ATV

Author: G.O.

  • Idrizi në Prekaz: Ky kompleks është gurthemeli i shtetit të Kosovës

    Idrizi në Prekaz: Ky kompleks është gurthemeli i shtetit të Kosovës

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Pas homazheve, Idrizi, tha se ky kompleks është guri i themelit të shtetit të Kosovës.

    “Po në këtë ditë në 26-vjetorin e rënies patëm nderin që kemi edhe të ftuar në zbulimin e shtatorëve të bacës Hamit dhe nënës Salë Jashari të cilat ia shtuan madhështinë dhe kuptimin këtij Kompleksi Memorial. Jemi sot këtu bashkë me Qeverinë Komunale dhe me përfaqësues të familjeve të dëshmorëve për të nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari. Jemi këtu te vendi ku u vendos guri i themelit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

  • Quni: Në botë ka shumë shembuj të heronjve, e tillë është edhe e familjes Jashari

    Quni: Në botë ka shumë shembuj të heronjve, e tillë është edhe e familjes Jashari

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Nga aty, Quni tha se në botë ka shumë shembuj për heronj dhe e tillë është edhe ajo e familjes Jashari.

    “Jemi këtu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakicën e familjes Jashari. Në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, e tillë është edhe sakrifica e Jasharajve. Jemi këtu që t’i përmbahemi zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh”, tha Çuni.

  • Arrestohet një person në Prizren, ia publikoi një vajze videot pa lejen e saj

    Arrestohet një person në Prizren, ia publikoi një vajze videot pa lejen e saj

    Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se ia publikoi një vajze pa lejen e saj videot.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren më 9 shkurt dhe është iniciuar “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

    “Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit kujtojnë të rënët e familjes Jashari

    26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e shtetit kujtojnë të rënët e familjes Jashari

    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

    Bashkë me ta ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ai i Bujqësisë, Faton Peci si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

    Presidentja Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.

    “Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç e shihni jo vetëm përgjatë epopesë, por edhe periudha të ndryshme të vitit, kemi fëmijë nga shkolla anembanë Kosovës që vinë këtu për të mësuar për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë e guximin e tyre. Lavdi përjetë komandantit Adem Jashari e gjithë anëtarëve të familjes Jashari, e gjithë të rënëve e dëshmorëve të tjerë të UÇK-së”, tha Osmani në një prononcim për media.

    E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dekaroi se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.

    “Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nëpër botë, vinë e përkulen para varreve të bacës Shaban, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjarëve që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, për sa kohë të ekzistojë kombi ynë, ky gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por edhe gjejmë frymëzim vazhdimisht e patriotizëm se si mbrohet vendi. Lavdi”, u shpreh Konjufca.

    E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Prekazi heroik e historik, kujton çmimin e rrënjët e lirisë që gëzojmë”.

    “Të gjithë duhet të vinë në këtë vend që të mos harrojmë e të mos devijojmë. Të mos harrojmë të kaluarën e të mos devijojmë drejt të ardhmes”, ka thënë Kurti. “Me përkulje respekti e ndjenjë admirimi gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharëve. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, UÇK-së e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, tha Kurti.

  • Personi që ra në lumin Morava, gjendet pa shenja jete

    Personi që ra në lumin Morava, gjendet pa shenja jete

    Një person ka rënë në lumin Morava dhe është nxjerrë nga aty, pa shenja jete.

    Sipas raportit të policisë në trupin e viktimës nuk janë vërejtur plagë, përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është në hetime.

  • Ranillug, shtetasi serb ankohet se në lokalin e tij është hedhur mjet shpërthyes

    Ranillug, shtetasi serb ankohet se në lokalin e tij është hedhur mjet shpërthyes

    Një shtetas i Serbisë në Ranillug ka njoftuar se në lokalin e tij, që është i mbyllur, është hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet se ishte granatë dore.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se përveç dëmeve materiale s’ka të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime.

    “Ranillug 05.03.2024 – 22:48. Ankuesi shtetas i Serbisë, ka njoftuar se në lokalin e tij që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia e Kosovës.

  • Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, gjobitet 29-vjeçari në Ferizaj

    Drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, gjobitet 29-vjeçari në Ferizaj

    Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në ora 03:00 të mëngjesit, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0.

    Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.

    Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

  • Dhimbjet e muskujve, lodhja dhe kapsllëku – shenja të mungesës së magnezit

    Dhimbjet e muskujve, lodhja dhe kapsllëku – shenja të mungesës së magnezit

    Energjia metabolike, replikimi i ADN-së, sinteza e proteinave dhe detoksikimi varen nga magnezi

    Aftësia e magnezit për t’i dhuruar trupit tonë shumë përfitime, e ka bërë atë të quhet ‘minerali magjik’.

    Duke pasur parasysh se magnezi gjendet në shumicën e ushqimeve dhe mund të fitohet përmes suplementeve, është lehtë të mendojmë se konsumojmë mjaftueshëm magnez.

    Por, mesatarisht një të rrituri i nevojiten 270-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit dhe nëse nuk e përmbushni këtë sasi ditore, trupi ju lajmëron përmes simptomave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

    Kapsllëku

    Kapsllëku shpeshherë është shenjë se duhet ta rritni sasinë e magnezit që e konsumoni.

    Dhimbjet e muskujve

    Nëse keni dhimbje të muskujve më shpejt se zakonisht, atëherë kjo mund të jetë si rezultat i mungesës së magnezit.

    Magnezi shpeshherë përdoret për t’i ndihmuar muskujt të relaksohen dhe parandalon krijimin e acidit laktik.

    Lodhja e pashpjeguar dhe ankthi

    Nëse e gjeni veten duke vuajtur nga lodhja e vazhdueshme dhe ankthi, atëherë konsumoni më shumë magnez. Magnezi ka aftësinë ta kufizojë lirimin e hormoneve të stresit, ndërsa njëkohësisht vepron si filtër për të parandaluar hormonet të futen në tru. /Telegrafi/

  • Pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj

    Pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj

    Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor tek njeriu dhe këto përfitime mund të jenë si menaxhimi i peshës trupore, ruajtja e një metabolizmi të ekuilibruar dhe kontroll më i mirë i niveleve të sheqerit në gjak.

    Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, shkruan TransparentHands.

    Por, cilat janë dobitë shëndetësore që ju sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit?

    Humbje të peshës dhe përmirësim të metabolizmit

    Një nga përfitimet e para shëndetësore të agjërimit në Ramazan është se ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit. Ndërsa trupi përshtatet me një sasi të kufizuar ushqimi dhe pije gjatë ditës, trupi fillon të përdorë yndyrën e ruajtur si burim energjie dhe e konsumon atë. Kjo çon në djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës, dhe metabolizmi i trupit gjithashtu mund të përmirësohet, duke e bërë atë më efikas në djegien e kalorive.

    Kontroll më të mirë të sheqerit në gjak

    Agjërimi mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak duke ulur rezistencën ndaj insulinës dhe duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.

    Kur një person agjëron, trupi detyrohet të përdorë glukozën e ruajtur për energji, që ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Agjërimi mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e inflamacionit në trup, i cili është një faktor kontribues në rezistencën ndaj insulinës. Përveç kësaj, agjërimi mund të ndihmojë në promovimin e humbjes së peshës, e cila është e rëndësishme për kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, pasi yndyra e tepërt e trupit mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe nivele të larta të sheqerit në gjak.

    Përforcon sistemin imunitar

    Një nga përfitimet e rëndësishme të agjërimit në Ramazan është se forcon sistemin imunitar.

    Gjatë një agjërimi, trupi kalon nga përdorimi i glukozës si burimi kryesor i energjisë në përdorimin e ketoneve, të cilat prodhohen nga rezervat e yndyrës. Ky ndryshim aktivizon një proces të quajtur autofagji, ku trupi fillon të shpërbëjë dhe riciklojë qelizat e dëmtuara, duke përfshirë ato në sistemin imunitar. Autofagjia ndihmon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar, duke hequr qelizat imune të vjetra ose të dëmtuara dhe duke i zëvendësuar ato me të reja, të shëndetshme.

    Agjërimi përmirëson gjumin

    Agjërimi thuhet se ndihmon në përmirësimin e gjumit në disa mënyra.

    Siç raportohet, agjërimi supozohet se zvogëlon nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, i cili mund të ndërhyjë me gjumin. Përveç kësaj, ndër përfitimet e agjërimit në Ramazan është se ndikon me një rritje të prodhimit të hormonit melatonin që nxit gjumin. Mund të ndihmojë gjithashtu në rregullimin e ritmeve cirkadiane, të cilat janë ciklet natyrale 24-orëshe që rregullojnë shumë procese fiziologjike në trup, duke përfshirë gjumin. Duke përafruar ritmet natyrale të trupit me ciklin gjumë-zgjim, agjërimi mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.

    Redukton presionin e gjakut

    Agjërimi është treguar se ul presionin e gjakut duke ulur sasinë e natriumit në trup dhe duke reduktuar inflamacionin, i cili mund të çojë në hipertension. Gjithashtu promovon humbjen e peshës, e cila mund të kontribuojë më tej në uljen e presionit të gjakut. Për më tepër, agjërimi thuhet se përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila gjithashtu shoqërohet me presionin e ulët të gjakut. /Telegrafi/

  • Moldavia thotë se Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

    Moldavia thotë se Rusia po planifikon të ndërhyjë në zgjedhje dhe të sabotojë integrimin në BE

    Shefi i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Moldavisë (SIS) paralajmëroi se Rusia po planifikon veprime të reja për të destabilizuar shtetin, përderisa Moldavia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe një referendum për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Alexandru Musteata tha gjatë një konference për media në Kishiniev se SIS-i posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet e planifikuara gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm që do të komprometonin anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe do ta kthenin shtetin në sferën e ndikimit të Rusisë.

    “Detajet e strategjive për vitin 2024 dhe 2025 përfshin mbështetjen e aktorëve politikë prorusë, që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës, grupet e krimit të organizuar dhe me udhëheqjen në Kremlin”, tha Musteata.

    Aktori më i rëndësishëm në kryerjen e veprimeve destabilizuese do të ishte grupi i drejtuar nga oligarku Ilan Shor, tha Musteata.

    Shor, që udhëheqë partinë Shor të mbështetur nga Moska, ishte dënuar në mungesë me 15 vjet burgim vitin e kaluar lidhur me akuza për mashtrim dhe pastrim parash në lidhje me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave. Partia Shor është shpallur e paligjshme, ndërkaq vet Shor është larguar për në Izrael.

    Shor dhe partia e tij po ashtu janë sanksionuar nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja nën dyshimet se janë përpjekur të destabilizojnë situatën në Republikën e Moldavisë dhe duke vepruar për interesa të Rusisë.

    “Ne parashohim se përpjekjet do të bëhen për të nxitur disa kriza shoqërore dhe politike, për të nxitur përplasje dhe tensione ndëretnike që do të çonin në kriza të sigurisë në rajonin të Gagauzit apo në Transnistri”, tha Musteata.

    Rajoni gjysmëautonom i Gagauzisë është i banuar kryesisht nga turqit gagauzë, që flasin rusisht dhe kanë adoptuar krishterimin ortodoks rus.

    Nën presidenten properëndimore Maia Sandu, e cila erdhi në pushtet pasi mposhti presidentin paraprak të mbështetur nga Rusia, Igor Dodon, më 2020, Moldavia mori një rrugë të qartë evropiane, teksa dënoi fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.

    Më 2022, Kishinievi mori ftesë për të hapur negociatat me BE-në dhe pritet të mbajë këtë vit një referendum mbarëkombëtar për anëtarësimin në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.

    Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare po ashtu janë caktuar që të mbahen më vonë gjatë këtij viti dhe Sandu planifikon që të garojë për një mandat të dytë. Partia e saj, PAS, ka fituar mbi 40 për qind të votave në zgjedhjet lokale dhe sondazhet e vendosin të parën në zgjedhjet parlamentare./REL/