ATV

Author: G.O.

  • Pagat e ulëta, 250 punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë

    Pagat e ulëta, 250 punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë

    Sot prej orës 07:00 të mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se numri i atyre që do të futen nesër në grevë është rreth 250 për shkak të pagave të ulëta.

    “Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave te ulta. Numri i grevistëve është rreth 250”, njofton Azemi.

  • Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Nën patronazhin e UNESCO-s dhe Byrosë rajonale për shkencë dhe kulturë në Evropë, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare.

    Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot (21 shkurt) do të organizohen në suaza botërore.

    Analizat e UNESKO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 që fliten në botë. Në 90 vitet e kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Aljaskë.

    Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshëm. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESKO-s.

    Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”.

  • Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

    Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

    Këtë të mërkurë nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.

    Në rastin e Konjufcës sot pritet të dëshmojë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    Dëshmitari i fundit në rastin e Konjufcës qe ish-deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.

    Konjufca akuzohet se në gusht të 2016-s, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

  • Qytetarët do të rimburësohen nëse i kthejnë shishet e qelqit, plastikës dhe kënaçet

    Qytetarët do të rimburësohen nëse i kthejnë shishet e qelqit, plastikës dhe kënaçet

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në Kosovë së shpejti do të aplikohet Sistemi i Rimbursimit të Depozitave në Kosovë.

    “Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)”, ka njoftuar ministri, duke shtuar se të interesuarit mund të aplikojnë.

    Aliu ka njoftuar se Sistemi i Rimbursimit të Depozitave do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

    “Ky sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka thënë tutje ai.

  • 35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

    35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit buron nga greva e minatorëve të “Trepçës”. Kurti tha se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë, raporton Ekonomia Online.

    Në 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës, Kurti tha se përmes grevës e cila zgjati tetë ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

    “Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 99’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1999, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Kurti.

    Ai tregoi edhe për investime që është duke i bërë Qeveria në “Trepçë”, të cilën e quajti “pasuri tonën”.

    “Në gjendje jo të mirë shëndetësore qëndruan mbyllur nëntokë. Minatorët tanë nuk u dorëzuan para të keqes me vendosmërinë e tyre. U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj”, tha Kurti.

    Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, foli për historikun e kësaj ndërmarrjeje. Tha se daton që nga vetë ekzistimi i Kosovës, përçka kërkoi të jenë unifikues kur bëhet fjalë për Trepçën. Ai foli edhe për kontributin e minatorëve ndër vite.

    “Jemi mbledhur sot këtu për të kujtuar grevën e vitit 1989. Minatori i Trepçës dje sot vazhdon të dëshmojë për daljen nga sfidat dhe për të na bërë krenar. Trepça që nga fillet e saj që nga koha romake ka vendosur themelet e saj, ka kaluar në vështirësi në këtë rast nuk mund të mos i përmendim shfrytëzimin abuzimet që i janë bërë Trepçës qe janë plagë të paharruara. Historiku i Trepçës, minatori është guri i pathyer si gurët e Trepçës. Kjo reflekton nga vetë qytetarët që u lindën dhe rriten. Sot në 35 vjetorin të kujtojmë për të mos harruar kurrë djersën mundin për të ndërtuar shtetin tonë. Festojmë qëndresën përkushtimin për zanatin e tyre, shikojmë nga e ardhmja. Mbetet një dëshmi e përpjekjeve tona, Trepça është e vjetër aq sa vendi ynë, të qëndrojmë të bashkuar për Trepçën”, tha ai.

    E zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se janë në proces të rekrutimit të punëtorëve dhe në hapjen e rrugës për investime të mëdha.

    “Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë Trepçën sepse është e jona. Trepça është e vetmja që ka një aksionar të dytë. Ndërmarrja po i kthehet minatorit dhe po punon në shtimin e numrit të tyre. Sa më shumë rekrutime të reja. Ndërmarrja po hap rrugën e investimeve të mëdha”, tha Mjeku.

    Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, tha se pikërisht minatorët u bën motivues të spektrit politik të atëhershëm. Ai kërkoi kushte më të mira të punës për kolegët e tij.

    “Është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për Trepçën por për gjithë popullin shqiptar. Sot kujtojmë 35-vjetorin e ngjalljes e motivit. Ishin pikërisht minatorët ata të cilët e motivuan spektrin politik e më pas u rreshtuan krahë UÇK-së duke krijuar fuqinë e madhe. Minatorët kanë nevojë të avancohen me kushte të punës”, tha ai.

    Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzi, tha se përkundër presionit serb, minatorët nuk e ndaluan grevën.

    “Presioni serb ishte i madh, minatorët nuk u ndaluan po qëndruan pa ngrënë dhe pa pirë. Ata nuk hoqën dorë nga liria për demokraci. Sot festojmë jo vetëm arritjen tonë por edhe sfidat të vlerësojmë bashkëpunimin për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

  • Rama e emëron Sibel Halimin në krye të Drejtorisë së Kulturës

    Rama e emëron Sibel Halimin në krye të Drejtorisë së Kulturës

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka emëruar Sibel Halimin në krye të Drejtorisë së Kulturës.

    Rama ka thënë se është i bindur që përvoja e Halimit dhe përkushtimi i saj “ do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”.

    Sibel Halimi ka qenë zëdhënëse politike e LDK-së derisa pas zgjedhjeve të fundit partiake ajo ishte emëruar si anëtare e Kryesisë së LDK-së.

    Këto emërime në Komunën e Prishtinës vijnë pasi LDK ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

  • Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

    Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

    Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri, sot në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

    “Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

  • Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohen dy persona

    Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në autostradën Prizren-Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një veturë.

    Të lënduarit, sipas policisë, janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit në në kilometrin e 48-të në drejtimin Prizren-Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, kanë thënë nga Policia.

  • Vetëplagoset me armë zjarri një i ri në Podujevë, dërgohet në QKUK

    Vetëplagoset me armë zjarri një i ri në Podujevë, dërgohet në QKUK

    Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte vetëplagosur me pistoletë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:50 në fshatin Peran, të Podujevës.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

  • ​Vdes legjenda gjermane e futbollit

    ​Vdes legjenda gjermane e futbollit

    Andreas Brehme, i cili shënoi golin e fitores për Gjermaninë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës 1990, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

    Brehme bëri 86 paraqitje për Gjermaninë gjatë karrierës së tij, duke shijuar periudha të suksesshme në Bayern Munich dhe Inter në nivel klubesh.

    Ai gjithashtu fitoi Bundesligën me FC Kaiserslautern, duke i ndihmuar ata të ngjiteshin në ligën e parë gjermane vetëm dy sezone më parë.