ATV

Author: G.O.

  • Njëri nga të aksidentuarit te Qendra e Studentëve në gjendje të rëndë, pëson gjakderdhje në tru

    Njëri nga të aksidentuarit te Qendra e Studentëve në gjendje të rëndë, pëson gjakderdhje në tru

    Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku te Qendra e Studentëve, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

    Avdush Bajgora, shef i repartit të Emergjencës në QKUK, tha për ATV-në se njëri nga të lënduarit ka lëndime serioze dhe ka pësuar gjakderdhje në tru.

    “Prej 6 personave, njëri prej tyre është në gjendje të rënduar pasi pacienti ka pësuar gjakderdhje në tru dhe gjithashtu ka grumbullim të ajrit në hapësirat e trurit…”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    Aksident i rëndë te konviktet, lëndohen gjashtë persona

  • Qeveria miraton Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

    Qeveria miraton Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë tjetër, raporton Ekonomia Online.

    Detaje rreth këtij Projekt-rregullore, ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë.

    “Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, përfshirë edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi. Në bazë të kësaj rregullore secila komunë ofron shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në përputhje me nevojat e fëmijës”, ka thënë ajo.

  • Komisioni për Buxhet nuk i jep mbështetje Projektligjin për banim social

    Komisioni për Buxhet nuk i jep mbështetje Projektligjin për banim social

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, të mërkurën ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin Banim Social Adekuat, raporton Ekonomia Online.

    Ankesa për këtë projekt patën deputetë të pozitës e opozitës, të cilët po ashtu kritikuan vonesat në realizimin e këtij projekti.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se përveç studimit të fizibilitetit, për këtë projekt nuk ka asnjë studim tjetër të detajuar.

    “Kreditë po merren pa përgatitjet e nevojshme e pastaj po shtyhet afati i ekzekutimit të tyre. Marrëveshja është miratuar në Këshillin Administrativ dhe ju e keni nënshkruar në janar. Përgatitjet për këtë projekt janë zero. Është vetëm një studim i fizibilitetit dhe përtej saj nuk ka asnjë studim të realizuar se sa është numri i ndërtesave sociale, sa është kosto, si do të adresohet kjo çështje”, tha ai.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Jeton Raka, tha se përmes grantit në vlerë 2 milionë euro, do bëhen renovime të banesave dhe ndërtime të shtëpive për qytetarët, varësisht nga kërkesat e komunave.

    “Sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë objektivi kryesor është zhvillimin social. Kemi dy komponentë kyçe, banimi adekuat social, renovime, banesa ekzistuese, shndërrimin e banesave sociale të reja. Komponenta e dytë janë shtëpitë individuale, ndërtimi i tyre për familjet më të ardhura të ulëta. Projekti do zbatohet me komuna gjithçka do jetë transparente, bëhet identifikomi i lokacioneve, pas thirrjes publike komuna do bëjnë analizën e projektit  një grant prej 2 milionë euro që e kemi fituar”, tha Raka.

    Informacione shtesë kërkoi edhe deputeti i VV-së Eman Rrahmani, i cili tha se nuk mund ta mbështesë këtë projekt nëse nuk dihet destinimi i saktë i ndërtesave e informacione tjera të rëndësishme.

    “Nuk ka destinim të saktë. Dua te di sa ndërtesa do të ndërtohen në Deçan, sa në Prishtinë. A do të jenë banesat kolektive apo të shpërndara”, shtoi ai.

    Zëvendësministri Raka, tha se komunat e kanë plotësuar një formular dhe kanë treguar pak a shumë sa janë të gatshëm për këtë projekt.

    Ndërsa për projektin më shumë dha informacione zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka.

    Ai theksoi se nuk duhet të bëhet politikë me kategoritë e ndjeshme, pas kritikave që mori nga anëtarët e këtij komisioni.

    “Projekti do të zbatohet në komuna. Gjithçka do të jetë transparente, bëhet identifikimi i lokacioneve dhe pas thirrjes publike komunat do të bëjnë analizën e projektit. Sipas Ligjit, komunat kanë përgjegjësi të hartojnë raporte për programet tre vjeçare për banimin social. Janë diku 17 komuna që i kanë këto programe. 7 prej tyre ju ka skaduar programi, tri komuna i kanë vetëm si draft, ndërsa 10 komuna nuk kanë hartuar fare program”, shtoi ai.

    Duda Balje, tha se ka shumë kërkesa, nga qytetarët sepse secila familje dallon nga tjetra sa i përket nevojave të tyre. Një problem që e paraqiti shqetësuese deputetja Balje tha se shumë nga qytetarët ka mundësi të mos kenë toka të tyre dhe si do ndërtohet shtëpia e tyre kur ka mungesë të tokave.

    Kryetari i komisionit, Armend Muja, tha se duhet me pas shumë kujdes që si shtet demokratik të mos lënë anash edhe komunitetet sa i përket këtij projekti.

    Ndërsa, me propozimin e kryetarit të komisionit, Armend Muja, u vendos që të ketë edhe një diskutim të kësaj pike të rendit të ditës dhe të merren parasysh kërkesat e të gjithë anëtarëve të komisionit.

  • Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

    Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

    Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar, raporton Ekonomia Online.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin e tyre, ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.

    “Përmes këtij ligji me qëllim të fuqizimit të institucioneve të sigurisë e kemi funksionalizuar Agjencinë për informacionin e klasifikuar me rregullore që rrjedhin si obligim nga ligji,  po ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë ai.

    Rregulloret e miratuara:

    Projekt-rregullores për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës,

    Projekt-rregullores për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale,

    Projekt-rregullores për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar,

    Projekt-rregullores për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar, dhe

    Projekt-rregullores për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar.

  • Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

    Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë.

    Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

    Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të kësaj rruge.

    “Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve.

    Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

  • Kurti nderoi me homazhe dëshmorët e martirët e fshatit Saradran të Istogut

    Kurti nderoi me homazhe dëshmorët e martirët e fshatit Saradran të Istogut

    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në 25-vjetorin e masakrës, si dhe vendosi lule të freskëta te lapidari i dëshmorëve Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj.

    Teksa nderoi të gjithë dëshmorët e martirët të rënë për lirinë e Kosovës, Kryeministri Kurti foli për masakrën e para 25 vjetëve kur forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kishin pushkatuar ata.

    ‘’Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarëve, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh’’, u shpreh ai.

    Kjo, tha Kryeministri, do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur.

    Kryeministri Kurti tha se gjaku i atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, nuk shlyhet kurrë e emri i tyre s’harrohet kurrë.

    “Është pjesë e historisë moderne të Kosovës, por gjithashtu është edhe vendi prej nga ushqehet shteti që kemi e liria që e gëzojmë’’, theksoi Kryeministri.

    “Paraprakisht ishim edhe tek lapidari i martirëve ku para 25 vjetëve, sërish këtu, te popullsia civile e grumbulluar edhe nga fshatrat e tjera, forcat ushtarake policore, paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kanë pushkatuar ata. Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarë, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh. Kjo do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur:, ka thënë Kurti.

  • Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

    Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

    Kryeministri Kurti, e ka konsideruar absurde kërkesën që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, teksa mungesën e përkrahjes “nga shtetet demokratike” e ka quajtur për keqardhje.

    “Kosova po përparon nga vit ne vit ne indeksin e demokracisë, lirive të njeriut… të vlerësuar nga institucione të pavarura ndërkombëtare. Kemi një sistem ligjor të avancuar për komunitete. Pas tërë këtij rrugëtimi në këto javët e fundit u përballëm me një kushte të ri që nuk ka të bëjë më standarde e anëtarësimit. Ne dëgjuam se ka kryeqytet se tash po e kushtëzojnë finalizimin me dërgimin e dokumentit në Kushtetuese”.

    “Qeveria e Kosovë nuk mund të dërgoj një draft të pa pranuar, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe do të mbete absurde. Tri herë gjatë procesit është tentuar që kjo çështje të bëhet pjesë e votimit. Pengesat për anëtarësim në atë organizatë i mendonim nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovës, por asnjë herë shtete që janë krahë nesh. Qeveri nuk e pranon kushtëzimin për anëtarësim në KiE me asociacioni”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

  • Haradinaj në Gjakovë: Qeverisja e Ardian Gjinit model se si punohet për zhvillimin e vendit

    Haradinaj në Gjakovë: Qeverisja e Ardian Gjinit model se si punohet për zhvillimin e vendit

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën ku është pritur nga i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.

    Haradinaj ka thënë se Gjakova është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët.

    “Kryetari Ardian Gjini me qeverisjen në Gjakovë është model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte të rëndësishme që i kanë dhënë hov zhvillimit të Gjakovës. Gjatë vizitës në këtë komunë, pamë nga afër punimet në Lumin Krena, projekt që ka zgjidhur jo vetëm problemin me ujërat e zeza por është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Gjakova është vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar.

    “Po ashtu, bashkë me kryetarin Gjini u pritëm ngrohtësisht nga Shejh Ruzhdi Shehu, në Teqen Shejh Eminit. Një vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar”, është shprehur Haradinaj.

  • Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë

    Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë

    Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

    Hacker në një postim në platformën X shkruan se ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh.

    “Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim i rëndë. Përsëri, duket se disa vende perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, shkruan ai.

    Ndryshe, Gjermania dhe Franca disa javë para mbajtjes së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së kanë kërkuar lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ndërkaq, zyrtarja për informim në Këshillin e Evropës, Estelle Steiner, ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës aktualisht nuk figuron në diskutimet e radhës të këtij komiteti.

    “Kosova tani nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave”, ka thënë Steiner.

    Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.

  • Dërgohet te familja e saj pas mosmarrëveshjes që kishte me burrin për përdorim të veturës

    Dërgohet te familja e saj pas mosmarrëveshjes që kishte me burrin për përdorim të veturës

    Një burrë nga fshati Kishnicë ka raportuar në Polici për një mosmarrëveshje rreth përdorimit të veturës më bashkëshorten e tij.

    Në Polici ai ka thënë gjithashtu se nuk do të jetojë më me të.

    Pas konsultimit me Prokurorin e dyshuara thuhet se është dërguar te familja e saj.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të, bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar te familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.