ATV

Author: G.O.

  • Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rajonin e Pejës: U gjetën dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale

    Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rajonin e Pejës: U gjetën dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Klinë, Pejë dhe Istog.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në objektet në Videj të Klinës, Gorazhdec të Pejës dhe Osojan të Istogut, janë dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale, raoporton Express.

    Në Osojan është bërë mbyllja e objektit. Rasti po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve”.

    “-Videj, Klinë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.

    -Gorazhdec, Pejë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

    -Fsh. Osojan, Istog 02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Berjani: Çmimi i derivateve është në rritje – Bazuar në gjendjen ekonomike, çmimi real duhet të ishte 1 euro

    Berjani: Çmimi i derivateve është në rritje – Bazuar në gjendjen ekonomike, çmimi real duhet të ishte 1 euro

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë vit trendi i çmimeve të derivateve është në rritje por që nuk është e theksuar.

    Sipas tij, Kosova krahasuar me vendet e rajonit është e dyta pas Maqedonisë së Veriut, me çmimet më të lira të derivateve në treg.

    Berjani ka thënë se viti 2022 ka qenë viti i sfidave sa i përket çmimeve të larta të derivateve dhe se e njëjta situatë është duke vazhduar edhe këtë vit, kjo pasi sipas tij, ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe ka reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEK.

    “Sa i përket çmimit të derivateve të naftës në vitin 2023 kanë qenë sfida të mëdha, ka pasur lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në BERZh dhe në organizatën prodhuese OPEK. Ndërsa ky vit ka filluar ashtu siç e kemi lënë vitin e kaluar, vitin e kaluar çmimet kanë qenë në muajin dhjetor këto çmime që i kemi deri më sot. Nga sot e tutje ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe ka lëvizje të çmimeve kemi rritje të çmimeve. Çmimet në vitin 2023 në majin dhjetor i kemi pasur me 1 euro e 30 cent ka qenë dizelli, benzina 1 euro e 26 cent, këto i kemi pasur edhe në janar kane qenë çmimet stabile. Ndërsa kemi lëvizje ne tregjet ndërkombëtare, kemi edhe reduktim të prodhimit në organizatën prodhuese OPEK dhe kemi rritje të çmimit. Çmimet sillen në tregun kosovarë 1.33 euro dizelli deri në 1.40 euro, ndërsa benzina 1.27 euro deri në 1.32 euro, këto janë çmimet aktuale trendi është në rritje të çmimit të derivateve, po nuk është shumë e theksuar”, ka thënë ai.

    Berjani është shprehur se Kosova edhe pse është vend i vogël ka tregun më të madh sa i përket sektorit të derivateve me mbi 800 pika karburanti, ku sipas tij qytetaret edhe mund të zgjedhin ku është më së liri.

    “Nuk mund të paragjykojmë e të themi se çfarë çmime do të kemi gjatë këtij viti, kur e dimë se kemi lëvizje, por mund të them që për gjendjen ekonomike çfarë është në shtetin tonë çmimi real për qytetarët tonë do të kishte me qenë 1 euro, po këtë nuk e përcakton as qeveria as shoqata, por këtë e përcakton BERZh-a dhe organizata prodhuese OPEK. Dëshiroj që të apeloj tekë qytetarët e kanë mundësin që të zgjedhin ku është më lirë dhe më mirë që të furnizohen, sepse jemi tregu me i madh sa i përket sektorit të naftës, jemi shteti me i vogël në bote me më së shumit pika karburanti. 800 pika karburanti ku qytetari mund të zgjedh gjikundë ku është më lirë dhe më mirë”, ka thënë Berjani.

    Kryetari i Shoqatës ka theksuar se Kosova ka çmimet më të lira në rajon pas Maqedonisë së Veriut, kjo pasi ky shtet ka akcizën për 22 centë më lirë. Ai tha se pavarësisht krizës më të cilën është duke u përballur vendi, qytetaret janë duke u furnizuar me çmime të lira të derivateve.

    “Sa i përket rajonit mund të themi lirisht se çmimet i kemi më së liri rajon përveç Maqedonisë Veriore, kur dihet se Maqedonia Veriore ka akcizën për 22 cen më të ulët. Po qytetaret tanë prapë janë duke u furnizuar me çmime më të lira, rast konkret sot në Shqipëri 1.90 euro është dizelli, 1.92 benzina, në Serbi 1.80 është dizelli, 1.82 benzina, qytetaret tonë janë sado kudo me krizën që e kemi, me punën që është duke u bërë në sektorin e naftës janë duke u furnizuar me çmime më të lirë në regjion”, ka thënë.

    Berjani ka thënë se sektori i naftës e mbush 30 për qind të buxhetit të shtetit e që sipas tij, pavarësisht këtyre çmimeve akciza për derivate nuk duhet që të hiqet pasi situata nuk është emergjente.

    “Sa i përket akcizës së derivateve të naftës unë as një herë nuk kam kërkuar që të hiqet akciza pa marr parasysh kush ka qenë kryeministër. Dihet se sektori i naftës e mbush buxhetin e Kosovës 30 për qind, shumë deputet, shumë kryetar të partive kanë bërë spektakle mediatik gjithmonë duke kërkuar që të hiqet akciza. Akciza nuk duhet që të lëvizet, nuk është gjendje emergjente, situata me naftë po shihet që nuk jem enormë shtrenjtë me shtet në regjion jemi vendi i dytë sa i përket çmimeve të derivateve të naftës dhe nuk ka arsye që të hiqet akciza”, ka thënë ai për EO.

  • 11 milionë udhëtarë përdorën Trafikun Urban, tollovia nëpër autobusë synohet të ulet me ardhjen e flotës së re

    11 milionë udhëtarë përdorën Trafikun Urban, tollovia nëpër autobusë synohet të ulet me ardhjen e flotës së re

    11 milionë udhëtarë kanë shfrytëzuar autobusët e Trafikut Urban gjatë vitit 2023, ndërsa për një ditë numri i tyre shkon në mbi 30 mijë, ndërsa risi për TU-në do të jetë sjellja e autobusëve të rinj, me ç’rast gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online kryeshefi i Trafikut Urban, Burim Maraj.

    Maraj, ka folur për sfidat e sukseset e ndërmarrjes, ndërsa për ankesat e udhëtarëve, kërkon mirëkuptim për shkak të numrit të kufizuar të autobusëve. E me ardhjen e flotës së re të autobusëve, Maraj është optimist se do të evitohet tollovia nga udhëtarët.

    “Momentalisht ato që autobusët janë të stërmbushura dhe ne gjithmonë bëjmë apel që me pas durim edhe pak, pasi shpresoj që gjatë këtij viti do ta kemi flotën e re të tyre, ku prej 51 autobusëve do të shtohen flota deri në 81 autobusë dhe ndërkohë do të kemi korsi të reja për autobusët, për të cilat komuna besoj që do të ndërmarr masa e kjo i liron edhe qarkullimin e autobusëve e po ashtu edhe do të ketë risi tjera”, tha Maraj.

    “… jemi në proces të përgatitjes përmes konsulencës ndërkombëtare, ata do të përgatisin terma të referencës, brenda muajit do të kemi një kontratë të re, e pastaj brenda disa muajve do të dalë shpallja publike për autobusët e rinj ku shpresojmë brenda vitit 2024 pritet t’i kemi edhe 30 autobusë të rinj, prej tyre siç e dini 6 elektrik edhe mendoj që duke i parë bendet tjera do të jetë një risi edhe për vendet e rajonit”, deklaroi Maraj.

    E ndryshimet e çmimit të biletave, Maraj e quan të suksesshme, pasi gjatë vitit 2023 kanë përfituar mbi 600 mijë euro më shumë si shkak i shitjes së biletave vajtje-ardhje.

    “Vitin e kaluar me disa ndryshime në pjesën e  marketingut e sidomos kjo e biletave, vajtje-ardhje ditore ka rezultu me qenë shumë e suksesshme. Është përdorë shumë dhe kemi ngritje në shitjen e biletave prej 23 për qind apo diku mbi 600 mijë euro kemi shitur më shumë bileta, e që i bie si Ndërmarrje jemi të kënaqur me arritjen e vitit të kaluar e po ashtu kemi shti edhe një metodë të re të pagesës, përmes SMS, një pjesë e saj veçse ka kaluar në tetor, nëntor e dhjetor dhe brenda këtyre muajve po shihet se është një ngritje e konsumimit të këtyre biletave, pra njerëzit po i blejnë përmes SMS dhe gjë që na bën të ndihemi mirë”, u shpreh ai.

    Aktualisht për një ditë, mbi 20 mijë qytetarë shfrytëzojnë autobusët e Trafikut Urban, ndërsa ky numër synohet të rritet me ardhjen e autobusëve të rinj.

    “E rëndësishme po ashtu është edhe rritja e numrit të udhëtarëve një numër prej 20 mijë në ditë tash 35 deri 38 mijë në ditë apo mbi 11 milionë në vit udhëtarë, është një shifër e madhe andaj ndërlidhet me atë që kjo ngritje gjithmonë krijon pak pakënaqësi për shkak të hapësirës të cilat i kanë autobusët, flotat s’janë rritur ende, andaj presim që me autobusët e rinj do ketë më shumë mundësi e hapësirë drejt udhëtimit me autobusët e Trafikut Urban”, u shpreh Maraj.

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes me disa deputetë të Bundestagut të hënën vizitë në Kosovë

    Ministri gjerman i Mbrojtjes me disa deputetë të Bundestagut të hënën vizitë në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, bashkë me disa deputetë të Bundestagut dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, do ta vizitojnë të hënën Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

    “Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët  të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral. (mediat marrin vetëm pamje filmike).

    Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.

    Sqarim: Transporti i gazetarëve nga Ministria e Mbrojtjes deri në QNKTSH në Pomozatin dhe anasjelltas është i organizuar nga MM.

    (Për shkaqe sigurie, dronët nuk lejohen të marrin pamje filmike në QNKTSH në Pomozatin).

    Ju faleminderit për bashkëpunimin!

  • Pesë të lënduar në aksidentin mes autobusit e tri veturave në Mleqan

    Pesë të lënduar në aksidentin mes autobusit e tri veturave në Mleqan

    Pesë persona kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti trafiku mbrëmë në Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete.

    “Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë rruga Prishtinë – Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, tha ai.

    Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

  • Sulmet hakmarrëse të ShBA-së, vjen reagimi i parë nga Biden

    Sulmet hakmarrëse të ShBA-së, vjen reagimi i parë nga Biden

    Presidenti Biden ka lëshuar një deklaratë pas fillimit të sulmeve hakmarrëse në Lindjen e Mesme.

    “Përgjigja e SHBA-së do të vazhdojë “në kohë dhe vende që zgjedhim”, tha Biden.

    “Këtë pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC [Garda Revolucionare iraniane] dhe milicia e lidhur i përdorin për të sulmuar forcat amerikane.

    “Përgjigja jonë filloi sot, ajo do të vazhdojë në momente dhe vende që ne zgjedhim.

    “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi.”

    https://cms.atvlive.tv/shba-ja-fillon-sulmet-hakmarrese-ne-siri/

  • ShBA-ja fillon sulmet hakmarrëse në Siri

    ShBA-ja fillon sulmet hakmarrëse në Siri

    ShBA-ja ka nisur sulmet në Siri pasi tre trupa u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me dron në një bazë ushtarake në Jordani të dielën, raporton ABC News duke cituar një zyrtar amerikan.

    Si Komanda Qendrore ashtu edhe Pentagoni nuk mund të konfirmojnë raportet, sipas rrjetit tonë partner amerikan NBC News.

    Uashingtoni fajësoi militantët e mbështetur nga Irani për sulmin në Kullën 22, pranë kufirit sirian.

    Përgjigja e SHBA-së mund të formojë një “fushatë” duke përfshirë sulme dhe operacione kibernetike që zgjasin për javë të tëra, raportoi NBC News të mërkurën.

    Garda Revolucionare e Iranit ka thënë më parë se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi të SHBA-së.

  • Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

    Guerot: Franca kërkon nga Kosova periudhë të mjaftueshme tranzitore për çështjen e dinarit dhe të jetë temë në dialog

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, reagimet ndërkombëtare për çështjen e dinarit serb në Kosovë, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vazhdimin dialog eut Kosovë-Serbi.

    Diplomati francez duke folur për çështjen e valutës serbe dinar në Kosovë tha se duhet të ketë një “periudhë të mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Sipas tij kjo “është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”.

    “Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re”, tha ai.

    “Ashtu sikurse partnerët tanë, ne bëjmë thirrje që të vendoset një periudhë e mjaftueshme tranzitore dhe që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dëshirojmë që autoritetet kosovare të marrin parasysh sa më shumë efektet që kjo mund të ketë për qytetarët që u përkasin pakicave, serbëve të Kosovës, por jo vetëm. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë karakterit multietnik të Kosovës dhe të gjitha garancive që duhet të kenë pakicat. Këto garanci duhet të zbatohen konkretisht dhe duhet të ushqehet dialogu mes komuniteteve dhe qeverisë. Kjo është një çështje kyçe lidhur me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Na vjen keq që ky vendim duket se nuk ka qenë objekt i konsultimeve paraprake para publikimit të kësaj rregulloreje të re. Është e rëndësishme që qytetarëve të interesuar t’u ofrohen alternativa konkrete dhe praktike në mënyrë që përditshmëria e tyre të mos ndikohet negativisht, qoftë edhe përkohësisht. Është kjo periudhë konsultimesh që dëshirojmë ta shohim të hapet me zbatimin e rregullores së re për përdorimin vetëm të euros, vetëm në fund të saj, për shembull pas disa muajsh, pasi teë zbatohen aranzhimet/marrëveshjet e nevojshme. Dispozitat e tjera të saj në lidhje me falsifikimin nuk paraqesin të njëjtat vështirësi”, tha ai në një intervistë për Telegrafin.

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën vjen në Kosovë

    Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën vjen në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën viziton Kosovën, ku do të pritet nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

    Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.

    “Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

    “Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet tutje në njoftim.

  • Gjendja alarmante me mbeturinat në kryeqytet, Rama liron nga detyra Ilirik Musliun

    Gjendja alarmante me mbeturinat në kryeqytet, Rama liron nga detyra Ilirik Musliun

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se e ka shkarkuar Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

    Si arsye për shkarkim, Rama e ka dhënë menaxhimin e mbeturinave, që ka thënë se është gjendje alarmante.

    “Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama.

    “Për më tepër, ju njoftoj se, në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë. Prandaj, kam vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar tutje Rama.