ATV

Author: B.R.

  • Irlanda paguan artistët 1,500€ në muaj për të krijuar lirshëm

    Irlanda paguan artistët 1,500€ në muaj për të krijuar lirshëm

    Në Irlandë ka nisur një nismë të veçantë për krijues – artistë, muzikantë, shkrimtarë dhe profesionistë të tjerë në fushën e artit – ku qeveria iu ofron një pagesë të rregullt për të zhvilluar punën e tyre kreative. Ideja është që të mos jenë të detyruar të “shesin kohën” vetëm për të mbijetuar, por të fokusohen në krijimtarinë.

    Sipas pilot-skemës së titulluar Basic Income for the Arts, krijuesit morën €325 në javë (rreth €1,300 në muaj) që nga viti 2022.

    Në buxhetin për vitin 2026 është vendosur që skema të bëhet e përhershme dhe të hapet për rreth 2,000 krijues të rinj.

    Ministri për Kulturën në Irlandë tha se skema ka ndikuar pozitivisht: krijuesit raportojnë më pak stres financiar, më shumë kohë për artin dhe mundësi të reja profesionale.

    Çfarë do të thotë “1,500 €” në muaj?
    Shifrat në media përkthehen si “afërsisht €1,500 në muaj” për krijuesit – kjo rrjedh nga €325 në javë, që për një muaj mesatar shkon afër kësaj shume.
    Megjithatë duhet të theksojmë:

    Panorama nuk është për çdo krijues, por për një grup të përzgjedhur (rreth 2,000 në pilot).

    Pagesa është subvencion i qeverisë dhe përfituesit duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara për “profesionistë në fushë krijuese”.

  • Trend i ri në takime: gratë e reja preferojnë partnerë më të pjekur

    Trend i ri në takime: gratë e reja preferojnë partnerë më të pjekur

    Një numër gjithnjë e më i madh i grave të brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me burra më të mëdhenj në moshë, duke përmendur maturinë emocionale, stabilitetin financiar dhe komunikimin më të fortë si arsyet kryesore.

    Të dhënat e takimeve nga viti 2024 tregojnë një rritje të dukshme të marrëdhënieve me diferencë moshe, veçanërisht te gratë në fillim të të 20-ave.

    Psikologët thonë se ky trend pasqyron zhgënjimin nga bashkëmoshatarët që hasin vështirësi me angazhimin apo drejtimin në jetë.

    Nga ana tjetër, burrat më të mëdhenj shpesh perceptohen si më të qëndrueshëm dhe të aftë për të ofruar siguri në kohë të pasigurta.

    Kjo dinamikë po ndikon në mënyrën moderne të takimeve, me shumë gra të reja që po i japin përparësi stabilitetit dhe sigurisë emocionale përpara afërsisë në moshë apo normave shoqërore.

  • Si t’i flasësh më mirë ChatGPT-së?

    Si t’i flasësh më mirë ChatGPT-së?

    Një studim i ri nga Penn State University ka zbuluar se të jesh i drejtpërdrejtë apo edhe paksa i vrazhdë me ChatGPT mund ta bëjë përgjigjen më të saktë.

    Studiuesit testuan 50 pyetje të ndryshme, të riformuluara në pesë toni komunikimi — nga shumë i sjellshëm deri te shumë i vrazhdë. Rezultatet treguan se pyetjet më të ashpra arritën një saktësi prej rreth 85%, ndërsa ato më të sjellshme qëndruan rreth 81%. Eksperimentet u kryen me ChatGPT-4o, për të parë se si mënyra e të shprehurit ndikon në qartësinë dhe saktësinë e përgjigjeve.

    Studimi thekson se kjo nuk lidhet me emocione, por me strukturën e gjuhës. Fjalitë tepër të sjellshme shpesh përmbajnë fjalë të panevojshme, ndërsa gjuha e drejtpërdrejtë eliminon paqartësitë dhe e ndihmon modelin të kuptojë më mirë qëllimin e përdoruesit. Në përfundim, studiuesit thonë se në komunikimin me inteligjencën artificiale, qartësia shpesh vlen më shumë sesa mirësjellja.

  • TikTok po e ndryshon trurin tonë, një studim zbulon pasoja shqetësuese

    TikTok po e ndryshon trurin tonë, një studim zbulon pasoja shqetësuese

    Një studim i ri ka tronditur rrjetet sociale: përdorimi i shpeshtë i TikTok mund të ndryshojë fizikisht trurin e njeriut. Skanimet e trurit kanë treguar se përdoruesit e varur nga TikTok kanë zona të fryra në pjesët që lidhen me shpërblimin dhe emocionet, të ngjashme me ato të të varurve nga kokaina.

    Ekspertët paralajmërojnë se përdoruesit e këtij aplikacioni nuk arrijnë të përqendrohen më shumë se 8 sekonda, pasi truri mësohet të kërkojë vazhdimisht stimuj të rinj.

    Studentët që shikojnë rregullisht video në TikTok kanë dalë 43% më keq në testet e vëmendjes, dhe shumë prej tyre thonë se nuk mund të lexojnë libra apo të shikojnë filma pa ndier ankth.

    Sipas shkencëtarëve, videot e shpejta dhe të pandërprera e kthejnë aplikacionin në një “makinë dopaminash” që pushton sistemin e shpërblimit të trurit, duke e bërë jetën e zakonshme të duket e mërzitshme dhe bosh.

  • Një mace ia ndryshoi jetën 7 – vjeçit që u bullizua për shkak të pamjes

    Një mace ia ndryshoi jetën 7 – vjeçit që u bullizua për shkak të pamjes

    Madden Humphreys, një djalë 7-vjeçar nga Oklahoma, ka lindur me dy tipare të rralla që e kanë bërë të dallueshëm që në hapat e parë të jetës: një buzë të çarë (cleft lip) dhe heterokromi të plotë, që do të thotë se ka sy me ngjyra të ndryshme — njëri i kaltër, tjetri i gjelbër.

    Por ajo që për disa mund të jetë një veçori e bukur, për të ka qenë shpesh një arsye për bullizëm. Që në moshë të vogël, Madden u përball me komentet e hidhura dhe përjashtimin nga bashkëmoshatarët për shkak të pamjes së tij. Një përvojë e vështirë që do të thyente vetëbesimin e çdo fëmije.

    Por jeta kishte rezervuar për të një takim të veçantë, që do t’i ndryshonte jetën.

    Diku larg, në Minnesota, një organizatë për shpëtimin e kafshëve publikoi një njoftim për adoptimin e një maceje të veçantë, të quajtur Moon.

    Ashtu si Madden, edhe Moon kishte lindur me buzë të çarë dhe heterokromi, me sytë në ngjyra të ndryshme. E braktisur dhe në kërkim të një shtëpie të re, Moon u bë simbol i rrallë i asaj që e bën çdo krijesë unike.

    Kur nëna e Madden-it pa foton e Moon në internet, nuk pati asnjë dyshim:

    “Ishte sikur universi na tregoi se ka bukuri në çdo veçanti. Ishte si një pasqyrë për Madden-in. E dinim që duhej të bëhej pjesë e familjes sonë.”

  • 8.8 milionë euro në tenderë, hetim për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prishtinë

    8.8 milionë euro në tenderë, hetim për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prishtinë

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë.

    Gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro.

    Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

    Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
    Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera.

  • Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para

    Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para

    Policia e Kosovës , edhe Drejtoria Rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës.
    Konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.
    “Është me rëndësi të theksohet se kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia.
    Informojmë edhe një herë qytetarët se jeni të detyruar të zbatoni rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë.
    Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë.
    Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës.
    Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Fshati Vrellë i Istogut, aty ku mirësia dhe mikpritja ndriçojnë jetën

    Fshati Vrellë i Istogut, aty ku mirësia dhe mikpritja ndriçojnë jetën

    Në zemër të komunës së Istogut, mes maleve të larta, ujit të kristaltë e lugjeve të arta, shtrihet fshati Vrellë. I njohur për bukuritë natyrore dhe mikpritjen e ngrohtë, ky vend vazhdon të ruajë traditat brez pas brezi.

    Lidhjee të fortë me vendlindjen, e sidomos bjeshkët, ka edhe Xhevat Demaj, Drejtor i Shpëtimit dhe Mbrojtjes.

    Edhe ky fshat ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve, megjithatë e ka ruajtur shpirtin dhe zakonet.

    Historia e mullinjve është një pjesë tjetër e pandashme e identitetit të këtij vendi.

    Mullinjtë e Vrellës nuk janë vetëm objekte funksionale, por dëshmi e punës së palodhur të brezave të kaluar dhe e lidhjes së ngushtë të banorëve me natyrën.

    Reportazhin e plotë mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

    Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

    Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).
    Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar:
    – E.B, mashkull, 29 vjeç,
    pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

  • Zbulohet kontrabandë mallrash në kontrollin doganor në Vërmicë

    Zbulohet kontrabandë mallrash në kontrollin doganor në Vërmicë

    Gjatë kontrolleve rutinore në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dy raste të kundërvajtjeve doganore. Pas selektimit të dy automjeteve për kontroll të detajuar në vijën e dytë, janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara.

    Në të dyja rastet, palët kishin mohuar posedimin e ndonjë malli për deklarim, por gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pjesë të përdorura për automjete, drita të përparme, parfum, çantë dore si dhe një pako me këpucë të llojeve të ndryshme (mall stoku).
    Përveç çantës së dorës, për të gjitha mallrat tjera nuk është paraqitur faturë apo dokument përcjellës.

    Të gjitha mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palëve janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me ligjin në fuqi.

    Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bëjnë deklarim të saktë të mallrave gjatë kalimeve kufitare, duke shmangur pasojat ligjore dhe ndihmuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm.