ATV

Author: G.O.

  • Escobar arrin në Presidencë, pritet nga Vjosa Osmani

    Escobar arrin në Presidencë, pritet nga Vjosa Osmani

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Presidencë, me ç’rast është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton ATV.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa më pas do të ketë konferencë për media.

    Një nga çështjet e pashmangshme të diskutimit pritet të jetë ndalimi i dinarit, derisa emisari amerikan pritet të takohet edhe me krerët opozitarë, por nuk ka pasur njoftime zyrtare për vendin dhe kohën e mbajtjes së takimeve.

    Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

    Kujtojmë se zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një konferencë për media online të martën ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

    “Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin”, ka thënë Escobar.

    Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe “më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

    “I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

    Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

    Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

    Ai u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

     

  • Vriten tre persona nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë

    Vriten tre persona nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë

    Forcat ruse i bombarduan ndërtesat e banimit në qytetet ukrainase Kupiansk dhe Krivi Rih të martën mbrëma, duke i vrarë së paku tre persona.

    Paraprakisht, një ndërtesë banimi u godit nga një sulm rus në Kupiansk, në rajonin lindor Harkiv, tha Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës.

    Të martën gjatë natës, ushtria ruse i goditi me raketa dy ndërtesa banimi në Krivi Rih në qendër të Ukrainës, duke i vrarë tre persona dhe duke i plagosur 38 të tjerë.

    Dhjetë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.

    Ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja për të mbijetuar gjatë natës.

    Krivi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është sulmuar vazhdimisht nga Forcat e Armatosura të Rusisë.

    Ushtria ukrainase tha të martën se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 17 prej 22 dronëve të lëshuar nga ushtria ruse.

    Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit.

    Ukraina u ka kërkuar më shumë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO-s.

    Një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmë financiare, e cila do ta hapte rrugën për furnizim me armë në Ukrainë, është bllokuar tash e pesë muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj.

    Ato do të përdorën për të blerë municion dhe raketa, tha administrata Biden./REL/

  • Sekuestrohen kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë

    Sekuestrohen kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë

    Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar nga kompani të ndryshme janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme që të dyshohet se janë të falsifikuara.

    Siç njofton policia, parat e falsifikuara janë sekuestruar dhe rasti është në procedurë hetimore.

    “Prishtinë / 13.12.2023-07.03.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga kompani të ndryshme janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara, paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e 24 orësh të policisë.

  • Zhduket një grua në Viti

    Zhduket një grua në Viti

    Një grua është raportuar e zhdukur në Viti.

    Ankuesi, mashkull kosovar ka raportuar se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj, ndërsa policia është duke hetuar.

    “Me 12.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, me datën e cekur  është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin e policisë.

  • Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik

    Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik

    Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, ku si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai pohoi se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me zjarrëvënie nga tre persona të panjohur.

    “Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

    Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive.

    Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti. Për informata tjera ju nioftojmë më pas”, thotë Veseli.

  • 25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës, ku mbetën të vrarë 6 qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

    25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës, ku mbetën të vrarë 6 qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

    Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 25 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

    Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

    Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 25 vjet më parë.

    Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

  • ShBA-ja do të dërgojë një paketë të re armësh prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë

    ShBA-ja do të dërgojë një paketë të re armësh prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë

    Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj, teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan.

    Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar mundësi të shumta për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, pasi ndihma paraprake prej Kongresit i është dërguar në tërësi Kievit, në dhjetor të vitit të kaluar.

    Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u ka thënë gazetarëve më 12 mars se fondet do të nisen prej Pentagonit, i cili ka kursyer para prej kontratave.

    Ndihma në vlerë të 300 milionë dollarëve është ndarë prej buxhetit gati 840 miliardë dollarësh të Pentagonit.

    Sullivan kanë thënë se fondet do të përdoren për të dërguar artileri dhe municione për sistemet raketore amerikane HIMARS në Ukrainë.

    Ai ka thënë se ndihma do t’i ndihmojë ushtrisë vetëm për disa javë.

    Rusia i ka ashpërsuar sulmet në vijën e frontit, teksa ushtria ukrainase përballet me mungesë të municioneve dhe raketave.

    Shtetet e Bashkuara – prej të cilave Ukraina ka pranuar më së shumti ndihmë ushtarake në dy vjetët e fundit – nuk kanë munduar të dërgojnë ndihmë të re për shkak të bllokadës në Kongres.

    Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke e mbajtur pezull një paketë të shpenzimeve që parasheh ndarjen e 60 miliardë dollarëve si ndihmë për Ukrainën, dhe pjesa më e madhe është për ndihmë ushtarake.

    Zyrtarët amerikanë të inteligjencës i kanë thënë një ditë më parë Kongresit që nëse Shtetet e Bashkuara nuk dërgojnë shpejt ndihmë në Ukrainë, atëherë forcat ukrainase do të kenë vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

  • Sot mblidhet Qeveria

    Sot mblidhet Qeveria

    Qeveria e Kosovës sot pritet të mbaj mbledhjen e radhës.

    Sipas një njoftimi për medie të Qeverisë, kabineti qeveritar pritet të mblidhet me fillim në orën 11:00.

    Ndërkohë, nuk është bërë i ditur rendi i ditës i kësaj mbledhje.

  • Guvernatori i BQK-së raporton sot para deputetëve për rregulloren e re të BQK-së

    Guvernatori i BQK-së raporton sot para deputetëve për rregulloren e re të BQK-së

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të raportojë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili.

    Ai do të flas lidhur më MSA-në, dhe lidhur më rregulloret e BQK-së. Lajmin për raportimin e guvernatorit Ismaili e ka konfirmuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

    Ai, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel, për rregulloren e valutave të huaja në Kosovë.

    “Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, ka shkruar të martën Hoti.

  • Escobari vjen sot në Kosovë, takon presidenten Osmani dhe opozitën

    Escobari vjen sot në Kosovë, takon presidenten Osmani dhe opozitën

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot në Kosovë.

    Nga ora 10:00 ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

    “Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për medie”.

    Një nga çështjet e pashmangshme të diskutimit pritet të jetë ndalimi i dinarit.

    Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një konferencë për media online të martën ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

    “Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin”, ka thënë Escobar.

    Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe “më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

    “I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

    Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

    Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

    Ai u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

    Emisari amerikan do të takohet edhe me krerët opozitarë, por nuk ka pasur njoftime zyrtare për vendin dhe kohën e mbajtjes së takimeve.