ATV

Author: G.O.

  • ​Përfundon pjesa e parë në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

    ​Përfundon pjesa e parë në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

    Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Kupën e Kosovës, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina po e mposht KF Trepçën ’89 me shifrat 4:0, raporton KosovaPress.

    Golat për kryeqytetasit i shënuan Leotrim Kryeziu (minuta e 8’), Ardian Muja (minuta e 25’), Mërgim Pefqeli (minuta e 40’) dhe Hasan Hyseni (minuta e 44’).

    Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe përballja mes Dukagjinit dhe Dritës, ku të dy skuadrat shkojnë në pushim pa e gjetur golin.

    Rezultatet e pjesës së parë:

    Dukagjini 0:0 Drita

    Prishtina 4:0 Trepça ‘89

  • Maqedonci: UÇK-ja dhe familja Jashari ndriçuan rrugën drejt lirisë

    Maqedonci: UÇK-ja dhe familja Jashari ndriçuan rrugën drejt lirisë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot së bashku me komandantin e FSK-së, Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe të rënëve tjerë.

    Maqedonci ka shkruar në Facebook se UÇK-ja dhe familja Jashari ishin ata që ndriçuan rrugën drejt lirisë.

    “Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Sot së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëmë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe gjithë të rënëve dhe më pas ishim në kullë, ku na priti baca, Rifat Jashari.

    Për të arritur te liria duhej të ishim bashkë të gjithë por përveçse të bashkuar duhej një fanar që të na ndriqojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriquan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.

    Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë.

    Lavdi dhe nderime për të rënët!

  • Princ Leka kërkon urdhër mbrojtjeje në polici, denoncon Elia Zaharian dhe babain e saj për dhunë

    Princ Leka kërkon urdhër mbrojtjeje në polici, denoncon Elia Zaharian dhe babain e saj për dhunë

    Princ Leka dhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, kanë denoncuar njërit-tjetrin për dhunë. Ditën e djeshme Princi ka vizituar shtëpinë e tij ku jeton Elia me vajzën e tij, për ta takuar këtë të fundit, siç raporton Topchannel.

    Princ Leka është përballur me babain e Elias, ku në dëshminë e tij shprehe se ka qenë ish-vjehrri i tij Gjergj Zaharia që e ka goditur me shkelma dhe e ka gjuajtur me një statujë.

    Ndërsa në dëshminë e tij para policëve, Gjergji shprehet se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

    “Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

    Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.

     

  • Nikki Haley i jep fund garës për në Shtëpinë e Bardhë

    Nikki Haley i jep fund garës për në Shtëpinë e Bardhë

    Nikki Haley po largohet nga gara presidenciale në ShBA, i tha Reuters të mërkurën një burim.

    Ky vendim do të sigurojë Donald Trump të fitojë në nominimin republikan dhe të përballet sërish me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

    Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, pritet të bëjë një paraqitje për të dhënë komente të shkurtra në zonën Charleston të Karolinës së Jugut.

    Ajo nuk do të shpallë një miratim të mërkurën, tha Wall Street Journal, por do të inkurajojë Trump të fitojë mbështetjen e votuesve republikanë dhe të pavarur që e mbështetën atë.

    Haley ishte rivalja e fundit e mbetur e Trump për nominimin republikan.

    Trump fitoi votat e republikanëve në 14 nga 15 shtete – duke përfshirë Kaliforninë dhe Teksasin e pasur me delegatë – duke lënë mënjanë Haley, fitorja e vetme e natës së cilës erdhi në Vermont, shkruan Reuters.

  • Yulia Navalnaya bën thirrje për protestë kundër Putinit

    Yulia Navalnaya bën thirrje për protestë kundër Putinit

    E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje rusëve që të protestojnë në ditën e zgjedhjeve kundër presidentit Vladimir Putin, duke formuar radhë të gjata jashtë qendrave të votimit.

    Yulia Navalnaya është zouar se do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe të vazhdojë kundërshtimin ndaj Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt muajin e kaluar në një burg në Arktik.

    Përmes një videoje të publikuar në YouTube, Navalnaya mbështeti nismën që të mbingarkohen qendrat e votimit që mbahen gjatë këtij muaji, zgjedhje të cilat pritet t’i japin edhe një mandat gjashtëvjeçar presidencial Putinit.

    “Ne duhet të shkojmë në qendrat e votimit në të njëjtën kohë: më 17 mars në orën 12:00. Çfarë do të bëjmë më pas? Ju mund të zgjidhni. Mund të votoni çdo kandidatë përveç Putinit. Mund ta bëni të pavlefshëm fletëvotimin tuaj. Mund të shkruani me shkronja të mëdha ‘Navalny’”, tha Yulia Navalnaya.

    Ajo i cilësoi zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen nga 15 deri më 17 mars, si “farsë” dhe tha se Putini “do të nxjerrë rezultatin që ai do”.

    Sa ishte gjallë dhe gjendej në burg, Aleksei Navalny kishte mbështetur këtë nismë.

    Navalnaya, ndërkaq i ka quajtur “trimat dhe njerëzit më të sinqertë në shtetin tonë”, të gjithë personat që kanë vizituar varrin e bashkëshortit të saj në Moskë.

    Kremlini ka kërcënuar personat që bëjnë homazhe për Navalnyn se do t’i adresojë, duke u thirrur në ligjet e ashpra ruse kundër protestave.

    Qindra persona janë arrestuar gjatë homazheve të bëra në mbarë Rusinë.

    Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, OVD-Info, pesë persona janë arrestuar në Moskë, për shkak të pjesëmarrjes në varrimin e Navalnyt apo se kanë vizituar varrin e tij./REL/

  • Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës Jasharëve

    Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës Jasharëve

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendi, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vazhdën e aktiviteteve për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryeministri Kurti tha se në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi, që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë, të cilën e gëzojmë.

    “Të gjithë dhe secili duhet të vijnë në këtë vend, që të mos harrojmë dhe që të mos devijojmë. Që të mos e harrojmë të kaluarën dhe që të mos devijojmë drejt së ardhmes”, tha ai.

    Duke çmuar lartë sakrificën, vetëflijimin e vetëmohimin e Jasharëve, kryeministri Kurti tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare është në themelet e çlirimit të vendit tonë dhe se ajo paraqet edhe dhembje e krenari, por edhe besë dhe shpresë për shtetin dhe popullin tonë.

    Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, Familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

    Pas homazheve, Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin Konjufca dhe ministra të kabinetit qeveritar vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari.

  • Haradinaj në zbulimin e busteve të Sala dhe Hamit Jashari: Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori

    Haradinaj në zbulimin e busteve të Sala dhe Hamit Jashari: Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e busteve të heronjëve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz.

    Haradinaj ka thënë se shtëpia e Sale dhe Hamit Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të UÇK-së.

    “Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të Baces Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Sale Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se bacë Hamiti e nëna Sale, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë.

    “Në kohën kur nëna Sale dhe baci Hamit, ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë. Pikërisht në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim.

    Nëna Sale e baci Hamit, ju faleminderit për shërbimin”, është shprehur Haradinaj.

  • 20 milionë euro për kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini”, Kurti: Po bëjmë përpjekje për arsim cilësor

    20 milionë euro për kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini”, Kurti: Po bëjmë përpjekje për arsim cilësor

    Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka shënuar 11-vjetorin e themelimit të tij, me ç’rast u përurua edhe kampusi universitar, raporton Ekonomia Online.

    E vlera totale e këtij kampusi kap shifrën e 20 milionë euro, ndërsa ka nisur së ndërtuari që nga viti 2010.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 26 vite pas përfundimit të luftës, po bëjnë përpjekje që të ketë një arsim më të mirë. Ai përmendi ndarjen e bursave dhe vendimin për studim falas.

    “Se sa është i rëndësishëm arsimi tregon stafi e studentët në Universitetit në Mitrovicë që po vazhdon të jenë  aktiv, e këto objekte që po i përurojmë sot janë investime konkrete për mësim modern për 2000 studentët e këtij universiteti. Kampusi që nisi në 2010-ën sot po përfundon me  investimet e fundit në vlerë mbi 6 milionë euro e vlerë totale prej 20 milionë euro”, tha Kurti.

    “Cilësia në arsim qëndron lartë sepse ajo duhet të jetë proces solid e mbështetja për ta mbetet e përhershme, studimet i kemi bërë falas, kemi ndarë bursa për studime jashtë vendit. Në vitet që vijnë le të vazhdojmë punën, njohuritë që i zhvilloni këtu i kontribuoni jetës suaj në vijim dhe të ardhmes së shtetit tonë, përgëzimet e mia për kampusin universitar”, tha Kurti.

    Ndërkaq Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se përgjatë mandatit janë përkushtuar për një arsim më cilësor, teksa përmendi edhe ndarjne e bursave për studentët.

    “Sot në 11-vjetorin e këtij universiteti që mban emrin e atij që zgjon krenari, jemi të lumtur që po përurojmë bashkë kampusin universitar. Për këto tri vite jemi përkushtuar në arsim, duke ndarë bursa në fusha të ndryshme, e edhe të këtij universiteti, për të ngritur cilësinë e lartë në arsim e ringjallëm këshillin kombëtar të shkencës, sistemin për hulumtues e shkencëtar”

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, tha se ky universitet është krenaria e qytetit të Mitrovicës.

    “Përvjetori i këtij universiteti përkon me përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke i nderuar përjetë ata që dhanë jetët e tyre për të vazhduar jetët tona, sikurse në këtë universitet”, tha Hamza.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, uroi stafin akademik dhe studentët për këtë investim.

    “Stafit akademik, studentëve iu uroj 11-vjetorin e themelimit dhe kampusin e ri, këto dy ngjarje me rëndësi për qytetin e Mitrovicës, e shoqërinë tonë”, tha ai.

    Ushtruesja e detyrës së rektores së këtij Universiteti, Nurdeme Dema, tha se në kampusin e ri do ushqehen mbi 500 studentë, ndërsa 279 studentë do të akomodohen në objektin e ri që ka 4 kate.

    E Njomëza Gashi, në emër të studentëve tha se tashmë kanë kushte komodë për studim duke thënë se janë motiv shtesë për studim. Ajo tha se pa vendimin e ish-presidentit Thaçi nuk do ishte themeluar ky Universitet.

  • Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

    Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

    Sfida kryesore e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Me fillim nga ora 19:00 Sigal Prishtina do të përballet me liderin e tabelës, Trepçën, raporton KosovaPress.

    Këto dy skuadra së fundi u përballën në Gjakovë në finalen e Kupës, ku fituan mitrovicasit.

    “Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje. Mitrovicasit kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.

    Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe KB Peja, e cila e pret në shtëpi Proton Cable Prizrenin.

    19:00 Peja – Proton Cable Prizreni

    19:00 Sigal Prishtina – Trepça

  • Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

    Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

    Rifat Jashari ka pritur presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në kullën e Prekazit.

    Bashkë me ta, ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

    Para vizitës në kullën e Jasharëve, krerët e shtetit me ministra, kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.