Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën(sot) do ta presë në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se në takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 09:30.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë.Koha: 09:30”, thuhet në komunikatë.
Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitë me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, i cili përpos me zërin ata i mahniti edhe me rrëfimin e tij.
Kim ka treguar se American Idol e përcjellë qysh prej se ka siguruar kompjuterin e tij të parë, dhe se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e tij.
Tash e gjashtë vjet jeton në Amerikë, duke ndjekë ëndrrën e tij se një ditë do të jetë në American Idol. Dhe pikërisht ky emocion dhe ky rrëfim ka bërë që juria e American Idol ta shtyjë djalin nga Kosova që ta thërras nënën e tij drejtpërdrejtë nga skena e American Idol, të cilën nuk e ka parë tash e gjashtë vjet.
Përpos që ka përshëndetur nënën e tij, ai ia ka kënduar edhe këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime’, i cili ishte i mbushur në lot.
Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës, përcjell KultPlus.
10 vjeçariF.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet.
Ai thotëse u rrah e u kërcënua nga disa persona të panjohur.
I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.
“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtëmarketin afër ky I ‘u ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disaherë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj.
Përveç frikës që ndjen saherë që del nga shtëpia, djaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe në mësime.
Por,nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave, 10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisaorganet kompetente ta zbardhin rastin.
Ndërkohëpër rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.
“Ju njoftojmë se informata është duke u trajtuar në koordinim me Qendrën për punë sociale. Marrë parasysh se personat e përfshirë janë të mitur dhe ende jemi në fazën fillestare të hetimit, aktualisht nuk mundemi që me ju të ndajnë më shumë detaje”, njoftoi Policia e Kosovës.
Siç kupton ATV-ja, disa nga të miturit të cilët sulmuan F. Gj vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë me 10 –vjeçarin./atvlive.tv/
Punimet për ndërtimin e një në mbikalimi, të nisura që nga viti i kaluar, ende nuk kanë përfunduar si rrjedhojë qytetarët të vetmen mënyrë për të kaluar në anën tjetër të rrugës nacionale Prishtinë– Gjilan e kanë duke kaluar mbi barrierat e vendosura në mes të rrugës.
Por edhe barrierat janë dëmtuar pjesërisht.
Megjithatë, punimet nuk pritet të përfundojnëedhe të paktën dy muaj. Kështu i kanë thënë ATV-së nga Ministria e Infrastrukturës.
Por njohësit e komunikacionit, vlerësojnë se Ministria është duke i zvarritur punimet, sepse një projekt i tillë do të duhej të përfundonte brenda muajit.
“Ështëdashtë me u krye shpejt, është konstruksion metalik, nuk merr kohë të gjatë, në përjashtim derisa të forcohen këmbët e betonit, diku për një muaj ish dashtë me u krye krejt puna, sepse është gjysmëfabrikale dhe vetëm vjen e montohet”, deklaroi Bekim Ahmeti, njohës i komunikacionit.
Për shkak të mungesës së vendkalimeve për këmbësorë, shpesh në këtë pjesë të qytetit ka pasur aksidente kur qytetarët janë goditur nga veturat./atvlive.tv/
Regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 ishte shtyrë për 19 ditë, meqë komuniteti serb nuk kishte shprehur gatishmëri të bëhej pjesë e procesit. Afati shtesë asokohe, nuk kishte kryer punë, andaj ishte konsideruar se regjistrimi ishte bojkotuar.
Mirëpo, kësaj radhe, Agjencia e Statistikave shpreson që në këtë pjesë të vendit ta kryejë me sukses, regjistrimin. Për këtë madje veçi ka zgjedhur regjistruesit.
Regjistrimi i secilit qytetar në të gjitha pjesët e vendit, konsiderohet i domosdoshëm nga njohësit e çështjeve ekonomike, për disa arsye.
“Duhet të bëhen përpjekje maksimale që të regjistrohen qytetarët e të gjitha komunave. Mosregjistrimi eventual mundëson informalitetin ekonomik. Këto janë të dëmshme për ekonominë”, thotë Fidan Qerimi, profesor i ekonomisë.
Megjithatë, anëtarë të shoqërisë civile në pjesën veriore regjistrimin e popullsisë e konsiderojnë si proces të vështirënëkëtë territor.
“Kujtojmë se para 13 vjetësh procesi I regjistrimit ishte komplet i bojkotuar në këtë pjesë. Por, ne ende kemi tension dhe situate tjera që ngjallin pakënaqësinë e banorëve të veriut me Qeverinë. Andaj, do të jetë vërtetë sfiduese dhe nuk duhet të pritet që ata të bëhen pjesë e këtij procesi të ndjeshëm. Nuk e di nëse ka presion nga Beogradi, por vështirë që të zbatohen proceset e Kosovës sidomos tash pas çështjes së dinarit.”, deklaroi Aleksandar Sljuka, anëtar i shoqërisë civile.
Sidoqoftë, të gjithë ata që eventualisht refuzojnë të evidentohen si banor tështetit, mund të gjobiten me shuma të majme të parave.
“Kushdo që refuzon të deklarohet do të dënohet prej 2 mijë deri në 20 mijë…”, tha Ylli Shala, menaxher i projektit për regjistrimin e popullsisë.
Procesi i regjistrimit të popullsisë do të fillojë më 5 prill dhe do zgjasë gjithsej 2 muaj. Agjencia e Statistikave ka angazhuar gjithsej 3400 punonjës./atvlive.tv/
Më pak se 100 profesorëuniversitarëiu përgjigjen thirrjes për deklarim të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.Përveç 800 profesorëve, janë edhe mbi 1000 mjekë që për herë të parë duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë.
Megjithatë,vullnet ka pak meqënga 11 shkurti, vetëm mbi 100 mjekë nga 1000 e përfunduan këtë proces.Sidoqoftë ata kanë edhe disa ditë kohë që ta bëjnëkëtë.
Megjithatë, disa nga profesorët qëmbajnë edhe pozita të tjera janë të liruar nga ky detyrim.
Por hezitimin e profesorëve për ta deklaruar pasurinë,njohës të fushës po e arsyetojnë me mungesë të fushatave vetëdijesuese.
Nga 1 marsi, deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen zyrtarë të tjerë publikë, të cilët kanë kohë deri më 31 mars./atvlive.tv/
Tash e një vit zyrtarëtpublikë vazhdojnë tëjenë pa shtesa, të cilat u premtuan se do t’i marrin pas miratimittëLigjit për Paga në sektorin publik.
Sipas AliSefajt nga Sindikata e shërbyesve civilë, ekzekutimi shtesave nëveçanti asaj tëtregut duhet të bëhet sa më parë pasi ndryshe paralajmëronikje të punëtorëve.
Por, edhe pse me 10 muaj vonesë, shtesat i morën pjesëtarët e Policisë ndonëse sipas Kryetarit të Sindikatës shuma e ndarëështë e vogël ndërkaq shtesa për rrezikshmëri, e padefinuar.
Andaj sipas ImerZeqirit, kjo do të jetë njëra prej kërkesave në takim e së hënës që do ta mbajnë në Ministrin e Punëve tëBrendshme.
Pas miratimi të ligjit për paga më 5 shkurt të viti të kaluar, punëtorëve tësektorit publik iu premtua se shtesat në pagat do t’i marrin në formë retroaktive./atvlive.tv/
Investimet kapitale vlerë të përgjithshme afër 200 milionë euro, të paraparapër këtë vit,nëtermocentralet Kosova A dhe Bdo të vonohen, përkatësisht shtyhen.
Projekti për reduktimin e ndotjes, përmes fondeve të BE-së në vlerë 38.5 milionë euro, si dhe ai për modernizimin e turbinave, përmes kontratës në vlerë 56 milionë euro – me GeneralElectric, nuk do të nisin para vitit 2025.
Shtyrja e realizimit investimeve nuk ndërlidhet me masat ndëshkuese të BE-së.
“Kontrata për masat për reduktimin e pluhurit dhe oksideve të azotit, në Termocentralin Kosova B tashmë është duke u realizuar, prandaj ajo nuk ndikohet nga masat e BE-së. Masat e BE-së ndikojnë vetëm projektet e reja për të cilat procesi i prokurimit dhe kontraktimit është pezulluar”, thuhet nga Zyra e BE-së në Prishtinë.
Edhepse, sipas Ministres së Ekonomisë, KEK-u dhe GeneralElectric janë gati për investime në Kosovën B, shtyrja është e pashmangshme.
“Për shkak të vonesave në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale aktualisht, konsorciumi dhe disa çështje të brendshme të konsorciumit të kontraktuar nga BE-ja, na është komunikuar se konsorciumi nuk mund ta realizojë projektin gjatë vitit 2024, siç ka qenë e planifikuar. Kjo do të thotë qëpërveç atij projekti, duhet të shtyhet detyrimisht edhe ky i modernizimit dhe të tjerat, në mënyrë që mos të i ndalim blloqet dy herë’, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Vonesa pritet të ketë në investimin për rehabilitimin e thellë të njësisë prodhuese A5, në vlerë 105 milionë euro, pasi ende nuk është shpallur tenderi.
Krahas vlerësimit se vonesat në investime cenojnë sigurinë e furnizimit, eksperti i energjisë NaimBujupi tha se punët duhet të nisin më së largu në Maj.
“Procedurat e prokurimit sigurisht ishte dashtë të fillojnë qysh vitin e kaluar dhe tashmë të ishte dashtë të përfundojnë procedurat e prokurimit dhe kompania e përzgjedhur të fillojë menjëherë me remontet kapitale”, tha Bujupi.
Me investimet në modernizimin e turbinave parashihet që kapaciteti prodhues i TC Kosova B të rritet për 30 megavat orë.
Ndërsa, me investimet në vlerë 105 milionë euro, parashihet që kapaciteti prodhues i njësisë A5 të rritet për 50 megavatë orë, nga 130 në 180 megavat orë./atvlive.tv/