ATV

Author: G.O.

  • Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite për një vizitë pune

    Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite për një vizitë pune

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka mbërritur sot në Arabinë Saudite për të zhvilluar bisedime me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

    Zelensky tha më 27 shkurt në llogarinë e tij në Telegram, se kuadri i Formulës së Paqes së Kievit për t’i dhënë fund pushtimit rus, si dhe kthimi i pengjeve dhe njerëzve të dëbuar do të jenë temat kryesore të diskutimit.

    Agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite, konfirmoi se Zelensky kishte mbërritur në mbretëri.

    Ukraina ka mbajtur disa takime shumëpalëshe për të diskutuar formulën e paqes me përfaqësues nga dhjetëra vende.

    Kievi shpreson të mbajë një Samit të Paqes në Zvicër, këtë pranverë, duke përfshirë liderët e këtyre kombeve.

    “Tani jemi shumë afër mbajtjes së Samitit të parë të Paqes dhe ne llogarisim në mbështetjen e vazhdueshme aktive nga Arabia Saudite”, shkroi Zelensky në deklaratën e tij.

    Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Arabia Saudite ka ndërmjetësuar më parë shkëmbimet e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Zelensky tha se ishte i sigurt se takimi i tij të martën do të “sillte rezultate” në këtë drejtim./REL

  • Kosova fituese e turneut “Turkish Women’s Cup”

    Kosova fituese e turneut “Turkish Women’s Cup”

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka fituar për herë të dytë turneun “Turkish Women’s Cup” e cila është mbajtur në Alanya të Turqisë.

    Në finale vashat dardane të udhëhequra nga selektorja Aneeli Andersen, kanë mposhtur në finale kombëtaren e Indisë me rezultat 1:0 me golin e Erëleta Mehmetit.

    Përndryshe gjatë gjithë turneut Kosova ka treguar një formë fantastike, ku në ndeshjen e parë fituan ndaj Hong Kongun me rezultat 1:0 kurse në takimin e dytë mposhtën me rezultatin 3:0 kombëtaren e Estonisë dhe kështu “Dardanet” vazhdojnë serinë pa humbje në 14 ndeshje.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të presë tërheqjen e shortit për kualifikimet për kampionatin evropian EURO 2025,ku do të njoftohet me kundërshtarët e radhës.

     

  • Rama: Ish-objektin “Gërmia” po e pastrojmë për ta bërë gati projektin për sallën e koncerteve

    Rama: Ish-objektin “Gërmia” po e pastrojmë për ta bërë gati projektin për sallën e koncerteve

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se gjithë hapësirën brenda ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” po e lirojnë dhe pastrojë, për ta bërë gati për krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve.

    Ai ka shkruar në Facebook se Prishtina po transformohet.

    “Gjithë hapësirën brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” po e lirojmë dhe pastrojmë, për ta bërë gati për super projektin, krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve. Prishtina po transformohet”, ka shkruar Rama.

  • Rizvanolli mburret për ulje të konsumit të rrymës, opozita thotë se indikator është migrimi

    Rizvanolli mburret për ulje të konsumit të rrymës, opozita thotë se indikator është migrimi

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se është ulur kërkesa për energji elektrike nga ana e amvisërisë, ndërsa është rritur konsumi nga ana e bizneseve, për të cilën vlerësoi se e gjithë kjo reflekton në rritjen e aktivitetit ekonomik.

    Gjatë raportimit të saj në komisionin për Ekonomi lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planin e punës për vitin 2024, ajo ka thënë se në bazë të kontrolleve në terren që ka kryer KEDS-i vitin e kaluar, janë identifikuar një numër i madh i vjedhjeve të energjisë elektrike.

    Duke folur për konsumin me energji elektrike, Rizvanolli ka thënë se po vidhen edhe konsumatorët tjerë që e paguajnë atë.

    “Jo vetëm që është stabilizuar kërkesa e amvisërive, mirëpo edhe që po shkon mesatarisht duke u ulur, e që është shumë pozitive dhe në fakt është arritje përtej asaj çfarë kemi shpresuar kur i kemi për kampanjat edhe për Efiçiencë edhe për konsum të energjisë. Në anën tjetër, tek konsumi, gjithnjë më shumë po vjen prej bizneseve që reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik. Kemi edhe ulje të humbjeve teknike komisiale që është tejet me rëndësi…Kemi kërkuar nga kompania e distribucionit KEDS që të ketë kontrolle shtesë për vjedhje të energjisë elektrike, dhe ata i kanë raportuar në baza javore përgjatë vitit të fundit i kanë pasur rreth 250 vizita për çdo muaj dhe janë identifikuar prej tyre rreth 30. Janë identifikuar një nëmur i madh i vjedhjeve të energjisë…po vidhen konsumatorët tjerë që e paguajnë”, tha Rizvanolli.

    Sa i përket uljes së konsumit të energjisë, kryetari i këtij komisioni nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se kjo lidhet me numrin e madh të qytetarëve të migruar përgjatë dy viteve të fundit.

    “Meqenëse po flasim për indikatorët, këtë që e thoni tek çështja e amvisërisë, duhet ta keni parasysh edhe indikatorin që shumë ekonomi familjare më nuk janë, vetëm dy vitet e fundit kemi mbi qindra mijëra njerëz që kanë dalë nga Kosovadhe indikatori i largimit të njerëzve nga Kosova ka bërë që ta stabilizojë konsumin e energjisë së familjeve. Pra nuk mund të shohim shumë si rezultat nëse nuk e kemi edhe indikatorin e të larguarve dhe atyre që kanë pasivizuar çështjen e konsumit familjar e sot janë në perëndim, sepse ata konsumojnë, veçse në perëndim, jo në Kosovë, nuk e kemi këtë shifër”, tha Shala.

    Deklaratën e deputetit Shala e ka kundërshtuar, ministrja Rizvanolli, e cila tha se edhe po të përfshihen ata që e kanë konsumin zero, ka një ulje prej 7 për qind vetëm brenda dy viteve në sektorin e energjisë.

    “Jo nuk është në fakt ky efekt i emigrimit…Edhe po t’i përfshijmë ata që e kanë konsumin zero, prej një situate ku kemi pasur rritje mesatare prej 17 për qind në ulje prej 7 për qind brenda veç dy viteve, është e pakontestueshme dhe në fakt ky mund të jetë lajmi më i mirë në sektor të energjisë në dekadën e fundit”, tha Rizvanolli.

    Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, mes tjerash ka thënë se tek kompania “Iber Lepeci”, është një ndërmarrje që ndër vite ka pasur humbje rreth 2 apo 3 milionë euro, për çfarë tha se për herë të parë pas vitit 2008 ka pas fitim gjatë vitit të kaluar.

  • ​Kamberi: S’ka paqe në Ballkan pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    ​Kamberi: S’ka paqe në Ballkan pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se mund të ketë paqe në Ballkan, porse ka shtuar se që kjo të ndodhë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Këto deklarata Kamberi i bëri pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po mban takime për të formuar qeverinë.

    “Kur shikoni shembuj të shumtë që kanë ndodhur në mbarë botën të pajtimit të kombeve që ishin në mosmarrëveshje apo edhe në luftëra, pajtimi është i mundur. Nëse ishte i mundur në Afrikën e Jugut, sigurisht që është i mundur në Ballkan. Çka është ajo që ndoshta e ka ndihmuar procesin e pajtimit në Afrikën e Jugut është fakti që të gjithë ata njerëz që ishin të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në një proces të udhëhequr nga kryepeshkopi Desmontuto e pranuan fajin e tyre, ndoshta nuk janë gjykuar, por ka qenë e mjaftueshme që ata publikisht ta pranojnë dhe për këtë të flasin publikisht”, tha ai.

    Sipas Kamberit, dialogu për normalizim duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Çfarë ndodh këtu, dialogu për normalizimin duhet të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe me këtë edhe stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor, a besoj se mund të ketë ndonjë pajtim pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të them te drejtën, jo, kam qenë skeptik qysh në fillim për projektin e Ballkanit te Hapur, që parashihej të përfshinte gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u përfshinë vetëm tri, dhe në të cilat një nga anëtarët, Republika e Serbisë, po përpiqej të ndërtonte marrëdhënie vëllazërore me trupin e popullit shqiptar, ndërsa publikisht përmes mediave, nga zyrtarët më të lartë të shtetit në njëfarë mënyre dërgonte mesazhe fyese në kurriz të pjesës tjetër të atij populli të Kosovës”, u shpreh ai.

  • Suedi: Një person kishte rënë në lumë, kosovarët ia shpëtojnë jetën të riut

    Suedi: Një person kishte rënë në lumë, kosovarët ia shpëtojnë jetën të riut

    Dy kosovarë që jetojnë në Suedi janë vlerësuar me një gjest human që e kanë bërë, duke i shpëtuar jetën një të riu, i cili kishte rënë në ujë.

    Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna, kishin vërejtur një person të dehur, që kishte rënë në një lumë dhe pas disa përpjekjeve kishin arritur që ta nxjerrin atë nga uji.

    Në një lidhje direkte për emisionin “A LIVE “në ATV, ka folur Gjelal Mulaj, i cili shpjegoi se si kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

    “Pasi kemi përfunduar orarin e punës, kemi vërejtur një kalimtar rasti që ka qenë i dehur dhe i ri në moshë diku rreth 23-vejçar, dhe kam parë që ai është duke shkuar në drejtim të lumit. Pasi ndaluam makinën, duke vrapu në drejtim të tij, e pash se ai ra në lumë dhe për disa minuta nuk e kam pa se ku përfundoi se vendosa me hy në lumë edhe unë që me nxjerr prej aty, ndërkohë që Azizit I thash që me e lajmërua Policinë dhe Ambulancën. Si përfundim arrita me shpëtua atë djalin edhe Policia ka mbërrit shumë shpejt në vendngjarje”, shpjegoi ai.

    Ndërsa, Azizi tha se ndjehet shumë i lumtur që kishin arritur ta shpëtonin të riun.

    “Është ndjenjë e veçantë sepse është në pyetje jeta e dikujt dhe ndjehemi shumë krenarë që të dy jemi shqiptarë të Kosovës dhe që kemi arritur me veprua aq shpejt sa me ia shpëtu jetën atij”, tha Azizi./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Presidentja ​Osmani uron presidentin e ri Hungarisë

    Presidentja ​Osmani uron presidentin e ri Hungarisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Tamas Sulyok, për zgjedhjen e tij si President i Hungarisë.

    Osmani në X, i ka uruar suksese në rrugëtimin e shenjtë të udhëheqjes së vendit të tij, duke theksuar se mezi pret të punojë me të për të shtuar bashkëpunimin Kosovë-Hungari.

    Kandidati i përbashkët i Fidesz dhe KDNP siguroi 134 vota pro tij. Tamás Sulyok është presidenti i shtatë i Republikës që nga ndryshimi i regjimit.

    Mes mesazheve të urimit për të, është edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. “Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë! Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, shkruan Presidenti në profilin zyrtar në platformën X.

  • Ministri Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Paris

    Ministri Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Paris

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të autoriteteve franceze, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit (Salon International de l’Agriculture – SIA) në Paris – Porte de Versailles.

    Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Peci ka marrë pjesë edhe në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”.

    “Në diskutimin ministror, i cili është organizuar gjatë kësaj vizite, potencova rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Ministri Peci.

    Krahas pjesëmarrjes në panair dhe diskutimit ministror, Ministri Peci ka vizituar edhe Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë.

  • Nesër protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit

    Nesër protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në raport me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

    Protesta është paralajmëruar të mbahet të mërkurën me datë 28.02.2024 në ora 12:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pranë Gjykatës së Apelit.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit si të pa qartë dhe jo të plotë.

    “Gjykata e Apelit në vendimin e saj bie pre e vetë kritikës së saj sepse nuk është e qartë dhe e plotë në vlerësimin e aktgjykimit” – thuhet në njoftim.

  • ​I përfshirë në së paku dhjetë vjedhje në Gjilan, arrestohet 42-vjeçari

    ​I përfshirë në së paku dhjetë vjedhje në Gjilan, arrestohet 42-vjeçari

    Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin 42 vjeçar me inicialet D.M.

    Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit.

    I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës.

    Ndërkohë, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal.