ATV

Author: G.O.

  • Disa shenja që tregojnë se po pini më shumë kafe seç duhet

    Disa shenja që tregojnë se po pini më shumë kafe seç duhet

    Mesatarisht, një person pi 3.1 gota kafe në ditë dhe kjo thjesht dëshmon se bota moderne nuk mund të jetojë pa këtë pije, madje është bërë edhe kulturë.

    Por, përveç efekteve pozitive, ka disa anë negative për të cilat duhet të informohen të gjithë përdoruesit e kafesë.

    Më poshtë mund të njiheni me disa shenja që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kafesë:

    Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë

    Kafeja ka një efekt laksativ. Ajo nxit prodhimin e një hormoni që përshpejton aktivitetin në zorrën e trashë. Kur konsumoni më shumë kafe seç duhet, zakonisht mund të keni probleme me jashtëqitjen, në disa raste edhe diarre.

    Ndiheni të lodhur ditën tjetër

    Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me një gjendje si përgjumje.

    Keni ankth

    Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës.

    Përjetoni pagjumësi

    Kafeina ju mban zgjuar dhe në të njëjtën kohë mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.

    Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje

    Efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk shfaqet te të gjithë njerëzit, por gjithsesi është i zakonshëm. Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.

    Ndiheni të varur prej saj

    Studimet kanë treguar se kafeina rrit metabolizmin me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm pasi disa njerëz janë jotolerantë ndaj kafesë dhe efekteve të saj negative. Problemi qëndron te fakti se mund të bëheni të varur nga kafeja duke mos konsumuar mjaftueshëm ujë.

  • Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

    Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

    Ai në një konferencë për media tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

    Ai ka thënë se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

    “Votimi i marrëveshje ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksione, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjerë, të ratifikuara në kuvend të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

     

  • Plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

    Plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3.

    Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

    I dyshuari është arrestuar, sipas TA3.

    Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

    Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR, duke e cituar Blahan./REL

  • Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në një rajon rus, pas një sulmi me dronë

    Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në një rajon rus, pas një sulmi me dronë

    Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha të mërkurën, për shkak të një sulmi me dronë.

    Aeroporti në kryeqytetin e këtij rajoni, Kazan, dhe një tjetër në qytetin Nizhnekamsk, u mbyllën për “arsye sigurie”, thanë autoritetet ruse.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “një dron ukrainas i llojit avion” u rrëzua mbi rajonin Tatarstan në orën 7:30 sipas kohës lokale.

    Muajin e kaluar, dronët e goditën një rafineri nafte në Tatarstan dhe një konvikt në zonën e veçantë ekonomike Alabuga, në Nizhnekamsk, e cila është vend i më shumë se 20 ndërmarrjeve industriale, përfshirë i fabrikave të inxhinierisë mekanike dhe të përpunimit të metaleve.

    Raportohet se ky vend është duke prodhuar edhe dronë.

    Ky rajon ndodhet më shumë se 1.200 kilometra larg kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Ky sulm me dronë ndodhi në të njëjtën ditë kur Rusia tha se e ka zmbrapsur një sulm të madh ukrainas në Gadishullin e Krimesë.

    Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvozhayev, tha se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

    Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut.

    Edhe më herët, kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve./REL/

  • Pozitë e opozitë kritikojnë Bordin e KPM-së, shkak shpenzimet në dreka e udhëtimet zyrtare

    Pozitë e opozitë kritikojnë Bordin e KPM-së, shkak shpenzimet në dreka e udhëtimet zyrtare

    Shpenzimet për dreka zyrtare e udhëtimet jashtë vendit të anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, ka ngjallur debat të ashpër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

    Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, deputetët e pozitës e opozitës, patën kritika për shifrat e larta të shpenzimeve që Bordi i KPM-së i ka shpenzuar gjatë vitit 2023.

    Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, derisa arsyetoi shifrat e larta të shpenzimeve, tha se te kategoria e shpenzimeve, hyjnë mirëmbajtja e sistemit të monitorimit. Sukses tha se kanë arritur edhe sa i përket inkasimit të borxheve.

    “Ne kemi bërë shpenzime 90 për qind të buxhetit të vitit të kaluar, ndërkaq nga një draft i auditimit të vitit 2023 që kemi operuar para disa ditësh kanë qenë në të gjitha. Nuk ka pasur ndonjë vërejtje sa i përket shpenzimeve buxhetore. Në vitin që po e lëmë pas të hyrat kanë qenë 390 mijë euro dhe ajo çfarë dua të potencoj është se kemi pas inkasim të borxheve paraprake dhe kjo është një vlerë e konsiderueshme duke marr parasysh se ne kemi trashëguar një akumulim të borxheve paraprake dhe kemi arritur një vendim tonin qe borxhet parapake të paguajnë me një marrëveshje dhe bazë asaj marrëveshje mund të bëjnë pagesa”, u shpreh ai.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pyeti për arsyen e rritjes së shpenzimeve gjatë vitit të kaluar.

    “Pyetja pse keni rritur shpenzime në kategori për 64 mijë euro, çfarë ka ndodhur. Ne raport te pjesa mallrave dhe shpenzimeve në pjesën e quajtur akomodimet gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit në vitin 2023 janë shpenzuar 31 mije e 400 euro apo ne krahasim me vitin 2022 janë 12 mijë euro më shumë për çfarë lloj udhëtimesh bohet fjalë dhe ajo duket që është një  ndryshim i madh  në shpenzueshmërinë e vitit paraprak në krahasim me vitin paraprak”, deklaroi Lekaj.

    Por kryesuesi i Bordit, pati një arsyetim për rritjen e shpenzueshmërisë.

    “Sa i përket shpenzimeve për akomodim ka rritje kjo mund të ndërlidhet ne krahasim me vitin paraprak me 8 muaj, kemi qenë pa kuorum vendimmarrje ne komision sepse në vitin 2022 ju ka skaduar mandati disa anëtareve dhe KPM nuk ka mundur të merr ndonjë aktivitet. Shpenzimet për mirëmbajtje hyn edhe shpenzimet që kanë të bëjnë për mirëmbajtën e sistemit të monitorimit. KPM ka një sistem të avancuar të monitorimit të mediave që çdo gjë duhet të paguhet mirëmbajtja e saj një shumë e konsiderueshme është një kategori që shkon ky lloj i shpenzimet.

    E kryetari i komisionit, Armend Muja, pati kritika për siç tha “KPM-ja i ka dy raporte vjetore për një vit”.

    “Një shpjegim se këto udhëtime a kanë qenë për Bankën Botërore a për KPM-në se kjo ka rendësi për ne  nuk ka institucion tjetër që i raporton KPM pos Kuvendit dhe mendoj që njëherë në vit i keni dy raporte vjetore dhe mendoj që është dasht me kon njëfarë përgjegjësie individuale e publikut por edhe ndaj neve”, u shpreh ai.

    Kryetari i Bordit të KPM-së, në këtë mbeldhje foli edhe për borxhin që kanë mediat në vend. Theks të veçantë i dha borxhit që e posedon mediumi publik, RTK.

    “RTK ja kemi sqaruar këtë kam pasur takime me zyrtar ku kam shpjeguar politikën tonë të re, pastaj edhe në aspektin e financave kolegët e fianncave janë takuar më kolegët nga RTK. 1/3 e të gjitha borxheve që naj kanë subjektet, i takon RTK-së dhe kjo është shqetësuese edhe për Faktin se RTK mbase duhet të ishte shembull i pagesave të tilla. Për të qenë korrekt dy vitet fundit RTK është korrekt në tarifën e pagesës së licencës por po flasim një periudhën 2014-21 që RTK që për 7 vite nuk ka paguar tarifë të licencës”, u shpreh ai.

    “Po shpresojmë që  të jem afër RTK të hy në një marrëveshje për të paguar borxhet paraprake që i shpalosëm. Majin e kaluar me mirëkuptimin e stafit teknik kemi pasur një takime tjetër po ashtu në muajin e kaluar i kemi shkruar një shkresë RTK-së për të përkujtuar se borxhi duhet paguar duhet gjendet një zgjidhje dhe duhet të presim hapa konkret edhe  prej RTK-së”, deklaroi Mehmeti.

  • Nagip Krasniqi i jep lamtumirën KEK-ut: Lamë pas vete gjurmë të mira

    Nagip Krasniqi i jep lamtumirën KEK-ut: Lamë pas vete gjurmë të mira

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në letrën përshëndetëse ka thënë se “nuk ka arritur ta përmbush plotësisht objektivin e tij, porse ka lënë disa gjurmë të mira”.

    Krasniqi është liruar nga detyra e kryeshefit më 24 prill të këtij viti. Ai dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”.

    Ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, ndërsa në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

    “Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur disa njerëz të mirë, dështuam të fitojmë…dhe këto janë disa nga shijet e mia të hidhura që i mora me vete. Por, ne lamë pas vete disa gjurmë të mira, dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Po ashtu lamë prapa disa njerëz vërtetë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimit dhe përfundimisht do ta kompletojnë transformimin”, ka shkuar Krasniqi në “LinkedIn”.

  • Limaj prezanton aderimin më të ri në parti

    Limaj prezanton aderimin më të ri në parti

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli, raporton Ekonomia Online.

    Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik.

    “Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit”, tha Limaj.

  • Kurti bashkëbisedon me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës

    Kurti bashkëbisedon me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.

    Teksa i’u uroi mirëseardhje në shtetin tonë, kryeministri Kurti tha se edukimi është një mjet i fuqishëm që ndërton baza për bashkëpunim të mirë, siç është rasti me marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Austrisë.

    Në kuadër të këtij bashkëbisedimi, ai trajtoi elementet që dëshmojnë potencialin e Kosovës për zhvillim, teksa më pas përmendi dhe lansimin e djeshëm të platformës “Made in Kosova”.

    Kryeministri Kurti shprehu se qeveria është e përkushtuar në ndërmarrjen e reformave politike e ekonomike me synim rritjen e transparencës dhe krijimit të kushteve të favorshme për investitorë lokal e ndërkombëtarë.

    Ai theksoi disa prej politikave të ndërmarra të cilat kanë patur synim ndikimin në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe evidentoi disa prej të arriturave në indikatorët makroekonomikë, si dyfishimi i eksporteve apo edhe ai i investimeve të huaja direkte në tri vitet e fundit.

     

  • Fuqizimi i ushtrisë, ministri Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

    Fuqizimi i ushtrisë, ministri Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

    “Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

    Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

    Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

  • Tahiri: Kosova mbeti jashtë KiE-së, Kurti duhet të jep dorëheqje

    Tahiri: Kosova mbeti jashtë KiE-së, Kurti duhet të jep dorëheqje

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje.

    Në një postim në Facebook, ajo thotë se me që Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës, ai duhet të lëshoj rrugë.

    Sipas Tahirit, Kurti duhet t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja në vend, për t’i ndalë dështimet historike në dialogun me Serbinë.