ATV

Author: G.O.

  • Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

    Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se bashkë me ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe aleatë të tjerë po festojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

    Osmani thotë se anëtarësimi jo vetëm që siguron që forcon sigurimin e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane.

    “Së bashku me ambasadorin e Suedisë në Kosovë dhe miq dhe aleatë të tjerë, ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht.

    Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane. Falas, Sverige!”, ka shkruar Osmani në X.

  • Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin

    Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar, pas aksionit simbolik në Bibliotekën Kombëtare – ku po prisnin ministren Arbërie Nagavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.

    Derisa prisnin për t’ia dhënë “librezën e notave” Nagavcit, arrestohen aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare.

    Në shkrimin e tij në Facebook, Molliqaj, teksa kërkoi përjashtim e sa nga Qeveria, kritikoi ministren Nagvaci për “për udhëheqëse të dobët, dështime e rezultate të dobëta” në punën e saj.

    “Deri më sot, Ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës. Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës. Nuk janë disa dështime. Është një dështim i tërë e në kurriz të sistemit arsimor! Rekomandimi është i qartë dhe ka urgjencë: Përjashtimi i menjëhershëm nga Qeveria!”, ka shkruar Molliqaj.

    Përveç përjashtimit, Molliqaj i ka kërkuar Qeverisë që të “mos të ia shndërrojë në nota kaluese, dështimet” ministres së Arsimit.

    “Me këso nota në shkollë e përseritë vitin, por ne urojmë që ministrja Nagavci të mos e përsëritë dështimin e saj as në këto muajt e mbetur të mandatit dhe aq më shumë kërkojmë që Qeveria mos të i’a shndërrojë në nota kaluese dështimet përmes intervenimeve të dhunshme të policisë në kumtime të qeta të suksesit të minsitrës, të formës së aktivizmit politik Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shtuar Molliqaj.

  • S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare. Në mungesë kuorumi, të njëjtat janë shtyrë për një seancë të ardhshme.

    Fillimisht të pranishëm ishin 80 deputetë, për votimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Fondit OPEC. Por, vetëm 76 deputetë kanë votuar për këtë marrëveshje ndërkombëtare, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

    Ndërkaq, për 10 marrëveshjet tjera ndërkombëtare nuk ka pasur kuorum të nevojshëm që të hidhen në votim.

  • ​Kosova me 5 xhudistë në Grand Prix Austria

    ​Kosova me 5 xhudistë në Grand Prix Austria

    Në Linz të Austrisë do të zhvillohet kampionati i xhudos Grand Prix Upper. Ekipi kosovar do të paraqitet me 5 xhudistë.

    Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 79 shtete, 533 garues, nga të cilët 302 meshkuj dhe 231 femra.

    Nga Kosova do të ndeshen këta garues:

    1. Flaka Loxha (-57 kg)

    2. Fatjona Kasapi (-57 kg)

    3. Akil Gjakova (-73 kg)

    4. Dardan Cena (-73 kg)

    5. Loriana Kuka (-78 kg)

    Flaka dhe Fatjona ndeshen nesër, Akili e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

  • PSD-ja shpalos librezën me “dështime” të Nagavcit, e vlerëson me notë negative

    PSD-ja shpalos librezën me “dështime” të Nagavcit, e vlerëson me notë negative

    Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë zhvilluar një aksion në Bibliotekën Kombëtare kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e vlerësuan me notë negative, raporton Ekonomia Online.

    Në një librezë të vendosur nga aktivistët e PSD-së, shkruan për “dështimet” e ministres Nagavci.

    Notë negative PSD-ja i ka vendosur në ndërtimin e çerdheve, sjelljen ndaj sindikatave dhe furnizimin me tekste shkollore.

    Ndërsa notë shembullore i kanë vendosur në “shkelje të Kushtetutës”, duke aluduar në rastet kur Nagavci ka bërë shkelje të institucionit më të lartë juridik në vend.

  • Zëvendëskryeministri Bislimi priti ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

    Zëvendëskryeministri Bislimi priti ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

    Palët biseduan mbi thellimin e fuqizimin e bashkëpunimit, si vende mike e partnere, në fusha e sektorë me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për shkëmbimet e përvojave.

    Më tej, fokus i bisedës ishte dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si aspiratë, vizion, por edhe si përkushtim e angazhim i vazhdueshëm, përmes punës rreth agjendës evropiane, përmbushjes së reformave dhe arritjes së standardeve evropiane, në kuadër të së cilës u diskutua mbi Planin e Rritjes dhe përgatitjet e vendit tonë në përputhje me këtë instrument, si dhe u cek më tej dhe rrugëtimi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren dhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme e të vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera.

  • ​Zemaj: Ka mungesë të barnave në spitale, po tentohet të fshihen keqpërdorimet

    ​Zemaj: Ka mungesë të barnave në spitale, po tentohet të fshihen keqpërdorimet

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave. Ai paralajmëroi se do të ndjek të gjitha rrugët institucionale që të dalin në pah, siç tha ai, të gjitha keqpërdorimet e abuzimet. Megjithatë, Zemaj u shpreh se këto po tentohen të fshihen nga pushteti.

    Në seancë plenare, ai shtoi se në spitalet e Kosovës çdo ditë e më tepër ka mungesë të barnave.

    “Ka qenë dhe mbetet shumë zhgënjyese dhe shqetësuese kur po kuptojmë çdo ditë që në spitalet tona ka barna më pak se çdo herë. E sot na duhet të ndalemi dhe të pyesim, ashtu siç pyetëm paraprakisht para disa ditëve ‘Pse po ndodh kjo, pse ka barna më pak’. A ka mundësi të përgjigjen ata të cilët janë përgjegjës në këtë pyetje, apo ne duhet ta gjejmë faktin tek keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet të cilat janë të barabarta me hajni dhe abuzime me çmime të barnave”, deklaroi Zemaj.

    Ai shtoi se ka kërkuar analizimin dhe mbikëqyrjen e listës esenciale të barnave, për çka tha se pushteti nuk e ka pranuar.

    “Qytetarët dhe pacientët duhet ta dinë se kush janë hartuesit e listës esenciale. Cilët individë apo grupe brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë lobuar dhe kanë punuar në këtë listë dhe në favor të cilës kompani. Cilat janë përfitimet ekstreme brenda vitit të këtyre kompanive dhe këtyre individëve? Kush i kontrollon ata e kush qëndron prapa tyre. Këto dhe shumë pyetje të tjera do i adresojmë në rrugë institucionale dhe ta dini ju dhe të tjerët se nuk do të lejojmë që kjo të fshihet. Ani pse po tentohet të fshihet me gjithë fuqinë që kanë, por këtu do të dështoni. Është duke na dëgjuar edhe prokuroria, pacienti edhe qytetari i Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

  • Hoxha: Vetëm në dy muajt e fundit, 600 mësimdhënës janë larguar nga Kosova

    Hoxha: Vetëm në dy muajt e fundit, 600 mësimdhënës janë larguar nga Kosova

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se është shqetësuese që arsimi sot nuk është prioritet për qeverinë, raporton Ekonomia Online.

    Sipas saj, qeveria e ka injoruar e bullizuar përfaqësuesit e arsimit e përfaqësues te sindikatave.

    Nga foltorja e Kuvendit, Hoxha deklaroi se vetëm këto dy muaj nga Kosova kanë ikur 600 mësimdhënës.

    “Sot në liri e pavarësi mungesa e vëmendjes së Qeverisë ndaj ofrimit të kushteve me të mira për mësimdhënësit është shqetësuese. Duke neglizhuar kushtet e tyre të punës, Qeveria zvogëlon vlerën e punës së tyre të pa lodhur. Shpreh revoltën time për mos trajtimin e arsimit si prioritet. Ju e injoruat atë e anashkaluat i bullizuat përfaqësuesit e tyre. Greva e sindikalisteve, injorimi i kërkesave të tyre dhe mungesa e dialogut vazhdon dhe mbetet shqetësim. Vetëm vjet 600 mijë euro të planifikuara në buxhetin e shtetit nuk ishin investuar asnjë cent për këtë. Rezultati në PISA është me keq se sa ishte ne 2018. Sot në liri, mësimdhënësit vetëm në dy muajt e fundit 600 sosh janë larguar nga Kosova”, ka thënë ajo.

  • ​Betohet komisionerja parlamentare për FSK-në

    ​Betohet komisionerja parlamentare për FSK-në

    Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është betuar komisionerja parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj.

    Gjatë betimit, ajo tha se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që i ka të përcaktuara me ligj.

    “Betohem solemnisht se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do t’i mbrojë dhe avancojë respektimin e të drejta dhe lirive të njeriut për rektrutët, kadetët dhe ushtarakët e FKS-së”, tha ajo gjatë betimit.

    Pas betimit, ajo ka nënshkruar edhe tekstin e betimit.

    Remzie Zeqiraj është zgjedhur komisionere parlamentare për FSK-në me datën 14 shkurt të këtij viti.

  • Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave

    Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, duke thënë se sa më shumë investim në arsim do të nderohet më shumë përkushtimi i mësuesve.

    “137 vite më parë me ndërtimin e mësonjtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip. Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar. Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë”, ka shkruar Osmani.

    Ajo tha se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

    “Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, shkroi Osmani.