ATV

Author: G.O.

  • Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq, përfunduan edhe më keq

    Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq, përfunduan edhe më keq

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli i është drejtuar analistit amerikan dhe njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer i cili ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

    Qorolli përmes një postimi në platformën X tha se Escobar dhe Lajçak e nisën keq misionin duke përfunduar edhe më keq.

    Ai theksoi se ata i premtuan Beogradit se prioritet i tyre do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfunduar pa përparim në këtë drejtim.

    “Escobar si dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka shkruar Qorolli në X.

  • Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

    Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.

    Lajçak me anë të një postimi në rrjetin e tij social në platformën X, ka thënë se me DiCarlon ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

    “Diskutim shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Rosemary DiCarlon. Gjithmonë një kënaqësi për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe çështjet kryesore në agjendën e OKB-së”, shkroi Lajçak.

  • Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme

    Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme

    Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave, pasi që përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri.

    Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve.

    Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

    Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për tre kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

    Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshme

    Përbërësit:

    Një tufë e vogël majdanoz

    3 gota me ujë

    Përgatitja:

    Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri.

    Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni.

    Ju këshillojmë të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti.

    Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

    Lëng kastraveci dhe majdanozi

    Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm.

    Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.

    Duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

    Përbërësit:

    1 kastravec

    1 tufë me majdanoz

    2 gota me ujë

    Përgatitja:

    Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës.

    Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur.

    Pijeni për 20 deri 30 ditë.

    Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave

    Përbërësit:

    3 feta ananasi

    2 tufa me majdanoz

    1 litër ujë

    Përgatitja:

    Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta.

    Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës.

    Pijeni për 20-30 ditë.

    Vlerat e tjera të majdanozit për shëndetin e organizmit

    Majdanozi përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri.

    Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme.

    Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

  • Një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Deçan

    Një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Deçan

    Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Baballoq të Deçanit.

    Sipas burimeve të ATV-së, viktima në fjalë është B.M., 42-vjeçar, ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai tha për se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, teksa organet kompetente po merren me hetimin e rastit.

    ”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982. Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion. Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes”, deklaroi Rugova.

  • Daut Haradinaj kujton Ilir Konushevcin e Hazir Malën: Ishin shtyllë e fortë e luftës sonë çlirimtare

    Daut Haradinaj kujton Ilir Konushevcin e Hazir Malën: Ishin shtyllë e fortë e luftës sonë çlirimtare

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftetarët e tij tani heronj të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala në përvjetorin e rënies.

    Daut Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci ishte fjalëpak e i guximshëm.

    “Në fillet e para të angazhimit tim në UÇK kisha nderin të takoj ilir Konushevcin dhe Adrian Krasniqin. Për gati dy vjet rrugëtonim së bashku nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Iliri fjalëpak dhe tepër i guximshëm, bashkë me Adrianin, në shumicën e rasteve ishte përgjegjës per rrugëtimin tonë. As bora e shiu nuk e ndalte djaloshin sypatrembur për t’ju sjellë shokëve barutin. Ai më 25 -26 mars 1998 bashkë me Qerimin ishin të parët që erdhën në Jabllanicë për të na përkrahur në luftën e sapo nisur në Dukagjin”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Ai ka thënë se është e paimagjinushme lufta çlirimtare pa angazhimin e Ilir Konushevcit, Ali Ahmetit, Mustafë Selmanajt, Agim Nuhës e shumë të tjerëve si ata.

    “Është e paimagjinushme lufta jonë pa angazhimin e Ilir Konushevcit, Ali Ahmetit, Mustafë Selmanajt e shumë të tjerëve që e bënë të pamundurën të mundshme, në furnizimin e Dukagjinit, dhe jo rastësisht Serbia organizoi pritë duke i kthyer në përjetësi Hazir Malën dhe Ilir Konushevcin në Qafë Mali duke sjellë armatim për shokët.

    Kjo goditje mori kohë që furnizuesit tonë të riorganizoheshin pas një thyerje të madhe”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

  • OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah

    OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah

    Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

    “Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyreshme në Rripin e Gazës. Askund nuk është sigurt. Kemi nevojë për armëpushim tani”, shkroi UNRWA në platformën X.

    Deri më tash, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur – gjysma e tyre fëmijë – ishin të strehuar në Rafah.

    Por, të hënën, ushtria izraelite kërkoi nga të strehuarit në pjesët lindore të Rafahut, që të largohen drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku tha se do të gjejnë spitale fushore, tenda dhe furnizime të tjera.

    Izraeli nisi tashmë bombardimin e qytetit, ku beson se ka mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

    Ky grup ka sulmuar Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 persona.

    Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

    Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

    Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet e Izraelit me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në Rafah./REL/

  • Osmani uron presidenten e parë grua të RMV-së: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve

    Osmani uron presidenten e parë grua të RMV-së: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut.

    Osmani mes tjerash potencoi se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy shteteve.

    “Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në platformën X.

    Ndryshe, Gordana Silanovska-Davkova, është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi nga Jugosllavia.

  • Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë euro

    Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë euro

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme.

    Shahini ka theksuar se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë €.

    “ Vlera penguese dhe integruese për Kosovën është shumë më e rëndë se ajo financiare”, ka thënë ai.

    “Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU. Përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësor e sidomos atë ekonomik ku janë tërhequr shumë projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vit nuk janë në plane buxhetore të EU për Kosovën”, ka thënë ai.

    Agim Shahini kryetari i AKB-ës tha se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë €. Kurse vlera penguese dhe integrues për Kosovë është shumë më e rëndë se ajo financiare.

  • Hoti-Kurtit: Kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet, nuk kushtëzohet

    Hoti-Kurtit: Kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet, nuk kushtëzohet

    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se nuk e pranon kushtëzimin për themelimin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

    Hoti ka publikuar një listë prej 14 organizatave ku është anëtarësuar Kosova dhe ka thënë se kur koordinohesh me aleatët nuk kushtëzohesh por anëtarësohesh.

    Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

    Kur Kosova KOORDINOHET me aleatët, ANËTARËSOHET … NUK KUSHTËZOHET.

    1. Council of Europe Development Bank – qershor 2013

    2. Council of Europe Venice Commission – qershor 2014

    3. Organisation internationale de la Francophonie – nëntor 2014 (vëzhgues)

    4. South-East European Cooperation Process – maj 2015

    5. European Qualifications Frameëork Advisory Group – dhjetor 2015

    6. International Amateur Radio Union – dhjetor 2015

    7. Permanent Court of Arbitration – janar 2016

    8. European Federation of Journalists – janar 2016

    9. International Consumer Protection and Enforcement Netëork – prill 2016

    10. Association of Central and Eastern European Election Officials – shtator 2016

    11. Egmont Group of Financial Intelligence Units – shkurt 2017

    12. International Federation of Arts Councils and Culture Agencies – shkurt 2017

    13. Ëorld Customs Organization – mars 2017

    14. Bureau of International Expositions – mars 2017

  • Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”

    Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”

    Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit madhështor evropian, “Eurovision Song Contest”.

    Këtë vit, do të na përfaqësojë këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima me këngën “Titan” derisa këndon e dyta me renditje.

    Besa e cila ka bërë disa modifikime në këngë nga versioni i parë, pritet të rrëqeth publikun me performancën e saj elektrizuese; kështu së paku është parë nga pamjet e provave.

    Ajo do të jetë në shoqërinë e tre valltareve, të cilat do t’i japin ngjyrim të mëtejmë performancës së saj.

    Eurovisioni këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores triumfuese të Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

    Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën më 7 maj ku përformuan 15 shtete, prej të cilave 10 vende siguruan finalen e madhe.

    Sidoqoftë, sot, në gjysmëfinalen e dytë do të performojnë 16 shtete; kjo është renditja:

    Malta;

    Shqipëria;

    Greqia;

    Zvicra;

    Republika Çeke;

    Austria;

    Danimarka;

    Armenia;

    Letonia;

    San Marino;

    Xhorxhia;

    Gjeorgjia;

    Belgjika;

    Estonia;

    Izraeli;

    Norvegjia;

    Holanda. /Telegrafi/