ATV

Author: D.K.

  • Jeff Bezos rikthehet si CEO, por jo tek Amazon

    Jeff Bezos rikthehet si CEO, por jo tek Amazon

    Jeff Bezos, i cili u tërhoq nga posti i CEO-s së Amazon katër vite më parë, po rikthehet — por jo tek kompania që themeloi.

    Sipas New York Times, miliarderi amerikan është emëruar bashkë-CEO i një startup-i të ri të inteligjencës artificiale me emrin Project Prometheus.

    Startup-i, që synon të zhvillojë teknologji të avancuara të AI-së për inxhinieri dhe prodhim në sektorë të ndryshëm, ka siguruar tashmë 6.2 miliardë dollarë financime, një shumë që e vendos menjëherë ndër projektet më ambicioze në fushën e teknologjisë.

    Bezos do të drejtojë kompaninë së bashku me Vik Bajaj, një figurë e njohur në botën e teknologjisë.

    Bajaj është fizikant dhe kimist, i njohur për kontributin e tij në “Google X” dhe për themelimin e startup-it shëndetësor Verily.

    Bezos nuk ka zbuluar ende se ku do të jetë selia e kompanisë apo si do të funksionojë konkretisht teknologjia që po zhvillohet.

    Rikthimi i tij në skenën ekzekutive po shihet si një lëvizje e madhe në garën globale të inteligjencës artificiale.

  • Fundi i një epoke? Tim Cook mund të largohet nga Apple vitin e ardhshëm

    Fundi i një epoke? Tim Cook mund të largohet nga Apple vitin e ardhshëm

    Tim Cook mund të largohet nga pozita e CEO-së së Apple vitin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve, bordi i drejtorëve dhe drejtuesit kryesorë po punojnë për një tranzicion sa më të qëndrueshëm.

    Cook, i cili mori drejtimin e Apple në vitin 2011 pas largimit të Steve Jobs, ka udhëhequr kompaninë drejt një kapitalizimi rekord prej mbi 4 trilionë dollarësh.

    Gjatë mandatit të tij, Apple ka publikuar produkte të rëndësishme si Apple Watch, AirPods dhe Vision Pro, si edhe shërbime të reja si Apple Arcade dhe Apple TV+.

    Si kandidat kryesor për postin e CEO-së përmendet John Ternus, zv/president i lartë i inxhinierisë, i cili është pjesë e Apple që nga viti 2001.

    Megjithatë, asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë.

    Sipas burimeve, Apple nuk pritet të zbulojë një drejtues të ri para publikimit të raportit të fitimeve në janar.

  • Samsung rrit çmimet e çipave DDR5

    Samsung rrit çmimet e çipave DDR5

    Samsung ka rritur çmimet e çipave DDR5, me disa modele që kanë pësuar rritje deri në 60%, teksa mungesa globale e memorieve po thellohet nga kërkesa e lartë e industrisë së inteligjencës artificiale.

    Kompania ka vonuar publikimin e çmimeve për kontratat e tetorit, një sinjal i qartë se furnizimi është nën presion të madh.

    Moduli 32GB DDR5 ka kaluar nga 149 dollarë në 239 dollarë, ndërsa rritje të ngjashme janë regjistruar edhe për modelet 16GB, 64GB dhe 128GB.

    Distributorët thonë se prodhuesit e serverëve dhe qendrave të të dhënave po paguajnë çmime “ekstreme” për të siguruar sasitë e nevojshme.

    Kjo situatë pritet të ndikojë edhe në industrinë e smartfonëve dhe kompjuterëve, duke rritur kostot e prodhimit për kompanitë teknologjike në mbarë botën.

    Në të njëjtën kohë, Samsung ka bërë të ditur se do të ndërtojë një linjë të re prodhimi çipash në Korenë e Jugut, në përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut të AI-së.

  • TikTok prezanton funksionin e ri për kufizimin e përmbajtjes me AI

    TikTok prezanton funksionin e ri për kufizimin e përmbajtjes me AI

    TikTok,  po publikon një funksion të ri që u lejon përdoruesve të zgjedhin se sa përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale duan të shfaqet në faqen e tyre “For You”.

    Krahas këtij opsioni, kompania po teston teknologji më të avancuara për etiketimin e përmbajtjes së gjeneruar nga AI.

    Kontrolli i ri për përmbajtjen e krijuar nga AI (AIGC) po integrohet brenda “Manage Topics”.

    “‘Manage Topics’ u mundëson përdoruesve të rregullojnë sesa shpesh shohin përmbajtje nga më shumë se 10 kategori, si Vallëzimi, Sporti apo Ushqimi & Pijet”, shpjegoi kompania. “Ashtu si këto kontrolle, edhe opsioni AIGC synon t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi larminë e përmbajtjes në feed-in e tyre, pa e hequr apo zëvendësuar atë tërësisht”.

    Pse po e bën TikTok këtë ndryshim?

    Ky hap vjen në një moment kur gjigantët e teknologjisë po shkojnë drejt AI.

    Në shtator, Meta prezantoi Vibes, një feed të ri me video të shkurtra të krijuara nga AI.

    Vetëm pak ditë më vonë, OpenAI publikoi Sora, një platformë sociale për krijimin dhe ndarjen e videove të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

    Që prej publikimit të Sora-s, TikTok është mbushur me video të krijuara nga AI, qoftë realistike, qoftë për tema të tjera si historia apo personazhet e famshëm.

    Ndaj kompania po u jep përdoruesve lirinë të zgjedhin: të shohin më pak ose më shumë nga ky lloj përmbajtjeje.

    Opsioni i ri mund të gjendet në Settings > Content Preferences > Manage Topics, ku përdoruesit mund të rregullojnë sasinë e përmbajtjes së krijuar nga AI me një slider të dedikuar.

    TikTok thotë se ndryshimi do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.

  • Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel

    Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel

    Diana Avdiu, e ftuar në emisionin “Studio A” me Blerona Zeqirin, ka bërë një rrëfim të sinqertë për fillimet e saj në profesion.

    Modelja pranoi se, në periudhat kur nuk kishte shumë angazhime në fushën e modelimit, ka punuar si host në një hotel.

    “Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel,” u shpreh Diana me sinqeritet.

     

  • Mos më merr më”Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme më Romeo Veshajn: Më ra bomba

    Mos më merr më”Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme më Romeo Veshajn: Më ra bomba

    Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

    Gjatë bisedës, Bora tregoi një moment komik që lidhet me ngjashmërinë e Donaldit me vëllanë e tij binjak, Romeon.

    Ajo rrëfeu se një ditë kishte marrë në telefon Donaldin, por ai kishte harruar telefonin diku. Në vend të tij, telefonin e hapi Romeo.

    “Duke menduar se ishte Donaldi, i fola normalisht: Ku je? Ai më tha: Çfarë të duhet ty ku jam unë?
    I thashë: A je mirë? – Ik moj, mos më merr mua në telefon, më tha. Më ra bomba, nuk e imitoj dot!”, tregoi Bora.

    Pas kësaj, ajo e mori përsëri në telefon, gati për t’u sqaruar me të. “Ai qeshte nga ana tjetër”, përfundoi Bora duke qeshur.

  • Si të prezantohesh në 15 sekonda

    Si të prezantohesh në 15 sekonda

    Gjetja e një pune në këto kohëra po bëhet gjithnjë më e vështirë dhe kompetitive. Sigurohuni që ju mund të ngjallni interes për veten tuaj me efektivitet me një punëdhënës të mundshëm, qoftë dhe gjatë një ngjitje/zbritje me ashensor.

    Përdor këto këshilla për të “shitur” veten në më pak se 15 sekonda:

    1. Bëj ushtrime praktike – Mos u kap pa mendje. Bëj praktikë me situata të ngjashme shumë herë para se rasti të shfaqet.

    2. Përqendrohu tek vlerat tuaja dhe ndikimi që ato kanë –  Mos thuaj me një frymë CV-në tënde. Në vend që të përqëndrohesh tek vitet e eksperiencës, përshkruaj ndikimin tuaj pozitiv tek punët e mëparshme, dhe çfarë mendon të arrish tek puna të cilën po kërkon..

    3. Harro çfarë keni mësuar nga prindërit – Na është thënë mos të mburremi, por të “shesësh” veten e kërkon thyerjen e kësaj tabuje. Përgatitu të “mburesh” për veten por me respekt.

  • Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

    Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

    A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë.

    Studimet, thonë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra dhe pa sens që zgjasin një ose dy sekonda, sepse ndodhin gjatë një momenti kur truri nuk është i ndërgjegjshëm.

    Çfarë është të folurit në gjumë?

    Bëhet fjalë për mërmëritje ose edhe për dialogë edhe pse gati pa kuptim.

    Ky fenomen vihet re kryesisht te fëmijët dhe te meshkujt, por gjithsesi nuk konsiderohet një problem shëndetësor.

    Të folurit në gjumë ndodh edhe në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve) edhe në fazën jo -REM.

    Kur e folura ndodh në fazën REM, fazë kur njeriu sheh ëndrra, goja dhe kordat vokale që janë jo aktive gjatë gjumit, ndizen papritur dhe fjalët që thuhen në ëndërr, i thoni me zë.

    Çfarë e shkakton të folurin në gjumë?

    Tek të rriturit, e folura në gjumë shkaktohet kryesisht nga stresi, depresioni, problemet me pagjumësinë apo alkooli.

  • Sa nga jeta jonë e kalojmë para ekraneve? Zbulohen detaje tronditëse

    Sa nga jeta jonë e kalojmë para ekraneve? Zbulohen detaje tronditëse

    Nëse jeton si shumica e njerëzve sot, do të kalosh vite të tëra të jetës duke parë në ekrane. Aktualisht, një person mesatar shpenzon rreth 7 orë në ditë para ekraneve – nga telefoni te televizori e laptopi.

    Kjo bëhet rreth 2500 orë në vit, ose afërsisht 106 ditë, ndërsa mesatarisht telefoni kontrollohet më shumë se 200 herë në ditë. Gjatë gjithë jetës, ky ritëm përkthehet në rreth 23 vite të kaluara para ekraneve

  • Fundi i një epoke: David Coverdale i thotë lamtumirë muzikës

    Fundi i një epoke: David Coverdale i thotë lamtumirë muzikës

    Pensionohet një nga zërat më unik të skenës së Hard Rock-ut

    Një nga zërat më unik dhe më shpërthyes të skenës së muzikës Hard Rock, David Coverdale, të enjten, e 13 nëntorit, ka njoftuar tërheqjen e tij nga muzika.

    74 vjeçari, me një karrierë mbresëlënëse që nga vitet e 70’ta dhe themeluesi i bendit “Whitesnake”, ka njoftuar pensionimin e tij nëpërmjet një video-mesazhi.

    “Vitet e fundit më është bërë shumë e qartë se është koha që unë të var këpucët dhe xhinset e mia të ngushta. Është koha që unë ta mbyll karrierën. Ju dua shumë, faleminderit të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe mbështetur në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. Të gjithë muzikantët, ekipin, fansat, familjen, është e mrekullueshme, por është koha që unë të shijoj daljen time në pension dhe shpresoj se mund ta vlerësoni këtë. Edhe një herë, ju dua me gjithë zemër”, deklaroi Coverdale, i cili njihet për zërin e tij të fuqishëm me ngjyrim bluzi.

    Për gati tre vjet grupi “Whitesnake” nuk kishte performuar në asnjë eveniment live. Whitesnake u detyrua të anulonte datat e fundit të turneut të tyre evropian në qershor dhe korrik 2022. Kjo fillimisht për shkak të një sëmundjeje që preku kitaristin Reb Beach, më pas bateristin Tommy Aldridge, dhe së fundmi, vetë Coverdale, për shkak të një infeksioni të vazhdueshëm të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (infeksion i sinuseve dhe trakesë)

    Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, grupi u tërhoq plotësisht nga turneu i tyre në Amerikën e Veriut. Arsyeja ishte trajtimi i vazhdueshëm i Coverdale për infeksionin e vazhdueshëm të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, i cili ndikoi në aftësinë e tij për të performuar.

    Coverdale i cili në vitin 2016 u fut në listën e “Rock and Roll Hall of Fame”, gjatë karrierës së tij ka shitur mbi 40 milionë disqe.

    I njohur si një nga frontmen-ët më karizmatik në historinë e Hard Rock-ut, Coverdale fitoi njohje kombëtare më 1973, kur Deep Purple kërkonte një vokalist të ri pas largimit të Ian Gillan-it.

    Coverdale debutoi me albumin “Burn” (1974), që konsiderohet një nga më të mirët e grupit.

    Pas shpërbërjes së Deep Purple në 1976, Coverdale filloi karrierën solo.

    Në vitin 1978, Coverdale formoi Whitesnake, grupin që do ta shndërronte në një ikonë të hard rock-ut të viteve ‘80.

    Në vitin 1993, Coverdale bashkëpunoi me legjendën e Led Zeppelin, Jimmy Page, duke krijuar projektin Coverdale–Page.