ATV

Author: B.R.

  • Pasaporta zvicerane renditet e dyta më e fuqishme në botë në vitin 2025

    Pasaporta zvicerane renditet e dyta më e fuqishme në botë në vitin 2025

    Pasaporta zvicerane është vlerësuar si një nga më të fuqishmet në botë për vitin 2025, duke zënë vendin e dytë në listën globale të pasaportave që ofrojnë lëvizje të lirë për qytetarët e tyre. Me akses pa viza në mbi 190 destinacione në të gjithë globin, përfshirë vende të largëta si Japonia dhe Islanda, kjo pasaportë ofron një shkallë të jashtëzakonshme lirie për udhëtim.

    Kjo klasifikim vjen si rezultat i marrëveshjeve të shumta bilaterale dhe multilateralizmit, që e bëjnë Zvicrën një nga vendet më të hapura dhe më të lidhura globalisht. Qytetarët zviceranë mund të hyjnë në shumicën e vendeve evropiane, Azisë, Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe shumë destinacione turistike dhe biznesi pa nevojën e vizave paraprake.

    Përveç avantazhit të udhëtimit të lirë, kjo fuqia e pasaportës tregon edhe stabilitetin politik, ekonomik dhe diplomatik të Zvicrës, duke e bërë atë një nga vendet më të preferuara për investime dhe jetesë.

    Ky renditje i pasaportës zvicerane përforcon pozicionin e saj ndërkombëtar dhe tregon se si një dokument i vetëm mund të hapë dyer në të gjithë botën, duke lehtësuar jetën dhe lëvizjen për mbi 8 milionë zviceranë.

  • Detaje nga Policia e Tiranës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

    Detaje nga Policia e Tiranës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

    Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Gjykatën e Apelit, ku një proces gjyqësor u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

    Poluicia sqaron se 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, palë në konflikt gjyqësor, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjyqtarin dhe dy qytetarë të tjerë, babë e bir, të cilët ndodheshin në seancë si palë e kundërt në proces.

    Policia arrestuar autorin e dyshuar dhe ka sekuestruar armën e krimit.

    Njoftimi:

    Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

    Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

  • Elon Musk blen aksione të Teslës në vlerë 1 miliard dollarë, aksionet rriten ndjeshëm

    Elon Musk blen aksione të Teslës në vlerë 1 miliard dollarë, aksionet rriten ndjeshëm

    Elon Musk, CEO dhe një nga aksionarët kryesorë të Tesla-s, ka bërë një lëvizje surprizë duke blerë aksione të kompanisë në vlerë prej 1 miliard dollarësh. Kjo blerje masive nga vetë kreu i Tesla-s konsiderohet si një sinjal i fortë besimi në të ardhmen dhe potencialin e prodhuesit amerikan të makinave elektrike.

    Lajmi për blerjen e aksioneve u përhap shpejt në tregjet financiare, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimit të aksioneve të Teslës. Investitorët e tregut reaguan pozitivisht, duke e parë këtë veprim si një shenjë se Musk ka besim në planet dhe strategjitë e kompanisë, veçanërisht në një periudhë sfidash globale për industrinë e automjeteve elektrike.

    Në muajt e fundit, Tesla ka përballur konkurrencë të shtuar nga prodhues të rinj dhe të mëdhenj të makinave elektrike, por edhe sfida në zinxhirin e furnizimit dhe ndryshime në kërkesën globale. Megjithatë, blerja e aksioneve nga Musk është interpretuar si një mesazh se kompania është e përkushtuar për të vazhduar rritjen dhe inovacionin.

    Ekspertët vlerësojnë se kjo lëvizje do të ndikojë pozitivisht edhe në moralin e investitorëve dhe punonjësve, duke forcuar besimin në qëndrueshmërinë afatgjatë të Tesla-s në tregun global.

    Tesla vazhdon të jetë një prej kompanive më të ndjekura në bursë dhe çdo zhvillim i madh nga Elon Musk, si ky, ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin dhe perspektivat e saj financiare.

  • Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

    Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

    Të shtëna me armë janë regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.
    Sipas A2 CNN, është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
    Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërkohë efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.
  • Një film horror 90-minutësh djeg po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe

    Një film horror 90-minutësh djeg po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe

    Sipas kërkimeve, një film horror 90-minutësh mund të djegë pothuajse po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe, falë rritjes së rrahjeve të zemrës, adrenalinës dhe marrjes më të madhe të oksigjenit gjatë skenave intensive.
    Trupi reagon sikur po bën një aktivitet të lehtë fizik.
    Pra, adhuruesit e filmave horror në fakt kanë bërë “stërvitje” pa u ngritur nga divani!
    Një studim i Universitetit të Westminster-it ka matur rrahjet e zemrës, marrjen e oksigjenit dhe nivelet e CO₂ te pjesëmarrësit që shikonin filma horror 90-minutësh dhe ata kanë djegur mesatarisht 113–184 kalori, në varësi të frikës që u shkaktonte filmi.
    Burime të tjera sugjerojnë se shikimi i një filmi të plotë horror mund të djegë mesatarisht rreth 150 kalori. Fiziologët e lidhin këtë me rritjen e adrenalinës dhe të rrahjeve të zemrës gjatë momenteve të befasishme dhe skenave tensionuese
  • Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Mustafe Sherifi nga Gjilani është shembulli me i mire se pasioni për token nuk njeh moshë.
    Edhe pse tashmë në pension, ai nuk e ka lënë anash punën që e ka trashëguar brez pas brezi.

    Pemishtja e gjyshit të tij është sot kujdes e amanet i përditshëm, një traditë që ai e ruan me përkushtim e dashuri të veçantë.

    Për të, toka nuk është thjesht punë fizike. Është kujtim, është vazhdimësi dhe lidhja më e fortë me rrënjët familjare.

  • A po e shpërdorojmë ditën 8-orëshe të punës?

    A po e shpërdorojmë ditën 8-orëshe të punës?

    Pavarësisht se shumica e njerëzve kalojnë rreth 8 orë në ditë në punë, kërkimet tregojnë se në realitet, koha e fokusuar dhe produktive në një ditë pune është më pak se 3 orë. Pjesa tjetër e kohës shpesh shkon për:

    • Kontrollimin dhe përgjigjen ndaj e-maileve pa rëndësi të menjëhershme

    • Lëvizje në rrjetet sociale

    • Mbledhje të zgjatura dhe joefektive

    • Detyra administrative apo të përsëritura pa prioritet

    • Ndërprerje të shpeshta nga kolegët

    • Kalimi nga një detyrë në tjetrën pa përfunduar të parën

    Ekspertët theksojnë se ky fenomen nuk është shenjë dembelizmi apo mungese disipline individuale, por një tregues i qartë i mbingarkesës kognitive, mungesës së menaxhimit të qartë të prioriteteve dhe një kulture pune që shpesh vlerëson më shumë “qëndrimin në zyrë” sesa rezultatet e arritura.

    A është koha për të rishikuar modelin klasik të “8 orëve punë”?

    Modeli 8-orësh i punës u krijua në shekullin XIX gjatë Revolucionit Industrial, për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi ekstrem. Ai u ndërtua mbi logjikën e ndarjes së ditës në tre pjesë: 8 orë punë, 8 orë pushim dhe 8 orë gjumë.

    Por sot, në një ekonomi digjitale, kreative dhe me ritëm të lartë, ku vlera vjen më shumë nga mendja sesa nga puna fizike, ky model po shihet gjithnjë e më tepër si i vjetruar.

    Disa alternativa që po merren seriozisht:

    Modelet fleksibël të orarit të punës
    Javë pune 4-ditore (pa ulje të pagës)
    Fokus në rezultate, jo në orë pune
    Pauza të strukturuara për të rritur përqendrimin
    Kultura pune që inkurajon mirëqenien dhe jo “burnout”-in

    Ajo që kemi nevojë nuk është të punojmë më shumë, por më zgjuar.
    Optimizimi i mënyrës si punojmë, mbështetja për shëndetin mendor, si dhe krijimi i një kulture produktive dhe humane në vendin e punës, janë hapa drejt një modeli më të qëndrueshëm për të ardhmen.

  • Dogana ndalon udhëtarin me mbi 10,000 euro të padeklaruara në Vermicë

    Dogana ndalon udhëtarin me mbi 10,000 euro të padeklaruara në Vermicë

    Në Pikën Kufitare Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara.
    Pas pyetjes së zakonshme nga zyrtarët doganorë, udhëtari kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim. Megjithatë, pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, u konstatua se ai posedonte mjete monetare që tejkalonin kufirin e lejuar prej 10,000 eurosh, pa bërë deklarimin paraprak.
    Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.
    Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë.
  • Që nga menaxhimi i diabetit e deri te sistemi imunitar, të mirat e gështenjave

    Që nga menaxhimi i diabetit e deri te sistemi imunitar, të mirat e gështenjave

    Gështenjat mund të duken si diçka e zakonshme, por kanë një numër përfitimesh të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë aftësinë e tyre për të përmirësuar shëndetin e tretjes, për të forcuar kockat, për të menaxhuar diabetin, për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, për të rritur sistemin imunitar dhe për të ulur presionin e gjakut. Gështenjat gjithashtu parandalojnë sëmundjet kronike.

    PARANDALOJNË DIABETIN

    Shumë njerëz nuk janë në dijeni të rolit të rëndësishëm që mund të luajë fibra dietike në rregullimin, parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Ushqimet që janë të larta në fibra diete, si gështenja, konsiderohen të shëndetshme. Ato u vijnë në ndihmë të sëmurëve diabetikë dhe shpesh janë pararendës për zhvillimin e diabetit, duke e parandaluar atë.

    FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR

    Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe për bërësve të tjerë antioksidues në gështenja, i bën ato ideale për sistemin tuaj imunitar. Vitamina C jo vetëm stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, por gjithashtu vepron si një antioksidant, duke kërkuar radikalet e lira brenda trupit dhe duke neutralizuar ato para se të mund të shkaktojnë që qelizat e shëndetshme të ndryshojnë ose të nxisin stres oksidativ pranë organeve vitale. Kjo mund të ndihmojë sistemin imunitar për parandalimin e sëmundjeve.

    PËRMIRËSOJNË FUNKSIONIN E TRURIT

    Funksioni i trurit përmirësohet ndjeshëm përmes konsumit të gështenjave. Kjo pasi ato janë të pasura me vitaminat e familjes B, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin dhe funksionimin e duhur neurologjik. Për më tepër, kaliumi i gjetur në gështenja mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në tru dhe të promovojë shëndet të mirë të sistemit nervor, duke rritur përqendrimin dhe kujtesën.

    PARANDALIMI I SËMUNDJEVE KRONIKE

    Sëmundjet kronike të të gjitha llojeve shkaktohen nga çlirimi i radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë ndryshimin e qelizave të shëndetshme, duke çuar në kancer, stres oksidativ dhe një numër sëmundjesh kronike. Pa antioksidantë si ato që gjenden në gështenja, trupi ynë do të luftojë betejat në shumë fronte, kështu që rritja e mbrojtjes me një grusht gështenja në ditë është një ide e mirë.

    PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

    Shumë njerëz mendojnë për yndyra si një gjë e keqe për t’u djegur gjatë një diete, por në fakt, trupi ynë ka nevojë për një numër të yndyrave të tjera për të funksionuar normalisht. Këto yndyra të mira, që gjenden në përqendrime të larta në gështenja, ndihmojnë në balancimin e kolesterolit, zvogëlojnë inflamacionin në të gjithë trupin dhe ulin rrezikun e krijimit të aterosklerozës dhe mpiksjes së gjakut në trup. Kjo ul rrezikun tuaj të goditjes, sulmit në zemër dhe sëmundjeve koronare të zemrës në një masë më të madhe.

     

  • Fustani i Merilyn Monroe “shpëton” kalimtarët nga shiu: Arti që kthehet në strehë

    Fustani i Merilyn Monroe “shpëton” kalimtarët nga shiu: Arti që kthehet në strehë

    Në një nga ato momente të rralla dhe poetike kur arti takohet me jetën reale, një statujë gjigante e Merilyn Monroe-s u shndërrua në strehë shpëtimi gjatë një shiu të papritur — falë fustanit të saj legjendar që “fluturon”.

    Statuja, e modeluar sipas skenës ikonike nga filmi “The Seven Year Itch”, e paraqet yllin e Hollivudit duke qëndruar mbi një rrjetë ajrimi në trotuar, ndërsa fustani i bardhë i ngrihet nga era. E vendosur në një shesh publik, vepra synon të festojë një nga imazhet më të famshme të kulturës pop.

    Por një pasdite me shi, ajo mori një rol krejt të ri.

    Ndërsa qielli u errësua dhe shiu nisi të binte me rrëmbim, dhjetëra kalimtarë vrapuan për t’u strehuar nën statujë. Ata zbuluan me habi se fustani gjigant prej çeliku i Monroe-s ishte mjaftueshëm i madh për të funksionuar si një “ombrellë” e përbashkët. Njerëzit u grumbulluan së bashku, qeshën, bënë selfie dhe u mahnitën nga ky moment surreal — duke u fshehur nga shiu pikërisht nën simbolin e një prej skenave më të famshme të kinemasë.

    Pamjet dhe videot nga vendngjarja u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Ironia nuk i shpëtoi askujt: gruaja që dikur adhurohej për bukurinë dhe hijeshinë e saj, tani — dekada më vonë — po ofronte mbrojtje, në kuptimin më të drejtpërdrejtë.

    Dikur një simbol i ndjeshmërisë dhe ekspozimit, fustani i ngritur nga era është shndërruar në një mburojë.

    Ky episod i ngrohtë dhe i pazakontë na kujton se arti ka një jetë më vete. Ndonjëherë frymëzon, ndonjëherë argëton — e ndonjëherë, thjesht të mban thatë.