ATV

Author: G.O.

  • Çitaku reagon pas deklaratës së Escobarit: Me SHBA-në jo, me kë po koordinohet Albin Kurti

    Çitaku reagon pas deklaratës së Escobarit: Me SHBA-në jo, me kë po koordinohet Albin Kurti

    Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka deklaruar sot se po kanë probleme të komunikojnë me Kryeministrin Kurti, e sipas tij jo vetëm SHBA-në, por edhe NATO-ja.

    Për këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

    Ajo ka cituar deklaratën e Escobarit dhe ka shtruar një pyetje.

    “Pyetja është me kë po koordinihet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne”, ka shkruar Çitaku.

    Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

    “Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

    Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen.

  • “Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

    “Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

    Aliu e ka cilësuar këtë si lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se këto rrugë ndërlidhin dhe afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu.

  • Escobar konfirmon që ShBA-ja “ka probleme me Kurtin”: Jo veç me ne, ka probleme edhe me BE-në e NATO-n

    Escobar konfirmon që ShBA-ja “ka probleme me Kurtin”: Jo veç me ne, ka probleme edhe me BE-në e NATO-n

    Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

    Tutje, Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

    “Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

    Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen./REL/

  • Për 24 orë Policia konfiskoi 20 patentë shoferë

    Për 24 orë Policia konfiskoi 20 patentë shoferë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka konfiskuar 20 patentë shoferë për shkelje të rregullave të trafikut.

    “Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, njoftoi Policia.

    Policia ka bërë apel te shoferët që të jenë vigjilent dhe të respektojnë dispozitat ligjore.

    “Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

  • ​Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

    ​Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

    Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Ambasadorin z. Boris Ruge si dhe zv. Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

    Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë.

    Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë.

    Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

    Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor.

  • ​FSK-ja furnizohet me 15 kamionë ushtarakë gjermanë

    ​FSK-ja furnizohet me 15 kamionë ushtarakë gjermanë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën është furnizuar edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

    Siç ka theksuar ai, Qeveria kamionët i ka blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kanë pranuar si donacion.

    Sipas tij, këta kamionë janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

    “Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    Ai ka thënë se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, ka shkruar ministri Maqedonci.

  • Miratohet në parim marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”

    Miratohet në parim marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”

    Me 8 vota për dhe asnjë kundër Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka votuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, raporton Ekonomia Online.

    Për këtë pikë ka raportuar ministra e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila tha ky program do ta forcoj demokracinë, lirit dhe të drejtat e njeriut.

    “Së pari pjesëmarrja ka mundësuar që Kosova të përfitoj nga projekt e BE. Programi përfshin në avancimin e bashkpunikt gjyqësor ne çështje civile dhe çështje e tjera penale. Programi përfshin trajnime për gjyqatrët, po ashtu adreson forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe te drejtat themelore. Programi parasheh mbështejte të shoqërisë civile”, tha ajo.

    Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka kërkuar nga ministrja që deputete të kenë të plotë programin e kësaj marrëveshje.

    Të njëjtën kërkesë ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Nuk e dimë cili është benefiti i drejtpërdrejt i kësaj marrëveshje, nuk kemi informata. Të vetëm informatë që kemi, janë ato që i dhatë ju. Na nuk po e dimë cili është kontributi i BE-së për me e dhënë votën”.

    E ministrja tha se informatat do t’i marrin shumë shpejtë, veçse sugjeroi që informatat të  merren edhe në Google.

    “Pajtohem që të jap informacione të tjera, por me një kërkim të thjeshtë në google. Secili shtet që e ka këtë program përfiton në aspektet të cilat unë i përmenda. Secili shtet e ka nënshkruar në këtë format që e kemi nënshkruar edhe ne. Nuk mund të ju jap sot të dhënat financiare që Kosova mund të përfitoj. Është e rëndësishme që Kosova ta ketë këtë marrëveshje”, tha tutje ajo.

    Kjo marrëveshje u votua edhe nga deputet e LDK e AAK-së.

  • Ndahet nga jeta gazetari, Bajram Sefaj

    Ndahet nga jeta gazetari, Bajram Sefaj

    Ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-gazetarit shumëvjeçar të “Rilindjes”.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj. Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare”.“Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë”.“Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje. AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në njoftim.

  • Vushtrria e MZhR-ja me marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e shëtitores afër “Urës së gurit”

    Vushtrria e MZhR-ja me marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e shëtitores afër “Urës së gurit”

    Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 329 mijë euro. Projekti do jetë shëtitorja afër “Urës së Gurit” në komunën e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

    Nënshkrimi u bë ndërmjet kryetarit Ferit Idrizi dhe ministrit Fikrim Damka.

    Kryetari Idrizi u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjes për të cilën tha se arrin vlerën prej 329 mijë euro.

    Ndërkaq ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se kjo është hera e dytë që kjo ministri bashkëpunon me komunën e Vushtrrisë, duke thënë se është i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje që do ndihmoj në zhvillimin më të mirë të komunës së Vushtrrisë.

    Damka shtoi se dikasteri i tij është e fokusuar në bashkëpunimet me qeverisjet lokale.

  • Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024”, me librin “Kur sunduesit grinden”

    Ismail Kadare shpallet kandidat për çmimin “The Booker 2024”, me librin “Kur sunduesit grinden”

    Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare është shpallur kandidat për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, me librin e tij “Kur sunduesit grinden”.

    Ky roman u vlerësua nga juria, e cila e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, duke e cilësuar një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.

    “Kur Sunduesit Grinden” është botuar në vitin 2018 në shqip dhe bën fjalë për misterin e telefonatës Stalin-Pasternak, njëri udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shkrimtari më i famshëm i tij. Kjo telefonatë është ritreguar nga disa pikëpamje dhe shumë studiues aludojnë se në rolet specifike shkrimtari ka fshehur vetë marrëdhënien që ai ka pasur me Enver Hoxhën.

    Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “The Booker”.