ATV

Author: ATVLive

  • Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës

    Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.

    Kurti ka zhvilluar një takim të mbyllur me kryetarin Rahimaj ndërsa pas takimit do të bëjë edhe një vizitë tek prodhuesit e produkteve të bletëve.

    Pastaj do të bëhet vendosja e gurthemelit të urës për këmbësor në fshatin Hajnoc.

    Së bashku me Kurtin është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

  • Në mungesë të një anëtari të trupit gjykues, anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Në mungesë të një anëtari të trupit gjykues, anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Pejë-Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Leon Përlaska është anuluar seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës.

    Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Njoftimin për anulimin e seancës e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila bëri të ditur se anëtari i trupit gjykues Përlasku mungon për arsye familjare.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

  • Xhakli zbulon objektivat kryesore si trajner i Kosovës në boks

    Xhakli zbulon objektivat kryesore si trajner i Kosovës në boks

    Me vendim të Bordit të Federatës së Boksit, Faton Xhakli është emëruar trajner i Përfaqësuese së Kosovës në Boks. Më të marrë këtë post, Xhakli ka thënë për KosovaPress se arsyeja pse e ka marrë këtë përgjegjësi është se ka shumë për t’i dhënë boksit dhe me synimin për të sjellë medalje elitarë në Kosovë.

    Duke folur për KosovaPress, Xhakli ka theksuar se udhërrëfyesi i të gjithë boksierëve të rinj duhet të jetë medalistja botërore, Donjeta Sadiku.

    “Arsyeja e parë ka qenë që jam shumë i lidhur me boksin dhe kam filluar shumë herët si sportist dhe si trajner…dhe kam treguar rezultate të mira në klubin tim dhe arsyeja e parë ka qenë ajo sepse unë edhe kam qenë selektor në boksin e femrave trajner ku me Donjeta Sadikun kemi rrëmbyer medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror. Te Donjeta, udhërrëfyesi ynë është ajo dhe ajo ka qenë arsyeja më e madhe që unë tani edhe prej Donjetës mendoj edhe te meshkujt ku te meshkujt shihet një masovitet më i madh se sa te vajzat dhe besoj që unë jam i duhuri që mund të kontribuojë më shumë”, tha fillimisht Xhakli.

    Paraardhësi i Xhaklit, Besim Brahimi kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me arsyetimin se kishte mungesë të mbështetjes financiare, por Xhakli thotë kjo pjesë për të nuk paraqet fare problem

    “Unë për pagesë, thash edhe më herët që pagesën nuk e kam parë shumë të arsyeshme, sa e shoh të arsyeshme rezultatin. Nëse ne kemi rezultat, pagesat janë shumë të mira. Unë e di që boksierët Bajoku marrin nga Komiteti Olimpik dhe ministria përkrahje dhe normal që ne shumicën e sportistëve e boksierëve ne duhet t’i përkrahim nga klubi, kurse unë si trajner i kam mëditjet që janë të parapara. Unë për vete jam i kënaqur vetëm atëherë kur tregoj rezultat”, theksoi Xhakli.

    Ndërsa, sa i përket bokseires Donjeta Sadiku, Xhakli ka pohuar se është një aset për sportin e Kosovës dhe treguesi më i mirë se si me punë arrihet një rezultat kulminant.

    “Donjeta Sadiku e ka planin e vet, e ka vendosmërinë dhe besimin shumë të madh dhe me ato gjëra ka arritur aty ku është. Unë gjithmonë i kam përcjellë kampionatet botërore, por kurrë nuk e kam ditur që kampionen botërore e kemi mbrapa, por aty u vërtetua që vetëm me punë arrihen ato gjëra. Ajo është duke punuar me trajneren shumë të mirë Marjola Sallauka e cila është një trajnerë shumë e kuptueshme dhe kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë në Kampionatin Botëror dhe mendoj që ajo na ka sjellë deri te rezultati i Donjeta Sadikut”, bëri të ditur Xhakli.

    Sa i përket synimeve, Xhakli ka zbuluar se ka dy objektiva kryesxore

    “Synimi im është të jem sa më afër sportistëve, bashkëpunimi me klubet tjera, me trajnerët tjerë, me të gjithë do të mundohemi bashkarisht dhe besoj që do të kemi rezultate. Rezultati normal që do të vie, tani është edhe Kampionati Evropian U22 në Sofie të Bullgarisë, pastaj vitin tjetër është Kampionati Botëror, duhet të mendojmë që tani që të përgatitemi për Kampionatin Botëror”, shtoi ai.

    Në fund, Xhakli konfirmoi se Federata e Boksit të Kosovës është duke bashkëpunuar më Federatën Botërore të Boksit që në Kosovë të vie edhe një trajner i huaj me qëllimin që të bëhet një punë më efikase dhe pre të pasur pastaj rezultate kuliminane të boks.

  • ​Edhe pesë ditë afat: ASK tregon sa banorë janë regjistruar deri më tani

    ​Edhe pesë ditë afat: ASK tregon sa banorë janë regjistruar deri më tani

    Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë së Kosovës, mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani.

    Ndonëse pritshmëritë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë që procesi të përfundojë me kohë, ka kërkesa prej disa komunave që kjo datë të shtyhet.

    Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë institucion, Avni Kastrati.

    Në një konferencë për media, Kastrati ka njoftuar se deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë sfidë madhore.

    Ndërkaq ka shtuar se sa i përket kërkesave për shtyrje të datës, do të shikojnë nëse e njëjta ka bazë që të aprovohet. Ai tha se meqenëse një pjesë e madhe e regjistrueseve kanë kryer zonat e caktuara, të njëjtit mund t’i dalin në ndihmë komunave tjera në mënyrë që mos të ketë shtyrje të procesit.

    “Jemi në javën e fundit të datës së regjistrimit të popullsisë, kanë mbetur edhe pesë ditë deri tek përfundimi. Procesi deri më tani ka kaluar siç është planifikuar në fillim nuk kemi pas sfida madhore në aspektin teknik dhe pritjet janë që gjatë kësaj jave të përfundojë në gjitha komunat e Kosovës. Nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare nga ndonjë komunë që të shtyhet procesi. Por, është një shkresë nga një komunë. Por, pas disa informacioneve janë përgatitur disa shkresa nga disa komuna që kërkojnë të shtyhet procesi, në aspektin e statistikave nuk paraqet sfidë dhe do t’i shqyrtojmë me vëmendje nëse ka bazë ose arsye të mirë. Një pjesë e madhe e kanë kryer regjistrimin dhe mund t’i realizojmë në komuna tjera të njëjtit regjistrues nëse është nevoja. Në përgjithësi sistemi dhe pajisjet kanë punuar mirë, regjistruesit kanë qenë aktiv gjatë gjithë kohës”, tha Kastrati.

    Ndërsa ka shtuar se në disa komuna, si Prizren dhe Prishtinë janë hapur disa zyre, për qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen, të shkojnë në ato zyre.

    “Disa qytetarë që nuk kanë mundur të regjistrohen ka thirrje masive që të regjistrohen, pasi ka frikë që nëse sot nuk regjistrohen nuk do të jenë pjesë e procesit, por ka kohë edhe pesë ditë. Ftoj të gjithë regjistruesit që kanë kryer zonat e tyre të bëjnë edhe një vizitë sidomos tek shtëpitë që kanë qenë të zbrazëta të verifikojnë nëse ka mbet ndonjë individ pa u regjistruar. Nga dita e sotme në disa komuna janë hapur disa zyre që qytetarët mund të shkojnë të regjistrohen, pra, mund të shkojnë qytetarët në ato zyre apo në ASK të regjistrohen është kjo mundësi për ata që udhëtojnë ose kanë rast urgjent”, tha ai.

    Kastrati ka thënë se Komuna e Dragashit ka bërë kërkesë që të shtyhet data e përfundimit të procesit së regjistrimit, mirëpo ka thënë se do t’u ndihmojnë me staf në mënyrë që procesi të mos shtyhet.

    Ndërkaq, ka thënë se sipas informacioneve, ka edhe komuna tjera që po e kërkojnë të njëjtën, mirëpo Kastrati ka thënë se do të shikojnë nëse ka bazë të fortë për të aprovuar këtë kërkesë.

    “Do të shikojmë nëse ka bazë ose arsye të fortë për komunën që ka kërkuar të shtyhet, porse regjistrimi është duke shkuar sipas pritjeve dhe shifrat e fundit deri më tani janë regjistruar mbi 1.4 milionë banorë, pjesëmarrja nga komunitetet janë duke marrë pjesë të gjitha…Dragashi ka bërë kërkesë që të shtyhet procesi. Jemi në diskutim që të mos shtyhet pasi do ta mbështesim me staf, arsyeja ka sfidë me komunitet janë disa vendbanime që kanë refuzuar në fillim”, tha ai.

    Sa i përket pjesës veriore, ai ka theksuar se ndonëse kishte hezitim, ka prej tyre që janë regjistruar.

    Tutje, ai njoftoi se numri i banorëve të regjistruar nga diaspora ka kaluar numrin mbi 400 mijë.

    “Në pjesën veriore ka ende hezitim meqenëse qytetarët kanë shprehur gatishmërinë, disa janë regjistruar, presim këto ditë edhe për tjerët që janë të interesuar. Kualiteti i të dhënave do të jetë shumë më i lartë se vitin 2011, kjo për shkak teknologjisë dhe stafit të ASK…Po ashtu diaspora ka kaluar numrin mbi 400 mijë që janë regjistruar në sistemin online dhe përmes formularit S1”, ka shtuar Kastrati.

    Në regjistrimin e popullsisë po ashtu është përfshirë edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.

    Ndërsa, gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri, si dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

    Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë ka filluar me 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

  • ​Guvernatori i Kharkiv: Rusia po përparon fal mungesës së ndihmave me armë nga perëndimi

    ​Guvernatori i Kharkiv: Rusia po përparon fal mungesës së ndihmave me armë nga perëndimi

    Rusia arriti të hapte një front të ri në Ukrainën verilindore për shkak të vonesave në furnizimin me armë perëndimore në vijën e frontit, ka pohuar kreu i rajonit të sulmuar.

    Oleh Syniehubov, guvernatori i Kharkiv, hodhi poshtë kritikat për mungesën e pretenduar të fortifikimeve ukrainase në një kufi të përbashkët me Rusinë, duke këmbëngulur se mbrojtja është e fortë.

    Por një ushtar ukrainas ka ndërmarrë hapin e pazakontë duke kritikuar publikisht përgatitjet e Ukrainës për të ndaluar Rusinë të shtyjë kufirin në verilindje të vendit – një kërcënim që komandantët e kishin parashikuar që kur zmbrapsën një pushtim të parë dy vjet më parë.

    Denys, i cili po lufton për t’iu kundërvënë ofensivës së fundit, tha në një postim në Facebook se po fliste hapur sepse “ne mund të vdisnim dhe askush nuk do ta dëgjojë të vërtetën”.

    Ai shkroi: “Linja e parë e fortifikimeve dhe minierave thjesht nuk ekzistonte”.

    Duke përshkruar atë që ndodhi kur trupat tokësore ruse, të mbështetura nga sulmet ajrore dhe artileria, kaluan nëpër zonën kufitare të premten, ai shkroi: “Armiku hyri lirshëm në zonën gri përgjatë gjithë vijës së kordonit, e cila në parim nuk duhej të ishte gri!

    Pamjet me dron të postuara në mediat sociale duket se tregojnë këmbësorët rusë që përparojnë nëpër një fushë në anën ukrainase të kufirit të padiskutueshëm.

    Megjithatë, kufiri ka qenë prej kohësh nën kërcënimin e granatimeve nga pala ruse – gjë që do ta kishte bërë shumë të vështirë ndërtimin e fortifikimeve. Llogore dhe linja të tjera mbrojtëse janë ndërtuar më afër qytetit Kharkiv.

    I pyetur nëse Ukraina ka qenë e ngadaltë në ndërtimin e fortifikimeve për të mbrojtur rajonin, guvernatori tha: “Ne kemi jashtë njësitë tona ushtarake. Ne po forcojmë përpjekjet tona edhe në këtë zonë. Prandaj, theksoj se situata aktualisht është plotësisht nën kontroll.”

    Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai konfirmoi se sulmi rus ishte në rritje.

    “Në thelb, vija e frontit po zgjerohet ndërsa armiku po përparon nga pozicione të shumta,” tha zoti Syniehubov për Sky Neës në një intervistë në kryeqytetin rajonal të qytetit Kharkiv.

    Për sa i përket nëse mendonte se ngadalësia e aleatëve në Perëndim për të rifurnizuar trupat ukrainase me armë dhe municione e kishte lënë të ekspozuar Ukrainën, ai tha: “Po”.

    Ai shtoi: “Ne e ndiejmë këtë dhe ushtarët tanë në fushën e betejës e ndjejnë këtë. Ne kemi kryer një operacion mbrojtës për pothuajse gjashtë muaj, në pritje të furnizimeve të reja. Dhe, natyrisht, armiku është para nesh në armatim – jo në cilësi, por në sasi.”

    Rusia dërgoi mijëra trupa në Ukrainën verilindore si pjesë e ofensivës së re – sulmi më i rëndësishëm në Kharkiv që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022./SkyNews/

  • ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’’

    ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’’

    Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

    Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK, thuhet se për ta përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti i Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët thuhet se u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

  • ​Gazetarja kineze, e burgosur për raportimin e saj për Covid, lirohet pas katër vitesh

    ​Gazetarja kineze, e burgosur për raportimin e saj për Covid, lirohet pas katër vitesh

    Një gazetare shtetase kineze, e cila ka qëndruar pas hekurave për katër vjet për raportimin e saj mbi shpërthimin fillestar të Covid-19 në Wuhan, do të lirohet të hënën pas vuajtjes së dënimit, sipas mbështetësve dhe një vendimi gjyqësor.

    Zhang Zhan, një ish-avokat, ishte një nga të paktët gazetarë të pavarur kinezë që raportonte në Wuhan pasi metropoli prej 11 milionë banorësh hyri në një bllokim të plotë, duke ofruar një paraqitje të rrallë, të pafiltruar në realitetin në terren, ndërsa autoritetet kineze vendosën censurë të rreptë në mbulimin mediatik.

    Ajo u arrestua në maj 2020 dhe u dënua muaj më vonë me katër vjet burg për “provokimin e telasheve” – një akuzë e përdorur zakonisht nga qeveria kineze për të synuar disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

    Zhang do të përfundojë dënimin e saj të hënën, sipas vendimit të gjykatës për rastin e saj të marrë dhe publikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.

    Reporterët pa Kufij (RSF), që i dha Zhang Çmimin e Lirisë së Shtypit në 2021, i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi autoritetet për të siguruar lirimin e saj të pakushtëzuar të hënën në një postim në platformën sociale X të Premten.

    Në fillim të shkurtit të vitit 2020, vetëm disa ditë pasi Wuhan hyri në bllokim, Zhang udhëtoi rreth 400 milje nga Shangai në qytetin qendror kinez për të raportuar mbi përhapjen e virusit dhe përpjekjet e mëvonshme për ta frenuar atë, derisa autoritetet shtrënguan censurën në mediat shtetërore dhe private kineze.

    Për më shumë se tre muaj, ajo dokumentoi copa të jetës nën izolim në Wuhan dhe realitetin e ashpër me të cilin përballen banorët e tij, nga spitalet e tejmbushura te dyqanet bosh, ndërsa bota po përgatitej për përhapjen e virusit. Ajo postoi vëzhgimet, fotot dhe videot e saj në Wechat, Twitter dhe YouTube – dy të fundit prej të cilave janë të bllokuara në Kinë.

    Postimet e saj u ndalën papritur në mes të majit dhe më vonë u zbulua se ishte arrestuar nga policia dhe ishte kthyer në Shangai.

    Kina është “burgu më i madh” i gazetarëve në botë, sipas Reporterëve pa Kufij, i cili e rendit atë në 172 nga 180 vende të botës në Indeksin vjetor të Lirisë së Shtypit.

    Autoritetet kontrollojnë fort shtypin në shtëpi, ndërkohë që bllokojnë shumicën e mediave të huaja nëpërmjet Firewall-it të Madh, aparatit të tij të madh të censurës dhe mbikëqyrjes në internet.

  • Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

    Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

    Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës.

    “25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

    Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

    Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.

    Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani.

  • Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë

    Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë

    Më shumë se 35 mijë persona kanë vdekur deri tani nga sulmet izraelite në Gaza, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken denoncoi se ”ata që humbën jetën pas sulmeve të IDF në Rripin e Gazës ishin më shumë civilë sesa terroristë”.

    Ndërkohë, Egjipti dhe Libia kanë njoftuar se do të mbështesin Afrikën e Jugut në akuzën për “gjenocid” të palestinezëve të paraqitur në Hagë kundër Izraelit.

    Kajro, gjithnjë e më i shqetësuar nga lëvizjet izraelite në kufirin Rafah, e justifikoi zgjedhjen “në dritën e ashpërsisë dhe shtrirjes së përkeqësuar të sulmeve kundër civilëve palestinezë”.

    ”Izraeli ka njohuritë dhe mjetet për të reduktuar dëmin ndaj civilëve në operacionet e tij ushtarake. Rezultatet në terren, duke përfshirë numrin e lartë të viktimave civile, ngrenë dyshime thelbësore nëse IDF i përdori ato në mënyrë efektive në të gjitha rastet”, shtoi Blinken.

    Sekretari i Shtetit nënvizoi se SHBA “nuk ka parë ende një plan të qartë dhe të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah”, siç është kërkuar disa herë nga Uashingtoni./atsh

  • Kanosi dhe fyu policët në Prizren, arrestohet një person

    Kanosi dhe fyu policët në Prizren, arrestohet një person

    Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.