ATV

Author: D.K.

  • Ekspertët: Një lugë sheqer në kafe më e dëmshme se një gotë Coca-Cola

    Ekspertët: Një lugë sheqer në kafe më e dëmshme se një gotë Coca-Cola

    Për shumë njerëz, dita nuk nis pa një filxhan kafe. Qoftë në shtëpi, në zyrë apo në kafene, kafeja është bërë pjesë e pandashme e mëngjesit. Ajo shihet si një “ritual energjie” që ndihmon trupin dhe mendjen të zgjohet.

    Studimet tregojnë se, ndonëse disa mund të heqin dorë nga alkooli, shumë e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Por pyetja që lind është: sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar?

    Nutricionistët janë të qartë: mos e teproni me sheqerin!

    • Për një filxhan të vogël ekspres (30 ml), sasia e toleruar është vetëm 3.1 gramë sheqer – më pak se një lugë çaji.
    • Një lugë e plotë çaji sheqer në një ekspres e rrit përqindjen e sheqerit më shumë se një gotë Coca-Cola.
    • Për një kapuçino të madh (25 ml kafe + 85 ml qumësht), sasia e lejuar është 7 gramë sheqer – rreth një lugë e gjysmë çaji.
    • E njëjta logjikë vlen edhe për kafen turke, e cila shpesh përgatitet në shtëpi.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sasia e rekomanduar ditore e sheqerit është 25 gramë (rreth 6 lugë çaji). Por kjo përfshin të gjithë sheqerin që konsumojmë gjatë ditës, jo vetëm atë që shtojmë në kafe.

    Pra, nëse dëshironi të shijoni kafen tuaj të mëngjesit pa rrezikuar shëndetin, mbani mend: pak ëmbëlsi mjafton, por mos e teproni.

  • Të pandara: Gili, Remzia dhe Shyhretja publikojnë foto së bashku

    Të pandara: Gili, Remzia dhe Shyhretja publikojnë foto së bashku

    Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Gili, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli, janë parë sërish bashkë në një dasmë, duke treguar se miqësia e tyre mbetet e fortë dhe e palëkundur edhe pas viteve të kaluara në skenën muzikore.

    Gili ka ndarë në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë dy kolegeve të saj të afërta, Remzies dhe Shyhretes, të tria të buzëqeshura dhe me stil të veçantë, duke dhënë një imazh të ngrohtë dhe harmonik të lidhjes së tyre. Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar pozitivisht mbi afërsinë dhe respektin e ndërsjellë mes tyre.

    Ky raport i ngrohtë dhe i vazhdueshëm ndërmjet këngëtareve shihet çdo herë që ato dalin në publik apo ndajnë momente nga jeta personale dhe profesionale. Miqësia e ndërtuar gjatë dekadave në skenën muzikore shqiptare duket se vetëm po forcohet me kalimin e kohës, duke shërbyer si një shembull i bukur i solidaritetit dhe bashkëpunimit mes artisteve.

    Ky moment risjell në vëmendje jo vetëm trashëgiminë e tyre muzikore, por edhe afërsinë njerëzore dhe mbështetjen që ofrojnë njëra-tjetrës, duke treguar se bashkimi dhe respekti mes artisteve mund të qëndrojë i fortë pavarësisht konkurrencës dhe sfidave të industrisë muzikore.

  • SKANDALI/ Ja 19 emrat të famshëm të showbiz-it turk nën hetim për dr*gë

    SKANDALI/ Ja 19 emrat të famshëm të showbiz-it turk nën hetim për dr*gë

    Turqi – Hetim ndaj 19 personazheve të njohur për përdorim të dyshuar të narkotikëve

    Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për dyshime mbi përdorimin e substancave narkotike. Mes të përfshirëve janë emra të njohur të skenës muzikore, televizive dhe rrjeteve sociale.

    Në listën e personave të hetuar përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu.

    Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka konfirmuar se çështja është hapur në bazë të nenit që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese, sipas Kodit Penal të Turqisë. Aktualisht nuk ka urdhra arresti, por të gjithë të dyshuarit janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për të kryer testime toksikologjike përmes gjakut.

    Operacioni u zhvillua nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila i shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas në ambientet e autoriteteve për marrjen e dëshmive.

    Përveç emrave të përmendur më lart, në listë janë edhe: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yıldırım, Mert Yazıcıoğlu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Özge Özpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Meriç Aral, Birce Akalay dhe avokatja Feyza Altun.

    Sipas legjislacionit turk, përdorimi personal i narkotikëve nuk dënohet automatikisht me burgim. Në këto raste, personi mund të detyrohet të ndjekë trajtim, rehabilitim ose të vendoset nën mbikëqyrje provizore, sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe prokurorisë.

    Hetimi ndodhet ende në fazat fillestare, dhe do të bazohet kryesisht në rezultatet e analizave toksikologjike dhe vlerësimet ligjore pasuese.

  • Bardhi ka frikë se ai dhe Sara ja shohin sherrin syrit të keq October 9, 2025

    Bardhi ka frikë se ai dhe Sara ja shohin sherrin syrit të keq October 9, 2025

    Këngëtari Bardhi ka ndarë së fundmi një fotografi të ëmbël me bashkëshorten e tij, Sara Gjordeni, me të cilën tashmë kanë një vajzë.

    Në imazh, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe plot lumturi, ndërsa në përshkrim Bardhi ka vendosur simbolin e syrit blu, i njohur si mbrojtje kundër syrit të keq, shkruan “Kosovarja”.

    Ky gjest është interpretuar si një shenjë simbolike për të treguar kujdes ndaj energjive negative që mund të ndikojnë te familja.

    Bardhi dhe Sara vazhdojnë të mbeten ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente të veçanta nga jeta e tyre personale.

  • Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

    Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

    Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një reagimi ironik që, sipas shumë spekulimeve, i është drejtuar moderatorit Ledion Liço.

    Në një video të publikuar në rrjete sociale, Xumi iu përgjigj me humor batutës së Ledionit, e cila ishte bërë gjatë spektaklit të eliminimit, duke i kujtuar me ironi fjalët e mëparshme.

    “Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother-it, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”, dëgjohet duke thënë Xumi mes të qeshurash.

    Deklarata e tij është interpretuar si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thumbit të Ledionit, i cili gjatë spektaklit e kishte përmendur me batutën:

    “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë.”

    Ky shkëmbim ironish ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme mbi këtë “përplasjen” e lehtë mes dy figurave të njohura të ekranit.

  • U ekstradua nga Dubai/ I kërkuar për përndjekje, ‘Cllevio’ mbërrin në Rinas i prangosur

    U ekstradua nga Dubai/ I kërkuar për përndjekje, ‘Cllevio’ mbërrin në Rinas i prangosur

    Kleviol Ahmeti ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Pas një arratie në Dubai, 39-vjeçari nga Lushnja u kap dhe u ekstradua drejt Shqipërisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”t.

    Ahmeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Sipas autoriteteve, ai kishte përndjekur për disa vite, fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

    Përveç kësaj, ai ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 9 muaj burg për “largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë të dhënë më herët.

    Njoftimi:

    Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.

    Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

    Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

  • Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fiton Nobelin për Letërsi

    Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fiton Nobelin për Letërsi

    Shkrimtari i njohur hungarez Laszlo Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për “veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të një tmerri apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

    Në arsyetimin e saj, Akademia Suedeze e përshkroi Krasznahorkain si “një shkrimtar epik në traditën e Evropës Qendrore, që shtrihet nga Kafka deri te Thomas Bernhard, dhe që karakterizohet nga absurdi dhe grotesku”.
    Sipas Akademisë, autori “në krijimtarinë e tij ndërthur ndikimet e Evropës Perëndimore me frymën filozofike të Lindjes, duke sjellë një ton të veçantë e reflektues në letërsinë bashkëkohore.”

    Krasznahorkai është hungarezi i dytë që fiton Nobelin për Letërsi, pas Imre Kertész, i cili e mori çmimin në vitin 2002.

    I lindur në Gyula, një qytet në juglindje të Hungarisë pranë kufirit me Rumaninë, Krasznahorkai u bë i njohur pas botimit të romanit të tij të parë, “Satantango” (1985), një vepër që u kthye menjëherë në sensacion letrar. Romani përshkruan jetën e një grupi banorësh të varfër në një fermë të braktisur kolektive, në prag të rënies së komunizmit.

    Shkrimtari ka bashkëpunuar ngushtë me regjisorin e njohur hungarez Béla Tarr, i cili ka adaptuar disa nga veprat e tij në film, përfshirë “Satantango” dhe “Werckmeister Harmonies”.

    Çmimi Nobel për Letërsi është një nga pesë çmimet që rrjedhin nga testamenti i Alfred Nobel, shpikësit të dinamitit. Që prej vitit 1901, ai nderon çdo vit arritjet më të mëdha në shkencë, letërsi dhe paqe, ndërsa më vonë iu shtua edhe çmimi për ekonomi.
    Fituesit marrin një shpërblim prej 1.2 milion dollarësh dhe nderimin më të lartë në botën e artit dhe dijes.

    Në mesin e emrave të mëdhenj që kanë fituar këtë çmim përfshihen Sully Prudhomme, William Faulkner, Winston Churchill, Orhan Pamuk dhe Jon Fosse.
    Vitin e kaluar, fituese ishte Han Kang nga Koreja e Jugut, e cila u bë gruaja e 18-të që merr këtë çmim prestigjioz.

    Megjithatë, ndarja e Nobelit për Letërsi nuk ka qenë gjithmonë pa polemika.
    Në vitin 2016, Bob Dylan mori çmimin, duke shkaktuar debat mbi faktin nëse tekstet e tij muzikore përfaqësojnë letërsi.
    Po ashtu, në vitin 2019, zgjedhja e Peter Handke u prit me kritika për shkak të qëndrimeve të tij politike — ai kishte marrë pjesë në funeralin e Sllobodan Millosheviqit, i konsideruar përgjegjës për krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë (1998–1999).

    Këtë vit, me fitoren e Laszlo Krasznahorkai, Nobeli për Letërsi i kthehet rrënjëve të thella evropiane, duke nderuar një autor që ndërthur filozofinë, absurditetin dhe humanizmin, për të dëshmuar se arti mbetet i pavdekshëm edhe në kohë errësire.

  • Teknologji Google bën ndryshimin që po “trondit” ekosistemin e inteligjencës artificiale

    Teknologji Google bën ndryshimin që po “trondit” ekosistemin e inteligjencës artificiale

    Google ka bërë një ndryshim të heshtur, por me ndikim të madh në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit: nga tani, numri maksimal i rezultateve për faqe është ulur nga 100 në vetëm 10. Ky veprim pritet të riformësojë peizazhin e SEO-së, trajnimin e inteligjencës artificiale dhe dukshmërinë digjitale në përgjithësi.

    Sipas raportit të Search Engine Land, rreth 88% e faqeve të internetit kanë pësuar tashmë një rënies të ndjeshme të përshtypjeve, pasi rezultatet që më parë renditeshin nga pozicioni 11 deri në 100 nuk janë më të qasshme për përdoruesit.
    Në praktikë, kjo do të thotë se Google ka kufizuar ndjeshëm atë që njerëzit – dhe modelet e AI-së – mund të “shohin” në internet.

    Platforma të mëdha si Reddit, të cilat shpesh pozicionoheshin në ato vende të ndërmjetme, janë goditur më fort, duke përjetuar rënie të dukshme në trafikun dhe angazhimin online.

    Për startup-et dhe zhvilluesit e inteligjencës artificiale, ky ndryshim ka pasoja që shkojnë shumë përtej optimizimit të kërkimeve. Ai ndikon në mbledhjen e të dhënave, në mënyrën si mësojnë algoritmet dhe në mundësinë e zbulimit të faqeve të reja.

    Në thelb, rrjeti i hapur sapo u ngushtua, dhe konkurrenca për vëmendje në internet është bërë më e ashpër se kurrë.

  • Fëmijët dhe koha para ekranit – Sa kohë lejohet që fëmijët të përdorin telefonat? – Sa kohë është e shëndetshme?

    Fëmijët dhe koha para ekranit – Sa kohë lejohet që fëmijët të përdorin telefonat? – Sa kohë është e shëndetshme?

    Në kohën e sotme është pothuajse e pamundur të imagjinojmë jetën pa telefona inteligjentë, tableta dhe kompjuterë. Këto pajisje janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë – madje edhe për fëmijët.

    Sipas studimeve,
    📊 90% e fëmijëve të moshës 8–11 vjeç dhe
    📊 98% e adoleshentëve 12–18 vjeç
    përdorin rregullisht internetin.

    Kjo tregon se kontakti me botën digjitale fillon shumë herët, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si fëmijët mësojnë, mendojnë dhe komunikojnë.

    Teknologjia, nëse përdoret si duhet, mund të jetë një ndihmës i madh në procesin e të nxënit dhe në zhvillimin e njohurive. Por, kur përdorimi bëhet i tepërt dhe i pakontrolluar, ajo shndërrohet në rrezik serioz për shëndetin fizik, mendor dhe social të fëmijëve.

    Rreziqet e përdorimit të tepërt të telefonave

    Përmbajtje e papërshtatshme

    Fëmijët mund të ekspozohen ndaj dhunës, pornografisë apo lajmeve të rreme, që ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe moral.

    Çrregullime të gjumit
    Drita blu e ekraneve pengon prodhimin e melatoninës – hormonit që rregullon gjumin – duke shkaktuar pagjumësi, sidomos kur telefoni përdoret para fjetjes.

    Izolim social
    Koha e tepërt para ekranit zëvendëson kontaktet reale me shokët dhe familjen, duke dobësuar aftësitë sociale dhe empatinë.

    Dobësim në mësime
    Përdorimi i tepërt i internetit sjell humbje përqendrimi, rezultate më të dobëta në shkollë dhe vështirësi në kryerjen e detyrave.

    Probleme shëndetësore

    Mbipeshë dhe obezitet për shkak të mungesës së aktivitetit fizik

    Ankth dhe depresion nga varësia digjitale

    Rrezik më i lartë për bullizëm online (cyberbullying)

    Sa kohë lejohet ekrani?

    Rekomandimet ndërkombëtare sipas moshës:

    Nën 2 vjeç: Nuk rekomandohet përdorimi i ekraneve (përveç video-thirrjeve me familjen).
    2–5 vjeç: Deri në 1 orë në ditë, gjithmonë në prani të prindërve.
    6–10 vjeç: 1–2 orë në ditë, me përmbajtje të kontrolluar.
    11–18 vjeç: 2–3 orë në ditë, me fokus në përdorim edukativ.

    Realiteti në Kosovë

    Në shumë familje, fëmijët marrin në dorë telefonin apo iPad-in që në moshën njëvjeçare – shpesh jo për arsye edukative, por për t’u qetësuar apo për t’u “argëtuar”.
    Kjo mënyrë praktike, por e gabuar, e largon fëmijën nga komunikimi real, loja fizike dhe kontakti emocional me prindërit. Në vend të zhvillimit natyral, ai bombardohet me figura lëvizëse dhe ngjyra të forta që krijojnë varësi të hershme digjitale.

    Ky fenomen, i cili në pamje të parë duket i padëmshëm, dëmton shëndetin vizual, pengon zhvillimin e aftësive sociale dhe e bën më të vështirë vendosjen e kufijve të mëvonshëm në edukim. Pasojat janë afatgjata dhe ndikojnë në sjellje, mësim dhe marrëdhënie sociale.

    Shenjat që fëmija po e tepron me telefonin

    🔹 Kalon shumë orë çdo ditë para ekranit
    🔹 Ka vështirësi për të fjetur ose gjumë të cekët
    🔹 Izolohet nga shokët dhe aktivitetet jashtë
    🔹 Dobësohet në shkollë
    🔹 Tregon sjellje agresive ose përfshihet në bullizëm online
    🔹 Ka shenja ankthi, nervozizmi ose shtim të peshës

    Çfarë mund të bëjnë prindërit?

    ✅ Vendosni kufij të qartë – pa telefona gjatë ushqimeve apo para gjumit.
    ✅ Jini shembull personal – fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.
    ✅ Shikoni përmbajtjet së bashku dhe diskutoni mbi to.
    ✅ Ofroni alternativa reale – sport, lojë kreative, lexim, aktivitete në natyrë.
    ✅ Mësoni fëmijët për përgjegjësi digjitale dhe dallimin mes përmbajtjeve të sigurta e të rrezikshme.
    ✅ Kërkoni ndihmë profesionale nëse shfaqen probleme serioze emocionale ose sociale.

  • Nga tretja te gjumi më i mirë, zbulojeni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

    Nga tretja te gjumi më i mirë, zbulojeni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

    Kivi super fruti që forcon trupin dhe shpirtin

    Kivi konsiderohet me të drejtë një super frut, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit – përbërës thelbësorë për shëndetin e trupit nga koka deri te këmbët.

    Ekspertët rekomandojnë konsumimin e dy kive në ditë, pasi ky zakon i thjeshtë mund të sjellë një sërë përfitimesh të jashtëzakonshme për organizmin, shkruan vizionplus.tv.

    Forcon imunitetin dhe kujdeset për zemrën

    Kivi përmban dy herë më shumë vitaminë C se portokalli. Dy kivi në ditë sigurojnë rreth 259 mg vitaminë C, sasi e cila ndihmon në forcimin e imunitetit, uljen e tensionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
    Për më tepër, vitamina C kontribuon në tonalitetin dhe gjallërinë e lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

    Jep energji dhe përmirëson humorin

    Enzimat aktive që gjenden në kivi ndikojnë pozitivisht në nivelin e energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të energjisë me rreth 31%, duke u ndier më aktivë dhe më pozitivë.

    Përmirëson tretjen

    Me përmbajtjen e saj të lartë të fibrave (4.2 gramë për dy fruta), kivi është një ndihmës i fuqishëm për sistemin tretës. Personat që vuajnë nga konstipacioni kronik kanë raportuar përmirësime të dukshme pas një muaji konsum të rregullt të këtij fruti.

    Ndihmon për gjumë më të mirë

    Sipas ekspertëve, ngrënia e dy kive rreth një orë para gjumit për katër javë me radhë përmirëson si cilësinë, ashtu edhe kohëzgjatjen e gjumit. Studimet tregojnë se kohëzgjatja e gjumit mund të rritet me 15%, ndërsa njerëzit flenë 41% më shpejt se më parë.

    Lehtëson simptomat e azmës

    Enzimat përbërëse të kivit kanë veti qetësuese për personat me astmë, duke ndihmuar në uljen e sasisë së rruazave të bardha të gjakut që prodhohen me shpejtësi gjatë krizave të frymëmarrjes.