ATV

Author: G.O.

  • ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja

    ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave.

    Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të bëhet me Klinikë të Hematonkologjisë dhe atë të Nefrologjisë.

    “Sot, në orën 13:00, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Drejtori i ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi do të vendosin gurthemelin për ndërtimin e Klinikës së Hematonkologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë”, ka njoftuar MSh-ja.

  • ​Hyn ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy serbë

    ​Hyn ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy serbë

    Një automjet me targa të huaja është ndaluar afër vijës kufitare të Republikës së Kosovës nga Serbia, në të cilën gjendeshin dy shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur.

    Ata janë ndaluar mbrëmë në Berberishtë të Leposaviçit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës

    Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne.

    Kjo seancë do t’i kushtohet komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

    Seanca pritet të nisë në ora 10:00.

  • Dy supersfidat e Ligës së Evropës

    Dy supersfidat e Ligës së Evropës

    Pas dy netëve spektakolare që dhuroi Liga e Kampionëve në futboll, sonte dy të tilla do t’i sjellë edhe kompetecioni i dytë evropian i klubeve, Liga e Evropës. Në gjysmëfinalet e kësaj gare do të ballafaqohen Roma me Bayer Leverkusenin dhe Marsej me Atalantën.

    Vëmendja kryesore pa dyshim se do të jetë në stadiumin “Olimpico” në Itali, aty ku Roma e Daniele Derossit në top formë do të ballafaqohet me Leverkusenin që tashmë është kampion i gjermanisë, ndërkohë që nuk di për humbje në këtë edicion, raporton KosovaPress.

    Po aq interesant do të jetë edhe ballafaqimi tjetër ndërmjet Marsejës dhe Atalantës, dy skuadra me futboll cilësor dhe që po synojnë të bëjnë befasi duke shkuar deri në fund të kësaj gare.

    Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

  • Diell dhe shi, ky është moti për sot

    Diell dhe shi, ky është moti për sot

    Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend të enjten vranësirat mbeten më të shumta, ku priten edhe rrebeshe shiu dhe bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më intenzive.

    Më vonë pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimalet pësojnë një rënie dhe shkojnë deri në 19C e 20C. Frynë erë jugperëndimore, e lehtë dhe mesatare 3-9m/s, njofton Prishtina Weather.

    Të premten dhe të shtunën me më shumë vranësira, priten edhe reshje më të shpeshta shiu. Temperaturat vazhdojnë me rënie deri në 16C e 14C maksimalet.

    Në vise më të larta malore rikthehen reshjet e borës. Nga dita e diel shfaqen kushte për intervale më të gjata me diell, por se mundësitë për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbesin.

    Temperaturat në rritje, edhe deri në 23C ditën e hënë.

  • Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes

    Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes në Vushtrri.

    “Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes.”

  • Sot në Kuvend diskutohet për gjetjet e raportit të DASh-it

    Sot në Kuvend diskutohet për gjetjet e raportit të DASh-it

    Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 11:00.

    Siç u bë e ditur edhe ditë më parë, në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Më 22 prill, DASH-i publikoi Raportin për Kosovën, ku mes tjerash, problemet me pavarësi të gjyqësorit dhe kufizimet në liri të mediave, ishin shqetësimet kryesore për Kosovën.

    Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

    Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara.

    “Qeveria ka marrë hapa kredibilë por jokonsistentë për të identifikuar, hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime me të drejtat e njeriut”, është thënë në raport.

    Opozita pati kërkuar që në seancën e Kuvendit të futej më herët në rend dite diskutimi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Partia Demokratike propozoi këtë pasi tha se ky raport është shqetësues për Kosovën dhe duhej të trajtohej në seancë (të enjten e kaluar).

    Një kërkesë të tillë e patën edhe nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por nga partia në pushtet kërkuan që një seancë e tillë të mbahet një ditë tjetër.

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pati propozoi që ky raport por edhe ai i Freedom House të diskutoheshin në një seancë të veçantë të Kuvendit.

    Kësisoj, ditë më vonë seanca u caktua për sor, 2 Maj.

  • Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

    Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur të udhëtojnë sot thonë se zbatimi i kësaj marrëveshje lehtëson ndjeshëm kalimet në kufi.

    Ndërkohë, që në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

    Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.

  • Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

    Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

    Ish luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil Hadërgjonaj sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili i ka uruar mirëseardhje Hadërgjonajt.

    “‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

     

  • Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

    Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

    Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

    “Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë”, njofton ZKM.

    Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

    Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

    “Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.