ATV

Author: E.R.

  • Qerkini me kritika ndaj Qeverisë Kurti: Ju nuk e dini çfarë është liria, ju vetëm gënjeni

    Qerkini me kritika ndaj Qeverisë Kurti: Ju nuk e dini çfarë është liria, ju vetëm gënjeni

    Bajram Qerkini nga Organizata e Personave të Zhdukur ka marrë pjesë në protstën e sotme të OVL UÇK-së për shkak të mos përfshirjes në pagën minimale.

    Ai ka kritikuar Qeverinë, duke iu thënë se nuk e dini se çfarë është liria dhe se dinë vetëm të gënjejnë.

    “Ju jeni ata që jeni liria. Folni fort folni shlirë. Unë e di që krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’po I përkrah. O ju që po udhëheqni, ku jeni për këtë popull”.

    “Edhe dicka me ju thanë, ruajuni se nuk e dini cka është liria, ju dini vec me na rrejt”

    “Tmerr po rrnojna, tmerr po jetojna”, ka thënë ai.

    Qerkini ka thënë se duhet të rregullohet jeta e qytetarëve.

    “Kthejuni popullit, rahatojeni popullit. Ai që është për mos me e rahatu popullin, mos u rahatoftë në jastakun ku flen”, ka thënë Qerkini.

  • Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

    Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

    Veteranët e UÇK-së kanë protestuar të shtunën pasi janë lënë jashtë Ligjit për pagën minimale dhe pas audio-incizimeve ku Mimoza Kusari-Lila flet me Sllavko Simiqin për veteranët.

    Hyrja brenda oborrit të Qeverisë është bllokuar me rrethoja hekuri, derisa përveç policisë së rregullt, brenda oborrit gjenden edhe pjesëtar të Njësisë Speciale.

  • Basha akuza opozitës para protestës: E provuan me ambasada, tash po shpresojnë se veteranët i kthejnë në pushtet

    Basha akuza opozitës para protestës: E provuan me ambasada, tash po shpresojnë se veteranët i kthejnë në pushtet

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka akuzuar opozitën se ka provuar mënyra të ndryshme për ta marrë pushtetin, duke thënë se në fillim ata kanë pritur që presidenti serb Vuçiq ta bëjë ‘betejën’ për ta.

    Pak para se të nisë protesta e veteranëve, Basha tha se opozita ka tentuar që t’i largojë nga pushteti përmes ambasadave, por se kjo iu dështoi dhe tash “kanë shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet”.

    “Fillimisht pritën mos po e fiton Vuçiqi betejën për ta, që me kap këta pushtetin! Thanë edhe Asociacionin ta bajmë, veç ta marrim edhe niherë pushtetin. Kur humbi Vuçiqi, e provun përmes ambasadave, edhe aty iu dështoi! Pastaj orkestruan një skenar dhune n’Kuvend! E panë që politikisht janë përtokë, thanë po e provojmë fizikisht! Tash që edhe fizikisht u koritën, po thërrasin tek pala e tretë, veteranët e luftës, me shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet! Edhe ky skenar ka me iu dështu! E dinë sa ju keni ndihmu, edhe e dinë hala ma mirë sa keni përfitu n’shpinë të tyre! E dinë për Zajednicën, e dinë për Gjykatën Speciale, e dinë për tenderat milionësh, e dinë për vilat luksoze, e dinë për terminalet, e dinë për tokat ka 1 euro!, e dinë për listat e fryme! Krejt i dinë, dhe krejt ju njohin!”.

    Në fund, Basha u përcolli një ‘mesazh’ opozitës.

    “Mësoni e punoni, sepse pushteti nuk fitohet me proksi e as me dhunë, por veç me votë!”.

  • Netanyahu u dërgua me urgjencë në spital

    Netanyahu u dërgua me urgjencë në spital

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgua me urgjencë në spital të shtunën, por është në “gjendje të mirë” pasi iu nënshtrua një vlerësimi mjekësor, tha zyra e tij.

    Zyra e liderit izraelit tha se ai po trajtohej në spitalin Sheba të Izraelit, pranë qytetit bregdetar të Tel Avivit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

    Një medium izraelit raportoi se kryeministrit izraelit i kishte i kishte rënë të fikët në shtëpi, por ishte plotësisht i vetëdijshëm në spital, duke cituar deklaratën e një zyrtari të afërt të paidentifikuar të Netanyahut.

    Një medium tjetër, që citoi zyrtarët e spitalit, raportoi se Netanyahu kishte fituar vetëdijen dhe ishte në gjendje stabile.

  • Memli Krasniqi në Hagë viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin

    Memli Krasniqi në Hagë viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes faqes së tij në Favebook se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

    “Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë –  ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.

  • Daut Haradinaj fton të gjithë në protestë: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen

    Daut Haradinaj fton të gjithë në protestë: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen

    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim partie.

    Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit.

    “Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtarë ( veteran) nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

    “Bashkë me shumë miq do të jemi prezent në shesh në ora 18:00.

    Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerave tona më të çmuara”, është shprehur Daut Haradinaj.

  • Abdixhiku i reagon Sveçlës: Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese, po e injoron komunikimin e Kusarit me një terrorist

    Abdixhiku i reagon Sveçlës: Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese, po e injoron komunikimin e Kusarit me një terrorist

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po e cilëson si të çuditshme protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Rreth kësaj deklarate, ka reaguar Lumir Abdixhiku, kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku e quajti atë si deklaratë të pamatur, nxitëse dhe ofenduese.

    Ai ka thënë se mendësia e tillë m eriton vetëm shkarkim, asgjë tjetër.

    ‘’ Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.’’

    Postimi I plotë:

    Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.

    Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë.

    Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë.

    Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.

    Kosova meriton më mirë.

    Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend.

  • Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Jam për benefite maksimale, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

    Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Jam për benefite maksimale, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

    Kryeministri, Albin Kurti është i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona. Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat.

    Kurti shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Këto komente ai i bëri pasi u pyet për miratimin e pagës minimale ku nuk u përfshinë veteranët, për çka pati edhe një sqarim. Ai tha se parimisht është që të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por se por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punën e bërë.

    Kurti ka thënë se Ligji i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.

    “Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.

    “Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta dëmtojmë luftën çlirimtare”, tha ai, raporton EO.

    “Për këtë ajo çka i duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve. Paga minimale nuk është benfetit për pjesëmarrjen në luftë, unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga luftë të dakordohemi që veteranët të punojnë, ngase një numër i madh nuk janë për pensionim shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet. Ne jemi përjetësisht e pafundësitë për kontributin e pamatshëm, shprehim respektim për të gjithë. Bashkë mund ta zgjedhim këtë, nuk kemi nevojë ta deformojmë të vërtetët tonë, kategorizimi i saktë është shumë i rëndësishme, nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Mbrojtja e luftës është e rëndësishme, edhe për hulumtuesit e brezat e ardhshëm në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta”.

  • Sveçla: E çuditshme, protesta e sotme në Prishtinë në ditën dhe kohën e njëjtë me atë në Beograd kundër Vuçiqit

    Sveçla: E çuditshme, protesta e sotme në Prishtinë në ditën dhe kohën e njëjtë me atë në Beograd kundër Vuçiqit

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po e cilëson si të çuditshme protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, meqë sipas tij, një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Sveçla, thotë se mbetet për t’u parë nëse qytetarët do të bien ‘në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë’.

    “Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”, shkroi Sveçla.

    “Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.

  • Zhurma e lartë nga lokalet në kryeqytet, komuna e Prishtinës: Nga 1 gushti fillojnë ndëshkimet, nga 500 deri në 5 mijë euro

    Zhurma e lartë nga lokalet në kryeqytet, komuna e Prishtinës: Nga 1 gushti fillojnë ndëshkimet, nga 500 deri në 5 mijë euro

    Zhurma e lartë e muzikës në lokalet e natës është bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët që jetojnë afër atyre zonave në kryeqytet.

    E disa qytetarë që kanë dërguar email në adresë të Telegrafit kanë treguar se zhurma e lartë është duke i penguar vazhdimisht dhe se askush nuk merr masa që një gjë të tillë ta ndalojë.

    Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Prishtinës, Telegrafi ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës.

    Nga zyra e informimit përmes adresës elektronike thanë se kryeqyteti e ka të hartuar Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e  gastronomisë.

    Sipas tyre, kjo rregullore është e bazuar në ligjet në fuqi.

    Po ashtu, thonë se për ata që shkelin rregulloren do të pasojnë sanksionet të cilat janë shqiptimi me gjobë prej 500 deri në 5,000 euro.

    “Inspektorati i Kryeqytetit, ka të drejtë që të shqiptojë gjoba në pajtim me legjislacionin në fuqi. Për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, varësisht nga niveli i shkeljeve dhe në përputhje me rrethanat ku ndodh shkelja, do të  shqiptohen gjobat në vlera minimale prej 500 euro dhe në vlerë maksimale prej 5,000 euro”, kanë thënë nga zyra e informimit të Komunës së Prishtinës.

    Ndërkaq Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike, e cila do të zgjasë deri më 1 gusht.

    “Secili person fizik ka mundësinë e kyçjes në këtë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar deri më tani. Faza testuese do të zgjasë deri më 1 gusht të këtij viti. Pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim kanë bërë të ditur se afati për aplikimin e certifikatës të orarit të punës dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më 20.07.2023.

    E siç thuhet në njoftim pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit.

    Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore,
    njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve.