ATV

Author: G.O.

  • Blinken në Shqipëri, kryediplomati Hasani thotë se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë

    Blinken në Shqipëri, kryediplomati Hasani thotë se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë

    Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

    Hasani tha se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë.

    “Mirë se erdhe Antony! I lumtur të mirëpres Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij shumë të rëndësishëm”..

    Blinken nisi vizitën tetorëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare.

  • Haxhiu polemizon me Kica-Xhelilin pasi i tha “s’keni përkrahje ndërkombëtare”: E kemi besimin e qytetarëve

    Haxhiu polemizon me Kica-Xhelilin pasi i tha “s’keni përkrahje ndërkombëtare”: E kemi besimin e qytetarëve

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë polemizuar sot në Kuvendin e Kosovës për reformën në drejtësi që po synon ta bëjë Qeveria Kurti.

    Kica Xhelili ka pasur kritika dhe e ka konsideruar Vettingun si një proces të dështuar, duke thënë se është amputuar nga Komisioni i Venecias.

    Deputetja e LDK-së ka thënë gjithashtu se ministrja e Drejtësisë në këto procese nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve.

    Lidhur me komentet e bëra nga deputetja Kica-Xhelili ka replikuar ministrja Haxhiu. Ajo ka thënë se shpreson që konstatimi i deputetes së LDK-së për dështimin e reformës në drejtësi të jetë shqetësim dhe jo dëshirë e vetë deputetes.

    Derisa sa i përket asaj se Qeveria s’e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për procesin e reformës në Drejtësi dhe Vettingut, Haxhiu ka thënë se e rëndësishme është përkrahja qytetare.

    “Tha që s’e keni besimin e partnerëve, apo nuk e keni pasur. Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne kemi pasur përkrahjen e qytetarëve për ta bërë Vettingun në sistemin e drejtësisë, për mua kjo është e rëndësishme. Ndërsa me partnerët ndërkombëtar, me shoqërinë civile mund të kemi në vazhdimësi diskutime për t’u përballur me argumente. Partnerët kanë thënë që Kosova s’duhet të ketë Vetting dhe kanë thënë se Kosova duhet të forcojë mekanizmat e brendshëm të vettingut”, ka thënë Haxhiu.

  • Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërrin në Tiranë

    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërrin në Tiranë

    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka arritur në Shqipëri për vizitën e tij të parë në këtë shtet, derisa u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

    Blinken në vizitën disa orëshe në Tiranë, pritet të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

    Po ashtu gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

    Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.

  • ​Ranglista e FIFA-së, Shqipëria bie për dy pozita

    ​Ranglista e FIFA-së, Shqipëria bie për dy pozita

    FIFA ka publikuar sot renditjen e saj më të re në nivel të shteteve ku ka pasur lëvizje në pozita për shumë vende.

    Në këtë ranglistë, Kombëtarja Shqiptare ka rënë për dy pozita më poshtë krahasuar me ranglistën paraprake, raporton KosovaPress.

    Kuqezinjtë nga pozita 62 kanë rënë në pozitën 64.

    Sa i përket kreut të renditjes, e para mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Anglia, kurse top pesëshja mbyllet me Belgjikën dhe Brazilin.

  • Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-së

    Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-së

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot renditjen e sa më të re në nivel të shteteve.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot renditjen e sa më të re në nivel të shteteve.

    Kombëtarja e Kosovës ne futboll ka pësuar rënie për një pozitë krahasuar me renditjen paraprake. Dardanët nga pozita 101 kanë rënë në pozitën 102, raporton KosovaPress.

    Ndryshe, Kosova pati një ecuri të dobët gjatë vitit 2023 duke mos arritur rezultate pozitivë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Primzo Glihas.

  • Ministrja Gërvalla niset për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Ministrja Gërvalla niset për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Mynih të Gjermanisë.

    Në njoftim thuhet se në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Ministrja Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave etj.

    “Konferenca e Mynihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, thuhet në njoftim.

  • Oda Ekonomike Amerikane kërkon rishikim të Rregullores së BQK-së, propozon tri alternativa

    Oda Ekonomike Amerikane kërkon rishikim të Rregullores së BQK-së, propozon tri alternativa

    Miratimi së fundmi i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme nga Banka Qendrore e Kosovës, ka nxitur reagime të fuqishme nga palët ndërkombëtare të interesit. Derisa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëkupton nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar, është imperativ të konsiderohen edhe implikimet afatshkurta që rregullimi ka në mirëqenien financiare të qytetarëve të Kosovës.

    Në njoftimin e OEAK-ut thuhet se rregullorja në fjalë, pa paragjykim ndaj objektivit aktual, në mënyrë jo të duhur, pohon që vetëm euro mund të përdoret për qëllime të pagesave brenda Kosovës, duke përjashtuar në mënyrë të efektshme përdorimin e valutave të tjera në transaksionet ndërmjet palëve. Sidoqoftë, është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok.

    “Kështu, pretendimi i rregullores në lidhje me përdorimin ekskluziv të euros mund të keqinterpretohet dhe prandaj kërkon rishikim për qartësi”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu sipas komunikatës së OEAK, ndikimi i rregullores shtrihet më tej në transaksionet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në mundësimin e transaksioneve që përfshijnë dinarin e Serbisë, Oda Amerikane propozon disa alternativa për të siguruar të drejtën e qasjes, krahas ruajtjes së përputhshmërisë rregullative:

    Alternativa 1: Shfrytëzimi i institucioneve të transferit të parave për transferimin e fondeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse konsiderohet si fizibil, ky opsion mund të jetë më pak praktik dhe më i kushtueshëm për individët.

    Alternativa 2: Krijimi i një llogarie bankare nga Qeveria e Serbisë në Serbi për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, me gjithë kompleksitet e mundshme logjistike.

    Alternativa 3: Transferet direkte të fondeve nga ndonjë bankë të Serbisë në ndonjë bankë të përcaktuar në Kosovë për shpërndarje në llogaritë e përfituesve individualë. Ky opsion thjeshton procesin duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.

    “Në të gjitha alternativat, është e rëndësisë kruciale të adresohet licencimi i institucioneve për importim të valutave, për të siguruar një furnizim adekuat të dinarëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Duke qenë një avokuese për një mjedis të favorshëm biznesi dhe zhvillim ekonomik në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson po ashtu rëndësinë e masave të balancuara rregullative, të cilat nxisin gjithëpërfshirjen financiare dhe lehtësojnë aktivitetet ekonomike ndërshtetërore.

    “Oda Amerikane kërkon nga të gjithë hisedarët të rishqyrtojnë implikimet e rregullores së miratuar së fundmi dhe të eksplorojnë zgjidhje bashkëpunuese të cilat mbështesin objektivat rregullative si dhe pragmatizmin ekonomik”, thuhet në fund të njoftimit.

  • ShBA: Një i vrarë dhe 21 të plagosur nga të shtënat gjatë një parade

    ShBA: Një i vrarë dhe 21 të plagosur nga të shtënat gjatë një parade

    Një person është vrarë dhe të paktën 21 të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave më 14 shkurt gjatë një parade të organizuar pas fitores së kampionatit të futbollit amerikan nga ekipi Kansas City Chiefs.

    Policia në Kansas tha se 21 persona kanë pësuar lëndime nga të shtënat me armë dhe shtatë prej tyre kanë marrë plagë të rrezikshme për jetë.

    Shefja e policisë, Stacey Graves, tha se janë duke hetuar motivin e të shtënave, duke shtuar se janë arrestuar tre persona lidhur me të shtënat e së mërkurës.

    Sipas raportimeve, të shtënat ndodhën afër një parkingu ku një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur, teksa lojtarët dhe personeli i ekipit fitues të kampionatit amerikan në futboll, i njohur si Super Bowl, u mblodhën për të festuar fitoren.

    “Kjo është një tragjedi që ne kurrë nuk e kemi përjetuar më parë në Qytetin e Kansasit”, tha kreu i qytetit, Quinton Lucas, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

    Sipas tij, asnjë nga anëtarët e ekipit të futbollit dhe stafit nuk kanë pësuar lëndime.

    Kansas City Chiefs po festonin fitoren e tyre të së dielës ndaj San Francisco 49ers, ngjarje që u mbajt në Las Vegas.

    Ky është kampionati i dytë me radhë që City Chiefs fitojnë dhe i treti në pesë sezone.

    Përmes një deklarate, ekipi shprehu keqardhje për ngjarjen.

    “Jemi të pikëlluar për këto akte të pakuptimta të dhunës që ndodhën gjatë paradës”, tha ekipi Kansas City Chiefs./REL/

  • Nën kërcënimin e armës e rrahu dhe e abuzoi seksualisht ish-bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

    Nën kërcënimin e armës e rrahu dhe e abuzoi seksualisht ish-bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

    Është arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin se ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, njoftoi Policia e Kosovës.

    Siç bëri të ditur Policia, viktima femër kosovare ka raportuar se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj.

    Tutje, në raportin policor thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./atvlive.tv/

     

  • ​Shënohet 54-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

    ​Shënohet 54-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

    Sot shënohet 54-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.

    UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.

    UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.