ATV

Author: B.R.

  • Qendra Kinematografike e Kosovës shpall projektet fituese për filma të metrazhit të gjatë

    Qendra Kinematografike e Kosovës shpall projektet fituese për filma të metrazhit të gjatë

    Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka publikuar listën e 48 projekteve fituese të konkursit për mbështetjen e filmave të metrazhit të gjatë artistik, të hapur më 22 maj 2025.

    Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 126 projekte filmike në 11 kategori, ndërsa përzgjedhja është bërë nga juri profesionale me përbërje vendore dhe ndërkombëtare.

    Anëtarët e jurisë kanë qenë: Gentian Koçi, Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Soňa Morgenthalová, Visar Morina, Dea Gjinovci, Eneos Çarka, Iber Deari, Sevdije Kastrati dhe Shpëtim Selmani. Ndërsa për kategorinë e post-produksionit kanë vendosur Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Soňa Morgenthalová, Visar Morina dhe Sevdije Kastrati.

    Pas shqyrtimit të projekteve, Komisioni financiar në përbërje të Ilir Gjocaj, Fitim Shala dhe Virgjina Peja ka miratuar mbështetjen për 48 projekte filmike.

  • Ndërhyrje kirurgjikale e rrallë në QKUK: Mjekët shpëtojnë jetën e pacientit me pesë sëmundje të aortës dhe arterieve iliake

    Ndërhyrje kirurgjikale e rrallë në QKUK: Mjekët shpëtojnë jetën e pacientit me pesë sëmundje të aortës dhe arterieve iliake

    Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient i moshës 58 vjeç, ndihmuar edhe nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.
    Në arteriet kryesore të barkut, pacienti kishte 5 sëmundje të këtyre arterieve, Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike.
    Në vazhdimsi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë.
    Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries).
    Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve.
    Për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak. Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto – arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas.
    Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
  • Sara Zeka – vajza 14-vjeçare që u jep jetë kukullave

    Sara Zeka – vajza 14-vjeçare që u jep jetë kukullave

    Në një dhomë të vogël, plot ngjyra, copëza pëlhurash dhe mjete krijimi, 14-vjeçarja Sara Zeka  humbet çdo ditë në botën e saj të imagjinatës.

    Ajo ka zgjedhur të krijojë kukulla që flasin me shpirt.

    Kukullat e Sarës nuk janë të zakonshme. Secila ka një histori, një emër dhe një karakter unik. Disa janë të frymëzuara nga njerëz që ajo i njeh, disa nga figura publike që admiron, e të tjera lindin nga ëndrrat dhe ndjesitë e saj.

    Për Sarën, çdo kukull është një emocion i bërë art, një mënyrë për të treguar botën e brendshme të njeriut në formën më të ndershme e të pastër.

    Sara i punon kukullat me kujdes të jashtëzakonshëm, sikur çdo detaj të ishte pjesë e një bote të gjallë. Në to shihet jo vetëm talenti I saj I lindur, por edhe një ndjeshmëri e rrallë për njerëzit dhe historitë që ata mbartin.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

     

  • Nga librat tek kopshti me pemë e perime, qetësia e Mirlinda Tushukaj

    Nga librat tek kopshti me pemë e perime, qetësia e Mirlinda Tushukaj

    Në mesin e shumë grave që punojnë me pasion e përkushtim, Mirlinda Tushukaj nga fshati Skifteraj i Vitisë dallohet për forcën dhe energjinë e saj.

    Ajo shquhet si në mësimdhënie, por edhe për faktin që nuk e lë anash tokën e saj pa e punuar.

    Me dashuri e kujdes, Mirlinda kultivon perime të freskëta në bahçen e saj, duke e kthyer atë në një vend të gjelbër plot frymë, punë dhe jetë.

    Për Mirlinden dashuria per profesionin token mund te ecin krah per krah duke korr sukses.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

  • Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    I vendosur në komunën e Fushë-Kosovës, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, ndodhet Harilaqi – fshati i historisë së lashtë, trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore.

    Mbi të ngrihet Kalaja e Harilaqit, dëshmitare e kohërave, prej nga shtrihet pamja e mrekullueshme e rrafshit të Kosovës.

    Banorët e Harilaqit njihen për mikpritjen, punën e palodhshme, historinë e pasur dhe lidhjen e thellë me tokën e tyre.

    Shkolla Fillore në Harilaq ndodhet në zemër të fshatit, ku nxënësit, përveç mësimit të rregullt, angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme që e pasurojnë përvojën e tyre arsimore.

    Pozita e favorshme gjeografike e fshatit Harilaq është një nga pikat e tij më të forta.

    Ajo u ofron vizitorëve mundësi të shumta për të zhvilluar aktivitete në natyrë, si ecje, eksplorim të trashëgimisë kulturore dhe shijim të peizazheve të bukura që e rrethojnë.

    Reportazhin e plot mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

     

  • BE akuzon Meta-n dhe TikTok për shkelje të rregullave të përmbajtjes digjitale

    BE akuzon Meta-n dhe TikTok për shkelje të rregullave të përmbajtjes digjitale

    Bashkimi Evropian akuzoi të premten, më 24 tetor, kompanitë Meta dhe TikTok për shkelje të rregullave digjitale të përmbajtjes, duke i vënë këto kompani në rrezik të gjobave të mëdha.

    BE ka forcuar kuadrin ligjor, që kërkon nga gjigantët e teknologjisë të parandalojnë përhapjen e përmbajtjes së paligjshme dhe të sigurojnë që tregjet digjitale të jenë të hapura për konkurrencë.

    Komisioni Evropian njoftoi të premten se platformat Facebook dhe Instagram të Meta-s, si dhe TikTok, kanë shkelur Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), ligjin e BE-së për moderimin e përmbajtjes, i cili u kritikua edhe nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

    Kjo është hera e parë që Komisioni akuzon “Meta”-n për shkelje të DSA-s, akuzë të cilën kompania e ka mohuar.

    Edhe pse njoftimi përfshin TikTok, i cili i përket kompanisë kineze “ByteDance”, ai mund të zemërojë Trump-in, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj vendeve, me rregullore që synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane.

    Pavarësisht kërcënimeve, BE-ja ka thënë se do të zbatojë rregullat e saj.

    Brukseli tha se, sipas vlerësimit të përkohshëm, Meta dhe TikTok nuk po u ofrojnë kërkuesve të dhënave publike dhe “akses të përshtatshëm”.

    Rregullatorët e BE-së insistonin se këto rregulla nuk kanë të bëjnë vetëm me transparencën, por edhe me mundësimin që studiuesit të kryejnë punë thelbësore, si p.sh. të kuptojnë sa fëmijë janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në platformat më të përdorura.

    TikTok u shpreh se ishte “i përkushtuar ndaj transparencës”. “Po shqyrtojmë gjetjet e Komisionit Evropian, por kërkesat për të lehtësuar mbrojtjen e të dhënave vendosin DSA-në dhe GDPR-in në tension të drejtpërdrejtë”, tha një zëdhënës i TikTok. “Nëse nuk është e mundur të përmbushen plotësisht të dyja, ne kërkojmë nga rregullatorët të sqarojnë sesi duhet të harmonizohen këto detyrime”.

  • Vallëzimi mund të jetë një trajtim efektiv për depresioni

    Vallëzimi mund të jetë një trajtim efektiv për depresioni

    Një studim i gjerë i kryer nga Universiteti i Sidneit dhe i botuar në revistën prestigjioze British Medical Journal (BMJ) ka zbuluar se vallëzimi mund të jetë më efektiv se ilaçet antidepresive në trajtimin e depresionit.

    Hulumtimi analizoi 218 studime me mbi 14 mijë pjesëmarrës që vuanin nga depresioni klinik ose i lehtë. Studiuesit krahasuan efektet e llojeve të ndryshme të aktivitetit fizik – si ecja, vrapi, joga, stërvitja me pesha dhe kërcimi – me trajtimet tradicionale të depresionit.

    Rezultatet ishin befasuese:
    Ushtrimet fizike në përgjithësi ulën simptomat e depresionit në mënyrë të dukshme, me një përmirësim mesatar të konsiderueshëm (0.47–0.57 efekt mesatar).

    Por kërcimi doli ndër format më të fuqishme, duke sjellë ndryshime të mëdha në humor dhe gjendje emocionale.

    Në disa prova klinike, terapia me kërcim jo vetëm që ishte më efektive se medikamentet antidepresive, por u tregua po aq efikase sa psikoterapia.

    Sipas studiuesve, kërcimi kombinon lëvizjen fizike, muzikën, kontaktin social dhe shprehjen emocionale, duke ndikuar pozitivisht në tru dhe gjendjen shpirtërore.

  • Bluza e partnerit më shumë se një veshje, një lidhje emocionale

    Bluza e partnerit më shumë se një veshje, një lidhje emocionale

    Një sondazh i ri ka zbuluar se 56% e meshkujve thonë se nuk e kanë marrë më kurrë hoodie-n e tyre pasi ia kanë dhënë një vajze, një zbulim i lehtë, por shumë i njohur, që ka ndezur debate virale online.

    Studimi, i kryer nga OnePoll, zbuloi se hoodie-t janë ndër gjërat më të zakonshme që “merren hua dhe mbahen” në marrëdhënie.

    Psikologët sugjerojnë se lidhja me këto bluza është më shumë emocionale sesa materiale. Gratë shpesh mbajnë veshje që ruajnë aromën apo ndjesinë e partnerit të tyre, gjë që krijon ndjenjë rehatie dhe lidhjeje.

    Ky trend social është kthyer në një shaka të përhapur në rrjetet sociale, por ekspertët thonë se ai thekson faktin që vlera sentimentale shpesh ka më shumë rëndësi sesa ajo praktike në marrëdhëniet romantike.

  • Ferizaj po përgatitet të mbushet me ngjyra e frymëzim – Kolonia Artistike 2025 sjell bashkim përmes artit

    Ferizaj po përgatitet të mbushet me ngjyra e frymëzim – Kolonia Artistike 2025 sjell bashkim përmes artit

    Qyteti i Ferizajt po bëhet gati të mirëpresë Koloninë Artistike 2025 – Edicioni i Dytë, një ngjarje e veçantë që e kthen artin në një urë bashkimi dhe fuqizimi për artistët me aftësi të kufizuara nga i gjithë Ballkani.

    Këtë iniciativë e organizon Shoqata “Hendifer”, e cila edhe këtë vit synon të sjellë më shumë krijimtari, bashkëpunim dhe përfshirje, duke dëshmuar se arti nuk njeh kufij dhe kufizime.

    Ngjarja do të mbahet në Nerodime – Ferizaj, nga 25 deri më 27 tetor 2025, dhe pritet të mbledhë artistë të ndryshëm me histori frymëzuese, të cilët përmes punës së tyre do të krijojnë vepra të reja, do të ndajnë përvoja personale dhe do të ndërtojnë ura miqësie përtej barrierave.

    Kulmi i aktivitetit do të jetë ekspozita përmbyllëse, që do të mbahet më 27 tetor 2025, në ora 18:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ku do të prezantohen veprat e realizuara gjatë ditëve të kolonisë.

    Përmes kësaj nisme, Shoqata “Hendifer” synon të ndryshojë mënyrën se si shoqëria i sheh aftësitë dhe kufizimet, duke e vendosur fokusin tek talenti, kreativiteti dhe diversiteti njerëzor.

  • Emra unikë në vend të numrave, por a rrezikojnë llogaritë false platformën?

    Emra unikë në vend të numrave, por a rrezikojnë llogaritë false platformën?

    Platforma e njohur e komunikimit po teston një ndryshim të madh që mund të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin online. Së shpejti, përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një emër përdoruesi unik, në vend që të ndajnë numrin personal të telefonit.

    Ky opsion i ri, që ndodhet në fazën “beta”, ngjan me sistemet e privatësisë që përdoren në Telegram dhe Instagram, duke ofruar një mënyrë më të sigurt dhe më anonime për komunikim. Pamjet e para tregojnë një seksion të ri “Username” në cilësimet e llogarisë, ku përdoruesit mund të personalizojnë identitetin e tyre publik.

    Ky ndryshim synon të rrisë privatësinë dhe të ulë numrin e mesazheve të padëshiruara, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për rrezikun e llogarive false dhe imitimeve të përdoruesve të njohur. Për këtë arsye, kompania po punon për të shtuar mjete verifikimi dhe mbrojtjeje përpara se funksioni të lançohet globalisht.