ATV

Author: G.O.

  • ​Policia sekuestron lëndë narkotike e armë në një fashat të Gjilanit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

    ​Policia sekuestron lëndë narkotike e armë në një fashat të Gjilanit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, dje kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli.

    Sipas Policisë, ata kanë kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës.

    “Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme. Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati. Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit nga PTHDKR-Gjilan”, thuhet në komunikatë.

  • Mitrovicë: Nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një kontesti pronësor

    Mitrovicë: Nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një kontesti pronësor

    Një nënë në Mitrovicë ka raportuar të premten në polici se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj.

    Sipas policisë, ajo tha se dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

    I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.

    Rasti u cilësua “Dhunë në familje”.

  • Shtetasja e Shqipërisë arrestohet në Prishtinë për trafikim me njerëz

    Shtetasja e Shqipërisë arrestohet në Prishtinë për trafikim me njerëz

    Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale ‘Trafikim me njerëz’.

    “TRAFIKIM ME NJERËZ/ Prishtinë 09.02.2024-13:30.  Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit”, thuhet në raportin policor.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.

  • Një e mitur, shtetase amerikane raporton në polici se është sulmuar seksualisht në Mitrovicë

    Një e mitur, shtetase amerikane raporton në polici se është sulmuar seksualisht në Mitrovicë

    Një e mitur, shtetase amerikane ka raportuar në polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, të premten.

    “Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Rasti është cilësuar “Sulm seksual”.

  • Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

    Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Janjevë, meqë i njëjti ka sulmuar fizikisht një doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor, që me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit.

    Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Dardania, Janjevë 09.02.2024-17:45. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Jasharaj me kritika ndaj Nagavcit e Muratit: S’i për inat e “mbajtën fjalën” e nuk e ngritën koeficientin

    Jasharaj me kritika ndaj Nagavcit e Muratit: S’i për inat e “mbajtën fjalën” e nuk e ngritën koeficientin

    Ndonëse arsimi në vend u përballë me grevë disa muajshe vitin e kaluar, një të tillë nuk e përjashton sërish kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, por që kësaj radhe po e quan “grevë të heshtur”, raporton Ekonomia Online.

    “Greva e heshtur”, sipas Jasharajt, nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave. Nga ky vit, vlera e koeficientit është ngritur në 110 euro, por që nuk mjafton për mësimdhënësit.

    Ai ka thënë se mësimdhënësit po humbin kohë duke u munduar ta gjejnë fajtorin për situatën aktuale. Kritika ka për pushtetin, me theks të veçantë ndaj ministres Arbërie Nagavci.

    “‘Grevë të heshtur’ e kam quajtur kur mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në tërë sektorin publik janë të pakënaqur dhe nuk japin kontributin e duhur. Grevë e heshtur në arsim nënkupton kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore hynë në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk  gjejnë zgjidhje, kryesisht në rastin konkret kur kryeministri, ministrja Nagavci as që duan të takohen me ne e të dëgjojnë hallet tona. Si rast më konkret i një rreziku për grevë të heshtur është pakënaqësia tejet e madhe, në arsim, polici, zjarrfikës me rastin e koeficientit nga 105 në 110 që është ironike”, deklaroi Jasharaj, duke thënë se paga këtë vit është ngritur vetëm 28 euro.

    Krahas shqetësimit me paga, Jasharaj ka edhe një tjetër, atë të largimit të mësimdhënësve nga Kosova. Thotë se trendi i largimit të tyre në perëndim është i madh, pasi numri i tyre po rritet çdo ditë.

    “Ne nuk kemi  shifra të sakta sepse nuk kemi marrë drejtpërdrejt  me këtë çështje por çka të nëpër komuna e dinë dhe të iu them se ne kur e morëm numrin prej 300 e që po rriten, kemi pritur që Drejtoria Komunale e Arsimit e MAShTI do kenë takime urgjente për të parë çka e pse po ndodh kur dihet se vitet e kaluar numri i atyre që kanë kërkuar pushim pa pagesë ka qenë minimal, jemi frikësuar shumë nga kjo rritje, pasi mund të kaloj në shprehi, e mund të ndodh që të kemi ikje të vazhdueshme dhe them se mësimdhënësit e Kosovës nëse zgjedhin rrugë të tillë nuk bëjnë mirë, mirëpo arsye kanë ngase janë të zhgënjyer”, u shpreh Jasharaj.

    Hatërmbetje kanë edhe ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të cilin thotë Jasharaj se si për inate e “mbajti fjalën” për të mos e ngritur koeficientin më shumë se 110 euro.

    “Kanë pritur shumë nga Ligji i Pagave që i zhgënjeu, e edhe nga Qeveria se mos do e ngritë koeficientin e pagave së paku në 130 euro dhe si për inate e mbajti atë fjalën që e kishte thënë Murati në gjysmën e vitit të kaluar se ngritja do jetë nga 105 në 110 dhe kjo krijoi zhgënjim, jo për t’u pasuruar këta njerëz por për t’u përballuar më lehtë. E kur merren parasysh kushtet e tmerrshme në shekullin e 21-të, kolegët e mi bëjnë luftë për arsim cilësor me shkumësa, karshi kolegëve në shtetet e zhvilluara që ata punojnë me projektor e laptop me mësimdhënës të cilit figura e mësuesve lëndohet”, u shpreh tutje Jasharaj.

  • Trump zotohet të shfuqizojë kufizimet për armët nëse fiton zgjedhjet

    Trump zotohet të shfuqizojë kufizimet për armët nëse fiton zgjedhjet

    Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, tha të premten se nëse rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë do të shfuqizonte të gjitha kufizimet e armëve të miratuara nga Presidenti Joe Biden.

    Duke folur para mijëra mbështetësve gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA), zoti Trump u zotua se do të anulojë një rregull që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe kufizime të tjera të vendosura nga administrata e Presidentit Biden.

    ​“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë, ndoshta që ditën e parë”, tha Trump gjatë fjalimit të mbajtur në Harrisburg, të Pensilvanisë.

    Shoqata Kombëtare e Armëve mbështeti fort zotin Trump gjatë garës së vitit 2016 dhe gjatë gjithë administratës së tij, duke e përkrahur kur emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe kur miratoi një sërë masash të kërkuara nga lobi pro armëmbajtjes. Mes masave ishte edhe ai që i përcaktoi dyqanet e armëve të zjarrit si biznese thelbësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke i lejuar këto biznese që të qëndronin hapur.

    Zoti Trump, ndër të tjera, vuri në dukje se si i rezistoi trysnisë për të vënë kufizime për armët gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga 2017-2021.

    “Gjatë 4 vjetëve të mandatit tim nuk ndodhi asgjë, edhe pse ndaj meje kishte trysni të madhe lidhur me armët. Ne nuk bëmë asgjë, nuk u dorëzuam”, tha Trump.

  • 17 vjet nga protesta e 10 shkurtit

    17 vjet nga protesta e 10 shkurtit

    Lëvizja Vetëvendosje 17 vjet më parë organizoi protestë në shenjë kundërshtimi ndaj besimeve Kosovë-Serbi dhe pakos së Martti Ahtisaari-t, në të cilën si rezultat i ndërhyrjes së policisë rumune të UNMIK-ut mbetën të vrarë Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

    Në protestë morën pjesë mijëra vetë dhe ajo eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit.Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse. Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur.

    KMDLNJ ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

    Me rastin e shënimit të kësaj dite, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë një sërë aktivitetesh, si homazhe te varret e dëshmorëve Mon Balaj e Arben Xheladini, nderime te pllaka përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë”, si dhe do të shfaqet një film dokumentar dhe do të mbahet një diskutim në Kinemanë “ABC”.

  • Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

    Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

    Agjenda për përvjetorin e 17-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007:

    12:30 – Homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj. (Bulevardi “Nënë Tereza”)

    13:30 – Homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

    14:45 – Homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë.

    16:00- Shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit dhe diskutim. (Kinema “ABC”, Prishtinë)

    Orkestra e Filarmonisë së Kosovës mban koncert. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 20:00)

  • Blinken në Tiranë, ShBA-ja e quan Shqipërinë “partner kyç në Ballkan”

    Blinken në Tiranë, ShBA-ja e quan Shqipërinë “partner kyç në Ballkan”

    Tashmë është konfirmuar, sekretari i Shtetit, Antony Blinken do ta vizitojë javën tjetër Shqipërinë.

    Përmes një komunikate për media, Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar këtë vizitë, më 14 shkurt.

    Ndërkohë, në këtë komunikatë thuhet se “Shqipëria është partner kyç për stabilitet në Ballkan”.

    “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thuhet aty.