ATV

Author: D.K.

  • Alarm për martesën e Gentës? Detaji që po bën xhiron e rrjetit

    Alarm për martesën e Gentës? Detaji që po bën xhiron e rrjetit

    Ka disa muaj që përflitet se këngëtarja Genta Ismajli ka krizë në martesë.

    Mirëpo e gjithë kjo po del te jetë  e pa vërtetë.

    Me një postim në Instastory ajo vulosi që raporti i tyre është më i shëndoshë se kurrë.

    Ata ishin duke shijuar një mbrëmje romantike, duke shikuar një film.

    Në fokus kanë vënë këmbët e tyre të cilat janë të ngjitura për njëra-tjetrën.

     

  • Kina teston robotët-zjarrfikës

    Kina teston robotët-zjarrfikës

    Zjarrfikësit kinezë mund të pajisen së shpejti me robotë katërkëmbësh të krijuar për të ndërhyrë aty ku rreziku për njerëzit është tepër i lartë.

    Kompania Unitree Robotics ka zhvilluar modelin “B2 Fire Rescue”, një robot i specializuar që kombinon lëvizjen autonome me komandimin nga distanca.

    “B2 Fire Rescue” është projektuar të spërkasë ujë dhe shkumë, të transmetojë video në kohë reale dhe të funksionojë si zbulues zjarri në situata ekstreme.

    Ai është menduar të përdoret në raste kur ndërhyrja njerëzore është shumë e rrezikshme ose e pamundur.

    Gjatë testimeve në Sichuan, roboti u pajis me një zorrë me presion të lartë dhe me sukses drejtoi rrezen e ujit drejt burimit të flakëve.

    Operimi u krye tërësisht nga distanca, duke i mbajtur zjarrfikësit larg rrezikut.

    Modeli i ri është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të operacioneve të shpëtimit, falë stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së tij.

    Unitree Robotics beson se përdorimi i robotëve të tillë mund të reduktojë rrezikun për zjarrfikësit.

    Në rrjetet sociale kineze, roboti ka tërhequr vëmendje të madhe.

    Ndërsa shumë e shohin si një arritje të rëndësishme teknologjike që mund të shpëtojë jetë, të tjerë mbeten të rezervuar, duke pyetur nëse pajisja mund të përballojë vërtet sfidat e misioneve realisht të vështira.

  • Pichai: Rritja e investimeve në AI është mbresëlënëse, por e rrezikshme

    Pichai: Rritja e investimeve në AI është mbresëlënëse, por e rrezikshme

    Shefi ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai, ka paralajmëruar se asnjë kompani nuk do të mbetej e paprekur nëse flluska e inteligjencës artificiale do të shpërthente.

    Në një intervistë për BBC, ai tha se rritja e investimeve në AI është mbresëlënëse, por po shoqërohet edhe me një nivel “irracionaliteti”, duke rritur frikën për mbivlerësim të tregut.

    Aksionet e kompanive të AI-së janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, përfshirë Alphabet-in, i cili ka dyfishuar vlerën e tij në 3.5 trilionë dollarë.

    Në intervistë, ai foli edhe për investimet e Alphabet-it në Mbretërinë e Bashkuar, ku kompania ka zotuar 5 miliardë paund për infrastrukturë dhe kërkim

    Pichai konfirmoi se Google synon të trajnojë modelet e AI-së në këtë vend, çka pritet të forcojë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar si qendër globale e teknologjisë.

    Pichai theksoi se AI do të ndikojë thellë në tregun e punës, duke zhvendosur disa profesione, por edhe duke krijuar mundësi të reja.

    Ai tha se profesionistët që përshtaten dhe mësojnë të përdorin mjetet e AI-së do të jenë më të suksesshëm në çdo fushë.

  • Fle mbi bark? Me siguri ke ca nga këto tipare interesante personaliteti

    Fle mbi bark? Me siguri ke ca nga këto tipare interesante personaliteti

    Ndonëse kërkimet për lidhjen midis pozicioneve të gjumit dhe tipareve të personalitetit janë relativisht të pakta, disa studime shqyrtojnë ndikimin e preferencave të gjumit në këtë mënyrë.

    Për shembull, një person që fle si “ylli i detit” mund të preferojë të jetë qendra e vëmendjes, ndërsa ata që flenë mbi bark shpesh ndajnë tipare të tjera interesante, si impulsiviteti.

    Edhe gjërat e vogla që bëhen pjesë e nënndërgjegjes së rutinës sonë mund të tregojnë shumë për mirëqenien dhe personalitetin tonë. Nga gjendja e hapësirës ku jetojmë deri te pozicioni më i rehatshëm në shtrat, këto gjëra të vogla zbulojnë më shumë sesa mendojmë.

    Kërkojnë rehati

    Psikologu klinik Michael J. Breus thotë se njerëzit që flenë rregullisht mbi bark janë më të shqetësuar, duke kërkuar kontroll dhe afërsi ku mund të gjejnë qendrueshmëri. Kjo mund të jetë një vigjilencë e shtuar natën ose një trazim emocional që i shtyn të zhvillojnë këtë ankth. Njerëzit që flenë mbi bark zakonisht kërkojnë rehati dhe afërsi me shtratin për të përballuar ndjesinë e brendshme të trazimit dhe ankthit.

    Janë më të ndjeshëm nga sa mendojnë

    Studimet tregojnë se njerëzit e ndjeshëm ndihen më të vetmuar dhe shpesh kanë një personalitet empatikeqë i lodh gjatë ditës. Natën, ata mund të zgjedhin të flenë mbi bark për të ndjerë një kontroll dhe rregull, duke përdorur këtë pozicion si ritual qetësues.

  • Të rinjtë e varur nga mediat sociale ndihen më të vetmuar sesa të moshuarit

    Të rinjtë e varur nga mediat sociale ndihen më të vetmuar sesa të moshuarit

    Brezi i të rinjve, po rriten duke u ndier më të vetmuar sesa pleqtë e tyre, thotë sondazhi i ri.

    Ai siguron dëshmi të reja se ata që kanë kaluar shumicën e jetës së tyre nën hijen e mediave sociale po përjetojnë izolim më të madh se prindërit dhe gjyshërit e tyre.

    Sondazhi zbuloi se katër nga dhjetë personat e moshës ndërmjet 16 dhe 24 vjeç thonë se ato janë shpesh të vetmuar, krahasuar me më pak se tre nga dhjetë e atyre personave me moshën mbi 65 vjeç.

    Rritja e vetmisë tek të rinjtë lidhet drejtpërdrejt me rritjen e mediave sociale.

    Ata që thonë se ndihen të vetmuar, kanë më shumë miq të Facebook-ut, të cilët i njohin vetëm në internet sesa të tjerët, gjeti studimi.

  • Zbulohet metoda e shpejtë që lehtëson dhimbjen e fytit në 15 sekonda

    Zbulohet metoda e shpejtë që lehtëson dhimbjen e fytit në 15 sekonda

    Dhimbja e fytit është shumë e zakonshme, veçanërisht në stinën e ftohtë, megjithëse zakonisht nuk është shkak për shqetësim.

    Mjeku Suraj Kukadia, i njohur për këshillat e tij shëndetësore në mediat sociale, ka zbuluar një metodë të thjeshtë që zgjat vetëm 15 sekonda për të lehtësuar dhimbjen pa shkuar në farmaci.

    Këshilla e tij mbështetet edhe nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), i cili konfirmon se dhimbjet e fytit zakonisht zhduken vetë brenda një jave.

    Kukadia rekomandon gargarën me ujë të ngrohtë me kripë si një teknikë të shpejtë dhe efektive. Duhet të përzieni gjysmë luge çaji kripë me gjysmë gote ujë të ngrohtë dhe të bëni gargarë për 10 deri në 15 sekonda dhe pastaj ta pështyni. Sipas tij, kjo procedurë largon mekanikisht bakteret, viruset dhe një pjesë të qelbës, të cilat mund të lehtësojnë shpejt shqetësimin e fytit, raporton Daily Express.

    Pasi ndau këshillat e tij, shumë përdorues të mediave sociale komentuan se kanë luftuar me infeksione të përsëritura dhe lodhje për një kohë të gjatë pavarësisht antibiotikëve.

    Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes së fytit, rekomandohet gargara me ujë të kripur, pirja e shumë lëngjeve, ngrënia e ushqimeve më të buta, shmangia e tymit dhe pushimi i mjaftueshëm. Simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbje gjatë gëlltitjes, kruarje të fytit, skuqje, erë të keqe të gojës, kollë dhe gjëndra të fryra, ndërsa fëmijët mund të kenë gjithashtu ethe dhe të jenë më pak aktivë.

    Me disa hapa të thjeshtë, është e mundur të lehtësohet dhimbja e fytit dhe të ktheheni në aktivitetet e përditshme më shpejt.

  • Dita e vetëdijësimit për antibiotikë

    Dita e vetëdijësimit për antibiotikë

    Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka inicuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit me datën 18 nëntor. Kjo nismë u shënua disa herë në Kosovë.

    Një hulumtim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar që imuniteti i pacientëve që marrin antibiotikë gjatë terapisë se jetojnë gjysmë më pak se sa ata që nuk përdorin këto lloj barnash.
    Pacientët e kancerit që kanë marrë antibiotikë gjatë imunoterapisë kanë jetuar më pak se ata që i kanë anashkaluar këto lloj barnash, kështu thotë një studim në Mbretërinë e Bashkuar i cili është bërë me më shumë se 300 njerëz.

    Hulumtuesit kanë thënë se është e rëndësishme të merren antibiotikë vetëm kur është shumë e nevojshme. Është po ashtu shumë e nevojshme që mjekët që i trajtojnë këta pacientë të këshillohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me onkologët kur i trajtojnë këto raste.

    “Është e qartë se ne duhet të i trajtojmë infeksionet që rrezikojnë jetën me antibiotik” ka thënë një bashkë autor, Nadina Tinsley nga Christie NHS Foundation, ku edhe ky hulumtim është kryer.
    Ky hulumtim është prezantuar në Shoqatën Prestigjioze të Onkologjisë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konferenca më e madhe vjetore e kancerit në botë.

    Hulumtuesit kanë përcjellë gjendjen e 303 pacientëve të cilët ishin duke ju nënshtruar trajtimit të kancerit me imunoterapi. Këto ilaçe punojnë duke e aktivizuar sistemin të trupit të njeriut kundër qelizave kancerogjene. Sidoqoftë, hulumtuesit besojnë se bakteret në sistemin digestiv luajnl një rol të rëndësishëm për të aktivizuar sistemin imunitar të trupit. Hulumtuesit i kanë përcjellë pacientët prej janarit të vitit 2015 deri në mars të vitit 2017 në Christie NHS Foundation. Këta pacientë kanë qenë të sëmurë me melanoma, kancer të mushkërive dhe kancer të veshkave.

  • Remzie Osmani ndan pamje nga pushimet në Egjipt

    Remzie Osmani ndan pamje nga pushimet në Egjipt

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzia Osmani ka nisur pushimet në Egjipt.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë pamje të ndryshme me ndjekësit e saj.

    Edhe së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, në njërën prej të cilave shihet pranë bashkëshortit të saj

  • Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

    Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

    Dieta gjermane dyjavore është një nga regjimet më të përfolura për humbje peshe, e përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Ajo premton humbjen e deri në 8–9 kilogramë në vetëm dy javë, duke funksionuar mbi parimin e marrjes së pak kalorive (1.000–1.200 në ditë) dhe përmirësimit të metabolizmit.

    Si funksionon dieta gjermane?

    • Tri ditët e para janë më të rreptat dhe sjellin humbjen më të madhe në peshë.
    • Kaloritë ditore: 1.000–1.200, duke siguruar deficit të dukshëm kalorik.
    • Kujdesi kryesor: ndjekja rigoroze e menusë pa shtuar apo hequr ushqime.
    • Rekomandohet për persona me obezitet të mesëm ose të lartë.
    • Efekti afatgjatë: përmirëson metabolizmin dhe ndihmon që pesha e humbur të mos rikthehet lehtësisht.

    Shembull i menusë javore

    • Dita 1: mëngjes kafe pa sheqer, drekë dy vezë + spinaq, darkë biftek + sallatë + fruta.
    • Dita 2: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë biftek + sallatë, darkë fileto pule.
    • Dita 3: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + domate, darkë fileto pule + sallatë.
    • Dita 4: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + djathë + karota, darkë kos + fruta.
    • Dita 5: mëngjes sallatë karrota + limon, drekë peshk + domate, darkë biftek + sallatë.
    • Dita 6: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë gjysmë pule, darkë vezë + karota.
    • Dita 7: mëngjes çaj me limon, drekë biftek + sallatë, darkë sipas zgjedhjes nga ditët e tjera.

    Ky cikël përsëritet edhe për javën e dytë. Pas përfundimit, rekomandohet rikthimi gradual në ushqime të larmishme, por të pasura me fruta dhe perime.

    Kujdes

    • Dieta është shumë e kufizuar në kalori, ndaj nuk rekomandohet për periudha të gjata.
    • Duhet ndjekur vetëm pas konsultimit me një mjek ose dietolog, sidomos për persona me probleme shëndetësore.
    • Nuk është e përshtatshme për fëmijë, adoleshentë ose gra shtatzëna.
  • Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca, për shumë vite nuk i është ndarë ekranit. Ka provuar të bëjë shumë formate të ndryshme, duke konfirmuar që mbetet ndër moderatoret më të mira në vendin tonë, por mesa duket, ky vit ka qenë tërësisht ndryshe për të.

    Moderatoren këtë sezon të ri televiziv e ka gjetur veten pa një format, ndonëse ka pasur disa kërkesa dhe krijime të sajat.

    Por kjo nuk do të thotë aspak kohë pushimi për prezantuesen. Burime bëjnë me dije se tashmë ajo është duke provuar veten në një tjetër sektor, atë të aktrimit.

    Aktualisht, Luana është bashkuar me aktorët për një rol protagonist. Këtë herë, ajo do të jetë përballë aktorit Nik Xhelilaj, në një komedi-aksion që do ta sjellë për herë të parë në rolin e aktores.

    Xhirimet kanë nisur, ndonëse lajmi për pjesëmarrjen e Luanës është duke u mbajtur tejet diskret për të surprizuar fansat.

    E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej tek biznesi.

    Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran.

    Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj.

    Sakaq, Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

    Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga drejtoria e përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.

    Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni.

    Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale

    Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati. E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa ‘jo’ kërkesave për projekte të gatshme.