ATV

Author: G.O.

  • Dallimi mes sulmit në zemër dhe sulmit në tru – shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

    Dallimi mes sulmit në zemër dhe sulmit në tru – shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar nga kjo përvojë e hidhur

    Përderisa kanë një numër të ngjashmërive, sulmi në zemër ose në tru janë dy gjendje shëndetësore të ndryshme – dhe është jetike t’i dini dallimet.

    Çka është sulmi në zemër?

    Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës nuk janë të ushqyer me oksigjen në gjak. Mungesa e oksigjenit bënë që muskujt të dëmtohen.

    Sulmi i zemrës gjithashtu mund t’i referohet infarktit miokardinal, trombozës koronare ose sindromës së akutit koronar.

    Një tjetër shkak më pak i zakonshëm i sulmit të zemrës, ndodh kur një nga shumë trombozat koronare ndahet, transmeton Telegrafi.

    Kur ndodhë sulmi në zemër?

    Sulmi në zemër ndodhë kur muskujt e zemrës kanë mungesë të oksigjenit në gjak, më shpesh si rezultat i bllokimit të artereve.

    Mungesa e oksigjenit shkakton dëmtime tek muskujt.

    Shumica e sulmeve në zemër janë të nxitura nga sëmundjet koronare të zemrës.

    Kjo ndodh kur arteret koronare – enët e gjakut të e furnizojnë zemrën me gjak të mbushur me oksigjen – ngushtohen nga një ndërtim gradual i yndyrës brenda këtyre mureve.

    Cilat janë shenjat e sulmit në zemër?

    Të jesh në gjendje t’i njohësh shenjat e një sulmi në zemër, mund ta shpëtojë jetën e njeriut.

    Simptomat mund të ndryshojnë prej personit në person, por janë disa shenja të përbashkëta.

    Ato përfshijnë:

    – Dhembje të gjoksit, si p.sh.: shtrëngime, intensitet, dhembje ose ndjenja të djegieve në gjoks.
    – Dhembje në krah, qafë, nofull.
    – Djersitje
    – Marramendje

    Cili është dallimi mes sulmit të zemrës dhe arrestit kardiak?

    Ndonëse dy fenomenet janë vdekjeprurëse, ato nuk janë e njëjta gjë. Sulmi në zemër ndodh nga një humbje e papritur e qarkullimit të gjakut në muskuj të zemrës, duke shkaktuar dëme.

    Ndryshe nga kjo, arresti kardiak ndodh kur zemra e një personi ndalon së pompuari gjak.

    Është shumë e mundshme që një sulm në zemër të nxitë arrest kardiak.

    Çka është sulmi në tru?

    Sulmi në tru ndodh kur furnizimi i gjakut në tru ndalohet.

    Gjaku bart oksigjen deri në tru, dhe pa atë qelizat e trurit fillojnë të vdesin.

    Kjo është arsyeja se përse shkaktohen dëmtime tjera në pjesët e trupit, për shembull probleme me të folur ose dobësimi i njërës anë të trupit.

    Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike.

    Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru.

    Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre.

    Problemet e ndryshe shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru.

    Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.

    Për këto arsye është e rëndësishme që njerëzit t’i njohin shenjat sepse sa më shpejt trajtohet personi, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar.

    Cilat janë shenjat e sulmit në tru?

    Nëse dyshoni në vete ose në një person afër jush se është duke vuajtur nga sulmi në tru, është jetike të veproni shpejt.

    Këto janë simptomat nga të cilat duhet të keni kujdes:

    – Dobësi në fytyrë – a mundet një person të buzëqesh?
    – Dobësim i krahëve – a mund që një person t’i ngreh duart dy krahët dhe t’i mbajë lart?
    – Probleme me të folur – a mundet që një person të flas në rregull, dhe të kuptoni çka është duke thënë?

    Koha për të telefonuar emergjencën

    Nëse një person nuk mund të bëjë ndonjërën nga këtë teste, është e domosdoshme të thirrni ndihmën e shpejtë.

    Simptoma të tjera të sulmit në tru përfshijnë:

    – Dobësime të papritura ose mpirje të njërës pjesë të trupit
    – Vështirësi në gjetjen e fjalëve
    – Turbullime të papritura ose humbje të ekuilibrit
    – Ngatërrime të menjëhershme ose marramendje

    Cilët janë faktorët që shpien deri në rrezik?

    Janë disa faktorë, siç janë mosha, gjenetika, historia familjare, raca dhe gjinia që janë të parapërcaktuara dhe janë jashtë kontrollit.

    Sidoqoftë janë një numër i shprehive të jetesës që e rrisin rrezikun e vuajtjes nga sulmi në zemër ose në tru.

    Ato përfshijnë:

    – Pirja e duhanit
    – Shtypja e lartë e gjakut
    – Kolesteroli i lartë
    – Mbipesha
    – Diabeti
    – Kequshqyerja
    – Drogat dhe alkooli. /Telegrafi/

  • Macroni përsëri s’e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

    Macroni përsëri s’e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

    Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për Economist, që u publikua më 2 maj.

    Ekonomist tha se Macron e dha këtë intervistë, pasi e mbajti një fjalim javën e kaluar, kur deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe “mund të vdesë”, pjesërisht për shkak të kërcënimit që paraqet agresioni rus, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

    “Nuk e hedh poshtë asnjë mundësi, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk e hedh poshtë asnjë mundësi”, tha Macron kur u pyet nëse ende u qëndron komenteve që i bëri në fillim të këtij viti, kur tha se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të dërgojë trupa në Ukrainë.

    Disa analistë besojnë se Rusia mund të jetë buzë fillimit të një ofensive të re shumë të madhe në Ukrainë.

    Macroni tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të detyrohemi, në çdo rast, t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai e përshkroi një lëvizje të tillë si “paralajmërim strategjik për homologët e mi”.

    Ai e përshkroi Rusinë si një “fuqi e destabilizimit rajonal” dhe si “kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

    “E kam një synim të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, theksoi Macron.

    “Nuk do të ketë siguri në Evropë, nëse Rusia fiton në Ukrainë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet aty? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?” pyeti ai./REL/

  • Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa saj

    Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa saj

    Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

    Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

    Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

    Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D në organizëm

    Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli, andaj ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

    Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit
    Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.

    Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.

    Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

    Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
    Shqiptarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.

    Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.

    Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

    Mungesa e vitaminës D
    Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.

    Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.

    Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikunh e vdekjes së parakohshme.

    Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.

    Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

    Mungesa e vitaminës D tek fëmijët
    Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.

    Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.

    Klikoni këtu për të mësuar burimet më të mira ku mund të gjeni vitaminën D./AgroWeb.org

  • Ali Ahmeti shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Një shqiptar ndër më të mirët

    Ali Ahmeti shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Një shqiptar ndër më të mirët

    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u nderua këtë të enjte me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë.

    Të pranishëm në ceremoni ishin, veç tjerësh, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla.

    “Një shqiptar ndër më të mirët, një luftëtar që politikën e diplomacinë i ka kthyer në një mjeshtëri të admirueshme, një udhëheqës që i ka bërë vend të veçantë vetes në historinë e shqiptarëve dhe në zemrat e në mendjet e të gjithëve, përfshirë edhe mendjet e kundërshtarëve e armiqve të tij”, shkroi Rama në Facebook për Ahmetin.

    Kryebashkiaku i Tiranës, në nisje të ceremonisë tha se “nuk është Tirana që nderon Ali Ahmetin me titullin ‘Qytetar nderi’ është nder në historinë e Tiranës që ju na jepni duke qenë pjesë e familjes sonë, e skuadrës sonë dhe e misionit tonë”.

    “Nuk është vetëm Tirana që nderon burrin, që e ka shqiptarinë bosht të ekzistencës së vetë, por Tirana vetë nderohet duke vlerësuar një figurë të jashtëzakonshme, si miku ynë, vëllai ynë, kryetari ynë Ali Ahmeti”, tha Veliaj.

  • Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

    Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, ka thënë se një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka theksuar ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve.

    “ Një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive. 5 ministra të kësaj Qeverie  dhe një zëvendëskryeministre dhe zëvendësministre të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion. Pra e gjithë kjo situatë në vendin tonë që është krijuar si rezultat i kësaj Qeverisje me nivel të lartë të korrupsionit e dëshmon edhe një herë atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si PDK. Ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve. Ku Kuvend është shndërruar edhe në një barrierë për të mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë. Asnjëherë nuk ka pasur një Qeveri që bën rezistencë më të madhe për të themeluar Komisionet Hetimore për aferat korruptive. Këto dy raporte i kanë dhënë një goditje të madhe imazhit tonë ndërkombëtar. Pra ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin ta shpërndajmë këtë Kuvend dhe ta dërgojmë në zgjedhje. Ti japim vendit një Qeveri që e nxjerr vendin nga sanksionet”, ka thënë ai.

  • ​Gërvalla takon homologun nga Estonia, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

    ​Gërvalla takon homologun nga Estonia, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

    Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Estonisë në fushën e digjitalizimit, e-qeverisjes, shërbimeve online, shkëmbimin e eksperiencave dhe fuqizimin e marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

    Në njoftim thuhet se dy ministrat biseduan rreth situatës së sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, rreziqeve që kërcënohen nga Rusia dhe satelitët e saj si Serbia si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

    “Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna rreth progresit që Republika e Kosovës ka shënuar në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, demokratizimin e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, fusha këto të cilat janë konfirmuar nga raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe nga raporti i Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis”, thuhet në komunikatë.

    Më tej ministrja Gërvalla e falënderoi homologun e saj estonez për mbështetjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe tani në hapin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Ministrave.

  • (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

    Nga pamjet që ka siguruar ATV-ja shihet se dy vetura kanë pësuar dëmtimet të konsiderueshme, derisa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia që po merret me rastin.

  • Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

    Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

    Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”.

    Albumi i ri i Lipës përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dy këngët paraprake, “Houdini” dhe “Training Season”.

    “Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Optimizëm Radikal’. Është një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, tha Lipa duke folur mbi albumin e ri.

  • Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

    Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

    Princi William ka dhënë detaje për shëndetin e bashkëshortes së tij Kate Middleton pas paraqitjes së tij të fundit të detyrave të tij zyrtare.

    Ai kishte bërë një ndalesë në James Place Newcastle në Anglinë verilindore kur u pyet për shëndetin e gruas së Uellsit dhe të fëmijëve të tyre.

    Princi William tha se të gjithë janë mirë me shëndet e po ashtu edhe Kate.

    “A e ke problem nëse të pyes se si janë me shëndet gruaja dhe fëmijët e tua”, e pyeti një grua. Më pas, Princi i Uellsit nuk hezitoi të përgjigjej.

    “Të gjithë jemi mirë, faleminderit”, deklaroi ai, derisa të njëjtën përgjigje e dha kur u pyet specifikisht për shëndetin e Kate.

    Kate Middleton kishte tronditur botën muaj më parë kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer derisa ka filluar trajtimin me kimioterapinë parandaluese. /Telegrafi/

  • Podujevë, nëna raporton zhdukjen e vajzës

    Podujevë, nëna raporton zhdukjen e vajzës

    Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se vajza e saj është zhdukur.

    Sipas ankueses, vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

    “Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.