rezultat, ka shumë gjasa që të përjetoni dhimbje të tmerrshme stomaku.

    Duke qenë se stomaku juaj po përpiqet të tretë fruta të papjekura që nuk janë aspak të predispozuara të treten, mund të shkaktojë tinguj të çuditshëm ose siç i njohim ndryshe ‘kërcitje zorrësh’.

    Nëse keni një stomak të ndjeshëm, mund të keni të përziera për shkak të mbingarkesës së stomakut.

    Ndonjëherë, ngrënia e frutave të papjekura gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhe të vjella./atvlive.tv/

  • Orban dhe liderët e BE-së përballen sot në samitin vendimtar për ndihmat ndaj Ukrainës

    Orban dhe liderët e BE-së përballen sot në samitin vendimtar për ndihmat ndaj Ukrainës

    Udhëheqësit evropianë do të takohen sot në Bruksel me shpresën për t’i dhënë fund një bllokimi rreth ndihmës financiare për Ukrainën.

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vuri veton ndaj një pakete ndihme prej 50 miliardë eurosh për Kievin dhjetorin e kaluar, shkruan BBC.

    Shumë e mbështetën vendimin e tij në mbajtjen e fondeve prej 20 miliardë eurosh nga BE-ja për Hungarinë për shkak të shqetësimeve rreth të drejtave të njeriut dhe korrupsionit në vend.

    Thashethemet janë përhapur kohët e fundit mbi veprimet e mundshme ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

    Udhëheqësit po bëhen të paduruar me qëndrimin e Hungarisë, e cila po pengon fondet të arrijnë në Ukrainë derisa po afrohet përvjetori i dytë i pushtimit rus.

  • Eurostat: Qytetarët e Kosovës me veturat më të reja në raport me vendet e Ballkanit

    Eurostat: Qytetarët e Kosovës me veturat më të reja në raport me vendet e Ballkanit

    Eurostat ka publikuar statistikat e flotës së automjeteve që lëvizin në Bashkimin Evropian apo në shtetet kandidate për t’u anëtarësuar në bllok.

    Sipas statistikave të publikuara që i referohen fundvitit 2022, në Ballkan ndodhet flota me e vjetër e makinave krahasuar me mbi 250 milionë makina që janë në përdorim në vendet e BE-së.

    Në përgjithësi, flota e makinave të pasagjerëve në pothuajse të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së është rritur gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar një total prej 250 milionë makinash të BE-së.

    Numri më i lartë i makinave për një mijë banorë u regjistrua në Itali, e ndjekur nga Luksemburgu dhe Finlanda.

    Por gjithashtu është vëne re që përveç regjistrimit të makinave të reja, për vit prodhimi, janë ato me benzinë, më pas preferohet zëvendësimi alternativ me bateri dhe në vend të fundit janë makinat e përdorura me naftë.

    Në këto statistika, makina e reja me benzinë janë regjistruar në Qipro (91,8 %), Lituani (79,1 %), Maltë (76,7 %). Ndërsa shteti ku janë regjistruar për herë të parë makinat me naftë është Greqia (76,1%).

    Megjithë një rritje gjatë viteve të fundit, makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative përbënin vetëm një pjesë të vogël të regjistrimit të ri të makinave të pasagjerëve në BE në vitin 2022.

    Megjithatë, në vitin 2022 numri i makinave elektrike të pasagjerëve me bateri vetëm në Shtetet Anëtare të BE-së tejkaloi 2.9 milionë, që ishte rreth 56 herë më i lartë se në vitin 2013 dhe 7 herë më i lartë se në 2018.

    Normat më të larta të rritjes u vunë re midis 2019 dhe 2020 (84,9 %) dhe midis 2020 dhe 2021 (77,7 %). Pjesa e tyre në numrin total të veturave të pasagjerëve u rrit nga 0,02 % në 1,2 % .

    Makinat e Ballkanit

    Sipas raportit 41% e automjeteve të pasagjerëve në Shqipëri janë mbi 20-vjeçare, nga më të lartat në Evropë.

    Ndërsa në Kosovë, 22.6% e automjeteve për pasagjerë kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, dhe në Mal të Zi, 25.6%.

    Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35%.

    99% e automjeteve në Shqipëri kanë një moshë mbi 10-vjeçare, sërish më e larta në Evropë.

    Shteti i dytë që përdor makina që janë mbi një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë. (të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%.

    Gjithashtu Shqipëria ynë disponon shifra të ulëta dhe të regjistrimit të makinave të reja apo alternative, sikurse janë ato me bateri, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.

    1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.

    Makinat me benzinë më popullore, nafta në rënie, alternativë në rritje.

    Preferencat nëse një makinë e re pasagjerësh duhet të fuqizohet nga një motor benzine ose me naftë ndryshojnë në shtetet anëtare të BE-së.

    Nga 25 Shtetet Anëtare për të cilat disponohen të dhëna të detajuara, 24 regjistruan një përqindje më të lartë të naftës; ky është një theksim i fenomenit të vërejtur në vitin 2017 (deri në vitin 2015, shumica e shteteve anëtare shënuan një përqindje më të lartë të naftës, në 2016 kishte të njëjtin numër nga të dyja palët).

    Makina e reja me benzinë

    Në vitin 2022, përqindjet më të larta të makinave me benzinë midis regjistrimeve të reja u vunë re në Qipro (91,8 %), Lituani (79,1 %), Maltë (76,7 %) dhe Hungari (76,6 %), me përqindje të larta të regjistruara gjithashtu në Estoni ( 74,5 %), Holanda (74,3 %), Finlanda (72,3 %), Kroacia (71,9 %), Letonia (70,9 %), Polonia (70,7 %, vlerësimet e Eurostat), Belgjika dhe Spanja (të dyja 70,3 %), Çekia (69,2 %) %), Danimarka (67,7 %), Franca (66,5 %), Rumania (65,7 %), Portugalia (63,7 %), Italia (62,4 %), Gjermania (57,4 %), Sllovenia (56,9 %), Austria dhe Irlanda (të dyja 55,5 %), Luksemburgu (55,4 %) dhe Suedia (52,9 %).

    Në të kundërt, i vetmi vend që regjistroi një përqindje më të lartë të makinave me naftë midis makinave të reja të pasagjerëve ishte Greqia (76,1 %).

    Makinat me energji alternative (elektrike)

    Në Shtetet Anëtare të BE-së, vendet e EFTA-s, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për të cilët disponohen të dhëna të fundit, një rritje në përqindjen e regjistrimeve të reja të makinave të pasagjerëve me energji alternative mund të vërehet përgjithësisht në tre vitet e fundit (Figura 2). . Në vitin 2022, kjo pjesë u bë shumicë në Norvegji (78,8 %) dhe kaloi 10% në Gjermani (18,4 %), Zvicër (17,2 %), Francë (16,1 %), Austri (15,9 %), Maltë (15,5 %), Irlandë ( 15,4 %), Portugalia (15,3 %), Luksemburgu (15,2 %), Italia (13,3 %) dhe Belgjika (10,9 %). Siç mund të konkludohet nga Tabela 1, në vitin 2022, pjesa e karburanteve alternative kapërceu pjesën e naftës në Suedi (34,5 % kundrejt 12,6 %), Islandë (26,9 % kundrejt 16,4 %, të dhënat 2021), Holandë (24,2 %) kundrejt 1,5 %), Lihtenshtajni (20,9 % kundrejt 20,7 %), Danimarka (20,6 % kundrejt 11,7 %), Rumania (19,5 % kundrejt 14,8 %) dhe Finlanda (18,5 % kundrejt 9,1 %).

    Makinat për një mijë banorë

    Ndër shtetet anëtare të BE-së me normat më të larta të motorizimit, d.m.th. makina pasagjerësh për një mijë banorë;

    Italia kryeson listën (684 makina pasagjerësh për mijë banorë) dhe në vend të dytë pason Luksemburgu me 678 makina për mijë banorë.

    Vende të tjera me shkallë të lartë të motorizimit përfshijnë Finlandën (661 makina),

    Qipron (658 makina) dhe Estoninë (637 makina).

    Këto shtete anëtare të BE-së parakalohen nga dy vende të EFTA-s: Lihtenshtajni (775 makina) dhe Islanda (749 makina), ndërsa dy vendet e tjera të EFTA-s, Norvegjia (553 makina) dhe Zvicra (547 makina), janë afër mesatares së BE-së (560). makina).

    Në anën në një shkallë veçanërisht të ulët e motorizimit është regjistruar në Letoni (414 makina), pavarësisht nga një rritje në numrin e makinave të regjistruara prej 12% gjatë periudhës 2017-2022.

    Shkalla e motorizimit në vendet kandidate në BE dhe kandidate potenciale për të cilat disponohen të dhëna (Mali i Zi, Gjeorgjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Turqia dhe Kosova) është dukshëm më e ulët se në Shtetet Anëtare. Vlera më e vogël, 169 makina për mijë banorë, u regjistrua në Turqi.

    Përdorimi i makinave më pak se 2 vjeçare

    Përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve ‘më të rinj’ në Luksemburg

    Përqindjet e makinave të pasagjerëve ‘më të rinj’ ishin më të larta në Luksemburg (18,4 %), Gjermani (15,4 %), Suedi (14,5 %), Belgjikë dhe Irlandë (të dyja 13,1 %) dhe Austri (13,0 %). ).

  • Sot hyn në fuqi rregullorja e BQK-së mbi pagesat me para të gatshme

    Sot hyn në fuqi rregullorja e BQK-së mbi pagesat me para të gatshme

    Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se nga 1 shkurti [sot] do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar të mërkurën këtë duke thënë se do të sigurohet tranzicioni i lehtësuar. Ai nuk tregoi se sa do të zgjasë periudha e tranzicionit.

    “Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës së një shteti tjetër”.

    Megjithatë, ai tha se nga e enjtja nuk do te lejohet importimi i parave nëse, ai që bon importim, nuk është i licencuar nga BQK-ja.

    Bislimi, po ashtu, tha se do të zhvillohet një fushatë për infomimin e qytetarëve dhe se shpreson për biseda mes bankave qendrore të Kosovës dhe të Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur që “zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të territorit të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis”.

    “Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në periudhat eventuale transitore të sigurojmë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa u dëmtuar”.

    Rregullorja që lejon pagesat me para të gatshme në Kosovë të bëhen vetëm me euro ka nxitur shqetësimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb.

    Sipas grupit QUINT, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se për ta zbatuar këtë vendim në tërësi, Kosovës i duhet mbështetja e aleatëve.

    “Sepse siç e dini, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit sa herë i kemi aleatët në krah tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës tonë në tërësi”, tha ajo.

    Presidentja Osmani tha se pret një pajtim mbi mënyrën e zbatimit të rregullores.

    “Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre le të themi në llogari të reja, në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate”, tha ajo.

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për të lehtësuar këtë proces.

    “Në aranzhimin e këtyre modaliteteve ka shembuj nga e kaluara ku për shembull qeveria e Republikës së Kosovës ka dërguar mbështetje për komunën e Preshevës e pastaj Banka Qendrore e Serbisë me automatizëm ka konvertuar eurot në dinarë dhe i ka transferuar në llogarinë e komunës së Preshevës. Njësoj siç ka panumërt shembuj kur Republika e Serbisë dërgon pagesa në euro në vendet fqinje. Sa më shpejt të arrihet ky dakordim aq më i madh është kontributi i këtyre dy bankave qendrore në largimin e brengave eventuale”, tha ai.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha më herët gjatë ditës se institucioni që ai drejton është i gatshëm për bashkëpunim.

    “Ne jemi të gatshëm si Bankë Qendrore që të ndihmojmë nëse kërkohet në aspektin teknik edhe në aranzhime të tjera të nevojshme me Bankën Qendrore të Serbisë. Pra ne si Banka Qendrore mund të shohim mundësitë se si të lehtësojmë këtë proces, sepse në fund të ditës këta janë qytetarë të Kosovës që nuk do të duhej jeta e tyre të ndikohej prej rregullimit të sistemit financiar të vendit, do të duhej vetëm të përmirësohej jeta e tyre”, tha ai.

    Ai theksoi se përdorimi i monedhave të tjera përveç euros është i kundërligjshëm, duke nënvizuar se rregullorja nuk është kundër asnjë komuniteti, por në funksion të mbrojtjes së sistemi bankar nga kartëmonedhat e falsifikuara, veprimtaritë që financojnë terrorizmin dhe pastrimi i parave.

    Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

    Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

    Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

    Bislimi tha se afro 27 mijë pensionistë serbë marrin pensione edhe nga Kosova, në xhirollogari të tyre bankare në valutën euro, dhe se ata mund t’i pranojnë pensionet nga Serbia në llogaritë e njëjta në valutën euro.

    Ai shtoi se mijëra serbë të tjerë paguhen nga autoritetet kosovare me valutën euro në llogaritë e tyre bankare në Kosovë, dhe se ata që nuk kanë llogari bankare, mund t’i hapin ato për t’i pranuar të hollat në valutën euro në bankat komerciale në veri.

    Bislimi tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e vë në dyshim ligjshmërinë e rregullores, duke iu referuar takimeve të fundit të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti këtë javë, si dhe vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë të martën.

    Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të QUINT-it – Gjermania, Italia, Franca dhe Britania – kanë thënë se vendimi i BQK-së “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

  • Edhe sot po vazhdon dëshminë dëshmitari i 44-të i ZPS-së, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Edhe sot po vazhdon dëshminë dëshmitari i 44-të i ZPS-së, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Dëshmia e dëshmitarit të 44-të, të mërkurën, ka qenë në sesion privat, pavarësisht se një ditë më parë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, kërkoi që dëshmia e tij të jetë në seancë publike, pasi që ky dëshmitar, sipas Emmerson, ka pranuar se ka gënjyer dhe është përpjekur që të manipulojë procesin gjyqësor për llogari të shërbimit sekret serb.

    Megjithatë, kërkesa e Emmerson nuk është aprovuar nga Trupi Gjykues i cili vendosi që dëshmia e dëshmitarit 44 të jetë në sesion privat. Ndryshe, shumica e seancave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK, që nga fillimi e deri më tani janë zhvilluar në sesione private.

    Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

    Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

    Ndryshe, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

  • Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në klipin e ri

    Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në klipin e ri

    Jennifer Lopez publikoi këngën e saj të parë nga albumi i ri – “Can’t Get Enough”, e ndjekur nga një remix me një video shoqëruese.

    Pikërisht për shkak të paraqitjes së saj në video, shkruajnë se ajo duket si e ngrirë në vitet ’90 dhe se është si një vampir që nuk plaket.

    Këngëtarja e njohur JLo ka prezantuar së fundmi këngën e re të quajtur “Can’t Get Enough” dhe videoja ka mbledhur gati 9 milionë shikime vetëm në YouTube.

    Ajo publikoi një remix me reperin amerikan Latta dhe ajo që i bën të dallohen dy këngët janë videoklipet dhe pamja e mahnitshme e Jennifer-it, e cila bëri që ajo të quhej vampir.

    Në videon e parë të drejtuar nga Dave Meyers, JLo reflekton me shaka për martesat e saj të kaluara.

    Ndërsa klipi vazhdon, ajo kalon nga burri te bashkëshorti ndërsa të pranishmit në dasmat e saj vendosin baste se sa do të zgjasë secila.

    Në një moment, Lopez u hedh një buqetë të ftuarve, të cilës i pëshpëritet: “Mos e kapni, është e mallkuar”.

    Gjithashtu, aktorja 54-vjeçare kërcen thuajse gjatë gjithë kohës në video, e cila i ka marrë komplimente shtesë.

    “Can’t Get Enough” është kënga e parë nga albumi i nëntë i Lopez, “This Is Me… Now”, i cili do të publikohet më 16 shkurt. /Telegrafi/