ATV

Author: G.O.

  • “Unë s’nënshkrova”, Sahatçiu e PDK-së e akuzoi Ramën se tinëz saj nisi prokurimin për digjitalizim në arsim

    “Unë s’nënshkrova”, Sahatçiu e PDK-së e akuzoi Ramën se tinëz saj nisi prokurimin për digjitalizim në arsim

    Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet dje ka shënuar çarjen më të madhe që prej kur Rama ka marrë kryeqytetin nën udhëheqje. Gjithë përplasja ka dalë në shesh pasi Rama ka shkarkuar drejtorin për Shërbime Publike, Ilirik Musliun, meqë siç ka deklaruar Rama, s’ka pasur përmirësime në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

    Këtë nënkryetarja e Komunës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu po e cilëson si një revansh të hapur të Përparim Ramës dhe sipas saj ka të bëjë me qëndrimin e PDK-së ndaj temës së shkëmbimit të pronave në Badovc.

    Por Sahatçiu në reagimin e saj ka përmendur edhe një udhër të dhënë nga kryetari Rama për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizimin në arsim pa njohurinë e saj pasi si ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Arsimit thotë se s’kishte pranuar të nënshkruaj një deklaratë disponueshmërie për një proces që sipas saj ishte i mbushur me parregullsi.

    “Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc. Ilirik Musliu ka qenë motori i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.

    Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë”, ka shkruar ajo.

    “Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale”, ka shtuar tutje.

  • Tre të lënduar në një sulm me thikë në Paris

    Tre të lënduar në një sulm me thikë në Paris

    Një i dyshuar i ka lënduar tre njerëz të shtunën duke i sulmuar me thikë në stacionin e madh të trenit, Gare e Lyon, në Paris, njoftoi Policia franceze.

    Policia tha se oficerët ia dolën ta arrestojnë shpejt sulmuesin, i cili e kishte përdorur një armë të mbrehtë gjatë sulmit në orën 8 të mëngjesit.

    Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta, sipas Policisë.

    Policia nuk dha hollësi të tjera rreth sulmit.

    Ky ishte një tjetër incident shqetësues i sigurisë në qytetin nikoqir të Lojërave Olimpike Veriore, të cilat fillojnë pas gjashtë muajve.

    Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet për t’i mirëpritur 10.500 atletë dhe miliona vizitorë për Lojërat e para Olimpike në kryeqytetin francez pas një shekulli.

    Lojërat Olimpike do të hapen përmes një ceremonie të madhe në mjedis të hapur përgjatë lumit Seine më 26 korrik.

    Kjo do të jetë një sfidë e madhe e sigurisë për një qytet i cili është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, posaçërisht më 2015.

    Së fundmi, një burrë i sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit në dhjetor, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke i lënduar dy njerëz të tjerë./rel/

  • Vetëplagoset me armë zjarri një burrë në Gjakovë

    Vetëplagoset me armë zjarri një burrë në Gjakovë

    Një person është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit, në Gjakovë.

    Sipas një dëshmitari, incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë.

    Policia njoftoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    “Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 02.02.2024 – 16:00. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit. Sipas një dëshmitari incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe hetuesia i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

     

  • “Kush është Radojiçiqi? Patriot i rrejshëm, terrorist dhe kriminel që keqpërdor rininë tonë”, në Leposaviq e Zubin Potok vendosen pamflete kundër Radojiçiqit

    “Kush është Radojiçiqi? Patriot i rrejshëm, terrorist dhe kriminel që keqpërdor rininë tonë”, në Leposaviq e Zubin Potok vendosen pamflete kundër Radojiçiqit

    Sot nëpër rrugët kryesore të Komunës së Leposaviqit dhe Zubin Potokut, janë shpërndarë pamflete me fotografinë e Millan Radojiçiqit, me mbishkrimin “Kush është Radojiçiqi? Patriot i rrejshëm. I dyshuar për një numër vrasjesh të serbëve në Kosovë. Pronar i narko laboratorit. Kriminel që ka keqpërdorur rininë tonë për pasurim personal.Terrorist.”

    Të njëjta pamflete janë vendosur edhe në fshatin Soçanicë dhe në Leshak.

    Sipas burimeve të ATV-së afishe të njëjta janë shpërndarë nga serbë, kundërshtarë të Listës Serbe.

    “Thoni JO organizatës terroriste ( Lista Serbe)”, thuhet ndër të tjera në këto pamflete.

    Ndryshe, Millan Radojiçiqi, i cili ishte nënkryetar i Listës Serbe, ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL-i, nën dyshimin për terrorizëm.

    Kujtojmë se, ai mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, kur një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic./atvlive.tv/

  • Sot mbledhja e këshillit drejtues të PDK-së, pritet të merren vendime për mobilizim për zgjedhje nacionale

    Sot mbledhja e këshillit drejtues të PDK-së, pritet të merren vendime për mobilizim për zgjedhje nacionale

    Sot do të mbahet mbledhja e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se sot pritet të miratohen vendime të rëndësishme për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

    Pritet që këshilli drejtues i PDK-së ta mbështes kryetarin, Memli Krasniqi, kryesinë e partisë, grupin parlamentar dhe strukturat tjera në krijimin dhe ofrimin e alternativës më të mirë qeverisëse për Kosovën.

  • Britania i mbështet sulmet e ShBA-së në Lindjen e Mesme: Jemi aleatë të palëkundur

    Britania i mbështet sulmet e ShBA-së në Lindjen e Mesme: Jemi aleatë të palëkundur

    Mbretëria e Bashkuar e quajti SHBA-në aleatin e saj “të palëkundur” të shtunën dhe tha se mbështet të drejtën e Uashingtonit për t’iu përgjigjur sulmeve, pasi ushtria amerikane nisi sulmet ajrore në Irak dhe Siri kundër objektivave të lidhura me Iranin, raporton Reuters.

    “Britania e Bashkuar dhe SHBA janë aleatë të palëkundur. Ne nuk do të komentonim për operacionet e tyre, por ne mbështesim të drejtën e tyre për t’iu përgjigjur sulmeve,” tha një zëdhënës i qeverisë britanike në një deklaratë. “Ne kemi dënuar prej kohësh aktivitetin destabilizues të Iranit në të gjithë rajonin, duke përfshirë mbështetjen e tij politike, financiare dhe ushtarake për një numër grupesh militante.”

    SHBA dhe Britania e Madhe muajin e kaluar nisën sulme të koordinuara në të gjithë Jemenin kundër forcave Houthi të mbështetura nga Irani, të cilët kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq.

  • E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

    E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

    Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

    Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

    Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

    Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

    Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

    Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

    Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

    E qara largon stresin

    Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

    Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

    Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

    Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

    Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

    Lotët shuajnë dhimbjen
    Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

    Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

    E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.
    Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

    E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

    E qara përmirëson humorin
    Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

    Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

    Çështjet psikosomatike
    Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

    Truri është si një thikë me dy presa.

    Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

    Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

    Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

    Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

    E qara përmirëson shikimin
    Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

    Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

    Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

    Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
    Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
    Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.
    Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

    E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

    Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./AgroWeb.org

  • Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, Policia nis hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, Policia nis hetimet

    Një person i cili ishte i sëmurë mental ka vdekur dje në Skenderaj, si pasojë e një sulmi kardiak. E gjithë kjo ndodhi pasi ekipi mjekësor ia dha një qetësues, ku pas disa minutave viktimës iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje.

    Sipas Policisë, dje rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental.

    Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, ku dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda.

    “Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi, pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50, ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftua prokurori dhe rasti nën hetime.

  • Arrestohet një burrë në Drenas pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij

    Arrestohet një burrë në Drenas pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij

    Një person është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, njoftoi Policia e Kosovës.

    Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • Prishtinë: Ukrainases i hyjnë gjashtë persona në banesë, nën kërcënimin e thikës ia marrin rreth 16 mijë euro dhe pasaportën

    Prishtinë: Ukrainases i hyjnë gjashtë persona në banesë, nën kërcënimin e thikës ia marrin rreth 16 mijë euro dhe pasaportën

    Një shtetase e Ukrainës ka raportuar se rreth gjashtë persona i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 16 mijë euro, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci”, derisa ende nuk raportohet për të arrestuar.

    “GRABITJE – Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.